Çdo çmim, per lirimin e të burgosurve politikë!
Kavaja e gjithë në rrugë. Mijëra protestues kundër burgosjeve dhe terrorit të klikës mbi opozitën. “Nano, larg duart nga demokratët!”
NE FAQEN 3
Dj. Kavaja ne stres
Dj. Kavaja në stres
Të gjithë në shesh kundër diktaturës
Të enjten, miting i madh i PP-së në Tiranë
Kryesia e Partisë Demokratike u bën thirrje të gjithë demokratëve të Tiranës, anëtarësisë dhe simpatizantëve të Partisë Demokratike, të ish-të përndjekurve të regjimit komunist, përfaqësuesve të shoqatave të ndryshme dhe mbarë qytetarëve të Tiranës të marrin pjesë në protestën kundër terrorit komunist. “Skënderbej” për të protestuar kundër terrorit komunist, me të cilin neokomunistët e Fatos Nanos po qeverisin vendin. Protesta do të zhvillohet ditën e enjte, 27.08.1998, ora 19.00 në sheshin “Skënderbej” për t’u njohur nga afër me vendimin e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike “Për të bërë të pamundur vazhdimin e qeverisjes kriminale antikombëtare në Shqipëri” dhe për t’u njohur me platformën e re politike të PD-së, që do të çojë Shqipërinë në fitore e demokracinë në vend. Të gjitha strukturat e Partisë Demokratike të Tiranës, dega nr. 1 deri në degën nr. 35, janë të angazhuara me përfaqësuesit e shoqatave të ndryshme si dhe me të gjitha strukturat e Forumit Rinor dhe Forumit të Gruas së Partisë Demokratike për organizimin e protestës madhështore të ditës së enjte. Ftesa për të marrë pjesë në protestën e së enjtes po u bëhet me fletëpalosje, parrulla dhe afishe, por qytetarëve të Tiranës do t’u bëhet thirrje dhe nëpërmjet altoparlantëve që do të përshkojnë të gjitha rrugët e kryeqytetit. Të gjithë në protestë për fitoren e demokracisë, është sot deviza e demokratëve të Tiranës që nga qendra deri në periferitë e saj, nga të rinjtë e të rejat, studentët e pedagogët, ish të burgosurit dhe të përndjekurit politikë, të pushuarit padrejtësisht nga puna dhe të papunët e të gjitha kategorive, pensionistët dhe invalidët, të cilët e kanë kuptuar tashmë se qeverisja e Fatos Nanos dhe Poliçia e fshehtë e SHIK-ut e lidhur me krimin ordiner, trafiqet, vrasjet dhe mafian ka uzurpuar pushtetin me anë të forcës, dhunës dhe terrorit politik. Të gjithë në shesh! Protesta e së enjtes do të jetë një demonstrim i fuqishëm i vendosmërisë së opozitës së bashkuar dhe i gjithë qytetarëve të Tiranës për rrëzimin e diktaturës së re komuniste. Ajo do të jetë edhe përgjigjja më e mirë ndaj propagandës mashtruese të pushtetit neo-komunist, i cili ka ndërmarrë një fushatë denigruese kundër Partisë Demokratike dhe gjithë opozitës shqiptare, duke u përpjekur t’i paraqesë ato si forca “putçiste”. Në të vërtetë, pjesë e putçit dhe e puçistëve janë vetëm qeveria e Fatos Nanos, e cila me veprimtarinë e saj antikushtetuese po çon vendin drejt greminës dhe parlamenti monist e i ilegjitimuar i dalë nga zgjedhjet e manipuluara të 29 qershorit 1997. Siç është tashmë e njohur, shumë deputetë të opozitës nga e gjithë Shqipëria do të vijnë të enjten në Tiranë për të marrë pjesë në protestën kundër diktaturës së re komuniste. Kësaj proteste i është bashkuar edhe “Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë”, i cili me anë të një deklarate u ka bërë thirrje të gjithë anëtarëve të saj të marrin pjesë në protestë. Kryetari i Partisë Demokratike, z. Sali Berisha, si dhe drejtuesit kryesorë të opozitës do t’i drejtohen me fjalën e tyre protestuesve në ditën e enjte. Gjithashtu, qindra e qindra të rinj dhe të reja të Tiranës po përgatiten për mbrëmjen e madhe të protestës së së enjtes “me të gjitha mjetet” që janë në dispozicion. Me pjesëmarrjen e tyre masive, qytetarët e Tiranës do të dëshmojnë se jo vetëm nuk e njohin, por e kanë urryer dhe e urrejnë thellë diktaturën e re të kamufluar me petkun e një “shteti të së drejtës”.
Lino: Ti jepet fund hakmarrjes politike
Ambasadorja amerikane Mariza Lino flet për zhvillimet në Shqipëri. Gjykata i jep vendi i zbardhimit të devijesjes dhe jo i luftës së politikës
Ambasadorja amerikane Mariza Lino flet për zhvillimet në Shqipëri. Gjykatat janë vendi i zbardhjes së drejtësisë dhe jo i luftës së politikës
“Zonja ambasadore amerikane Mariza Lino foli për zhvillimet e fundit posaçërisht disa masa të rënda të marra nga qeveria ndaj forcës opozitare. Ajo tha se Shqipëria dhe qeveria e saj duhet të bëjnë më shumë për të respektuar ligjin, duke shtuar se duhet vendosur paqja dhe qetësia në vend. “A ka bërë kjo qeveri sa duhet kundër njerëzve të dyshuar...
NE FAQEN 4
Përendimi: Nano ndalo revanshin
Përëndimi: Nano ndalo revanshin
Përçari e fajësimit demonstrojnë se afera e arrestimit të presidentit të nderit të PD-së dhe deputetit Tritan Shehu e liderit të opozitës është një veprim i nxituar nga qeveria e Tiranës. Nga njëra anë, administrata amerikane po shprehet e irrituar me arrestimin e Azem Hajdarit e Tritan Shehut, pas të cilit po shprehen të shqetësuar edhe zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian dhe organizmave të tjerë ndërkombëtarë. Në këto kushte dhe nën këtë trysni të fortë ndërkombëtare, kryeministri Nano po përpiqet të gjejë një rrugë shpëtimi dhe t’ua hedhë të tjerëve fajin për atë që ai e ka quajtur “keqkuptim”...
NE FAQEN 4
PD: Platformë e re për rrezimin e neodiktaturës
Mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Kombëtar të PD-së analizon situatën e rënduar në vend pas burgosjes politike të eksponentëve të saj
NE FAQEN 2
Nano kërkon të lajë duart si Pilati
Pas intervistës te Ambasadores së SHBA-së kryeministri i klikës përpiqet të shfajësohet
NE FAQEN 2
Ngjela: Drejtësi si e Aranit Çelës
Deputeti legalist, intervistë në Tvsh për arrestimin e ish-Xhaxverit, hakmarrje politike
“Arsimi i ish-kryeministritëve denoncohet se është një proces i cili ndjell jo presion mbi drejtësinë por një ndjell opozitës dhe në një kohë opozitës i drejtohet me anë të forcës politikë.”
“Arrestimi i ish-kryeministritëve denoncohet se është një veprim politik i porositur nga qeveria dhe jo proces i denjë i pavarësisë së drejtësisë”
NE FAQEN 3
Proceset e montuara nuk shpëtojnë klikën e Nanos
Kryetari i PD-së Berisha denoncon para shtypit porositë politike të opozitës dhe të gjithë opresionit
NE FAQEN 4
Lagohen tre ambasadorë
Trupi diplomatik, tendencë për të braktisur Tiranën
Po konfirmohen deklaratat e analistëve profesionistë të së djathtës, se së shpejti do të braktiset Tirana nga një pjesë e mirë e trupit diplomatik për arsye sigurie. Kësisoj do të realizohej në një farë mënyre izolimi i Tiranës si qendër e diplomacisë duke e shndërruar vendin në një objektiv të diplomacive sekrete. Shtohet, gjithashtu, nga një koment i “RD”, se javën e ardhshme do të rikthehet në Shqipëri edhe ambasadori i SHBA-së, i cili ndodhet përkohësisht në vendin e tij për arsye familjare. Kthimi i tij do të shihej si një element pozitiv në këtë situatë. Në një prononcim për “Zërin e Amerikës” ambasadori i Vatikanit në Tiranë, monsinjor Ivan Dias, ka deklaruar se ka marrë edhe ai porosi nga Vatikani për t’u larguar përkohësisht nga Shqipëria. Po ashtu edhe ambasadori i Maqedonisë është larguar dy ditë më parë nga Tirana. Të njëjtin informacion “RD” e dispononte së fundmi edhe për ambasadorin e Bosnjës. Ndërkaq edhe ambasadori i Ukrainës ka vendosur të largohet nga Shqipëria. Sipas “RD”-së ambasadori i Bosnjës dhe ai i Ukrainës po largohen me “porosi” të qeverive respektive. Arsyeja kryesore e largimit të diplomatëve është klima e rëndë e pasigurisë politike në Shqipëri, e krijuar pas arrestimeve politike të ditëve të fundit dhe mungesës së plotë të kushteve të sigurisë për personalitetet e huaja që ndodhen në vend. Ajo që është më e rëndësishmja dhe që konfirmon me së miri klimën e pasigurisë politike në Shqipëri, është fakti se nga burime të njohura diplomatike thuhet se ka patur një kërkesë zyrtare nga një grup i madh diplomatësh për të mbajtur me vete armë zjarri. Sipas po këtyre burimeve edhe pse qëndrimi zyrtar i qeverisë ka qenë kategorikisht negativ, SHIK-u i ka lejuar ata të pajisen me armë personale. Këto lajme, në rast se konfirmohen zyrtarisht, dëshmojnë një situatë të pashembullt jo vetëm në Shqipëri por edhe në vendet e tjera të Europës Juglindore. Vetë fakti që trupi diplomatik tenton të largohet, qoftë edhe pjesërisht, nga një vend ku është akredituar dhe ushtron veprimtarinë e tij, është një tregues shumë i rëndë i degradimit të situatës së sigurisë dhe mungesës së normalitetit politik në Shqipëri.
NE FAQEN 3