20/08/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

20 gusht 1998

Akt që synon përcarjen fetare

Eksploziv në kishën ortodokse të Shkodrës NE FAQEN 2

Teta: Rendi, kur të ikë kjo Qeveri

Në radhët e policisë ka shumë të inkriminuar dhe të korruptuar NE FAQEN 4

Rishfaqen rrezikshëm piramidat në Shqipëri

“Na premtoi ndërtimin lirë të shëncise, por pasi mori paratë u zhduk” NE FAQEN 5

Kryepolicët, trafikantë droge

Qeveria Nano ka nxitur dhe mbrojtur kultivuesit, trafikantët e narkotikëve Zyrat e Interpolit të shumë vendeve të Perëndimit kanë shpallur persona në kërkim, si trafikantë droge, disa shtetas shqiptarë. Dhe këto shtetas për fatin e keq të Shqipërisë dhe shqiptarëve nuk janë njerëz ordinere, por politikanë me emër dhe zyrtarë jo pa peshë në administratën e qeverisë Nano dhe kryesisht në segmente të caktuara të policisë NE FAQEN 4

“Nuk durohet më!”

Nga Edi PALO[K]A “Nuk durohet më”. Këto fjalë i dëgjon tanimë kudo, në rrugë, në sheshe, në autobuzë, në dyqane e klube. I dëgjon nga të rinj e të moshuar, nga të papunë por edhe nga biznesmenë. Shqiptarëve ju ka ardhur në majë të hundës me këtë qeveri dhe kanë të drejtë. Nuk bëhet më fjalë për lugën e florinjtë që kjo qeveri ju premtoi shqiptarëve kur kapi kolltukët e pushtetit por për mbijetesën e një populli. Shqipëria po shkon drejt humnerës dhe dihet e më shumë në të gjitha fushat e jetës, politike, ekonomike dhe shoqërore. Kur erdhën në pushtet social-istët dhe aleatët e tyre premtuan parajsën por po i çojnë shqiptarët në ferr. Nano dhe pasuesit e tij u premtojnë njerëzve se do të rregullojnë gjithçka e sidomos atë “që prishi PD”. Pushtetarët e sotëm premtojnë rendin, premtojnë hapjen e 200 mijë vendeve të punës, premtuan rritje të rrogave e pensioneve, premtuan një jetë të drejtë, premtuan e çfarë nuk premtuan. Premtuan dhe kthimin e parave të fajdeve por tanimë për shqiptarët mbajtja e këtij premtimi do të përbënte luks të pamenduar. Tanimë edhe shqiptarët më i fundit e kupton se është mashtruar keq. Çdo ditë nga goja e vetë pushtetarëve ata dëgjojnë fakte lidhur me atë që grabitën paratë e tyre. Janë gazetarët e majta që shkak të luftës klanore brenda koalicionit qeveritar, publikojnë dokumenta të ministrave socialistë që kanë marrë para në këto firma. Ndërkaq për të ashtuquajturën transparencë as që nuk bëhet fjalë. E vetmja gjë që merret vesh nga kjo po ndodh është që pushtetarët do të vazhdojnë të përfitojnë nga ato firma duke grabitur dhe atë çfarë ka mbetur prej tyre, pronat e patundshme të tyre, pra privatizohen po prej pushtetarëve dhe të privetizohen. Të gjithë atyre që janë ofruar vetëm 10% e parave që kanë pasur. Qeveria demokratike edhe heqjen e parave që kanë qenë një pjesë, ju ofroi shqiptarëve 50-60% të parave të futura në dy firma të falimentuara Xhaferri dhe Populli. Deklaroi se firmat e para do të ndihmoheshin pas shtetit njëzëri që të linin rrugën e parave të njerëzve ndërsa ata që kishin humbur shtëpitë do të merrnin kredi të shpejta për t’i superuar. Nano premtoi se do të kthente 100% para dhe nuk do të kthente as 10% të tyre pa llogaritur ata që humbën shtëpitë e që nuk kanë asnjë shpresë që të ndihmohen. Kështu pra e mbajti Nano premtimin kryesor e fushatës së tij e megjithatë s’u përmend edhe më lart, kthimi i parave mbetet sot si kërkesë luksi i shqiptarëve. Shqiptarët sot janë në kufijtë e mbijetesës. Çdo ditë shqiptarët vetin si miza. Jo vetëm në Kosovë nga serbët qe edhe në Shqipëri. Vriten për hakmarrje, vriten për qëllime grabitjeje por vriten edhe për një jetë goje. Në të gjitha këto raste policia “kap” vetëm viktimat kurse kriminelët bredhin të qetë e jo vetëm kaq por ata edhe kur janë burg “arrijnë” të arratisen. Bandat dhe maskat bëjnë kërdi por ato nuk mund të kapen pasi siç është vërtetuar në shumicën raste janë vetë policët përbëjnë bandat e grabitësve. Nuk ka precedent në historinë botërore ku krimi të jetë identifikuar kaq shumë me vetë forcat e rendit. Komisari policie që vrasin në zyrën e tyre, policët nga Interpoli që punojnë në polici e policë që grabisin në rrugë me maska, ky është rendi i premtuar nga Nano. Po çfarë tjetër po bën kjo qeveri për shqiptarët? Kjo vërejt i huaj shqiptarët në shumtë se vetë? Për Teatrin e Operas dhe Baletit u shua shpresa. Qeveria demokratike e kishte premtuar për në vit më parë ndërtim tanimë andë përfunduar e as bëhet më fjalë për hapjen e saj. Dritat që ndërpriten vetëm në dimër ndikon nuk arrin vetëm në duar/kësi dhe gazeta e kume rrezik të ishte bërë e nuk beso njëri. Nano premtoi 200 mijë vende pune por tani jam qënë mbi 50 mijë ata që janë hequr nga puna. Premtoi rritje të rrogave e pensioneve por rriti vetëm rrogat e pushtetarëve ndërsa paga e shqiptarëve dhe pensionet gati janë e shpjegtuar. Në njejtën kohë janë dyfishuar taksat dhe çmimet. Të gjitha kjo ka qenë kaq shpejt dhe varfëri dhe mjerim total në shumicën e familjeve shqiptare. Por edhe ata që e njohin si bisnesmenë janë në gjendje të vështirë. Taksat dhe kontrabanda po e shterojnë tërësisht plotësisht biznesin e vogël dhe të mesëm ndërsa po ve në vështirësi serioze investitorët më të mëdhenj. Investitorët e huaj ndërkaq janë zhdukur e po ashtu dhe dhënimat e huaja. Ja për këtë qeveri. Megjithatë problemet nuk mbarojnë këtu. Vedak tani nuk dihet nga të vjen, në rrugë nga kallashnikovi apo po në shtëpi nga ushtari e helmuara. Një ditë del buka e helmura ditën tjetër uji vjen me fekale. Pushteti dhe shërbimi po i mbysin shqiptarët që nuk dinë si të mbrohen e nga të mbrohen më parë. Këto janë një pjesë e atyre që kjo qeveri ju solli shqiptarëve në përmjet duarve problematik politikë apo të drejtave të njeriut, luftën në Kosovë, kontrabandën dhe korrupsionin. drogën e fëmijëve të Kryeministrit, targjimin e emigrantëve etj. Nano si duket ka vendosur të zbatojë teorinë e qetë “skllavit shëtit drurin dhe paskaosi bukën”. Po a do ta pranojnë shqiptarët këtë? Deri tani, siç e përmenda edhe më lart, njerëzit shprehin pakënaqësinë e tyre duke e thënë hapur se më keq qeveri nuk mundën më por vetëm kaq. Në se do të vazhdojmë të qëndrojmë duarkryq e vetëm duke u ankuar, Nano do të vazhdojë të na shohë durimin e të na pakësojë bukën.

Ja, themelet e pallatit të Skënder Gjinushit

Themelet e pallatit të Skënder Gjinushit.

Telenano shtrin censurën mbi takimet diplomatike

Censura e mjeteve shtetërore të informacionit shtrin hapësirën e saj. Veç opozitës dhe mendimit alternativ me atë qeveritar, telenano prej disa ditësh ka filluar censurën edhe të aktiviteteve diplomatike. Pas pezullimit të veprimtarisë së ambasadës amerikane, Nano ka urdhëruar që aktivitetet e kësaj ambasade të censurohen dhe mundësisht të mos jenë fare në ekranin e TV. Po ashtu i njëjti urdhër edhe për median e shkruar qeveritare është në fuqi prej pezullimit të aktivitetit të Ambasadës. Ambasadorja amerikane këtë ditë ka zhvilluar një sërë takimesh me drejtues të lartë shtetërorë, përfshi Ministrin e Jashtëm Nanos. Asnjë prej këtyre takimeve nuk është pasqyruar në mjetet shtetërore dhe shtypin e shkruar qeveritar. Për përpjekje fakti se kur sistematikisht propaganda e telenanos nuk linte rast pa shtrembëzuar që të fliste për takimet e ambasadores së SHBA-së edhe me zyrtarë të lartë të Nanos duke u dhënë gjerë-sisht vend në kronikat e lajmeve, tani telenano fshën takimet e ambasadores me nivelet më të larta të shtetit. E njëjta logjikë ndiqet edhe për takimet që zhvilluan qeveritarë të cilët së zezë ti jo kohë më parë për takimet e socialisteve me amerikanët kaloi deri në banalitet e me foto dhe fantazi nga më të çuditshmet. Ndërkaq nga burime të brendshme qeveritare përmbajtja e bisedave të krerëve socialistë të shtetit me Ambasadoren kanë qenë mungesa e rendit, krimi i organizuar, politika e qeveris Nano që nuk dëshiron të vendosë rendin dhe stabilizojë situatën etj. L.M.

Qeveria Nano po mban peng Shqipërinë

Një vit pas konferencës së donatorëve asnjë financim nga komuniteti ndërkombëtar Çeku: Një vend pa qeveri nuk e ndihmon askush NE FAQEN 2

Jo incident, por agresion i hapur

Opozita i kërkon qeverisë të veprojë pas sulmit serb në kufi Partia Demokratike e konsideroi agresion të hapur veprimin e fundit të palës serbe, e cila ditën e martë goditi territorin shqiptar. Sipas PD-së këto veprime tregojnë qartë qëndrimin e ... NE FAQEN 3

Defaktorizim i Shqipërisë?

Përendimi mund të harrojë shqiptarët e përgjumur Kriza e sotme e Shqipërisë është krizë e njerëzve të ndershëm, që e duan shtetin, vendin dhe demokracinë. Kriza e sotme nuk është krizë e Fatos Nanos dhe tërë kontrabandistëve, kriminelëve, hajdutëve, trafikantëve. Ata sot janë në ditët e tyre më të mira NE FAQEN 3

Klinton i informon Kongresin për ambasadën në Tiranë

Pas largimit të diplomatëve amerikanë nga Shqipëria Presidenti Bill Klinton i dërgoi të martën një letër kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, duke e informuar atë për hollësitë lidhur me evakuimin amerikan nga Shqipëria, fundjavën e kaluar. Në një letër publikuar nga Shtëpia e Bardhë, Klinton shpjegon kryesisht se ka përdorur rreth 200 marinsa që ndodhen në Adriatik në kuadrin e manovrave ushtarake të NATO-s “për të përforcuar sigurinë në perimetrin e ambasadës” amerikane dhe për të marrë pjesë në operacionet e evakuimit. Shtetet e Bashkuara njoftuan të premten se i kishin urdhëruar diplomatët amerikanë dhe familjet e tyre të largoheshin nga Shqipëria nga frika e ndonjë atentati kundër ambasadës së tyre në Tiranë, pas atentateve të kryera në Kenia e Tanzani. Udhëheqtoni u kërkuar edhe gjthé shtetasve amerikanë që ndodhen në Shqipëri të largohen nga vendi. Klinton bën të ditur se e “jep këtë raport” për tu mbajtur Kongresin plotësisht të informuar. Ai deklaroi se “evlerësom mbështeten” e këtij të fundit në këtë operacion, që synon të garantojë sigurinë e amerikanëve jashtë. Po dje agjenci prestigjoze ndërkombëtare të lajmeve kanë njoftuar për pezullimin e programeve amerikane në Shqipëri.

Ministria e Jashtme fal Padeshin

Ministri Milo nuk njeh hartën e Shqipërisë Në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, mësohet se shtati Padesh është pjesë kufitare. Kjo deklaratë që është emetuar nga ministria dy ditë më parë tregon se sa kokëfortë është ministri i Jashtëm i Shqipërisë me kufijtë e vendit të tij, po ashtu se ai është i shqetësuar për zonat e nxehhta të vendit. Predhat serbe për Ministrinë e Jashtme kanë qenë në vend kufirit, ndryshe nuk ka si shpjegohet edhe reagimi me vonesë i këtij dikasteri ndaj agresorëve serbë. Për dijeni Ministrisë së Jashtme, ish-fati Padesh është në brendësi të territorit shqiptar, ndërsa disa shpërthime të tij ndodhën fare pranë vijës së kufirit. A i është në rrethin e Tropojës, rreth 22 km nga qendra e këtij rrethi, Bajram Curri. Fshati shtrihet në lartësinë 800 m mbi nivelin e detit dhe në mes të Rekës, pjesa janë shënuar kronikat e gazetave të huaja për ardhjen nga Kosova. Padesh është lokalizuar në komunën e Tropojës së Vjetër.