21/08/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

21 gusht 1998

Ylli Bufit flak tutje kërkesat e Minatorëve

40 ditë nga greveza minatorëve të Bulqizës NE FAQEN 5

Burgoset polici që kontrolloi maunën e Arben Malajt

Ministri i Financave shoqëron maunet me cigare kontrabandë në postbllokun e Mirakës NE FAQEN 4

Kryepolici i Pogradecit ikën për “Kokë turku”

Kishte bllokuar dy maune me cigare të një pushtetari, pezullohet nga puna NE FAQEN 4

SHBA: Amerikanë, larg nga Shqipëria

Vendi është i mbytur nga dhuna, krimi, bandat thuhet në paralajmërimin më të fundit të Departamentit të Shtetit për qytetarët amerikanë që ende janë në Shqipëri. Gjithçka që paraqet interes goditet nga krimi saktëson ai NE FAQEN 3

Amerikanët bombardojnë në Sudan dhe Afganistan

SHBA i përgjigjen sulmeve terroriste Goditje ushtarake kundër bazave terroriste në Sudan dhe Afganistan. Presidenti Bill Klinton njoftoi se Shtëpia e Bardhë ka kryer një tenë [?] ndërhyrje ushtarake në këto dy vende, si kundërpërgjigje ndaj atentateve të kryera kundër ambasadave amerikane në Tanzani dhe Kenia. “Sol, kam urdhëruar forcat tona të armatosura të sulmojnë qendrat terroriste në Afganistan dhe Sudan, për shkak të kërcënimeve që rëndojnë në sigurinë tonë”, deklaroi Klinton, në Martha’s Vineyard, bëjnë të ditur agjencitë e huaja të lajmeve. Klintoni vuri në dukje se këto goditje ushtarake drejtoheshin kundër grupeve që lidhen me miliarderin saudit Oussama Ben Laden, i strehuar në Afganistan. “Këto grupe kanë luajtur një rol kyç në atentatet në Kenia dhe Tanzani”, shtoi pres-[tekst i prerë në skajin e poshtëm] presidenti. Vetëm pak ditë më parë terroristët islamikë kanë kryer sulme kundër ambasadave amerikane Dar es Salaam në Tanzani dhe Nairobi në Kenia, ku 257 vetë gjetën vdekjen dhe 5 000 të tjerë u plagosën.

Shirak paralajmëron bombardime në Kosovë

Pozicionet serbe në Kosovë mund të sulmohen nga NATO. Këtë e konfirmoi dje edhe Presidenti francez, Zhak Shirak i cili gjatë një telefonate me homologun rus Jelcin për rreziqet e një aksioni ushtarak në Kosovë. Presidenti francez, i cili nguli këmbë në rolin thelbësor të Rusisë në rrethanat e paraqitura, shprehu shqetësimin për keqësimin e situatës në terren në krahinën e Kosovës, veçanërisht nga pikëpamja humanitare.

Nano do të hetohet edhe për trafikun e drogës

Pas kapjes së djalit të kryeministrit me drogë, Interpoli grek parashikon kontroll në shtëpinë e Fatos Nanos NE FAQEN 4

Kur erdhën në Shqipëri

Shqipëria, portë e shkyer për terroristët pas ardhjes në pushtet të socialistëve

PD: Rugova të punojë me Demacin

Presidenti i Kosovës të autorizojë partitë e tjera për krijimin e qeverisë PD: Rugova të punojë me Demacin Zgjedhjet për Kosovën nuk duhet të bazohen në disfatën dhe shfarosjen e shqiptarëve, tha Berisha NE FAQEN 3

Zhduket për tre ditë Kabila shqiptar

Presidenti dhe Kryetari i Parlamentit, gjithë javën në kërkim të Fatos Nanos Kabila shqiptar, Fatos Nano, kishte humbur dhe mezi u gjend pas tre ditë kërkimesh të ethshme. Tërë stafi i Presidentit të Republikës ka kërkuar Fatosin disa ditë rresht. Në këtë aksion janë përfshirë këshilltarët e Presidentit, rojët, sekretarët dhe punonjës të tjerë por nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga Kryeministria për adresën e tij. Mejdani sipas burimeve nga Presidenca kishte nevojën e një bisede me shefin e qeverisë për nuk ka mundur ta realizojë atë që nga e hëna e deri në orët e vonshme të ditës së djeshme. Pas këtij dështimi në kërkim të Kryeministrit të tij ai i ka kërkuar ndihmë Kryetarit të Parlamentit, Skënder Gjinushit. As ky i fundit nuk ka mundur ta gjejë dhe as nuk ka mesazhe dot adresën e Kabilës së Tiranës duke e lënë Presidentin në mëshirë të fujive të tij të vogla investigative. Dikush ka menduar se ai ka ikur në Greqi, por ambasada nga Athina ka konfirmuar se nuk di asgjë për lëvizjet e Kryeministrit shqiptar. Për gjetjen e tij janë angazhuar edhe institucionet të tjera të vendit ndërkohë që mendohesh se ai është ishulli Nikona sëbashku me të birin. Është mjaft e çuditshme një zhdukje e tillë pa adresë e numrit të të vendit ndërkohë që në Veri të Shqipërisë është luftë dhe në Tiranë ambasadat kanë filluar të mbyllen. Ndërsa për Kabilën e Konit, do të ketë ka ikur në Lubumbashi pas ardhjes së kryengritësve në afërsi të Kinshasës, për Nanon tek “Fideli” thuhet se ka ikur në Nikobanshi. Paralelisht zhdukjes së tij për tre ditë mbremë TV lajmet e kanë pritur një përfaqësues të KE por gjithsesi ende nuk është saktësuar nëse e ka pritur në Athinë apo në Tiranë.

Berisha: Kishën ortodokse e goditi policia e fshehtë

Sigurimi i Shtetit bashkëpunon me UDB-në, si edhe në vitin ’91 Klika po rivendos strategjinë antiklerikale Djegia e Shkodrës dhe shkatar­rimi i Kishës janë krime që nuk do të mbeten pa u ndëshkuar, pasi autorët dhe organizimi i tyre njihen fare mirë NE FAQEN 3

Kur ardhën në Shqipëri terroristët egjiptianë?

Shqipëria, portë e shqyer për terroristët pas ardhjes në pushtet të socialistëve Agjencia amerikane e lajmeve “AP” njoftoi dje se Shqipëria ka ekstraduar për në Egjipt, pesë egjiptianë të kërkuar dhe dënuar nga drejtësia egjiptiane, si fatorë në një sërë aktesh terroriste. Sipas kësaj agjencie lajmesh, pesë terroristët egjiptianë kanë shkelur në Shqipëri në gjysmën e dytë të vitit të kaluar, para 97. Saktësisht koha e hyrjes në Shqipëri të pesë terroristëve egjiptianë, sipas agjencisë amerikane të lajmeve ka qenë muaj nëntor i vitit të kaluar. Pra vetëm pesë muaj pas ardhjes në pushtet të pushtetarëve të sotëm dhe vetëm pas rebelimit të armatosur. Më parë është njoftuar ekstradimi i katër egjiptianëve të etiketuar si terroristë nga autoritetet shqiptare dhe shërbimet e huaja sekrete, në drejtim të Egjiptit, ndërsa dje për të parën herë kjo agjenci lajmesh konfirmoi se nga Shqipëria është ekstraduar edhe egjiptiani i fundit, që mbahej nga autoritetet e policisë shqiptare. Pikërisht ekstradimi i egjiptianit të fundit që në polemika mes organizatës ekstremiste, “Xhihad” dhe autoriteteve shtetërore shqiptare. Përmes një proteste përpara Përfaqësisë Diplomatike shqiptare në Britaninë e Madhe, përfaqësues të një organizate ekstremiste fetare kërkuan mosekstradimin e egjiptianit të fundit të arrestuar nga autoritetet e policisë shqiptare dhe që është i dënuar me vdekje në vendin e tij, pasi sipas kësaj organizate ky veprim do të binte ndesh me kartat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Një nga pikat e hetimit të atentateve në Kenia e Tanzani, si dhe tashtmë ka qenë pikërisht hakmarrja e organizatës terroriste “Xhihad” ndaj ekstradimit të katër egjiptianëve nga Shqipëria në drejtim të Egjiptit. Ishte kjo organizatë, që mori përsipër kryerjen e këtij atentati, ndërsa më parë kishte kërcënuar se do të hakmerrej për këtë veprim”. Agjencia amerikane e lajmeve “AP” është e vetmja, që ka deklaruar që ekstradimin nga Shqipëria në drejtim të Egjiptit të egjiptianit të fundit, që ruhen nga policia shqiptare. Shqipëria është kthyer në bazë të terroristëve të vendeve të ndryshme vetëm pas ardhjes në pushtet të socialistëve. Njoftimet e fundit të agjencisë prestigjioze amerikane të lajmeve mbi kohën e mbërritjes së katër egjiptianëve super të kërkuar hedh fytyrë dhe rëndësinë mbi pushtetarak aktual dhe lidhjet e mundshme që mund të kenë segmentë të caktuara të këtij pushteti me këta persona tashmë të ekstraduar. Bardhkan e kësaj enigme do mund ta zbërthejnë me së miri dhe largimi i personelit diplomatik të Ambasadës Amerikane, i cili përmes këtij vendimi kërkoi të dëshmojë qeverisë shqiptare, se nuk ka më besim tek ajo dhe njerëzit e këtij pushteti. B. KASMI

Projektkushtetuta sanksionon varësinë politike të gjyqësorit

Prona, Këshilli i Kuvendit dhe Drejtësia në Projektin Qeveritar Në kushtetutë duhet të përcaktohen dispozita që njohin dhe garantojnë realisht pavarësinë e gjyqtarit e që të bëhet kjo duhet ushtruar e gjithë pjesa e këtij projekti kushtetues që trajton gjykatat, prokurorinë, KLD, dhe gjykatën Kushtetuese. Politikanët dhe ata që kanë marrë përgjegjësinë. Nga Qazim GJONAJ, Ish-Kryetar i Gjykatës së Faktit Tiranë NE FAQEN 7

Qeveria Nano: Të paralizohet pushteti lokal

Regjimi i Nanos i konsideron të zgjedhurit zgjedhore si opozitë Ky vit i qeverisjes socialiste është karakterizuar veç të tjerave si viti i marrjes së kompetencave të pushtetit lokal, dhunës fizike, juridike dhe ekonomike ndaj këtij pushteti. Gjatë rebelimit komunistë të marsit bashkitë, komunat dhe drejtuesit e tyre ishin objekt i vazhdueshëm dhune dhe terrori nga komunistët shqiptarë që sot janë në pushtet, bandat qeveritare që sot janë strehuar në polici, SHIK, Kryeministri dhe dikastere të tjera. NE FAQEN 2

Pazare me transformatorin e Fierzes

Drejtori i KESH-it, Engjëll Çuçi, është anëtar i Bordit të firmës 2K. Si rrjedhojë fondet për rikonstruksionin e transformatorit të Fierzës Çuçi ja ka besuar shefit të tij tek firma 2K, Kokëdhima NE FAQEN 2

Qeveria: Po, shqiptarët hanë vdekje!

Prodhimet greke, bullgare dhe italiane kalojnë kontrabandë Vaji, mielli, orizi, sheqeri dhe kafeja-ja mallrat që rrezikojnë jetën e shqiptarëve NE FAQEN 5

Një avion luftarak pak çaste para misionit në një nga bazat ushtarake të SHBA

Departamenti i Shtetit: Deri më 13 nëntor asnjë amerikan në vendin e krimit dhe të bandave