08/08/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

8 gusht 1998

Përleshen kaubojësat e Fatos Nanos

Policia, arenë e luftës së klaneve mafioze NE FAQEN 4

Ruci dhe PS-ja inicuan rebelimin

Kush u fryn konfrontimeve në Sarandë NE FAQEN 4

Infektohet uji i pijshëm

Qytetarët e Tiranës rrezikojnë infeksionet nga plasja e tubacioneve NE FAQEN 5

Gazetarët, protestë para Kryeministrisë

Shtypi më i kërcënuar se kurrë. Të ndalet dhuna, censura dhe survejimi i mediave NE FAQEN 3

SHBA, NATO të ndalin katastrofën njerëzore

Berisha: Është një gabim i madh të flitet për një ndërhyrje të Shqipërisë në Kosovë “Jo pushteti, por fitimi i të drejtave dhe lirive për shqiptarët e Kosovës duhet të jetë objektivi numër një i politikanëve dhe jopolitikanëve shqiptarë në Kosovë” NE FAQEN 3

Arratiset prapë Abaz Ermenji

Kreu agrarist i Ballit zhduket në mënyrë misterioze NE FAQEN 3

“Gazeta Shqiptare” krah Millosheviçit

Anonimi Bolinnari nuk mund të ndryshojë asgjë në qëndrimet e PD-së dhe Berishës asgjë në qëndrimet e PD-së dhe Berishës “Gazeta Shqiptare” krah Millosheviçit Deklaratë e zëdhënësit të shtypit të PD-së NË FAQEN 3

Tropoja, geto e qeverisë për shqiptarët e Kosovës

PD: Do të konfiskojmë çdo pasuri që i grabitet kreditorëve NË FAQEN 3

Restaurohet Sigurimi i Shtetit

Nano ligjëron vrasjet dhe burgosjet politike. Pas miratimit të ligjit reagojnë politikanë të partive të ndryshme Ligji i ri për Sigurimin, kërkon me detyrim dhe sanksione ligjore, që të gjithë shtetasit shqiptarë të bëhen bashkëpunëtorë të Sigurimit, duke synuar kështu inkriminimin masiv dhe përçarjen midis shqiptarëve, vënien e tyre kundër njëri-tjetrit NË FAQEN 2

Brojka: Nuk jemi vegla qorre të qeverisë

Përsëri injorohet pushteti lokal. Mazhoranca nuk bashkëpunon për hartimin e ligjit të çarmatimit NË FAQEN 2

Ali Pashë Tepelena, në baltë...

Njeriu që na la pesë kala, refuzohet t’i bëhet një monument Ministria e Kulturës, kundërshton në mënyrë kategorike miratimin e fondit prej 2 milion lekësh për ngritjen e monumentit të tij NË FAQEN 7

Qeveria i hap rrugë krimit të organizuar

Demokristianët kërkojnë njohje ndërkombëtare për pavarësinë e Kosovës NË FAQEN 3

DELOITTE & TOUCHE LARG NGA V.E.F.A NË FAQEN 5 DELOITTE & TOUCHE LARG NGA V.E.F.A

“Bolinismus”

“Bolinismi” do të hyjë në historinë e shtypit shqiptar si shembulli më i shëmtuar i përdorimit të një gazetari dhe gazete nga qarqe më të errëta të mafias rajonale dhe nga shërbimet që punojnë natë e ditë kundër Shqipërisë. Ai është fenomeni kur gjërat më të zeza dhe më raciste kundër një populli maskohen herë pas here të bukura dynxhirës dhe me gjoja zbatimin strikt të teorisë së lajmit nga gazetari që shkojnë e vijnë në dyert e redaksisë së “Gazetës Shqiptare”, ndërkohë që e keqja mbetet aty. Duke rikthyer në Tiranë emrin e një gazete të harruar që nga Lufta e Dytë Botërore, e cila i thuri lavde fashizmit dhe e ndolli atë të pushtojë Shqipërinë, Bolino mund të krenohët sot se fletologia e tij ka të njëjtën shkallë të shqiptarofobisë, ashtu si pararendësja e saj në vitet 40-të. Ashtu si dikur “Gazeta Shqiptare” ka pëshpëritur mbi gjakun e shqiptarëve që luftonin kundër pushtuesve italianë, kjo e sotmja po shkel mbi gjakun e shqiptarëve të Kosovës që po vriten dhe po masakrohen e pastaj po bartën në varrezat masive nga Musolini i Ballkanit, Sllobodan Millosheviç. Në një artikull të dalë nga binacat e shërbimeve sekrete të atyre që po luftojnë kundër shqiptarëve në Kosovë dhe në Shqipëri, zoti Bolino na përpoq që të zhvendosë vëmendjen e opinionit ndërkombëtar, jo atë ku po masakrohen fëmijë, gra e Ballkanit, Slobodan Milosheviç. në Shqipëri, zoti Bolino u përpoq që të zvendësojë gra e pleq, por në Shqipëri, ku shokët e tij të mafjas pulieze kanë gjetur parajsën e drogës dhe të kontrabandës. Duke trilluar një lajm për opozitën, zoti Bolino dhe porositësit e shkrimit të tij përpiqen që të krijojnë jo vetëm një panel-izojnë Partinë Demokratike, të cilën e shohin si pengesë për pranimin e mafias në Shqipëri, por në përgjithësi përpiqen e të gjithë faktorët shqiptarë për të bindur perëndimin, se koha e ndërhyrjes ushtarake në Kosovë po kalon tashmë. I gjithë ky trillim i paskrupullt dhe i paprecedent në shtypin shqiptar është në fakt përpjekje për të krijuar idenë se lufta duhet kërkuar në Shqipëri, ku ajo nuk ndodhet gjekundi, dhe jo në Kosovë, ku ajo ka shpërthyer prej kohësh. Do të mjaftonte kjo pikë, që ky njeri të flakej andej nga ka ardhur, megjithëse kjo do të ishte kortezi e tepruar për një tip si ai. Sepse nuk mund të konceptohet që një gazetë që del në Tiranë dhe mban edhe mbiemrin “shqiptare”, të sulmojë aq pa mëshirë ata që po mbesin gjallë prej plumbave dhe flakëve të luftës në Kosovë, duke dashur që ky zjarr të përfshijë edhe Shqipërinë. Për të ardhur deri në këtë pikë, më të ndyrën e karrierës së tij në Shqipëri, gazeta e Bolinos është përdorur dhe vetëpunuar pa mëshirë nga Shërbimi Informativ Kombëtar, pas mbërthimit avjetor të ish-sigurimsave. Jo rastësisht mbrëmja e Bolinos në Shqipëri, pas një pauze të përkohshme, përkon me rikthimin e askalinove të reja të Sigurimit të Shtetit dhe të ish-komunistëve shqiptarë në pushtet. Mund të numërohen me qindra insinuatat dhe lajmet e sajura të publikuara në faqet e saj, që kanë pasur në shënjestër opozitën, por shpesh herë edhe luftëtarët dhe politikanët shqiptarë në Kosovë. Madje në disa raste, lajmet e publikuara nga SHIK-u dhe shërbimet e tjera sekrete antishqiptare janë futur në gazetë dhe kanë përkrahur për shkak se kanë shkuar në redaksi në çastet e fundit, kur mbyllet gazeta. Po përse është kaq i egër dhe dhe kaq i motivuar kundër opozitës së sotme dhe pozitës së djeshme zoti Bolino? Si një zëdhënës i kupolës së mafias pulieze me lidhje të dyshimta dhe të vërteta të jashtëzakonshme, drejtori i “Gazetës Shqiptare” është drejtuar i interesuar që faktori shqiptar të humbi betejën në Kosovë, ndërkohë që në Shqipëri të vijojë statukuaja e vjetër e së kontrabandës dhe korrupsionit. Bosët e mafias që financojnë Bolinon dhe shefat e kundërzbulimit të vendeve fqinje që paguajnë për artikujt e “Gazetës Shqiptare”, nuk mund të gjejnë partner më të pranueshëm sesa Fatos Nano për të qeverisur Shqipërinë. Është qeveria e koalicionit të majtë, që mbështet me të gjitha fuqitë Bolinon dhe “shqiptarja” e tij, që i garanton kupolës së mafjas italiane një Shqipëri e përshtatshme të drogës, armëve, makinave të vjedhura, të prostitutave, kontrabandën e cigareve, të kafesë dhe të pyjeve. E toti dhe gjithë këta aktivitet që lidhje me krimin e organizuar. Ndaj edhe Bolino është kaq i përkushtuar për të goditur të gjithë ata që kanë qenë dikur kundërshtarë dhe tani shikohen si kundërshtarë potencialë të krimit të organizuar dhe të kontrabandës me të cilat ushqehet mafia dhe bijtë e saj, të cilët kanë pasur në emrat e banditëve me mototçikleta që e zhdukin më me lehtësi, herë pas herë, punën e intelektualëve apo gazetarëve që bëjnë sikur qajnë për krimet e të parëve, dhe herë pas here të qeveritarëve me kostume të shtrenjta, të cilët gjenden me shumicë në Shqipëri. Që në ditën e parë të ardhjes së tij në Tiranë, Bolino ka qenë i etur për Shqipërinë e krimit, të prostitucionit, të kontrabandës dhe të korrupsionit. Tani ai ndodhet në “ujërat e tij”, i ndihmuar nga klani mafioz që po drejton Shqipërinë, i cili ka jo vetëm rannalor kombëtar me atë të mafias rajonale, por edhe lidhje dhe drejtpërdrejta dhe ndarje interesash. “Bolinizmi” është një semundje e keqe që u fut në shtypin shqiptar tinëzisht, herë duke u shitur se bënte gazetari profesionale, e herë si tërësisht neutrale, duke kërkuar gjithmonë në fund t’i ngulë thikën pas shpine Shqipërisë dhe shqiptarëve. Këtë e ka bërë me kaq rregullsi dhe kaq devotshmëri, sa vetëm njerëzit nuk e kanë parë. Tani që shqiptarët po luftojnë në Kosovë, Bolino e ka drejtuar fergjën e gazetës së tij antishqiptare tek ata që po vriten dhe po masakrohen për të mbrojtur trojet dhe shtëpitë e tyre. Tani është koha, madje mund të thuhet se ajo tashmë ka kaluar, për të bërë pyetjen e thjeshtë se çfarë kërkon mes shqiptarëve ky antishqiptar dhe në rachëm genetik?

Krejt fitoret hedhin q…

[?]