Fino nuk zbaton dekretin e Meidanit
Ministria nuk jep shpjegimet për përfaqësuesit e “Bashkimit për Demokraci” në KQZ
NE FAQEN 3
Forcat speciale ruajnë ambasadën amerikane
Policia Kriminale urdhërohet të vezhgojë të dyshimtët
NE FAQEN 3
Monarkistët kërkojnë Zogun
Nano të japë dorëheqje pa kushte dhe të zgjidhet një qeveri e re
NE FAQEN 3
Artan Santo dhe nipi i Milos i grabisin 500 milionë VEFA-s
Skandal! Sistemi bankar shqiptar në duart e mafias politike. Bankierë mafiozë me dokumenta të falsifikuara grabisin depozitat dhe llogaritë rrjedhëse në Bankën e Kursimeve
Ogur i zi për të gjithë qytetarët shqiptarë që kanë kursimet, kapitalet dhe gjakun e tyre në Bankën e Kursimeve.
Drejtori i Përgjithshëm gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike ka qenë denoncuar në prokurori për shkelje të rënda financiare
NE FAQEN 3
Strategji qeveritare kundër kosovarëve
Policia keqtrajton në aeroportin e Rinasit hrtuesin e gazetës “Bota sot”, zotin Xhavit Mazrekaj
Baleta: “Nuk është një incident i thjeshtë, por ka një kontekst dhe nëntekst politiko-agjenturor të caktuar. Dëshiroj që opinioni publik të njihet me këtë, sa për dijeni “Bota sot” është një gazetë që u ka shkelur shumë në kallo shovinistëve serbë”
NE FAQEN 4
“Mos prekni Lazaratin”
Të zgjedhurit e Gjirokastrës i dërgojnë ultimatum Nanos
Pushteti lokal i Gjirokastrës i jep afat Nanos deri në shtator. Për të gjitha shqetësimet dhe kërkesat e tij.
Në një mbledhje të përfaqësuesve të pushtetit lokal të zhvilluar dje në Gjirokastër, me iniciativën e degës së PD-së të drejtuar nga sekretari Adriatik Islami, janë marrë në analizë dhe janë diskutuar të gjitha shqetësimet e pushtetit lokal dhe trajtohen nga qeveria si opozitë.
NE FAQEN 2
Qeverinë e pushton paniku i humbjes
Të pakënaqur një ligj dhe tre projektligje të tjera që pritet të kalojnë në shtrat janë hartuar nga Këshilli i Ministrave së bashku me relacionet përkatëse.
Të gjitha projektet e hartuara nga qeveria që janë kthyer në ligje, ose pritet të shndërrohen në ligje, janë bërë objekt reagimesh nga opinioni publik, forcat politike të opozitës, grupe dhe shtresa të veçanta të qytetarëve, ose që mbrojnë interesat e tyre. Të gjitha reagimet e ardhura ndaj ligjeve të miratuar, ose projektteve që presin të kalojnë, kanë në thelb shqetësimin për krijimin e strukturave abusive me pushtetin, përqëndrimin e tij në duart e kryeministrit, shkeljen dhe cënimin e rëndë të parimeve dhe normave që mbrojnë të drejtat e njeriut dhe mbi të gjitha, alarmin se në Shqipëri po cënohet demokracia dhe parimet e saj. Ligji për Shërbimin Informativ, Projekti për Sekretin Shtetëror, Ligji për Grumbullimin e armëve, Projektligji për Radiotelevizionin publik dhe disa projekte të tjera të hartuara nga Qeveria e Fatos Nanos, ose strukturat e saj, gjerësisht janë komentuar si ligje ose projekte që nuk kanë asgjë të përbashkët me një shoqëri të lirë, demokratike dhe civile, me një shtet të së drejtës ku respektohen rregullat dhe parimet demokratike. Nëse i rikthehemi jetëgjatësisë së qeverisë Nano që pas ardhjes në pushtet më 29 qershor dhe iniciativave të saj ligjvënëse, dy janë tendencat që ajo ka manifestuar në këtë drejtim. Në fillim dhe pjesën më të madhe të kohës së qeverisjes njëvjeçare, Nano dhe Qeveria e tij ia kanë kushtuar ndryshimit të ligjeve organike, ose kushtetuesve me qëllimin e vetëm të ndërtimit dhe drejtuesve të institucioneve të ndryshme shtetërore, duke filluar nga kreu i RTSH dhe deri tek kreu i Gjykatës së Kasacionit, para disa javësh. Për të gjitha këto institucione në të cilat u emëruan njerëzit e Nanos në krye të tyre, u bënë ligje të reja, një precedent i paparë ndonjëherë në një vend demokratik, ku për largimin e një drejtori, ndryshohet ligji nëpërmjet veprimeve tej ab-surde. Tani që periudha e ndryshimit të drejtuesve të institucioneve ka mbaruar dhe në krye të tyre janë emëruar njerëzit e Kryeministrit, Qeveria ka marrë përsipër iniciativën ligjvënëse tej antidemokratike dhe tërrezikshme për të ardhmen e demokracisë dhe rendit demokratik në vend. Të gjitha nisima si ligjvënëse rezultojnë së ngritur mbi panikun dhe frikën që e ka pushtuar Nanon nga humbja e pushtetit dhe tronditja e themeleve të tij. Qeveria, duke ndjekur rrëshqitjen e tokës nën këmbë, është angazhuar në një sërë nismash ligjore antidemokratike, me shpresë se në këtë mënyrë do të zgjasë sadopak jetën e saj të shkurtër. Gjithashtu në nismat ligjore të qeverisë, vihen re tendenca për të fshehur nëpërmjet ligjit, abuzimet e shumta me pushtetin që kanë kryer deri tani socialistët. Pastrimi i parave, përgjimi i opozitës dhe qytetarëve, vrasjet politike dhe një sërë veprimesh të tjera antilligjore të qeveritarëve, kërkojnë shpëtimin nën nene antidemokratike të ligjeve të miratuar ose të atyre që pritet të miratohen. Gjithçka tjetër për t’u mbrojtur nga prag të humbjes së pushtetit, po e shtyn Klilkën në hartimin dhe miratimin e ligjeve antidemokratike, por që nuk do të mbrojnë nesër asnjë pushtetar, të çdo niveli, përballë abuzimit me pushtetin që ka kryer gjatë një viti. SH. PEPO SHI
Tritol në shtëpinë e sekretarit të PD-së
Qeveria Nano thellon
Ndërsa pushtetarët janë nisur me pushime jashtë shtetit, vendi është zhytur në varfëri e mjerim total
Qeveria Nano thellon krizën ekonomike
Ndërsa pushtetarët janë nisur me pushime jashtë shtetit, vendi është zhytur në varfëri e mjerim total
zhytur në varfëri e mjerim total
Qeveria Nano thellon krizën ekonomike
Kriza e thellë ekonomike, mungesa e ujit të pijshëm dhe energjisë elektrike përballë indiferencës së pushtetarëve, tregon qartë papërgjegjshmërinë e kësaj Qeverie ndaj popullit. Kjo Qeveri, jo vetëm që është e papërgjegjshme për shtetasit e saj, por është përgjegjësja kryesore për krizën e thellë dhe mjerimin total që ka përfshirë të gjithë vendin tonë
NE FAQEN 5
Katastrofë njerëzore. Shumica e viktimave gra, fëmijë, të moshuar
Naziskinët e Millosheviçit shfrytëzojnë indiferencën e Komunitetit Ndërkombëtar
NE FAQEN 2
Pushteti po e përdor Kosovën për jetëgjatësi
Qeveria e Tiranës përpiqet të mbajë distancë formale nga konflikti në Kosovë
NE FAQEN 2
Historia e “Gazetës Shqiptare” nga fashizmi deri tek mafia
Pas përçartjeve të racistit dhe mashtruesit Bolino
Karlo Bolino foli edhe një herë në gazetën e tij me gjuhën e paraardhësve të tij që drejtojnë gazetën e fashios në Shqipëri, duke e ndjellë atë kundër shqiptarëve në vitet e Luftës së Dytë Botërore.
Si një dishepull i denjë i atyre që pasi i thurën lavde armikut më të egër të njerëzimit të asaj kohe, e mbollën gazetën duke shkruar se e kishin realizuar misionin e tyre, edhe zoti Bolino, provoi edhe një herë shqiptarofobinë dhe urrejtjen që ai shkon gati në racizëm për vendin ku ka ngulur këmbët, këtu e pesë vjet më parë.
Që ka lindur në Itali, Bolino duhet ta ketë për nder, por që mashtron shqiptarët duke e shitur historinë e zezë të gazetës së tij si pro tyre, kjo do të thotë se ai nuk është gjë tjetër veçse një misionar i së keqes që kërkon të zërë rrënjë në këtë vend. Në ka një pikë për të cilën Bolino duhet të heshtë, kjo është historia e gazetës së tij. Në rast se do ta bënte këtë, ndoshta askush nuk do ta bënte atë fajtor për gjëra që kanë ndodhur më se 50 vjet më parë. Por fakti që ai e mbrojnë me fanatizëm, dhe ka qenë Bolino vetë që ka zgjedhur trashëgiminë e emrit, provon katërçipërisht se paralelizmi është i plotë dhe “Gazeta Shqiptare” është po kaq antishqiptare tani sa edhe ka qenë dikur, kur luftohej kundër fashizmit. Por tani që fashizmi nuk ka kërcëllë për tu rishfaqur, demonët e së keqes kanë gjetur strehë tek organizatat mafioze, apo tek shërbimet që paguajnë shumë të mëdha për kontributet kundër popujve të caktuar. Bolino ka zgjedhur rrugën e dytë, për të vjvar trashëgiminë e ndërprerë të “Gazetës Shqiptare”, në Shqipëri.
Të shkruash reportazhe gjoja nga Prizreni, pasi ke pirë kafe në Tiranë me
nëpunësit e ambasadës jugosllave në Shqipëri, për t’i dalë kundër shqiptarëve që po luftojnë në Kosovë, këtë mund ta bëjë vetëm Karlo Bolino. Të botohen shkrimet e ardhura drejtpërdrejt nga SHIK-u, pasi janë shkruar me parë nga Kastriot Islami, prapë këtë mund ta bëjë vetëm zoti Bolino.
LEXO MË TEJ NË FAQEN 7
Titull i gazetës së vjetër: «BARCELONA U PUSHTUE»