20/06/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

20 qershor 1998

Ushtarët e Haxhidaragut, mbeten në Amerikë

14 ushtarë shqiptarë dezertojnë manovrat e përbashkëta në SHBA NE FAQEN 2

Gratë e pushtetarëve grabitën paratë e firmave

Nga 182 dosjet, vetëm emrat e politikanëve që kanë marrë shuma të mëdha NE FAQEN 7

Bombardime në brezin kufitar

Zhvillimet e luftës në 40 përqind të territorit të Kosovës NE FAQEN 8

Kavaja, e gjitha në shesh me PD

Demokratët mbylli fushatën me një miting madhështor. Mijëra kavajas brohorasin për Berishën dhe fitoren e zgjedhjeve NE FAQEN 3

Vlora injoron socialistët

Aleanca për Shtetin dështon në Sheshin e Flamurit. Nano nuk shkon dot në Vlorë Kandidati Tushe: PS është Partia e Kontrabandës. Vlonjatët i kërkojnë paratë e premtuara Nanos Aleanca për Shtetin dështon në Sheshin e Flamurit. Nano nuk shkon dot në Vlorë Vlora injoron socialistët NE FAQEN 2 Kandidati Tushe: PS është Partia e Kontrabandës. Vlonjatët i kërkojnë paratë e premtuara Nanos Të majtët rrezikuan deri në fund moshënjen e zgjedhjeve OSBE dikton dokumentarin për PD Vetëm ndërhyrja energjike e OSBE-së detyroi Televizionin Shtetëror të japë drejtësinë që i është bërë Partisë Demokratike në propagandën e televizionit shtetëror. Disa ditë më parë TVSH kishte transmetu-

OSBE dikton dokumentarin për PD

Të majtët rrezikuan deri në fund mosnjohjen e zgjedhjeve mbrëmë në orët e vona dokumentarin për Partinë Demokratike. Kjo u arrit pasi OSBE i bëri të qartë socialistëve dhe përfaqësuesve të tyre të koalicionit qeveritar, se në rast se nuk do të pranonin, do të rrezikohej njohja e rezultateve të zgjedhjeve. Përfaqësuesit e OSBE-së në Shqipëri kanë kërcënuar tërheqjen e të gjithë vëzhguesve të huaj nga zgjedhjet në rast se “Aleanca për shtetin” nuk do të pranonte të kompensonte padrejtësinë që i ishte më parë TVSH kishte transmetuar një program të gjatë që i kushtohej përvetësimit të ndërrimit të emrit të Partisë Socialiste. Kjo u konsiderua propagandë e pastër elektorale nga Bashkimi për Demokraci dhe nga OSBE-ja, e cila ndërhyri me forcë, duke i detyruar dhe pushtetarët që të tërhiqen në çastet e fundit, ndërkohë që kishin rrezikuar mosnjohjen e zgjedhjeve të pjesshme lokale që mbahen nesër.

21 qershori, fitorja e domosdoshme

Shqiptarët gjithnjë e më shumë po demonstrojnë disancën e madhe që kanë krijuar me qeveritarët e majtë. Secili e ka vënë re këto ditë me shumë se kurrë thirrjen e qeveritarëve përballë masave të mëdha të njerëzve, halleve dhe brengave të tyre që lindën pikërisht si rezultat i pushtetit të uzurpuar nga socialistët. Për mijëra e mijëra shqiptarë ka qenë një kohë e mjegullt dhe e errët, kuha e fukarallëkut, ka qenë koha e qetësisë dhe e ardhur koha e bandave në rrugë dhe zyrë, ka qenë koha e investimeve dhe punësimit dhe ka ardhur koha e hajdutëve dhe e kontrabandistëve. Pikërisht ky ndryshim negativ, rikthimi tek varfëria komuniste qëndron tek pushteti i dënshëm i Fatos Nanos, mashtruesit ordiner dhe pijanicit qeveritar, hajdutët dhe njerëzit të papërgjegjshëm në krye e qeverisë. 21 qershori është sheqmi i parë për njeriun që ëndërron nga kallashi dhe mitra e tij të burgjeve. Votat për Partinë Demokratike janë vota për të afruar në pushtet ata që kanë ale për njerëz dhe jo për familjet e tyre, e kanë për të gjithë dhe jo vetëm për bandat dhe kontrabandistët. Për të gjithë tashmë është e qartë se lëvizja me ish-komunistët shqiptarë është afrim me demokracinë, e ardhmja dhe lumturia. Nuk ka asnjë mundësi që njerëzit të hedhin votat për ata që i mashtruan një vit më parë, për ata që thyen depot e shqiptarëve, krijuan banda anembanë Shqipërisë, që kanë mbushur burgjet me hajdutë dhe kriminelë të çdo ylli, e gjithë me armë dhe me maune, ndërsa dalin në TV dhe gëzohen me varfërinë e mijëra shqiptarëve. Sot në Shqipëri ka mbi 300 mijë të papunë por ka edhe mbi një milion banorë që krijojnë lumturinë e tyre me gjakun e të tjerëve. Sot në Shqipëri ka mbi 2 milionë shqiptarë në minimumin jetik, por ka edhe ministra me para e 18 milionë dollarësh. Sot shqiptarët i kanë të humbura plotësisht të gjitha paratë e tyre të depozituara në firmat piramidale por ka edhe qeveritarë që kanë marrë miliona pikërisht nga këto depozita. Sot ka 200 mijë të pastrehë, por ka qeveritarë me vila në Paris, Selanik, me hotele e motele në plazhet e Shqipërisë, me disko e bare në kryeqytetin e vendit. Sot ka qindra shqiptarë të dënuar e të braktisur nga shteti dhe ligji përballë kriminelëve por ka edhe qindra kriminelë të veshur me robda policë, ushtraku dhe zyrtari, bile edhe këshilltari apo ministri. Kjo është pamja e qeverisjes njëvjeçare të tyre që dalin e kërkojnë vota tek kanë zgjedhësuar kallashët e praverës së vitit me qindra ballkarda rreth e rrotull vetes, qindra shqiptarë apo gangsterë që janë komingjenti i hvëzueshmi i minjve të socialistëve. Kush mund të votojë kundër vetvetes. Të votosh për socialistët është të votosh kundër vetvetes. Të votosh që kjo qeveri të vazhdojë edhe më, që kontrabanda dhe pasurimi ilegal e qeverisë shqiptare, që njerëzit e varfëruar edhe më shumë, që rebellimi të mbetet në piedestal dhe demokracia të varroset. 21 qershori nuk është provë e vogël. Ajo është masa që tregon se sa shqiptarët mendojnë për të ardhmen e tyre, se sa ata janë të gatshëm t’i integrojnë në Evropë. Një “jo” e fortë ndaj ish-komunistëve shqiptarë, rebelokratëve dhe shkelërdhatokracisë që na kanë zënë frymën është një “po” e fortë për demokracinë, e ardhmen shumë më të mirë, sigurinë dhe ndryshimin e madh drejt jetës më të mirë. ka edhe mbi një milion banorë

Berisha kthehet në Tiranë

Delegacioni i PD përfundon vizitën në Francë Dje në mesditë delegacioni i Partisë Demokratike i kryesuar nga Kryetari i saj Sali Berisha, u kthye edhe pas një vizite të suksesshme disaditore në Francë. Në aeroportin e Rinasit, delegacioni i PD, i cili u prit nga zvendëskryetari i PD, Genc Pollo, Sekretari i Përgjithshëm Besnik Aliaj, drejtuesi i degës së PD-së si dhe Ambasadori francez në Tiranë, Patrick Chrismant. Delegacioni i lartë i PD, gjatë vizitës në Francë me ftesë të Presidentit të Senatit francez, Rene Monory, zhvilloi një sërë takimesh. Delegacioni i kryesuar nga Berisha zhvilloi takime me Kryetarin e Senatit të Francës Monory, me Kryetarin e Asamblesë Kombëtare të Republikës Franceze, zotin Fabjus, me kryetarët e partive të forcave të djathta franceze, zotin Filip Sege, Fransua Baju, Alen Madlen si dhe senatorë, qeveritarë, parlamentarë të rëndësishëm të Republikës Franceze; miq më të mëdhenj të Shqipërisë, në demokraci dhe të forcave demokratike në Shqipëri. Gjatë bisedimeve zyrtarët francezë shprehën vendosmërinë e Francës për të ndihmuar Partinë Demokratike dhe Shqipërinë. Një vend të rëndësishëm në takimet e zhvilluara zuri çështja e Kosovës, situata e rëndë atje dhe mundësitë për ndaljen e luftës dhe zgjidhjen e drejtë të çështjes së Kosovës.

Kjo qeveri, as shqiptare, as demokratike

Kryetari i Federatës Panshqiptare “Vatra”, Agim Karagozi, flet ekskluzivisht për “RD”-në menjëherë pas mbërritjes në Tiranë. Intervistë me Giacomo Pantaleo, përfaqësues i “Forca Italia”, i cili mori pjesë në fushatën elektorale të Partisë Demokratike Kjo qeveri, as shqiptare, as demokratike Karagozi: “Vatra” do të hidhej nëse sot do të gjendeshin shqiptarë që t’i besojnë dhe t’i japin votat kësaj Qeverie

Lazarati të shmangë provokimet

Deklaratë e degës së Partisë Demokratike, Gjirokastër Dega e Partisë Demokratike Gjirokastër, me rastin e zgjedhjeve të pjesshme në komunën e Lazaratit i bën thirrje elektoratit të saj, që me kulturën demokratike që e karakterizon të ndjekë me qetësi procesin zgjedhor për zgjedhje, të lira të drejta dhe demokratike dhe të mos bëjë pre e provokimeve dhe tensionimeve të qëllimshme që synojnë destabilizimin dhe konfrontimin në Lazarat. Duke vlerësuar traditën e shkëlqyer patriotike e demokratike të popullit të komunës së Lazaratit si dhe fitoren e padiskutueshme të PD-së në zgjedhjet e 21 qershorit për kryetar komune, i bëjmë thirrje elektoratit tonë të ruajë qetësinë dhe dinjitetin në zbatim të ligjit për të mos lejuar përpjekjen për përdhunimin, vjedhjen, dëmtimin apo cenimin e procesit elektoral dhe zgjedhjeve të lira në komunën e Lazaratit.

Na riktheheni urgent institucionet e suprimuara

Mallakastriotët paralajmërojnë demonstrata kundër Nanos NË FAQEN 2

Dje, në mitingun e Kavajës

FRANCE 98

Ronaldo: “Jam gati për ndeshjen finale” -Nigeri- Bullgari 1: 0. Spektakël dhe kualifikim -Spanjë- Paraguaj 0-0. Spanjollët gati për të lënë Francën -Ronaldo ose fuqia absolute: “Jam gati për ndeshjen finale”. Intervistë me sulmuesin brazilian -Jeremies, zbulimi i madh i Gjermanisë -Franca në vështirësi; Dugarri dy javë larg futbollit, Zidan rrezikon pezullimin -Dështimi i trajnerit Parreira quhet Arabi Saudite -“Është thjesht një kompllot”. Sulmuesi kolumbian Asprilia akuzon kolegët për përjashtimin e tij nga skuadra -Një gol fantazëm pengon Kroatin Prosineçki të hyjë në histori -Fakte e kuriozitete SPECIALE NË FAQET 10-11