Tirana, prapë në shesh më 31 gusht
Policia ndalon, keqtrajton dhe përgjak protestuesit paqësorë. Mbi njëzet të arrestuar, tre në gjendje kome dhe dhjetëra të plagosur lehtë nga dhuna policore. Shikasi dhe forcat speciale urdhërohen të mbushin armët. Trupa të kompanisë greke ruajnë vilën e Nanos
Protestë e fuqishme e demokratëve të kryeqytetit: Dhjetëra mijëra demonstrues kërkojnë shporrjen e Fatos Nanos dhe lirimin e të burgosurve politikë
JO BLOKIME! LIRIMIN E BURGOSURVE POLITIKË
NDAL BURGOSJE POLITIKE
LIRONI TË BURGOSURIT POLITIKË
Shteti policor të heqë dorë nga dhuna
PD proteston kundër dhunës policore që u përdor mbrëmë ndaj protestuesve
Dje, p[state?] dhjetëra-mijëra qytetarë të Tiranës iu përgjigjën thirrjes së “Bashkimit për Demokraci” duke marrë pjesë në një manifestim të fuqishëm proteste.
Megjithëse autoritetet policore kishin dhënë leje për zhvillimin e këtij mitingu, me një urdhër nga partitë afërve që përçakton ligji, ata e anulluan lejen dhe përdorën tellallin e tyre, mjetet shtetërore për të penguar duke krijuar panik, por kjo nuk i pengoi demonstratat që të manifestojnë kundër klikës kriminale të Fatos Nanos dhe të kërkojnë lirimin e të burgosurve politikë.
Në orën 19.00 dhjetëra-mijëra demokratët vërshuan nga të gjitha rrugët e Tiranës, duke kapërcyer gardhet me policë dhe forca të tjera civile.
Gjatë zhvillimit të mitingut nuk pati asnjë incident, pavarësisht provokatorëve dhe njerëzve të SHIK-ut që kishin futur Nano për provokim.
Pas manifestimit në Sheshin “Skënderbej”, demokratët marshuan drejt selisë së kryeministrisë për të demonstr uar protestën e tyre ndaj urdhëresve të burgosjeve politike dhe dhunës shtetërore. Gardhet me policë dhe forca speciale kishin rrethuar selinë e kryeministrisë si dhe kishin bllokuar të gjitha rrugët që të çojnë në bllokun e byroistëve të rinj dhe ato që të çojnë tek televizionet.
Kur protesta po përfundonte e qetë dhe paqësore, civilet e armatosur dhe policë sulmuan turmën duke goditur me shkopinj gome dhe mjete të tjera të forta, me qëllim që të shkaktohej një gjakderdhje masive mbi turmën e pambrojtur dhe paqësore. Nga kjo përleshje, u goditën dhe u gjakosën disa demonstrues, u rrahën me shkopinj familje dhe pleq si dhe u tërhoqën zvarrë dhe u torturuan në mugllën e pandriçuar që të çon tek vila e Nanos shumë të tjera. Disa prej demonstruesve u morën nëpër furgonat e shumtë të policisë, por që më pas policia u detyrua t’i lëshonte si pasojë e protestës masive. Ndërkohë nga ana protestuesve nuk pati asnjë rast dhune ndaj policisë por vazhduan të ruanin gjithafkotësinë e të protestonin paqësisht.
Partia Demokratike e Shqipërisë, falënderon dhjetëra-mijëra qytetarë të Tiranës, të cilët me protestën e tyre paqësore treguan vendosmërinë për t’u ndalur për të ftuar mbikëqyrjen e që po instalon me shpejtësi Klika e Nanos. Ajo u është po*ër këta të gjithë atyre që u plagosën, u rrahën, u keqtrajtuan, u lënduan, u kërcënuan, u arrestuan dhe i siguroni se nga e protestave kundër bllokmenëve të rinj është muga e fitores së demokracisë dhe fundit i diktaturës neokomuniste.
Partia Demokratike Shqiptare, shpreh protestën e saj të fuqishme kundër klikës Nano, e cila gjakosi demokratët në rrugët e Tiranës dhe kërkon ndaljen e dhunës së saj kriminale dhe përdorimit të bandave të tij kundër protestuesve paqësorë.
Partia Demokratike e Shqipërisë, thekson edhe një herë se ajo pavarësisht kërcënimeve dhe shantazheve që vijnë nga kuzhina kriminale e Nanos, nuk do të heqë dorë nga muga e protestave masive dhe përdorimi të gjitha mjeteve demokratike deri në lirimin e të burgosurve politikë dhe rrëzimin e klikës që synon përjetësimin në Shqipëri të mbretërisë së tij të krimit, kontrabandës, korrupsionit dhe mjerimit.
Ky manifestim dëshmoi edhe një herë se fitorja e forcave demokratike në Shqipëri dhe rikthimi i proceseve demokratike të dhun uara do të jetë i shpejtë.
Berisha dhe Pollo dje në Gjermani
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe nënkryetari i saj Genc Pollo, u nisën dje për në Gjermani.
Vizita e tyre atje kryhet pas një ftese për kryetarin Berisha dhe nënkryetarin Pollo nga Vaigel, Ministër i Financave të Gjermanisë dhe ndërkohë kryetar i CSU-së.
Gjatë qëndrimit në Gjermani, Berisha dhe Pollo do të bëjnë takime të rëndësishme me zyrtarë të lartë gjermanë dhe me drejtues të partive të qendrës dhe të djathta.
Melo: Nano nuk duhet t’i burgoste
Arrestimet e 6 ish-zyrtarëve të PD përcajnë koalicionin qeveritar
Kryetari i PBDNJ-së, Vasil Melo, u deklarua dje kundër arrestimit të 6 ish-zyrtarëve të lartë të qeverisë demokratike, duke theksuar se nuk ka asnjë motiv që ata të mbahen në burg. Në një intervistë për një nga stacionet televizive private Melo tha se të gjithë të arrestuarit, si njerëz publikë dhe politikanë duhet të gjykoheshin në gjendje të lirë dhe jo të mbaheshin në burg.
Ndërkohë Melo hodhi poshtë edhe akuzën për “krime kundër njerëzimit”, me të cilën janë arrestuar ish-funksionarët e PD-së.
Kryetari i PBDNJ-së, që bën pjesë në koalicionin qeveritar, tha se krime kundër njerëzimit në Shqipëri ka bërë vetëm diktatura komuniste e Enver Hoxhës.
Deklarata e Melos shënon një çarje të madhe në kampin e koalicionit qeveritar dhe është një sinjal se tentativat e Nanos për të rikthyer kohërat e burgjeve politike në Shqipëri mund të gjejë kundërshtarë edhe brenda vetë të majtëve.
Terrorizëm në kokën e Nanos
Telenano predikon terrorizëm kundër demokratëve
Gjatë gjithë ditës së djeshme telenano dhe media e majtë kanë transmetuar një lajm ku thuhej se në mitingun e mbrëmjes do të kryheshin akte terroriste.
Pavarësisht reklamës negative që iu bë mitingut nga telenano dhe media e majtë, efekti ishte krejt i kundërt. TV duke dashur të prishte mitingun lajmëroi të gjithë demokratët për të, ndërsa ata socialistë që fatkeqësisht i besojnë TV u mbyllën brenda nga frika e terrorizmit.
I vetmi akt terrorist që ndodhi ishte rrahja nga banditët e Nanos të disa demonstruesve përpara vilës së tij.
Ende nuk dihet se çfarë akti tjetër terrorist mund të ketë përgatitur policia apo SHIK kundër demokratëve, por gjithsesi ata e kanë të qartë se një gjë e tillë do të marrë ndëshkimin më të rëndë.
Terrorizmi në kokën e Nanos ende vazhdon. Ai është shpërndarë tek të gjithë bashkëpunëtorët e tij por do të mbetet vetëm mes tyre.
Dje, në sheshin “Skënderbej”
Policia duke keqtrajtuar protestuesit paqësorë
Regjimi i Nanos si Gestapoja e Hitlerit
Gjeneral Armando Vinçani, flet për arrestimet politike
NE FAQEN 2
SHBA shqypton seriozisht akuzat e Berishës
Ekspertët amerikanë hedhin poshtë Rakipin
NE FAQEN 3
"Pastrimi i parave kërcënon bankat"
Banka e Shqipërisë lëshon alarmin
NE FAQEN 5
Nano kërkon destabilitet
Grisja e marrëveshjes së 9 marsit zyrtarish[t?] nga Fatos Nano dhe Partia Socialiste përbën zhvillimin më negativ brenda vendit. Shkelja e marrëveshjes në fakt ka filluar që të nesërmen e 29 qershorit, 1 ditë pas përfundimit të zgjedhjeve të pranuara për momentin, të të gjitha pikave të saj me fillimin e revanshit politik të qeverisë së instaluar në administratën shtetërore, ushtri, polici, SHIK, gjykata, prokurori dhe administratën lokale e publike. Prishja e marrëveshjes politike nga Qeveria e Nanos që u inicua nga ish-Presidenti Berisha për t’i rikthyer vendit stabilitetin, rendin dhe qetësinë, për të bërë transparentën e firmave piramidale dhe për t’u treguar shqiptarëve se ku kishin shkuar paratë e tyre të investuara në skemat piramidale është dhe vazhdon të mbetet përpjekja kryesore e qeverisë së Kli[kës?] së Nanos për ta mbajtur vendin sa më gjatë në spiralen e pasigurisë, mungesës së rendit dhe qetësisë. Amnistia e kërkuar nga socialistët në mars e pranuar nga Parlamenti dhe e kthyer në ligj, u hodh në kosh nga Nano, i cili urdhëroi grisjen e saj dhe burgosjen e ish-zyrtarëve dhe drejtuesve aktualë të opozitës me qëllim shkatërrimin e saj. Viti i revan[?] komunist të qeverisë së Fatos Nanos dhe restaurimi me shpejtësi i praktikave, metodave dhe stilit të kohës së diktaturës në administratën e lartë, qeverisjen e vendit dhe inkurajimin e krimit dhe mafies, sollën pasoja të rënda për vendin në përgjithësi. Por vendimi i tij i fundit dhe denoncimi i marrëveshjeve e një syri zyrtarist në emër të qeverisë dhe Partisë Socialiste, përbën përpjekjen e fundit të Kli[kës?] për të destabilizuar vendin edhe njëherë siç bënë në vitin 1997 ish-komunistët me bandat dhe krimin e organizuar me qëllimin e vetëm për restaurimin dhe rikthimin e diktaturës komuniste në Shqipëri. Të gjitha këto përpjekje të pushtetit të bandave dhe krimit që kërkon të sundojë vendin pa pluralizëm politik dhe opozitë, me fillimin e fushatës antip[o]zitare, burgosjes së saj dhe likujdimit fizik të kundërshtarëve, janë tentativa e dëshpëruar e Nanos dhe Kli[kës?] së tij për destabilizimin e vendit. Burgosja dhe provokimi i çdo diplo[?] opozitës, dhuna dhe terrori mbi shqiptarët, inkurajimi i krimit të organizuar, trafikut dhe bandave për të rrëmbyer lirisht dhe nën mbrojtjen e shtetit dhe qeveritarëve më të lartë, janë përpjekjet e pushtetit dhe despotizmit të banditëve të Enverit. Qeveria e provokimit të shqiptarëve me ndërmarrjen e hapit të burgosjes së opozitës dhe shkatërrimit të saj, në emër të ushtrisë dhe ankthit që e ka pushtuar për fundin që e pret së shpejti, po përdor të gjitha metodat dhe mënyrat për të destabilizuar vendin si e vetmja mënyrë që ata të ikin nga sytë këmbët pasi kanë vjedhur dhe grabitur shqiptarët. Por skenarët e zinj të Sigurimit të Shtetit kanë për destinim ta dëshpërojnë, sepse shqiptarët e kanë kuptuar tashmë se Fatos Nano synon në përgjegjësinë pushtetin dhe prandaj po nxit destabilizimin. Opozita e vetëdijshme për qëllimet ogurzeza të Kli[kës?] së Nanos pikërisht për këtë arsye është vënë në ballë të përpjekjeve për largimin e Kli[kës?] së Fatos Nanos nga pushteti dhe çlirimin e vendit nga qeveria e kontrabandës, krimit të organizuar dhe destabilitetit të vendit. Përpjekjeve për destabiliteti e Nanos opozita dhe shqiptarët do t’i përgjigjen duke i treguar vendin që meritojnë dhe duke dhënë atë. Ardhja e për mbytjes e të gjitha pikave e Marrëveshjes së Pajtimit Kombëtar të 9 marsit dhe që po përpiqet të rikthejë edhe njëherë në jetën e shqiptarëve fantazmat e luftës civile meritojnë ndëshkimin shembullor dhe përzënien sa më parë nga pushteti.
Deklaratë e ish-ministrit të Mbrojtjes, Safet Zhulali nga spitali i burgut 313
Proces politik për të shkatërruar opozitën
NE FAQEN 2
“Përsëri situatë shumë e tensionuar në Shqipëri”
Gazeta kryesore austriake “Die Presse” e ditës së mërkurë boton shkrimin me titull: “Pas arrestimit të ish-Ministrave, në Tiranë sundojnë trazirat”
NE FAQEN 3
Gazeta kryesore austriake “Die Presse” e ditës së mërkurë boton shkrimin me titull:
“Përsëri situatë shumë e tensionuar në Shqipëri”
“Pas arrestimit të ish-Ministrave, në Tiranë sundojnë trazirat”
NE FAQEN 3