Kryevet<i>i</i> i kërcënuar nga togat e policëve anonime
Ish - drejtori i policisë, Fadil Canaj, rrëfen për lidhjet e zyrtarëve të lartë të qeverisë me krimin
Kryeveti i kërcënuar nga togat e policëve anonime
NE FAQEN 4
Malaj, njëra këmbë e piramidës “Cena & Co”
Zbulohen dokumenta që akuzojnë ministrin e Financave për “Vjedhje në bashkëpunim”
NE FAQEN 5
Dashamir Kamberi, zjarrvënësi i Tepelenës
Socialistët vranë dhe shkatërruan Jugun e Shqipërisë
NE FAQEN 7
Tirana marshon sot kundër Nanos
Të gjithë, në protestën e opozitës përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”
“Bashkimi për Demokraci” do të organizojë, sot, me datë 16 korrik, ora 19.30, në Tiranë, një marshim nga Sheshi “Skënderbej” në Sheshin “Nënë Tereza” për të protestuar kundër vrasjeve, persekutimit dhe burgosjes së opozitarëve.
Kush mungon në opozitë?
Demokratët do të demonstronjnë sot kundër dhunës dhe persekutimit të opozitës, kundër vrasjeve, arrestimeve, rrahjeve dhe burgosjeve të anëtarëve, drejtuesve dhe simpatizantëve të Partisë Demokratike.
Demonstrimi do të bëhet në formën e një marshimi i cili është tipik në rastet e përdorimit të dhunës ekstreme nga pushteti. Kalimi në këtë formë proteste është domethënës për të shpalosur përpara opinionit shqiptar dhe atij ndërkombëtar situatën e rëndë të opozitës nën dhunën ekstreme të qeverisë socialiste dhe segmenteve të tjerë të pushtetit aktual.
Largimi i PD-së nga parlamenti ka nxitur qëndresën në të gjithë vendin. Është e natyrshme që Tirana të shpalosë e para hapësirat e kësaj qëndrese, mesazhet e së cilës do të shpërndahen në të gjitha qytetet e tjera për të riformuluar një qëndresë edhe më të madhe të gjithë demokratëve dhe forcave të tjera të civilizuara të shoqërisë ndaj inkriminimit të mëtejshëm të shtetit shqiptar.
Përgjatë një viti me socialistët në pushtet dhjetëra demokratë janë vrarë e plagosur, dhjetëra të tjerë janë burgosur ndërsa qindra janë mbajtur në birucat e policisë ose janë goditur nga policia politike e Fatos Nanos.
Vendimi i demokratëve për t’u ndarë edhe institucionalisht prej qeverisjes kriminale, kontrabandiste dhe korruptive të socialistëve është në mundësi për të reflektuar më thellë për misionin e opozitës në një shoqëri që aspiron të jetë demokratike. Dhe se komuniteti ndërkombëtar e veçanërisht organizatat e ndryshme ndërkombëtare nuk e kanë mbështetur një vendim të tillë të PD-së.
Por po ashtu duhet të jetë e qartë për të gjithë se nuk është detyrë e komunitetit ndërkombëtar të bëjë opozitën në çfarëdo vendi. Perëndimi dhe organizata të ndryshme mbajnë marrëdhënie të mira edhe dhe me vende ku ende në fuqi janë komunistët dhe ku të drejtat e njeriut janë gjithnjë e më problematike. Është në natyrën e niveleve të tilla që ato mos të kontribuojnë në jetën e një shteti me frymën opozitare por me atë të marrëdhënieve të ndërsjellta duke kërkuar vazhdimisht ndërhyrjen institucionale dhe duke sugjeruar institucione si rrugë për verifikimin dhe zgjidhjen e problemeve të vendit. Përsa i përket Shqipërisë, është e ditur se çdo vend perëndimor ka parasysh faktin se institucionet e qeverisë shqiptare përbëhen nga Parlamentin janë jofunksionalë. Bile kjo është shqetësuese se me 29 qershor kur zgjedhjet nuk u njohën si të drejta dhe të lira për vetëm 5 të pranuar. Në raportin e Komitetit të OSBE-së në Senatin Amerikan lidhur me zgjedhjet e vjeshtës thuhet tekstualisht se parlamenti nuk paraqet pamjen reale politike të Shqipërisë duke lënë hapur kështu rrugën e një ndryshimi të shpejtë të përbërjes së këtij parlamenti i cili nënkupton zgjedhjet e parakohshme. Partia Demokratike për muaj me radhë këmbënguli tek sugjerimet evropiane për të arritur tek qellime radhë këmbënguli tek sugjerimet evropiane për të arritur tek qëllimet e saj në funksion të demokracisë në vend. Edhe pas vrasjes në Parlament ajo iu rikthye atij duke përdorur logjikën e Perëndimit për Shqipërinë dhe duke bërë lëshim në atë që quhet funksion i opozitës në një vend.
Përgjatë kësaj periudhe ndodhën vrasje të bujshme, dhunime të shumta të ligjeve kushtetuese ndërkohë që litari qeveritar u ngushtua edhe më shumë përreth opozitës. Parlamenti shpeshherë u shndërrua në një vegël të shërbimit të pushtetit popullor që të kujton Asamblenë e vitit 1945 që përkonte edhe me instalimin e komunizmit në pushtet. Po ashtu organizatat ndërkombëtare dhe vendet e Perëndimit konkluduan se në Shqipëri nuk ka shtet ligjor, se krimi është në pamjen e tij më të egër, kontrabanda përfiton deri në 200 milionë dollarë në vit në kurriz të shqiptarëve normalë dhe se Shqipëria renditet në vendin e parë në Evropë e më tutje përsa i përket korrupsionit.
Përpara një partie të tillë praninë e PD-së në Parlament dhe mungesa e saj do të vogël në opozitë do të ishte inkuruajuese për këtë qeveri me kaq të dhëna diskriminuese për të gjithë shqiptarët. Përgjatë një viti një prani e tillë ishte pa efekt, kjo, jo për shkak të qëndrimit konformist të PD-së, por për shkak të limit të kartonave të majtë që kanë mbytur Parlamentin. Në këtë rast nëse një qëndrim i tillë nuk i shërbente PD-së, i shërbente mjaft pushtetit aktual, i cili pati “mirësinë” ta konvertonte këtë pjesëmarrje të tillë jo në demokraci por në krim, jo në mirëqenie por kontrabandë, jo në drejtësi por në korrupsion.
E gjithë kjo pamje është e mjaftueshme të formulohej edhe për shumë djemtë e PD duhet një ndërtonte një strategji më të avancuar kjo jo për hir të PD dhe për faktin se je në opozitë por për hir të vendit e për më tepër të atyre që janë duke e parë pushtetar arsyen e këtij largimi.
Pikërisht në një situatë të tillë askush nuk duhet të mungojë në opozitë. Spektri politik shqiptar ka edhe mungesë të tillë për gjithsesi e ardhmja e vendit i llogarit mbi njerëzit dhe politikanë e duhur ndërsa shkarkohet nga sjelljet e saj pikërisht tek kjo politikë që mungon në opozitë dhe anën gjthmonë nga pushtetet.
S. NEZA
Demirel - Berisha, takim mes miqve: “Ju shmangët luftën civile në Shqipëri”
Korça: “Lironi të burgosurit politikë”
Demokratët e Korçës, Kolonjës, Devollit, Pogradecit dhe familjarët e të burgosurve politikë të Kolonjës protestojnë kundër regjimit policor dhe kontrabandist të Nanos
“Lironi vëllezërit tanë”, “Liri për të burgosurit politikë”, “Poshtë regjimi i Nanos” ishin parullat kryesore të marshimit të protestës që organizuan dje demokratët
NE FAQEN 2
Fieri nderon kujtimin e Bujar Sulit
Tre muaj pas pushkatimit me urdhër të qeverisë
Mijëra qytetarë të Fierit me qirinj të ndezur në ... qeveria manifestuan nëpër rrugët e qytetit në
Demir - Berisha, takimi mes miqve: “Ju shmangët luftën civile në Shqipëri”
Dje, takimi Berisha Demirel
Kujtime Bujar Sulit
Mijëra qytetarë të Fierit me qirinj të ndezur në duar në orën 20.00 në një procesion përkujtimor për nder të martirit Bujar Suli pushtuan nga qeveria manifestuan nëpër rrugët e qytetit në shenjë nderimi për qytetarin e ndershëm të Levanit dhe shenjë proteste ndaj qeverisë vrastare
Kujtime në duar në orën 20.00 në një procesion përkujtimor për nder të martirit Bujar Suli pushtuan nga qeveria manifestuan nëpër rrugët e qytetit në shenjë nderimi për qytetarin e ndershëm të Levanit dhe shenjë proteste ndaj qeverisë vrastare
Shkodra: Kemi qenë gjithmonë kundër këtij parlamenti
Mblidhet aktivi i Partisë Demokratike në qytetin antikomunist
NE FAQEN 2
Meidani: NATO larg Kosovës
Presidenti socialist gënjen partupër-sisht, duke i paraqitur të unifikuara qëndrimet e pozitës dhe opozitës rreth çështjes së Kosovës
NE FAQEN 3
Gusht, 4 mijë naftëtarë hidhen në rrugë të madhe
Plan ogurzi i qeverisë Nano në sektorin e naftës
NE FAQEN 5
Rojet italiane shpëtojnë 19 shqiptarë në det
Klandestinët e nisur nga Durrësi me motobarkë, rrezikohen pas një defekti në kanalin e Otrantos
Klandestinët kanë pohuar se ishin nisur drejt Italisë me shpresën për të gjetur punë dhe për këtë udhëtim të tmerrshëm, i kishin paguar drejtuesit të motobarkës nga 800 mijë lireta secili
NE FAQEN 4
Kush janë të djathtët e Nanos?
Përpjekje të pushtetit për të mbajtur të përçarë të djathtën
NE FAQEN 3
“Koha jonë” ose prostituta politike
Reagimi i zëdhënësit të shtypit të PD-së
Zëdhënësi i shtypit i Partisë Demokratike denoncon si akt të një prostitute politike faktin që në gazetën “Koha jonë” është botuar një kryeartikull me emrin e kryetarit të PD-së, Sali Berisha, ndërkohë që është fshehur emri i gazetarit. Zëdhënësi njofton se në gazetën “Koha jonë” nuk ka pasur asnjë artikull të tillë të ardhur nga Partia Demokratike, por është vetëm zelli i punonjësve të SHIK-ut që i lejon vetes të përdorë nga shefi i saj i ri Fatos Klosi, njësoj si është përdorur dikur pa kriter në sheshin “Omonia” të Athinës.