Në orën 20.00, të gjithë në sheshin “Skënderbej”
Sot, më datë 31.07.1998, ora 20.00, “Bashkimi për Demokraci” organizon një miting të madh proteste kundër vrasjeve, burgosjeve dhe dhunës që po ushtrohet kundër opozitës demokratike.
Në shesh do të protestohet në heshtje dhe do të ndizën qirinj dhe më pas do të marsh ohet me qirinj të ndezur në duar deri tek selia e Kryeministrisë. Të gjithë së bashku në Sheshin “Skënderbej”, kundër krimit dhe kriminelëve! Të gjithë së bashku, me një qiri për viktimat e diktaturës së re!
Edhe Kavaja në protestë me qirinj
Dega e PD-së së Kavajës organizon sot orën 20.00 në sheshin kryesor të qytetit një manifestim me qirinj të ndezur për të protestuar kundër vrasjeve politike të regjimit të Nanos.
Nano të ndalë dhunën dhe kontrabandën!
Qeveria e Tiranës nën shënjestrën e Perëndimit. SHBA, Italia dhe Austria të shqetësuara për situatën në Shqipëri
Bode: Raport sekret për mafian qeveritare
PD siguron të dhëna për korrupsionin dhe kontrabandën e pushtetarëve të lartë
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Ridvan Bode deklaroi dje se në duart e partisë së tij ndodhet një raport sekret që dëshmon për implikimin e pushtetarëve më të lartë të vendit në kontrabandë dhe korrupsion.
Bode publikoi gjatë konferencës së djeshme për shtyp lajmin për ekzistencën e një raporti sekret, që do të publikohet së shpejti, i cili, sipas tij, nënvizon se korrupsioni dhe inkriminimi në Shqipëri ka arritur nivelet më të larta qeveritare....
NE FAQEN 3
Opinioni i opozitës, vlerë e madhe për kushtetutën
Deklaratë e zyrës së OSBE-së në Tiranë. Përgënjeshtrohet shtypi i kryeministrit
Përfaqësia e OSBE në Shqipëri dëshiron t’u përgjigjet disa artikujve të shtypit shqiptar që nuk pasqyrojnë realisht pozicionin e Përfaqësisë së OSBE në lidhje me propozimin e Partisë Demokratike për një tryezë të rrumbullakët për draftin e kushtetutës.
Në kundërshtim me atë që mund ... joqeveritare, me dhjetëra ekspertë ligjorë, qindra qytetarë të interesuar dhe ekspertë ndërkombëtarë të ligjit kushtetues kanë marrë pjesë në një program gjithëpërfshirës me mendime dhe debate publike për Kushtetutën. Opinionet e “Bashkimi për Demokraci” rreth draftit në një takim të ... draftit. Prandaj takimi nuk duhet të shih et si zv/vendësues i Komisionit
Coopers & Lybrand: S’ka para për kreditorët
Parlamenti miraton vjedhjen e pronave
Qeveria nuk i jep lejen Pricewaterhouse Coopers për të publikuar të dhënat e fazës së parë të transparencës.
Qeveria nuk i jep lejen Pricewaterhouse Coopers për të publikuar të dhënat e fazës së parë të transparencës Coopers & Lybrand: S’ka para për kreditorët Dy parlamenti miratoi në praninë e gjysmës së deputetëve ligjin për shitjen e pasurisë së personave juridikë jo bankarë që kanë marrë hua nga publiku i gjerë. Kryetari i grupit mbikëqyrës së trans- transparencës së kompanive piramidale Farudin Arapi deklaroi dje para parlamentit shqiptar se ligji synon shitjen e pronave të kompanive brenda këtij viti. Arapi pretendon se me anë të kësaj shitjeje kreditorëve do t’u kthehet paraja e arkëtuar në kompanitë rentiere. NE FAQEN 5
e madhe për Kushtetutën
e kushtetutës. Në kundërshtim me ato që mund të jenë thënë në shtyp, Përfaqësia e OSBE e mirëpret idenë e një takimi për Kushtetutën si rast i fundit për të përfshirë të gjitha forcat politike dhe veçanërisht Partinë më të madhe të opozitës në procesin e hartimit të kushtetutës përpara debatit Parlamentar.
OSBE, vëren se me përjashtim të “Bashkimit për Demokraci”, të gjitha forcat politike kryesore, shumë organizata e “Bashkimit për Demokraci” rreth draftit në një takim të veçantë, së bashku me komentet përfundimtare të grupeve të tjera të interesuara, do të ishte me vlerë të madhe për Kushtetutën dhe do të siguronte përfaqësimin e interesave të të gjithë Shqiptarëve në këtë proces të rëndësishëm dhe historik.
OSBE është e mendimit se ky takim duhet të zhvillohet para diskutimit të plotë të planifikuar parlamentar para debatit dhe votimit të draftit. Prandaj takimi nuk duhet të shihet si zëvendësues i Komisionit Kushtetues apo procesit të plotë Parlamentar.
OSBE shpreh shpresën se forma e takimit të veçantë nuk do të jetë një mollë sherri ndërmjet partive politike, OSBE mbështet çdo formë praktike që i mbledh së bashku të gjitha forcat e interesuara që japin mendime konstruktive për draftin aktual të kushtetutës.
Kompromisi, në interes të zgjidhjes së çështjes së Kosovës
Berisha përshëndet përpjekjet për krijimin e qeverisë së re në Prishtinë
Lideri i opozitës, Sali Berisha përshëndet përpjekjet dhe hapat pozitivë të shënuar deri e fundi në Prishtinë për formimin e qeverisë së re, në të cilën ai shpreson se do të përfshihen përfaqësues të forcave politike parlamentare dhe të UÇK-së. Institucionalizimi i përkushtimit, mençurisë dhe kurajos së shqiptarëve në qeverinë e Republikës së Kosovës në këto momente kritike që kalon Republika e Kosovës është vendimi më i mençur që shënon triumfin e interesave të mëdha mbi ndarjet dytësore dhe është kjo ajo që pret sot mbarë kombi shqiptar nga personalitetet politike të Kosovës dhe luftëtarët e saj. Lëshimet dhe kompromiset ndaj njëri-tjetrit në interes të zgjidhjes së çështjes, janë veçse dëshmi e shkallës së lartë të përgjegjshmërisë, e vendosmërisë së tyre për të mos paralizuar, por për të përparuar me një përfaqësi të plotë fuqish e negociuese të Kosovës. Berisha u bëri thirrje edhe forcave politike shqiptare që të bashkëpunojnë në këtë çështje madhore.
Italia: Nano të ndalojë drogën
Dy rezoluta të parlamentit italian stopojnë Prodin: Nano të djegë plantacionet e drogës në jug dhe të bllokojë trafiket e drogës, klandestinëve dhe armëve nga Porti i Vlorës
Asnjë lëvizë italiane nuk mund të vihet në dispozicion të ekonomisë së rrënuar shqiptare, nëse qeveria Nano nuk provon se është e aftë të shkëputet nga ndikimi i mafias
NE FAQEN 3
120 mijë dollarët shpëtojnë Nanon
Kryeministri shqiptar, vazhdon i qetë punën. Asnjë prononcim ndërkohë që skandali i drogës në të cilin u përfshi djali i tij vazhdon të ketë jehonë në Greqi
Droga, në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, nuk është diçka e panjohur për familjen Nano. Përkundrazi, njihet deri në atë shkallë sa përdorimi dhe ç’është më e keqja shpërndarja e saj nuk konsiderohen më si krim
NE FAQEN 3
Përsëri dhunë mbi gazetarët
Rrihet gazetari Bedri Myftari
Angazhim antiligjor i prokurorisë së Vlorës kundër gazetës “55”
NE FAQEN 2
Gjuzin na e vrau Nano
Demokratët e Kavajës dënojnë vrasjen e aktivistit të PD-së
Kryeministri qëlloi me dorën e shokut të tij të burgut, i cili ndodhej në një makinë ushtarake me targa shtetërore
NE FAQEN 2
Brzezinski: Mos toleroni terrorizmin politik!
Ish-këshilltari i Presidentit Karter i shkruan Arbnorit
“Do të bisedoj me miqtë e mij në administratën shtetërore amerikane, që të angazhohen më tepër për terrorin e qeverisë ndaj opozitës në Shqipëri”
Ish-këshilltari i Sigurimit Kombëtar i presidentit amerikan Karter, Zbigniew Brzezinski në një letër drejtuar deputetit demokrat Pjetër Arbnori shpreh shqetësimin e tij për dhunën shtetërore ndaj opozitës në Shqipëri. Në përgjigje të një mesazhi që ka marrë në fillim të këtij muaji nga Arbnori, Brzezinski thotë se “incidentet e përshkruara prej jush më preokupojnë shumë”.
“Ndërsa kuptoj se situatat në Shqipëri janë shumë të paqëndrueshme, nuk mund të ketë më tolerancë qeveritare për terrorizmin politik drejtuar karshi opozitës”, deklaron Brzezinski, duke shprehur gatishmërinë e tij për të mbajtur nën monitorim rendin e situatës në Shqipëri.
Brzezinski thekson se do t’i kushtojë rëndësi të veçantë trajtimit të opozitës nga ana e qeverisë dhe se do të bisedojë për të gjitha vërejtjet e paraqitura nga opozita shqiptare me miqtë e tij të administratës shtetërore amerikane, të cilat sipas tij duhet të angazhohen më tepër për këtë çështje. Brzezinski thekson gjithashtu se çështja e demokracisë së Shqipërisë do të mbetet një çështje e një rëndësie të veçantë për amerikanët.
Dy burra në bisedë, në Tiranë.
Ruçi organizon goditjen ndaj Leonard Demit
Dosja e zezë e Sarandës.
Partia Socialiste jep direktivën e qartë: “Bashkimi për Demokraci” nuk duhet lejuar të bëjë fushatë. Shlabi urdhëron: “Përgatitni 200 arkivole për përkrahësit e Partisë Demokratike”
Ruçi organizon goditjen ndaj Leonard Demit
SPECIALE NË FAQEN 8
Foto e një turme dhe një personi.