19/08/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

19 gusht 1998

NATO në Bizë, serbët në Tropojë

17 predha serbe një kilometër brenda kufirit shqiptar. Gratë, pleqtë dhe fëmijët braktisin Padeshin. Fshatarët i përgjigjen artilerisë ushtarake serbe. Qeveria është e sigurtë në Tiranë NE FAQEN 3 1. Pamje e stërvitjes së forcave të NATO-s në Bizë 2. Të ardhur nga Kosova në fshatin Padesh të Tropojës REUTERS

Institucionet amerikane në Tiranë, të mbyllura

USAID, ORT, Qendra Amerikane e Informacionit, në kyç Veç kufizimit të aktivitetit diplomatik, SHBA në Tiranë ka ndërprerë edhe një sërë programesh asistence dhe ndihme. USAID, ORT, Qendra Amerikane e Informacionit, etj., të cilat kanë një sërë projektesh ndihme dhe asistence në vendin tonë rezultojnë të mbyllura. Rrjet shqiptare që ruajnë këto institucione nuk jepin asnjë përgjigje nëse programet e ndihmës janë pezulluar për një kohë të pacaktuar apo janë anulluar. Gjatë trazirave të marsit të vitit 1997 shumë nga këtyre projekteve nuk u ndërprenë ose u pezulluan vetëm për një periudhë. Programet e ndryshme të asistencës dhe indihmës për Shqipërinë nga një sërë institucionesh dhe organizatash të SHBA-së të financuara nga qeveria amerikane apo Kongresi amerikan kanë qenë shumë të rëndësishme për vendin tonë, sepse kanë ndihmuar drejtpërdrejt në përvetësimin e koncepteve dhe rregullave të një shoqërie të lirë dhe ekonomisë së tregut, trajnimin e administratorëve shtetërorë, etj. Shumat e shpenzuara nga qeveria amerikane për të gjitha programet e ndihmës dhe asistencës llogariten në miliona dollarë amerikanë.

Izolimi që vjen nga qeveria

Shqipëria ndodhet në prag të një izolimi të ri i cili mund të mbërthejë vendin në të gjitha pamjet e tij. Mbyllja e ambasadës amerikane dhe pezullimi i të gjitha programeve të saj në vend përbën goditjen më të rëndë ndaj qeverisë shqiptare ndërkohë që një pjesë të valës së saj e marrin të gjithë shqiptarët joqeveritarë apo ant qeveritarë. Shpembulli amerikan mund të ndiqet edhe nga zyra të tjera të diplomacisë në Tiranë ndërkohë që edhe në sportelet e ambasadës greke ka një reduktim të tillë. Natyrisht që në raste të tilla vërshon etika diplomatike por gjithësesi ajo nuk mund të mbulojë përgjegjësinë e qeverisë shqiptare e cila shfaqet jo vetëm si përgjegjësi ndaj kredibilitetit që duhet të ruajë shteti përkundrejt të huajve por edhe si përgjegjësi që qeverisja duhet të ketë ndaj qytetarëve të saj. Historia e ambasadës amerikane në Shqipëri, e para në vendin tonë për nga mënyra se si u mbyll, nuk mund të reduktohet nga efektet negative pse një gjë e tillë ka ndodhur edhe në Sudan, që është qendra e terrorizmit botëror apo në vendin e Kabulës. Izolimi i Shqipërisë është në plotësinë e sipërfaqe nga politika e jashtme e qeverisë shqiptare, qofte nga programet e bashkëpunimit ekonomik apo ushtarak me vendet e tjera e posaçërisht me ato të Perëndimit. Deri tani në Shqipëri nuk ka mbërritur asnjë para nga BE për përfshirjen e rasteve të veçanta e cila është e mbështetur me marrëveshje apo programe të qeverisë demokratike që nga viti ’96. Shumat e lexuara nga ministria Meksi jo vetëm që nuk kanë ardhur, por duhet kohë e gjatë deri sa në administratën e Nanos të gjenden njerëz që të dinë të shkruajnë e hartojnë programe e po ashtu në këtë administratë të mos gjenden kontrabandistë, të korruptuar, mafiozë deri edhe kriminelë ordinerë të sjellë nga rebelimi komunist. As kush në Perëndim apo diku tjetër nuk mund të hedhë para dhe njerëzit e vet në xhunglën shqiptare, në duart e një kryeministri të papërgjegjshëm dhe një qeverie apo qeverisje që është e lidhur fund e krye me krimin e organizuar shqiptar dhe rajonal. Shifrat e krimit në vend janë në të njëjtat kuota si një vit më parë, banorët për të përsëritur janë zotër të rrugëve, ndërsa qeveritarët shqiptarë zotër të trafikut. Deri tani Shqipëria ka marrë vetëm epitete kriminale si vend i kontrabandës, qeveria e korrupsionit, parajsa e drogës, vendstrehim i terroristëve etj. Kaq epitete janë shumë për një vit qeverisje socialiste ashtu si edhe janë shumë për një vend të vogël ende në tranzicion dhe që i duhet ribërë nga Perëndimi. Nëse nga miqtë tanë të mëdhenj jemi thirrur me këta emra nga vetë shqiptarët qeverisja Nano njihet si vend i vrasësve, persekutimin etj si qeveri e krimit dhe kriminalëve, të opozitës, bandave dhe kriminelëve. Në të tilla kushte dhe rrethana izolimi i madh është në prag. Do të jetë shumë i vështirë nëse ndodh. Do të jetë ky izolim sepse izoluesit do të jenë edhe më të fuqishëm se sa janë sot. Nëse më të fuqishëm se sa janë sot. Nëse njerëzit familjarë qeveritarë po bëhen milionardër me para të njerëzve të thjeshtë, një milion shqiptarë janë në nivelet zyrtarë të varfërisë, mbi 300 mijë janë të papunë dhe po aq pa asnjë ndihmë sociale dhe mjete jetese. Shqipëria e ndodhur edhe në një zonë konfliktuale shton edhe më mundësinë për të mbetur vetëm apo nën trajtimin e shoqatave humanitare dhe jo institucioneve të mëdha financiare apo biznesit të madh.

Nga qershori në gusht çmimet e dyfishuara

Situata e tregut brenda harkut kohor të tre muajve të verës verës Nga qershori në gusht çmimet e dyfishuara Çmimet e fruta - perimeve patën një rritje të ndjeshme në muajin gusht dhe për këtë fermerët justifikohen me rënien e prodhimit në fundin e sezonit, ndërkohë që nuk janë të pakët tregtarët që abuzojnë me kërkesë - ofertën në treg NE FAQEN 5

Nanon, edhe 10 ditë në krye të PS-së

Socialistët, sipas statutit presin zgjedhjet e reja për kryesinë e partisë NE FAQEN 3

Qeveria Nano diskriminon të varfërit

Ndihmë ekonomike do të marrin vetëm të shpërngulurit pas 29 qershorit. Banorët e Kamzës, protesta në rrugën nacionale Sipas vendimit më të fundit të qeverisë dhe udhëzimit përkatës të dikasterit të Angjelit ndihmë ekonomike nuk do të marrin të ardhurit në gjashtë vite e pushtetit të PD NE FAQEN 2

Millosheviç kërkon përhapjen e konfliktit

PD dënon sulmin serb ndaj territorit shqiptar PD denoncon qëndrimin e papërgjegjshëm, antikombëtar dhe kapitullues të qeverisë së Tiranës NE FAQEN 3

Qeveria Nano të ikë sa më parë

PD e Gjirokastrës denoncon papërgjegjshmërinë e qeverisë Dega e PD-së Gjirokastër, tepër e shqetësuar nga degradimi çdo ditë e më tepër i situatës politike dhe sigurisë në vend, denoncon papërgjegjshmërinë e qeverisë Nano si dhe shpreh keqardhjen për largimin e motivuar të Trupit Diplomatik Amerikan. Partia Demokratike në Gjirokastër, vazhdimisht ka theksuar se, kjo qeveri... NE FAQEN 2

Trafikanti Peshkëpia rreh policët e Tetës

Aleancisti kërcënon oficerin me vdekje për të mos bërë kallëzimin në prokurori NE FAQEN 4

“Gjigandi” i Elbasanit djeg ende Nanon

Premtimet e Çekës për hapjen e vendeve të punës mbetën rrugëve NE FAQEN 5

“Na mbron nga maskat...”

Tregtarët i drejtohen kreut të policisë së vendit: NE FAQEN 4

Izolimi dhe vijën

Situata e tregut brenda harkut kohor të tre muajve të verës

Socialistët, sipas statutit presin zgjedhjet e reja për

"Zëri i Popullit" bis, i së dielës

Kushdo që sheh këta tituj të faqes së parë të së një përditshmjeje shqiptare menjëherë mendon se bëhet fjalë për gazetën e Nanos, "Zëri i Popullit". Vetëm në faqen e parë shefi i socialistëve dhe i qeverisë qëndron në katër tituj e po aq edhe në foto. Dashuria midis kësaj gazete dhe kryeministrit duket se është dhe më e thellë se kaq. Kjo është faqja e parë e gazetës së "pavarur" që thirret "Gazeta Shqiptare" dhe drejtohet nga një njeri që ka hyrë klandestinisht në Shqipëri. Çdo ditë telefonata për lidhin e SHIK e «shtëpianë» "Pulushi" Si e drejtoi Kryeministri Nano qeverinë nga... Rrëfehet "nëpunësi erandorisë Nano" Një deputet gjerman pajtuar Nanon dhe