17/07/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

17 korrik 1998

Marshim i madh i demokratëve në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Policia arreston 30 aktivistë të PD-së dhe keqtrajton disa gra dhe fëmijë. Rreth 3 mijë demokratë ndezin protestën para Ministrisë së Brendshme: "Lironi vëllezërit tanë"!

Opozita mund qeverinë e dhunës

Berisha: “PD shpall sot platformën e re të qëndresës. Po u prek një demokrat, do të reagojmë të gjithë së bashku”. Deputetët e PD në krye të protestës. Pollo paralajmëron Tetën. Ministri i Brendshëm detyrohet të tërhiqet dhe të lirojë të arrestuarit Marshim i madh i demokratëve në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Policia arreston 30 aktivistë të PD-së dhe keqtrajton disa gra dhe fëmijë. Rreth 3 mijë demokratë ndezin protestën para Ministrisë së Brendshme: "Lironi vëllezërit tanë"!

2

Bandat kriminale plagosin demokratin Ndue Cara

Pukë, krimi godet demokratët

plagosin demokratin Ndue Cara

Dje në orën 04 të mëngjesit të datës 16.07.1998, banda me maska kanë sulmuar me armë demokratin dhe doktorin e shquar nga Puka, Ndue Cara, i cili është njëkohësisht anëtar i këshillit bashkiak të bashkisë së Pukës. Ndue Cara po udhëtonte së bashku me një pacient dhe familjarë të tij për në spitalin e Tiranës. Në të dalë të Pukës, një bandë me maska ka ndaluar furgonin në të cilin ndodhej zoti Cara. NE FAQEN 2

Shqipëria mban sytë tek opozita

Qeveria terroriste vuri dorë edhe mbrëmë mbi demokratët. Mbi 30 protestues u arrestuan nga policia politike e Nanos dhe forcat speciale. Disa prej tyre, mes të cilave edhe gra, u masakruan duke u qëlluar në mënyrë shtazërore nga bandat e komiteteve që janë veshur policë. Gjaku i demokratëve u derdh jo më larg se dhjetëra metra nga ministria e Brendshme prej togës së egër policore. Ishte ky momenti kur demokratët u bashkuan për mëse tre orë para ministrisë së Brendshme në një protestë të fortë kundër terrorizmit në pushtet dhe lisa të terrorit u liruan. Pushteti kriminal u detyrua të dorëzohej përpara vrullit demokrat dhe këmbënguljes së mijëra qytetarëve të Tiranës që kërkonin lirimin e të arrestuarve. Vendosmëria e demokratëve dhe fryma e saj, Nano dhe Teta dëshmuan mbrëmë në diktaturën e tyre kundër opozitës. Në fillim. Qeveria terroriste është vetëm fillimi. Qeveria terroriste është e destinuar vetëm të dështojë në sulmin e saj kundër opozitës. Marshimi i mbrëmshëm dhe përleshja e demokratëve përpara ministrisë janë sinjalet e para të një qendrese të re të opozitës ambientuan vendin. Pushteti terrorist nëse guxon të prekë me një opozitar do të përballet me qendrësen opozitare do të përballet me qendrën më të fortë të demokracisë. Masakra që u bë mbrëmë mbi protestuesit paqësorë të nisur në të gjitha Shqipërinë vrullin demokrat që nuk do të ndalet deri në rrëzimin e qeverisë terroriste, kriminelëve dhe bandave. Mbrëmë diktatura shqiptare tregoi dhembët e saj në njërën formë si ka treguar deri tani në të gjitha format, maskarimet dhe burgosjet politike të demokratëve dhe burgosjet politike të opozitës shqiptare ambientuan vendin. Diktatura shqiptare e mishëruar tek qeveria dhe parlamenti i kallashëve nuk duhet të qëndrojë më asnjë minutë në këmbë. Ajo duhet të rrëzohet me të gjitha mjetet demokratike dhe vendosmëri e të gjithë shqiptarëve që e aspirojnë demokracinë. Qeveria Nano është identifikuar me bandat kriminale. Asgjë nuk e ndan atë nga pushteti i komiteteve që tani kanë mbushur karriget e administratës shtetërore, policisë dhe SHIK kanë hyrë edhe Parlamentin. Përgjatë një viti nga kryeministri, Parlamenti dhe institucionet e pushtuara nga banditët nuk u pushua dhuna ndaj opozitës. Qëndresa e demokratëve do të bëjë që kjo dhunë të ndalohet bashkë me largimin e qeverisë më antikombëtare, më kriminale, më hajdute, kontrabandiste dhe korruptiviste që ka pasur ndonjëherë Shqipëria. Vendali ka kthyer sytë nga opozita. Pikërisht ky tko pjesë vitale e politikës është ngulur edhe shpresa e shqiptarëve për të dalë nga pushteti i krimit, dhunës, korrupsionit dhe varfërisë. A mundet opozita, a mundet demokratët të ringjallin atdheun e tyre. Kurseksi jo. Prandaj duhet qëndresa e fortë për të pasur një vend po aq të shpejtë në qeverisje dhe pushtetit që i solli Shqipërisë gjithë të keqiat. Krimi duhet të largohet nga Shqipëria dhe nga pushteti, kontrabanda duhet të largohet nga Shqipëria dhe nga pushteti, vrasësit duhet të largohen nga Shqipëria dhe nga pushteti. Kjo është detyra e demokratëve, opozitës dhe gjithë qytetarëve civilë të Shqipërisë. Vetëm duke larguar kriminelët, tradhtarët e interesave të shqiptarëve, mund të kemi Shqipërinë e lumtur dhe të fortë në Ballkan.

Konstituohet Kuvendi i Republikës së Kosovës

Parlamenti i Prishtinës konfirmoi Ibrahim Rugovën President të Republikës së Kosovës Rugova bën betimin ndërkohë që konsultohet me diplomatin amerikan pas mbledhjes NE FAQEN 6

Ministri Malaj kërkon burgosjen e gazetarëve të “RD”

Pas padisë së ministrit të Financave, dje gazetari Polisi është marrë në pyetje në Prokurori NE FAQEN 4

Meksi shpërblen buxhetin e Tregtisë së Jashtme

Ermelinda Meksi urdhëron uljen e pagave për 102 punonjës të administratës Ministria e Bashkëpunimit Ekonomik shton pagat prej 45 për qind për punonjësit e saj ndërkohë që 102 punonjës të Tregtisë së Jashtme, tani pronë e Meksit, u ulët rroga 20 për qind NE FAQEN 5

Gjykata dënon Fahri Balliun

Pas akuzave të klanit Brokaj, shpallet fajtor drejtori i gazetës “55” Nis era e gjyqeve politike dhe e dënimeve ndaj gazetarëve të opozitës. Në proces janë rreth 40 çështje të gazetave “RD”, “Albania” dhe “55” Pas dënimit të gazetarit Balliu, reagon Lidhja e Gazetarëve Qeveria të ndalë agresionin ndaj shtypit të lirë NE FAQEN 2

Ceka në hetime për kontrabandën

Nano i ka kërkuar Prokurorisë të hetojë mbi aktivitetin e ish-ministrit të Brendshëm Kryeministri Nano ka kërkuar hetime ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Neritan Ceka, lidhur me kontrabandën e naftës për të cilën është deklaruar se drejtohej nga Ceka në kohën që ushtronte detyrën qeveritare. Ministri i Financave, Malaj gjatë një debati para dy ditësh me Cekën në komisionin e Rendit, SHIK-ut dhe të Ekonomisë ka deklaruar se sa qe ish-ministri i Rendit, ai që ka drejtuar kontrabandën e naftës, ndërsa vetë Ceka nuk është i ndjerë ndaj akuzës së Malajt. NE FAQEN 3