02/07/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

2 korrik 1998

Bundo: Malaj do pasurinë e INSIG

Thellohen polemikat mes klaneve të korrupsionit të PS-së NE FAQEN 5

Tenderat “i fitojnë” firmat e qeveritarëve

Shpërblehen firmat që sponsorizuan fushatën e PS në zgjedhjet e pjesshme lokale NE FAQEN 6

Rikthehet “Dosja e Zezë”

“Rilindja Demokratike” rifillon së shpejti botimin e Dosjes së Rebelimit. Në faqet e RD-së gjithçka ka ndodhur vitin e kaluar në Sarandë, Delvinë, Gjirokastër, Përmet, Berat, etj.

Gjinushi falsifikon dosjen e Meidanit

Në operacionin për fshehjen e personave përgjegjës për kontrabandën janë implikuar njerëz afër presidentit Meidani që mbajnë marrëdhëniet me parlamentin, ose krerët e parlamentit, Gjinushi dhe Dokle Në dosjen e kontrabandës që ka mbërritur në parlament fshihen provat që dëshmojnë implikimin e zyrtarëve të lartë të shtetit NE FAQEN 3

Zani kërcënon nga burgu

Me urdhër nga lart, pezullohen hetimet për kryebanditin e Vlorës Sipas një burimi brenda murit të hekurt, ditët e fundit, Zani ka shfaqur shenja nervozizmi ndaj njerëzve të pushtetit, që komunikon me ta për çdo ditë me celular dhe i ka kërkuar Skënder Gjinushit që “të mbajë premtimin e dhënë, se ndryshe do të publikoj kasetat e rebelimit” NE FAQEN 6

Kush do të investojë në Shqipëri?

Pas publikimit të raportit të Bankës Botërore lidhur me korrupsionin në Shqipëri ku vendi ynë zinte vendin e parë me një indeks të shëndetshëm prej 100 për qind të korrupsionit në shtet, lind dilema e madhe se kush do të investojë në Shqipëri. Ky është sot ndoshta problemi më i madh që ngarkon të ardhmen e vendit me njolla aq të mëdha sa Shqipëria mund të shikohet si “mosmarrëveshje”. Indeksi 100 për qind i korrupsionit nuk lë vend të përjashtojë askënd nga ky indeks, as Presidentin e Republikës, as Kryeministrin, as ministrat, as drejtorët, as doganierët, as gjyqtarët, as zyrtarët e ulët, as komisionet e tenderave dhe ata që bëjnë listat e komisioneve, as diplomatët shqiptarë që sugjerojnë me para në dorë fushat investimesh në Shqipëri dhe në fund fare edhe taksapaguesit shqiptarë që dembelojnë gjithë javën kur duhet të paguajnë taksën e energjisë elektrike. Përgjatë vitit të kaluar dhe këtij viti që nuk ka shumë ndryshim prej atij të pari janë mbyllur mbi 4000 ndërmarrje, një pjesë e të cilave kanë qenë të huaja. Pavarësisht se nga INSTAT është deklaruar se vëllimi i këmbimeve tregtare është më i madh me Italinë se sa me Greqinë, sot në Tiranë janë zhdukur të gjitha etiketat në latinisht dhe kanë vërshuar ato me shkronja greke që janë pasojë më shumë e ndikimit të bandës së madhe me vendin fqinj se sa e një tregtie të mirëfilltë. Mallra italiane, franceze, gjermane etj., janë drejt vdekjes së plotë në tregun shqiptar ndërkohë që investimet e ardhura nga këto vende ose janë ngrirë, ose janë ndërprerë, ose janë tërhequr. Sikur nuk mjaftonte krimi dhe anarkia, kontrabanda dhe papërgjegjshmëria u shtuan në këtë pikë të vdek ur të biznesit dhe investimeve në Shqipëri, korrupsioni dhe jo pak por me indeks 100 për qind. Një shifër e tillë e mbyll gojën edhe Kryeministrit, edhe Presidentit, edhe ministrave për të kërkuar investime. Aq shumë duhej të jetë i ngulur ky fenomen këto dy vitet e fundit sa nuk u ngurua të bëhej edhe një konferencë e madhe për të thënë gjënë më të keqe që i ka ndodhur Shqipërisë nga qeveritarët më të këqij që ajo ka patur. Pavarësisht këtij turpi për njerëzit e mënjendur të zyrave ka të tillë si Kastrati Islami që thotë se korrupsioni është i vitit 1997, i trashëguar nga administrata e Berishës dhe nuk është i yni. Në vitin 1996 Shqipëria kishte indeks korrupsioni 50 për qind duke u patur më të ulët se sa Rusia dhe gjithë vendet e tjera të Lindjes me përjashtim të Polonisë, Çekisë dhe Hungarisë. Ky indeks ishte me tendencë uljeje derisa në Shqipëri ndodhi revolucioni i çatisëve socialiste. I po të njëjtit model është edhe një udhëheqës tjetër që thotë se është një gjë e madhe për shoqërinë shqiptare që korrupsioni diskutohet kaq hapur pa thënë asnjë fjalë për vetë korrupsionin, i cili nuk ishte në shoqërinë shqiptare në këtë masë vetëm dy vjet më parë. Për më shumë vërejmë se shoqëria nuk është në përpjesëtim të drejtë me shifrat e korrupsionit dhe diskutimin e tyre legal. Ky udhëheqës dukej sikur thoshte e bënë korrupsionin që ta diskutojmë në mënyrë të hapur që të qeveritohet shoqëria. Çfarë logjike korrupsioniste! Vetëm këra dy shembuj mjaftojnë që Everës të ketë plotësisht të drejtë kur deklaron në Shkodër pak a shumë se nuk ka investitor të huaj që të vijë në Shqipëri pasi me një korrupsion të tillë do të humbte gjithçka. Tani Shqipëria nuk po izolohet më nga ideologjia komuniste e para ’90-ës, as nga kufijtë e mbyllur. Ajo po izolohet me një njëlloj mase të ashpër nga qeveritarët e saj me vese, ideologjitë e majta revolucionare, hajdutë dhe kontrabandistë e tani së fundi edhe korrupsionistë. Shqipëria tani, me 100 për qind korrupsion është një le tule sociale—iste që nuk do të shëllohet nga askush deri sa të thuhet socializmi apo ajo.

Cohen: Puna e NATO-s nuk ka mbaruar

Berisha përshëndet takimet SHBA - UÇK

Kryetari i PD-së, Prof. Dr. Sali Berisha takohet me të dërguarin e Qeverisë Amerikane për Kosovën, Kristofer Hill Kryetari i PDSH-së, Prof. Dr. Sali Berisha, u takua sot me të dërguarin e posaçëm të qeverisë amerikane për Kosovën, Kristofer Hill. Të dy bashkëbiseduesit biseduan gjatë për zhvillimet e ditëve të fundit në Kosovë dhe për elementet më të rëndësishme të krizës së Kosovës, për idetë dhe opsionet konkrete të zgjidhjes së kësaj çështje nga SHBA, Grup i Kontaktit dhe Bashkësia Ndërkombëtare, për rëndësinë e qëndrimit të koordinuar të faktorit politik shqiptar në Kosovë, etj. Kryetari i PDSH-së, Berisha, i shprehu mirënjohjen qeverisë amerikane për angazhimin e saj të vendosur dhe efikas në përpjekjet për zgjidhjen e problemit të vështirë të Kosovës. Kryetari i PDSH-së përshëndeti takimet e diplomacisë amerikane me UÇK-në. Zoti Berisha theksoi qëndrimin e tij të njohur për një zgjidhje politike të problemit që të harmonizojë parimin e të drejtës për vetëvendosje me atë të mosndryshimit me dhunë të kufijve. Kryetari i PDSH-së i shprehu ambasadorit Hill bindjen e tij të thellë se njohja e mandatit legjitim të udhëheqësit të shqiptarëve të Kosovës, Ibrahim Rugova, nga ana e UÇK-së është në interes të zgjidhjes së drejtë dhe të shpejtë të krizës së Kosovës. Duke mbështetur në mënyrë të plotë angazhimin e mëtejshëm të qeverisë amerikane dhe ambasadorit Hill, zoti Berisha vuri në dukje se në përpjekjet për vendosjen e paqes dhe zgjidhjen e çështjes së Kosovës është e domosdoshme të hiqet çdo dyshim dhe mosbesim që lloj ideje apo synim serb për ndarjen e territorit të Kosovës që do të ishte një tragjedi jo vetëm kosovare, por edhe një luftë ballkanike. Në bisedën e gjatë prej një ore e gjysmë, midis kryetarit të PDSH-së, Prof. Dr. Sali Berisha dhe të dërguarit të posaçëm të Qeverisë Amerikane për Kosovën, Kristofer Hill, merrte pjesë edhe ambasadorja e SHBA në Tiranë, Mariza Lino.

Të krijohet komisioni kombëtar

PD propozon institucionin për luftën antikorrupsion NE FAQEN 3

Kasacioni nën thundër

Hap tjetër i Parlamentit në dhunimin e pavarësisë së pushtetit gjyqësor Parlamenti përmes një ligji për Organin e Gjykatës së Kasacionit arrin të vërë nën kontroll të pushtetit politik edhe Gjykatën e Kasacionit. Ligji i miratuar mbrëmë nga parlamenti lidhur me Gjykatën e Kasacionit bëhet vetëm një ditë pas vizitës në Tiranë të trojkës evropiane, e cila deklaroi se nuk do të toleronte një shkelje të pavarësisë së Gjykatës së Kasacionit. NE FAQEN 3

Kryeministri refuzon interpelancën në parlament

Nano nuk mund të përballet me Pollon Kryeministri refuzon interpelancën në parlament Gjinushi vazhdon shkeljet e rregullores së parlamentit Kryeministri Nano ka refuzuar t’i përgjigjet një interpelance të zotit Pollo, lidhur me përmbushjen e rekomandimeve të Trojkës Europiane të paraqitura në janar të këtij viti. Kryeministri në vend të tij, ka caktuar për të përgjigjur në interpelancën e kërkuar, zëvendëskryeministrin Kastriot Islami, duke shkelur kështu rregulloren e parlamentit, e cila nuk lejon delegimin e interpelancës në parlament. Zoti Pollo ka kërkuar me shkrim që për këtë interpelancë të përgjigjet kryeministri Nano dhe askush tjetër. Kryetari i parlamentit, Skënder Gjinushi, është përgjigjur se kjo nuk shkon dhe se Pollo duhet të përsërisë kërkesën për interpelancë. Skënder Gjinushi vazhdon të shkelë rregulloren e parlamentit në kuriz të Partisë Demokratike. Ai si gjithnjë vazhdon të jetë promotori i shkeljeve në parlament, shkelje të cilat reflektojnë edhe në institucione tjera të shtetit. Ai po shndërrohet në një mbrojtës të flaktë të qeverisë Nano dhe korrupsionit të saj dhe kriminalitetit. Gjinushi, kryetari i parlamentit shqiptar, për të mbrojtur maskaradën qeveritare, po përdor parlamentin në mënyrë të turpshme dhe antiligjore për të mbrojtur një qeveri që s’e do askush.

Klosi synon përçarjen kombëtare

Berisha akuzon kryetarin e SHIK-ut si falsifikator dhe shërbëtor i qarqeve antishqiptare Ish-Presidenti i Berisha akuzoi ashpër dje kreun e SHIK-ut, Fatos Klosi, si një shërbëtor i fqinjëve antishqiptarë. Me deklaratat e tij se përbërja e SHIK-ut bëhej me kritere krahinore, Klosi synon përçarjen kombëtare, tha Berisha. Ish-presidenti e cilëtoi si falsifikime deklaratat e bëra një ditë më parë nga Klosi në parlament se në SHIK-un që zëvendësoi Sigurimin e Shtetit kishte struktura dhe aktivitete antikushtetuese. Berisha evidentoi dje figurën e njohur të Klosit si një falsifikator të dokumentave zyrtare. Gjatë zgjedhjeve të 29 qershorit, Klosi falsifikoi vula dhe firma të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të bërë deklarata në interes të partisë së tij. Shumë analistë emërimin e Klosit në krye të SHIK-ut e kanë parë si një vendosje e këtij shërbimi nën interesat e vendeve që janë të njohur për qëndrimet armiqësore ndaj Shqipërisë. Analistët janë shprehur se lidhjet familjare të Klosit, lënë të kuptohet se ai është prej shumë kohësh nën influencat e shërbimeve të huaja që punojnë kundër kombit shqiptar. Rikthimi i sigurimsave dhe praktikave të shërbimit të diktaturës në dikasterin e drejtësisë prej tij shkon në favor të këtyre opinioneve. Berisha tha se asnjë prej akuzave të Klosit nuk qëndron dhe theksoi se shqiptarët duhet të jenë krenar për SHIK-un, që zëvendësoi armën vrastëse të Partisë së Punës. Sigurimin e Shtetit. Ai këtë institucion e quajti gabim, por në terësi SHIK ishte një shërbim i ngritur sipas standarteve perëndimore dhe demokratike.

FRANCE 98

Duke pritur përplasjet e mëdha - Vogts: “Kohler, atëheu të thërrer” - Morati: “Italia pret dentja e parë për titull” - Dunga, kapiteni ose trajneri i dytë i Brazilit - Hodeli: “Shtate një satu kremarie për anglezët” - Cezar Sampajo, çdo gjë me fjalët e Zoti SPECIALE NË FAQET 10 - 11