Të gjithë në rrugë për lirimin e të burgosurve politikë
Protesta e 31 gushtit ora e provës së demokratëve.
“Bashkimi për Demokraci” i bën thirrje të gjithë shqiptarëve të ndershëm që besojnë tek liria dhe vlerat e saj, nacionalistëve të vërtetë që aspirojnë për një Shqipëri të lirë, të djathtëve kudo që ndodhen në Shqipëri të bashkohen me qytetarët e Tiranës, ditën e hënë me datë 31 gusht, ora 18.00 në Sheshin “Skënderbej” në protestën e tyre kundër diktatorëve të kuq që pasi morën pushtetin me dhunë, nuk reshtën së aplikuari ndaj opozitës platformën e tyre kriminale.
Patriotë nga gjithë Shqipëria!
Të të mblidhemi të hënën, në ora 18.00 në Sheshin “Skënderbej” për t’i thënë jo hakmarrjes politike, jo vrasjeve dhe gjyqeve politike ndaj opozitës.
Le të jemi të gjithë së bashku në mbrojtje të idealit tonë demokratik, në mbrojtje të vlerave reale të demokracisë, për paqen e kombit.
Bashkë për të mbrojtur lirinë!
Nesër do të jetë vonë.
Sot protestë në Kavajë
Sot në orën 19º qytetarët e Kavajës do të protestojnë kundër nanokraturës duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të burgosurve politikë.
PD injoron kërcënimet e kryeministrit dhe të klanit të tij mafioz. Berisha: “Sheshet e lirisë janë tonat. Askush nuk e ndal protestën e opozitës”
Nesër nis rrëzimi i Nanos
Kryeministri ka firmosur vetë për arrestimet e ish-zyrtarëve të PD. Qeveria provon se ka ndërsyer SHIK-un kundër opozitës. Fatos Klosi, duhet të ndiqet penalisht
Kambanat e këtij gushti
Nga Bardhyl LONDO Kambanat e këtij gushti të nxehtë gjëmuan fort. Megjithatë, mesa duket deri tani, këtë gjëmim e dëgjuan vetëm shqiptarët, ndërsa politikanët që janë në pushtet nuk kanë përsur veshë t’i dëgjojnë këto kambana. Veshët e tyre janë mësuar me tinguj të tjerë. Shqiptarët hallemëdhenj, duke paradien këta tinguj parashikojnë ogurzi të Kasandrës, mbushen sheshet me synimin e mirë që t’u çlirojnë veshët qeveritarëve tanë. Po përsëri kot. Të ambjentuar deri në jetësim me fëshfërimën e pareve dhe favoret që sjell pushteti politik, ata dhën provën e madhe dhe përfundimtare se nuk kanë veshë për të dëgjuar gjë tjetër. Po çfarë thonë kambanat e këtij gushti? Para së gjithash: shqiptarët nuk i durojmë më arrestimet politike, trokitjet në mesnatë në shtëpitë e tyre dhe pastaj prangat mbi duar. Shqiptarët nuk e durojmë më demagogjinë pa fund për hapjen e 250 mijë vendeve të reja pune, nuk e durojmë më mashtrimin për kthimin e parave dhe asnjë lloj mashtrimi tjetër. Shqiptarët nuk i durojmë më fjalimet boshe të kryeministrit, as budallallëkun ordiner të TV shqiptar që i paralajmëron ... TV shtetëror që i paralajmëron ata të mos dalin në protesta. Madje, po të mos ishte fjalimi i kryeministrit dhe “reklama” e TV shtetëror, nuk do të kishte aq shumë njerëz në mitingun e fundit. Me këtë rast opozita duhet të falënderojë kryeministrin dhe drejtorin e TV dhe gjithsesi ta ketë parasysh kur të vijë në pushtet se ata e kanë ndihmuar, megjithëse në mënyrë të pandërgjegjshme. Megjithatë kambanat gjëmojnë fort. Dhe që të mos shndërrohen në kambana mortore, gjithçka varet nga ne dhe nga politika. Ajo duhet ta ketë mirë parasysh se nuk mund ta mbajë më pushtetin me dhunë dhe frikë. Shqiptarët kanë humbur gjithçka dhe s’duan t’ia dinë fare për ca goditje tinzake që mund të marrin nëpër mitingje. Rruga e qetësimit të situatës apo e ndërprerjes së mitingjeve nuk është ajo e paralajmërimeve për terrorin që do të ushtrohet në to, por garancia e vërtetë se do të zbatohen marrëveshja e 9 marsit, se dyert e burgjeve dhe gjykatave nuk do të jenë hapur vetëm për burgaxhinj, se nëpër televizione, qofshin dhe ato private, nuk do të dalin me liderë partie që të kërkojnë nxjerrjen jashtë ligjit të partisë më të madhe të opozitës, se alternativa e vetme e pozitës për të fituar në zgjedhje Berishën tani ka marrë fund dhe nuk e beson më njeri. Madje, këshilltarët duhet t’i kuptojnë kryeministrit prematirin solemën që bëri dikur se deri në janar Qeveria po bën tashmë një vijë faji e ka Berisha, ndërsa tani e tutje fajin e ka qeverisja jonë. Ata madje duhet ta këshillojnë edhe më tej: të dalë në TV vetëm kur të ketë realisht paraqitje dhe një pjesë të vogël të premtimeve të tij mashtruese. Ndryshe ai vetëm do të shtojë radhët e opozitës dhe të mbushë nyshë e të gjitha qyteve me demonstrues. Kënaqësia që mund të ndiejë elita i vetëm qeverisëse (shpërdorimin që i bën pjesës më të madhe të shtypit të sotëm, shqiptarëve e PDSH-së) së anonizimit. Shtypi mund të kërkojë vërtet daljen e PD-së jashtë ligjit, por PD dhe çfarëdo lloj opozite tjetër nuk pyet njeri kur u fut në jetën politike, ajo i opozitë tjetër nuk pyet njeri kur u firmos legjitimitetin e detyruar ata që ishin në pushtet të firmosnin legjitimitetin e saj. Prejardhja për nxjerrjen e opozitës jashtë ligjit, sado kon... sum. Precedenti për nxjerrjen e opozitës jashtë ligjit, shpreh konceptin e qeverisjes së sotme për të qenë Shqipëria pa opozitë, ose, për t’i mbyllur sytë Komunitetit Europian, me një opozitë të kontrolluar, me një parti të vetme nëpërmjet veprimtarive të opozitës, duke anatemuar që po përdoret nëpërmjet veprimtarive të opozitës, duke anatemuar përshk...rim dhe mitingjet e saj, është fund e krye antidemokratike. Opozita mund të akuzohet dhe mund të demonstro...rime e saj janë mëse normale dhe kërkesë e vetë tërësit të ...sotëm. Të kërkosh të ndalen këto lloj veprimtarish, t’i etiketosh e t’i quash ato, do të thotë ta kthesh Shqipërinë në vitet e diktaturës e të thuash se, e të thuash se, do të kesh vetë popullin jashtë ligjit. Pavarësisht synimit të hapur të atyre që qeverisin sot për kërçënimin deri në zhdukje ose kthimin në normalitet të opozitës, edhe kjo e fundit është kohë me ndihmë shumë e kujdesshme për të mos i lënë asnjë shteg amplifikimit të propagandës së fuqishme të koalicionit qeverisës. Qetësia, organizimi dhe sidomos ruajtja nga provokatorët e futur e paguar për të shkaktuar konfrontime, duhet të jetë në qendër të vëmendjes së saj tani e tutje. Kambanat e këtij gushti gjëmojnë fort: pas ligjit për policinë sekrete, projektligjit për ruajtjen e sekretit, erdhi shkelja e marrëveshjes së 9 marsit. Dhe që këto kërcëllima në mesnatë e marrëveshjes së Kasandrës, opozita duhet kambana e mos këthehen në klithma kur PD i shtoi dorën e të kthehet te paken në opozicion kur PD i shtiu i shtiu dorën e ... konsensusit për projektkushtetutën. Apo, ndoshta të gjitha këto, apo i beri se nuk e pranon dotën e shtirë për marrëveshje të opozitës? Aherë që më keq për të.
T’i rikthesh Tiranës bllokun do të thotë të poshtërosh kryeqytetin
Protestuesit para vilës së Nanos (majtas)
Vila e ish-kryeministrit Shehu, më pas e ish-presidentit Alia tani rezidenca e Fatos Nanos (djathtas)
Të shpëtojmë Shqipërinë nga neodiktatura
Kryesia e Partisë Demokratike vendos përshkallëzimin e protestave
Kryesia e Partisë Demokratike vendosi dje të kundërshtojë me të gjitha mjetet vendosjen e neodiktaturës së Nanos dhe rikthimin e kohërave të burgjeve politike në Shqipëri. Në mbledhjen e saj, pa kthimin te Berishës dhe Pollos nga Gjermania, u vendos që të përshkallëzohen protestat e opozitës në të gjitha vendin për ta detyruar qeverinë të tërhiqet nga përpjekjet për të rikthyer të kaluarën komuniste në Shqipëri.
Mbledhja diskutoi të gjitha format e reja të qëndresës dhe të protestës, të cilat do të vijnë në ngjitje, duke përcaktuar si objektiv të parë të saj lirimin e të burgosurve politikë. Diskutantët thanë që demokratët në të gjitha vendin duhet të ndërgjegjësohen se ndodhen para orës së vendimit dhe të mos merren me çdo shmangie nga përgjegjësitë e tyre do të jetë me pasoja tepër të rënda jo vetëm për Partinë Demokratike, por për të gjithë Shqipërinë. Kryesia u shpreh e vendosur për të injoruar të gjitha kërcënimet e pushtetit për të frenuar protestat e opozitës dhe ftoi të gjithë demokratët dhe simpatizantët e PD-së që të bashkohen demonstrimeve paqësore kundër neodiktaturës së Nanos.
Kryetari Berisha dhe nënkryetari Pollo informuan kryesinë për suksesin e vizitës së tyre në Mynih të Gjermanisë, ku kanë pasur takime të frytshme me personalitete të shquara të politikës gjermane dhe të saj europiane. Ata thanë se kanë gjetur kudo shqetësim për situatën e rënduar politike në Shqipëri, si dhe solidaritet dhe mbështetje për Partinë Demokratike.
Shqetësim i përbashkët për arrestimet e opozitarëve
Arbnori takohet me ambasadoren amerikane, Mariza Lino
Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike dhe deputeti Pjetër Arbnori zhvilloi të premten një takim me ambasadoren amerikane në Tiranë, Mariza Lino, me kërkesën e kësaj të fundit. Në takim u shpreh shqetësimi i të dy palëve për situatën e rënduar politike në Shqipëri, pas arrestimit dhe burgosjes së 6 ish-zyrtarëve të qeverisë demokratike, si dhe u diskutua për rrugët dhe mjetet për ta kapërcyer atë.
Zoti Arbnori falënderoi dhe përshëndeti ambasadoren amerikane për prononcimin e saj lidhur me ngjarjet e fundit në Shqipëri dhe theksoi se qëndrimi i Uashingtonit ka qenë kurdoherë i rëndësishëm për zhvillimet demokratike në Shqipëri.
Ish-kryetari i parlamentit shqiptar i tha zonjës Lino se arrestimi në mesnatë dhe burgosja e ish-zyrtarëve të PD-së është një akt i pastër politik që synon rikthimin e kohërave të burgjeve politike dhe të përndjekjes së kundërshtarëve politikë në Shqipëri.
Zonja Lino dëgjoi me vëmendje shpjegimet e Arbnorit dhe shprehu shqetësimin e saj për mundësinë e radikalizimit të mëtejshëm të situatës në vend, ashtu si një vit më parë, gjë që sipas saj nuk do ta dëshironte askush. Arbnori tha në takim se lirimi i tyre i menjëhershëm i të burgosurve politikë është detyrim i parë pushtetit të sotëm, që me këtë goditje të re po kërkon shkatërrimin e opozitës. Ai shprehu vendosmërinë e Partisë Demokratike për t’i qëndruar agresivitetit të shtuar të pushtetit dhe gatishmërinë e saj për të vijuar me protesta dhe të gjitha mjetet e tjera demokratike me të cilat mbrohen liritë e fituara.
Klosi, të ndiqet penalisht
SHIK, policia politike kundër opozitës
NE FAQEN 3
SHIK, policia politike kundër opozitës
Klosi, të ndiqet penalisht
NE FAQEN 3
Granadë kundër gazetarit
Lajm i orës së fundit. Shpërthim në rrugën e Elbasanit
Një shpërthim i fuqishëm tronditi dje mungen e Elbasanit kur dy të rinj hodhën një granadë mësymëse në drejtim të një qytetari që po kalonte në kryqëzimin me unazën. Viktima, Zenel Buzuku, ka mbetur i plagosur dhe më pas është dërguar në Spitalin Ushtarak, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sipas njoftimeve të para mësohet se Buzuku është gazetar i Radio Tiranës, ndërkohë që nuk ka të dhëna për atentatorët. Sipas dëshmitarëve dy të rinjtë që janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, e kanë lëshuar nga distanca granadën që kërkonte t’i merrte jetën gazetarit.
OSBE: Shqetësim për situatën në Shqipëri
Përfaqësuesit e PD takohen me Ambasadorin Everts
Anëtarët e Kryesisë së PD, ish-kryetari i Parlamentit, Pjetër Arbnori dhe shefja e departamentit Ekonomik, Albina Karamitro, zhvilluan dje në mesditë një takim me Ambasadorin e OSBE në Tiranë, Dan Everts dhe bashkëpunëtorët e tij ku u diskutua për zhvillimet e situatës së krijuar në vend pas gjashtë arrestimeve politike të ish drejtuesve të qeverisë dhe shtetit.
Përfaqësuesit e PD shpjeguan arsyet se pse arrestimet e gjashtë funksionarëve të lartë janë politike dhe thanë se këto zhvillime çuan nga premisat drejt diktaturës dhe neodiktaturës.
Përfaqësuesit e PD parashtruan kërkesat imediate të opozitës që janë lirimi i të burgosurve politikë, zbatimi i ligjit për radiotelevizionin shtetëror si dhe ndërprerjen e dhunës dhe terrorit ndaj opozitës në të gjitha format që e aplikon qeveria.
Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Dann Everts shprehu angazhimin organizatës për marrjen në konsideratë dhe dhe vlerësimin e shqetësimeve të opozitës për të gjitha problemet që paraqiten. Ai shprehu njëkohësisht mbështetjen e OSBE-së për rikthimin e klimës së mirëkuptimit dhe për të ndaluar me mjete paqësore situatën e krijuar.
Everts siguroi se OSBE do të përpiqej për një klimë që do të bënte të mundur zhvillimet demokratike në Shqipëri.
Përfaqësuesit e opozitës shprehën qëndrimin e Partisë Demokratike se opozita megjithë veprimet antiopozitë të qeverisë së ardhshme kanë urgjencë me burgosjen politike të gjashtë ish zyrtarëve të lartë që janë angazhuar në procese të tilla si akuza kushtetuese, pa varisht përpjekjeve të qeverisë për ta përjashtuar opozitën nga një proces i tillë.
Takimi kaloi në një atmosferë miqësore.
Protestuesit para vilës së Nanos (majtas)
Vila e ish - kryeministrit Shehu, më pas e ish - presidentit Alia tani rezidenca e Fatos Nanos (djathtas)
Protestuesit para vilës së Nanos (majtas). Vila e ish-kryeministrit Shehu, më pas e ish-presidentit Alia tani rezidenca e Fatos Nanos (djathtas)