03/07/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

3 korrik 1998

Vazhdojnë lufta e klaneve të PS-së

Malaj, Ruli dhe Berberi mblodhën bordin e INSIG : Bundo duhet të largohet NE FAQEN 5

Brokajt sulmojnë gazetën “55”

Qeveria krijon farsa gjyqësore për shtypin e pavarur NE FAQEN 6

PS po liron kriminelët

Fatos Nano interesohet për kryebanditin Riston Lapa NE FAQEN 6

Fatos Nano urdhëron burgosjen e opozitës

Gjykata politike e Korçës: Burg për demokratët e Kolonjës Farsa e akuzave të montuara ndaj anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë Demokratike të Kolonjës është shpërngulur dje në Gjykatën e Korçës. Gjykata e qarkut të Korçës ka vendosur masën e sigurisë burg pa afat për të 10 të ndaluarit për motive politike si dhe të tjerë të shpallur në kërkim, arrestuar të hënën më 29 qershor. Akuza dhe vendimi i gjykatës politike të Korçës bën fjalë për bashkëpunimin sipas listave të hartuara nga zyrat e Partisë Socialiste dhe me insistimin direkt të krerëve më të lartë të regjimit të instaluar komunist. Familjarët e të arrestuarve për motive politike kanë qenë shumë të acaruar për ndalimin politik të të afërmve të tyre. Disa nga të burgosurit politikë të Kolonjës nuk kanë lidhje fare me ngjarjen e një viti më parë dhe nuk kanë qenë aspak prezent në ngjarjen e 30 qershorit. ... NE FAQEN 2

NATO: Shqiptarët me një zë për Kosovën

Berisha bën thirrje për unitet në Kosovë

Pas takimit të Prishtinës, deklaratë e ish-Presidentit të Republikës së Shqipërisë Nuk duhet të harrojmë se, uniteti i faktorëve kryesorë politikë dhe ushtarakë shqiptarë është jetik për Kosovën dhe vendet e Grupit të Kontaktit kanë të drejtë të kërkojnë nga shqiptarët atje këtë unitet Dëshiroj së pari të përshëndes takimin e djeshëm në Prishtinë ndërmjet Presidentit Rugova, dhe udhëheqësve të tjerë të forcave politike të Kosovës. Ky takim është pritur prej kohësh të zhvillohet dhe mendoj së është mirëpritur nga të gjithë shqiptarët. Unë personalisht takimin e konsideroj një hap të suksesshëm dhe shfrytëzoj këtë rast t’u bëj thirrje të gjithë drejtuesve të forcave politike të Kosovës, të bashkohen për problemet madhore dhe kritike që përjeton sot Kosova dhe të ruajnë diversitetin e tyre për çështjet e tjera. Sot Kosova ka më nevojë se kurrë për bashkimin e mendjes, kurajos dhe përkushtimit të të tyre në zgjidhjen e problemeve të saj madhore. Mungesa e këtij uniteti do të ishte një zvogëlim i pamerrituar i fuqisë dhe potencialit negociues politik dhe i përpjekjeve të përgjithshme të shqiptarëve për zgjidhjen e drejtë të çështjes së tyre. dhe ushtarakë shqiptarë është jetik. Padyshim, Këshilli Kombëtar i përbërë nga drejtuesit kryesorë të forcave politike të Kosovës është sot më i domosdoshëm se asnjëherë, ai përmban në vete përfaqësimin e gjerë të të gjithë spektrit politik dhe shmang përjashtime të pamerrituara nga procesi jetik i zgjidhjes së problemeve të mëdha të Kosovës. Për gjithashtu, njohja dhe respektimi i mandatit të dalë nga zgjedhjet e 22 marsit është një detyrim moral dhe ligjor për të gjithë ata që pranojnë vullnetin e popullit të tyre. Ky mandat shpreh vullnetin e popullit të Kosovës për të patur përfaqësuesit e vet legjitimë dhe këta përfaqësues fituan njohjen e niveleve më të larta të kancelarive dhe institucioneve kryesore perëndimore. Kështu që, jo deinstitucionalizimi i Kosovës, por njohja e mandatit të Presidentit Rugova dhe institucioneve të dala nga vota e 22 marsit të këtij viti, bashkëpunimi i UÇK-së dhe faktorëve të tjerë me këto institucione, përfshirja e UÇK-së në tryezën e bisedimeve, janë këtij uniteti do të ishte një zvogëlim i pamjartuar tyre. në Kosovë këtë unitet. Dallimet për konstituimin e parlamentit apo të Këshillit Kombëtar nuk duhet të ndajnë forcat politike, ndërsa marrëveshje jenë pavarur. Kështu që, jo deinstitucionalizimi i Kosovës, por, nënjohja në tryezën e bisedimeve, janë të një rëndësie përcaktuese për të çuar përpara zgjidhjen e drejtë të problemit të Kosovës dhe për t’i provuar botës, se është Millosheviçi ai, i cili nuk do zgjidhje politike, por dëshiron Bosnjën e re në Kosovë.

Qeveria e krimit ndaj opozitës

Qeveria socialiste mori epitetin e saktë që e ka ndërtuar që ditën e parë të portofolëve, qeveri e korrupsionit dhe kontrabandës. Ajo që mbetet pas kësaj është pjesa tjetër e errët, krimi dhe egzekutimi politik ndaj opozitës. Trojka e la të nënkuptuar një gjë të tillë në deklaratën e saj ndërkohë që përballë qytetarëve shqiptarë ajo është shfaqur si e tillë më së herë. Tani shqiptarët e kanë më se të qartë se nga kush drejtohen. Ata janë njerëz të korrupsionit, banditë, kriminelë, kontrabandistë, hajdutë, nga njerëz antishtet dhe antiinstitucion, nga njerëz antikombëtarë dhe antidemokratë. Historia e krimit të qeverisë së fill në rebelim komunist që e organizoi dhe drejtoi duke vashduar me një pamje tjetër të krimit, atë shtetërore. Në parlamentin shqiptar u ndërtua dhe ekzekutua skema e eliminimit të liderëve demokratë ndërkohë që në ambientet e tij u qulla për t’u vrarë Azem Hajdari. Në janar të këtij viti u egzekutuan në Tropojë nga bandat e Fatos Nanos tre veprimtarë të rëndësishëm të PD-së, njëri prej të cilëve ndër themeluesit e PD-së në ’90, Abdyli Matoshi, Gjin Kokuzaj dhe Gezim Dardari. Po ashtu me një sulm tipik fashist u egzekutua në sytë e familjes demokrati Bujar Suli në fshatin Levan të Fierit ndërkohë që vijuam arrestimet, të fletë ndërrë e përndjekjet për qindra demokratë të tjerë anemebanë Shqipërisë. Në Gjirokastër u vra një nga demokratët e parë të qytetit, Fredi Shehu ndërsa në Lushnje, ish-kryetari i SHIK-ut dhe demokrati i njohur, Bashkim Shukari. Në Shkodër protestat e SHkodrës u lenua elementimi i një grupi të madh demokratësh mes të cilëve edhe ish-ministri i Brendshëm, Ali Kazazi. Nga plumbat e bandave socialiste u plagos kryetari i Këshillit të Komunës, Sadik Ymeraj. Për muaj me rradhë u dhunuan në mënyrë më rradhë e dhunuan e u masakruan në birucat e policisë demokratë nga Shkodra për akuza fallco ndërsa u burgos për shkak të qëndrimeve të tij politike Ali Kazela. Vetëm pak ditë më parë në Kolonjë janë arrestuar nga policia për shkak të të qenit opozitar mbi 20 demokratë të këtij rrethi. Tërë kjo valë persekutimesh është produkt i veçanti kriminal të kësaj qeverie, inkriminimit të SHIK-ut, policisë politike të Fatos Nanos, filtrimit të bandave në polici dhe tërë administratën aktuale. Ndjekjes dhe dhunës qeveritare nuk i ka shpëtuar as shtypi opozitar. Janë mbi tre tentativa vrasjeje mbi gazetarët dhe drejtuesit e “RD” dhe “Albania” ndërkohë që më së gjysma e gazetarëve të “RD” janë në procese gjyqësore me ministrat e qeverisë. Gazetari Mujo Buçpapaj është plagosur nga plumba që kanë dalë prej një Tipo policie. Qeveria aktuale e ka një nga zërat e saj ndjekjen, persekutimin dhe eliminimin e opozitës dhe veprimtarëve të saj. Nuk mund të ndërtohet asnjë logjikë tjetër përveç luftës kundër opozitës edhe me armë nga një qeveri që është pjesë e mafies racionale, kontrabandiste dhe korrupsioniste. Bilanci i krimeve qeveritare ndaj opozitës është mjaft i madh. Për një vit, qeveria tashmë e ka krijuar pamjen e saj të bandës politike që nuk njeh moral politik dhe demokratik. Një qeveri e tillë duhet shkarkuar sa më shpejt për hir të Shqipërisë, së ardhmes dhe demokracisë në vend. Asnjë qeveri në botë nuk do të mund të qëndronte në këmbë asnjë ditë me këtë biografi që ajo ka ndërtuar për veten.

OSBE: Në Shqipëri nuk funksionon ligji

Berisha priti ambasadorin e OSBE-së në Tiranë, Daan Everts. Vlerësohet qëndrimi i opozitës për çështjen e kushtetutës Kryetari i PD-së, Prof. Dr. Sali Berisha priti ambasadorin e OSBE-së në Shqipëri, Daan Everts me kërkesën e këtij të fundit. Në këtë takim Berisha diskutoi me ambasadorin Everts, për vizitën e Trojkës Parlamentare Europiane në Tiranë, çështjen e Kushtetutës, gjendjen në Kosovë, dhunën dhe terrorin e ushtruar ndaj opozitës. Zoti Berisha e falënderoi zotin Everts për kontributin që OSBE-ja dha në procesin e zgjedhjeve në Shqipëri. Ai vlerësoi gjithashtu denoncimin e hapur që Trojka Parlamentare Europiane i bëri në deklaratën e vet korrupsionit dhe krimit të dhunshëm në Shqipëri si dhe denoncimin e korrupsionit, e bërë nga ambasadori Everts dje në Shkodër. Ambasadori Everts theksoi se ky fenomen përbën një shqetësim tej të madh të OSBE-së sikundër një problem të veçantë për të, të funksionuarit e shtetit ligjor. Lidhur me kushtetutën zoti Berisha theksoi se zëvendësimi i minorancës bllokuese me rekomandimin e Trojkës është plotësisht i pranueshëm nga ne. Në rast se koalicioni qeveritar nuk dëshiron përjashtimin e opozitës nga procesi kushtetues duhet të pranojë zgjedhjen e bashkëkryetarit të opozitës të komisionit kushtetues nga deputetët e opozitës, në rast të kundërt do të kishim të bëjmë me të ashtuquajturin pluralizëm burokmatik si ai që ka njohur ndonjë vend komunist për dhjetëra vjet gjatë regjimit komunist. Ambasadori Everts, vlerësoi qëndrimin e opozitës në çështjen e kushtetutës dhe sugjeroi që të paraqesë propozimet e saj në parlament. Lidhur me problemin e Kosovës, bashkëbiseduesit ishin të një mendjeje se ndërhyrja e NATO-s dhe arritja e një marrëveshjeje janë rruga më e shpejtë dhe e sigurtë e parandalimit të përhapjes së konfliktit. Në këtë takim u diskutua gjerësisht për atentatet, vrasjet politike gjatë muajve të fundit si dhe valën e fundit të arrestimeve në Tiranë, e Kolonjë të cilat e vënë opozitën shqiptare para një situate, dhune dhe terrori të pashëmbullt. Ambasadori Everts theksoi se OSBE-ja është shumë e shqetësuar për këto vrasje, për të cilat hetime të pavarura janë të domosdoshme për të nxjerrë të vërtetën në shesh. Ne jemi të ndërgjegjshëm theksoi ai se në Shqipëri ka probleme të mosfunksionimit të ligjit, ndërsa rastet që ju ngrejnë përbëjnë shqetësim serioz dhe duhet të hetohen në mënyrë të pavarur.

Shpërthejnë i nxheti por rrugët plot me njerëz

Mjekët: Të ndalohet ecja nga ora 10 e paradites deri në 18 e mbrëmjes NE FAQEN 5

Shqipëria zë vendin e parë...

Lajmi i orës së fundit - Shihariq i madh i Bankës Botërore Pas fillimit të pestë të Nanos për luftën kundër kontrabandës, Banka Botërore ka dhënë sihariqin e madh: Shqipëria zë vendin e parë. Telekronistët e Mazit që janë mjeshtra të japin sensacione për Shqipërinë kur ajo zinte vendin e parë për ushqimin kanë nxjerrë të japin të parë edhe sensacionin e qeverisë Nanos se Shqipëria zinte vendin e parë në korrupsion. Aq larg kishte shkuar Shqipëria sa ajo ja kalonte dhe Ukrainës. Ky lajm i ka ngazëllyer të gjithë shqiptarët të cilët janë shprehur njerëz: Lum si ne për këtë qeveri. Ndërsa Banka Botërore e kënaqur për rezultatet e arritura ka deklaruar se për Shqipërinë paratë do të shkojnë lumë. Ndërsa ministri i Financave, Arben Malaj, pritet që këtë ditë në një ceremoni zyrtare për suksesin e arritur kryeministri Nano do t’i dhurojë një byzylyk floriri.

Dje, Solana në Tiranë

Rikthehet “Dosja e Zezë”

Rikthehet “Dosja e Zezë” “Rilindja Demokratike” rifillon së shpejti botimin e Dosjes së Rebelimit. Në faqet e RD-së gjithçka ka ndodhur vitin e kaluar në Sarandë, Delvinë, Gjirokastër, Përmet, Berat, etj.

PS: Mocion mosbesimi për Nanon dhe Malajn

NE FAQEN 3 Policia: Të shkatërrohet Balli Kombëtar

FRANCE 98

- Alarm në kampin brazilian për peshën e Fenomenit. Ronaldo ka shtuar 7 kile - “Brazil nuk është skuadër e pamposhtur”. Flet Helveg, mesfushori i njohur i Danimarkës - Intervistë me trajnerin italian Cesare Maldini: “ Kundër Francës, gjithçka” - Ç’ do të ndodhë sot. (Analizë) SPECIALE NE FAQET 10 - 11