01/07/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

1 korrik 1998

“2K”, piramida që rritet në hijen e qeverisë

Raport sekret i kryembikëqyrësit Arapi, Mediani, Zogaj dhe Bufit të përpjerë me kompani të tjera NE FAQEN 5

Lufta për INSIG-un zhvendoset në Romë

Ministri Malaj shan Kolën e “ZP”-së: Ku i pe policët që i çova Bundos NE FAQEN 5

Rikthehet “Dosja e Zezë”

“Rilindja Demokratike” rifillon së shpejti botimin e Dosjes së Rebelimit. Në faqet e RD-së gjithçka ka ndodhur vitin e kaluar në Sarandë, Delvinë, Gjirokastër, Përmet, Berat, etj.

“Nano 4” = Komunizëm kriminalitet kontrabandë korrupsion

Banka Botërore: Shqipëria - vendi më i korruptuar ndër të gjithë shtetet në tranzicion Europa i bën radiografinë qeverisë së Tiranës. Deklaratë tronditëse e trojkës europiane

Qeveria e korruptuar dhe dordolecët e kontrabandës

Nga Astrit PATOZI Kryeministri Nano dhe qeveritarët e tij u asistuan dje në një konferencë kundër kontrabandës, në të njëjtën ditë që Shqipëria “nderohej” me vendin e parë për indeksin më të lartë të korrupsionit ndër të gjitha vendet në tranzicion. Në kohën që Fatos Nano mbante para të pranishmëve një ndër fjalimet e tij të mërzitshme me fraza “gjithëpërfshirëse” kundër implikimit të zyrtarëve të tij në kontrabandë dhe trafik të tjera të paligjshme, trojka europiane deklaronte se Shqipëria bashkëkohore po notonte në krim dhe korrupsion. Etiketimi i trojkës, pavarësisht gjuhës së rezervuar diplomatike në ndonjë vend, në fakt është një akuzë tepër e rëndë se në Shqipëri lufta kundër korrupsionit po bëhet sheshit i pushtetarëve dhe se për këtë po harxhohen shumë energji, madje edhe luftë brenda llojit. Në shumicën e rasteve këto maskarada janë të kushtëzuara në krye të kryeministrisë ku drejtojnë Kastriot Islami, i cili angazhon për këtë luftë speciale edhe vajza simpatike, madje dhe burrat e këtyre të fundit. Zakonisht për këto konflikte të stisura përdoren kasetofonët e një grupi reporterësh të papërgjegjshëm dhe lehtësisht të manipulueshëm, të cilët ndërrojnë redaksitë shumë më shpesh se bluzat e verës në kohë vape. Të mësuar me vanitetin e egocit, ata e kanë fare të lehtë të entuziazmohen nga “rrëfimet në konfidencë” të ndonjë qeveritari, sidomos kur ky i fundit e ka zyrën në kryeministri. Përpara se të tregojë që do të luftojë këtë e pyetje korrupsionin, Fatos Nano duhet të shpjegojë se ku i gjeti paratë për t’i dhuruar një orë 10 mijë dollarëshe ministrit më të përfolur për kontrabandë Arben Malaj. Të paktën një milionë shqiptarë janë dëshmitarë të deklaratës ala Lumi i Vlorës i kohës së rebelimit që ministri i Financave e ka bërë publike përmes ekranit të Televizionit. Nëse Arben Malaj dhe Fatos Nano janë të pasur jo për shkak të rrugës, por të përfitimeve që u jep pushteti i tyre i korruptuar, të paktën të mos i bëjnë karshillëk shqiptarëve që nuk kanë të hanë apo që mezi shtyjnë muajin me para borxh për shkak të varfërisë që i pllakosi që prej vitit të kaluar. Kur Ceka kërçen përtej dhe sullmon Malajn si kryekontrabandist që është përgjegjës për të paktën humbjen e 100 milionë dollarëve, ose ministër i Financave duhet të kalbet në burg si mafioz, ose ish-ministri i Brendshëm duhet të shtrohet në ndonjë spital psikiatrik për vendillindjes së tij. Në rastin më të mirë, ky i fundit duhet të largohej bashkë me partinë e tij nga koalicioni i të korruptuarve, në rast se nuk do të donte ta mbante edhe mbi supet e tij dhe të PAD-it damkën e kontrabandës. Por duket se “kryengritja” e Cekës nuk ka të bëjë me parimet e tij, por me mërinë apo me pakënaqësitë klanore brenda koalicionit qeveritar. Nuk është aspak rastësi që Arben Malaj, në të ashtuquajturën konferencë për antikorrupsionin e gjetëm me vend të qëronte hesapet me drejtorin e INSIG-ut, Sherif Bundo, me të cilin është përfshirë në luftë për të kontrolluar fondet e investuara të institucionit që drejton ky i fundit. Për këto arsye, Fatos Nano, edhe sikur të mbaja Jalimet më të bukura në botë për luftën kundër korrupsionit, dhe të organizojë dhjetëra konferenca ku të fliten të gjitha gjuhët e fismë e të botës, nuk mund ta shpëtojë dot veten dhe qeverinë e tij nga përkufizimi i tmerrshëm që në deklaratën e trojkës europiane zinte vetëm dy rreshta. Në të njëjtën ditë Shqipëria klasifikohet si pre e krimit të dhunshëm dhe kontrabandës dhe si kampione e korrupsionit shtetëror. Një qeveri nuk mund të bëjë më keq se kaq vendit të saj në pak pak kohë. met zyrtarëve të tij në kontrabandë dhe trafik të të gjitha e rëndë që e klasifikon administratën e koalicionit të majtë në një qeveri mafioze, që po i punon ajndin vendit të vet në shumë pak kohë mbretërimi. Mjafton të shikosh kurbën e indeksit të korrupsionit që është ngjitur në fillim të vitit të kaluar, pikërisht kur zyra e ish-komunistëve iu afruan pushtetit, dhe ke fare të qartë se kjo skotë mafiozësh janë shndërruar në një të karkaleci në trupin e brishtë të shtetit shqiptar. Shqetësimi i madh për “nivelin e lartë të krimit të dhunshëm dhe korrupsionin”, është në fakt nota reale që perëndimi i ka vënë qeverisë së Tiranës. Këshilli i Europës, Parlamenti Europian dhe OSBE-ja tashmë kanë arritur në përfundimin se në Shqipëri kanë të bëjnë me një administratë të korruptuar deri në grykë. Nga ana tjetër, në rast se një vend cilësohet i dështuar para krimit, ka dy rrugë, ose qeveria vret me dorën e vet apo inkura-jon kriminelët, ose, në rastin më të mirë, ajo është e pafuqishme për t’u ndeshur me të. Në Shqipëri, ne jo pak raste është provuar e para, kur pushteti ka ngritur dorën kundër opozitës, nëse llogaritet e njohur në likuidimin fizik të kundërshtarëve politikë, ashtu siç ndodhi në Tropojë, kur u qëllua për të vrarë Hajdarin dhe Minaron, në cilën vend tjetër flah Zoti shpëtuar nga vdekja e sigurt. Por si përjetohen në kampin e koalicionit të majtë dhe konstantimet tronditëse të perëndimit për përfshirjen e disa vetëve në kontrabandë dhe korrupsion? Ka disa kohë që gazetat janë pushtuar nga të ashtuquajturat polemika mes qeveritarëve dhe ish-qeveritarëve me koalicionet akuzojnë njëri-tjetrin për kontrabandë dhe korrupsion. Në kohën që askush nuk llogariton lidhjet e qeveritarëve me trafiqet e paligjshme, madje edhe vetë Nano nuk e përjashton nga ky rregull, replika në shtyp duket se duan të zbërthejnë peshën e vërtetë të kontrabandës qeveritare. Në rast se zhbllogohemi i cigareve në gjithë vendin ka mbetur me kuotën qesharake 17 ton dhe fitimet fantastike kanë shkuar në xhepat e qeveritarëve me spaletat e mëdha, duken Malaj-Çeka, Çeka-Bleta, Malaj-Bunda, Majko-Malaj duke si ndeshjet e femijëve me shputa prej druri. Në kontrabandë mbetet tërësisht e pasqyruar, e gjithë kjo “tumalë” bëhet për të krijuar përshtypjen e

Nano urdhëron burgosjen e opozitës

Valë dhune dhe terrori mbi Partinë Demokratike NE FAQEN 2

Kandidat, një oficer i lartë i SHIK-ut

Pas ikjes së Baxhakut, vështirësi për të gjetur kryeredaktorin e “Gazetës shqiptare”

Ftohje e thellë e elektoratit nga koalicioni kontrabandist

Mblidhet kryesia e Partisë Demokratike. Fushata e zgjedhjeve nuk ishte e lirë dhe e drejtë Dje, pasditë u mblodh kryesia e Partisë Demokratike, nën drejtimin e Kryetarit të saj Prof.Dr. Sali Berisha. Mbledhja analizoi: 1. Rezultatet e zgjedhjeve të pjesshme lokale 2. Dhunën, terrorin, arrestimet, vrasjet ndaj opozitës, të kryera nga klika në pushtet 3. Bisedimet dhe konkluzionet e Trojkës Parlamentare Europiane Kryesia e Partisë Demokratike, konstatoi se fushata e zgjedhjeve nuk ishte një fushatë e lirë dhe e drejtë. Ajo u karakterizua nga dhuna policore, gjuhë dhe dhunë e votimeve, abuzimet me median shtetërore, falsifikime rezultatesh. Kryesia e PDSH përgëzon Shtabin Elektoral të “Bashkimit për Demokraci” të kryesuar nga zoti Genc Pollo, të gjithë anëtarët dhe aktivistët e PD në Kavajë, Shijak, Proger, Lazarat dhe Bushtricë, për rezultatin e shkëlqyer që arritën. Ajo konstaton me kënaqësi ftohje të thellë të elektoratit ndaj koalicionit kontrabandist, por gjithashtu konstaton mangësi e defekte të karakterit organizativ në disa degë të PD. Kryesia e PD vlerëson lart denoncimin që Trojka Europiane i bën krimit të dhunshëm dhe korrupsionit qeveritar në Shqipëri, qëndrimit antidemokratik të qeverisë ndaj Gjykatës Kushtetuese, mospërmbushjes nga qeveria të deklaratës dhe institucioneve për zbatimin e deklaratës së Trojkës të janarit. Kryesia e PD mendon se pikëpamjet e reja mbi procesin kushtetues, janë një e reja mbi i qëndrimit përjashtues të qeverisë ndaj opozitës dhe ajo konsideron se propozimet e saj për këtë proces çojnë drejt normalizimit të tij. Kryesia e PD në mbledhjen e saj denoncoi klikinë në pushtet si një klikë e cila ka organizuar, projektuar vrasje politike, atentate, prita dhe arrestime ndaj anëtarëve të opozitës. Ajo bën përgjegjëse qeverinë shqiptare për vrasjen e Bashkim Shkurtit, pritën ndaj deputetëve Vili Minarolli dhe Azem Hajdari në Tropojë, plagosjen e gazetarit Bardhyl Pollo me 3 shërbëtorë, atentatin e shëmtuar kundër anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD-së, Ali Kazazi e Astrit Bushati në Postribë, plagosjen e Sadik Ymerit, kryetar i Këshillit të Komunës në Postribë. Kryesia e PD konsideron të projek­t­uara vrasjet e aktivistëve të saj Ferdinand Shehu në Gjirokastër, Bashkim Shkurti si edhe arrestimet dhe ndalimet e 18 aktivistëve të saj në Kolonjë dhe Tiranë. Kryesia e PD vendosi të përcaktojë të gjitha format e qëndrësës përballë sulmeve të klikës në pushtet dhe mban 6 korrik ajo thirrë: mbledhjen e Këshillit Kombëtar për të marrë të gjitha vendimet e saj ndaj terrorit shtetëror.

Trojka e Europës, dje në konferencën për shtyp

FRANCE 98

11 metërshat ndërshkojnë Anglinë -Triumfi i kroatëve në derbin ballkanik -Gjermania, ekipi i pamëshirshëm. -Bekenbauer shpjegon nivelin e dobët të Botërorit -Blater: “është Botërori i ekuilibruar” -Bergkamp, sulmuesi i rrezikshëm i Hollandës ka trembër nga makinat dhe avionët SPECIALE NË FAQET 10 - 11