Mbi 500 të arrestuar ditën e 31 gushtit
Fatos Nano urdhëron ndalime dhe arrestime të qytetarëve mbi kritere politike
NË FAQEN 7
Na kërcënuan me tyta e automatikëve
Policia keqtrajton anëtarët e PD, po vinin në tubimin e 31 gushtit
NË FAQEN 7
Avokati: Prokurori ushtarak ilegjitim
Përfaqësuesi special i KE-së, Papakonstantinu merr takim me avokatin Kreshnik Spahiu
NË FAQEN 7
Protestat kërkojnë fundin e Nanos
Kryeministrit i dridhet karrigia. Lirimi i të burgosurve politikë, objektivi i parë, por jo i fundit i demokratëve. E premtja ora e provës së madhe
Shanset për Nanon kanë mbaruar
Nga Astrit PATOZI Fatos Nano dha sinjale të forta tërheqjeje dhe tani po kërkon një rrugë shpëtimi për qerren e tij qeveritare në buzë të greminës, pas shpërthimit të protestave masive të demokratëve në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë. Stafi i ngushtë i Nanos dhe shtypi afër tij thanë se kryeministri po përpiqet të gjejë module e nevojshme juridike për të shpëtuar faktin që e ka zënë për gryke në kohën që të gjithë po drejtojnë tek ai gishtin, si fajtor i vetëm për arrestimet e 22 gushtit. Kryeministri dhe klani mafioz afër tij dukej tani tepër i penduar, jo për konsekuecat që do të kishin shqiptarët me rikthimin e burgjeve politike në vend, por me traditën e paparishueshme që ka pasur pushteti dukej tani tepër të penduar, jo për konsekuencat në vend, por me tronditjen e papriturshme që ka pësuar pushteti i vet. Tani nuk ka më asnjë dyshim se akuzat e drejtpërdrejta të opozitës për Fatos Nanon janë plotësisht të motivuara. Pavarësisht përpjekjeve të tij të dëshpëruara për të inkriminuar bashkëpunëtorë të tij të afërt dhe le largë si shkaktarë të arrestimeve të mesnatës që i prishën gjumin të gjithë shqiptarëve, askush nuk dyshon më se gjithçka është bërë jo me dijeni, por me urdhër të kryeministrit. Edhe fëmijët e Tiranës e dinë se Sabi Brokaj, i cili ishte i gjithëpushtetshëm gjatë masivit të vitit të kaluar, tani vuan statusin e limontit të shtyrdhur, që nuk dëgjohet nga askush prej strukturave të forta qeveritare. Të gjithë e dinë se pavarësisht se nuk mund ta thotë vetë publikisht, Gramoz Ruçi, nuk ka as këllqe e dhunë dhe as pushtetin e dikurshëm për të mbajtur mbi supe barrën e nënshkrimit të rikthimit të kohërave me të burgosur politikë në Shqipëri. Kurse Mejdan, i cili mund të akuzohet si bashkëkautor për meselekun e tij dhe si i implikuar në keqeverisjen e vendit për shkak se ka pranuar rolin e pështirë të Presidentit kukull, ka qenë i vetmi prej të lauruarve të Nanos që është distancuar publikisht prej autorësisë së drejtpërdrejtë në arrestimet e 22 gushtit. Kështu Nanos i ka mbetur në dorë karta e spostimit të krimit dhe të gjithë të luhatshme e perëndimit në Tiranë kanë mbetur të shokuar nga mënyra e pacipë që ka zgjedhur kryeministri për t’i mashtruar. Janë pikërisht këto arsye që protestat e ndezura të kryeqytetit ndalojnë dhe elektrizohen para zyrës apo shtëpisë së kryeministrit dhe thirrjet e demokratëve në të gjithë vendin drejtohen për shpërndarjen dhe rrëzimin e Fatos Nanos. Tani ai gjendet më i zbuluar se kurrë para shqiptarëve dhe para Perëndimit si njeriu që mban përgjegjësinë e plotë për të gjithë të këqijat që e pllakosën Shqipërinë që prej fillimit të vitit të kaluar. Dhe tani që furmat po lëvizin të vendosura dhe të frikshme nën ritmin e baketës së opozitës, Fatos Nano duket se i ka dëgjuar të gjithë shanset për ruajtjen e kolltukut të tij. Po ku gabohet kryeministri kur kërkon hapësira juridike për 6 të arrestuarit, si shpresë për t’u hequr e klimës së acaruar politike në vend? Së pari, askush nga demokratët dhe qytetarët e lirë të këtij vendi nuk ia fal Nanos përpjekjen për të rikthyer diktaturën me të gjitha kapacitetet e saj të tmerrshme në Shqipëri. Për protestuesit “e suar”, siç thotë një gazetë e afërt me Nanon, kryeministri duhet të përgjigjet për rikthimin e burgjeve politike si në kohën e Hoxhës dhe të Alisë. Fatos Nano u tha gabi syzme milionë të persekutuarve politikë nga diktatura komuniste se ai mund t’i vriste sërish pa gjyq, mund t’i burgoste për ide e tyre antikomuniste dhe mund t’i internonte sërish ashtu siç ka bërë babai i tij shpirtëror dhe babai i tij i vërtetë njëherë e një kohë. Sigurisht që kjo shtresë, me mijëra plagë dhe vite burgue mbi supe që ka toleruar një herë në fillim të viteve 1990 në emër të ideve me të larta dhe i është shmangur hakmarrjes politike, këtë radhë ndihet dyfish e poshtëruar. Ata dhe të tjerë që kanë vuajtur njësoj jo më larg se 7 vjet më parë nga paraardhësi e kryeministrit të sotëm dhe nga vetë Fatos Nano, nuk mund t’ia falin atë kursetë kë të fundit, madje do t’i kujtojnë edhe historitë e vjetra, ashtu si u burgosuri të sotëm, që në rast përsëritje i shtohen edhe krimet e para. Ndaj edhe demokratët nuk mund të motivohen më në protestën e tyre të fuqishme vetëm me lirimin e të burgosurve politikë, i cili gjithsesi mbetet objektivi parësor i tyre. Por nëse Shamata, Çela, Zhulali dhe të tjerë do të lirohen pas një kohë pa kuptuar në fillim, përveç atij që drejton nga i biri i prokurori i Përgjithshëm e Hoxhës, që të formulojë akuzën gjyqësore, askush nuk mund të ndjejë lehtësim për gjeneratën e kësaj dhe të drejtojë sërish qeverinë. Nëse Shamata, Çela, Zhulali, Rama, Milosmani dhe Lusha janë sot në burg për “krime kundër njerëzimit” që kanë bërë në tentativë, Fatos Nano e ka konsumuar plotësisht krimin, ku kanë mbetur mijëra shqiptarë të vrarë, të plagosur, të lënduar e të fyera, dhe që kanë rrezikuar që të gjithë të humbasin lirinë e tyre. (Vijon në faqen 3)
Protestë e fuqishme kundër neodiktaturës
Thirrje e “Bashkimit për Demokraci”: Të premten, të gjithë në sheshin “Skënderbej”
“Bashkimi për Demokraci” i bën thirrje të gjithë shqiptarëve të ndershëm që besojnë tek liria dhe vlerat e saj, nacionalistëve të vërtetë që aspirojnë për një Shqipëri në liri, të djathtëve kudo që ndodhen në Shqipëri, të bashkohen me qytetarët tiranas, ditën e premte, më datë 4 shtator, ora 18.00 në Sheshin “Skënderbej” në protestën e tyre kundër diktatorëve të tu që qeverisin, të kuq që pasi morën pushtetin me dhunë, nuk rreshtin së aplikuari ndaj opozitës platformën e saj.
Patriotë nga gjithë Shqipëria!
Të mblidhemi të premten, në ora 18.00 në Sheshin “Skënderbej” për t’i thënë jo hakmarrjes politike, jo vrasjeve dhe gjyqeve politike ndaj opozitës!
Të jemi të gjithë së bashku në mbrojtje të idealit tonë demokratik, në mbrojtje të vlerave reale të demokracisë, për paqen e kombit!
Bashkë për të mbrojtur lirinë!
Nesër do të jetë vonë!
Të gjithë, kundër dhunës qeveritare
Të enjten, protesta të mëdha në Durrës dhe Elbasan
Ditën e enjte me datë 03.09.1998, ora 18 00 “Bashkimi për Demokraci”, organizon mitingje të mëdha në Durrës dhe në Elbasan për të protestuar
kundër burgosjeve politike të opozitës, kundër qeverisë Nano, kundër dhunës qeveritare, terrorit, varfërisë, korrupsionit dhe pasigurisë në vend.
Ftohen të gjithë qytetarët durrsakë dhe elbasanas të bashkojnë pa frikë zërin e tyre të protestës me gjithë Shqipërinë për t’i rikthyer Durrësit, Elbasanit dhe gjithë Shqipërisë lirinë dhe demokracinë.
Kurth antilazarat i qeverisë Nano
Lazarati nuk do ta lejojë kthimin e Kakavijës në portën nga hyn kontrabanda bashkë me antishqiptarizmin
Deklaratë e PD-së për situatën e rëndë krijuar në Lazarat të rrethit të Gjirokastrës
Partia Demokratike e Shqipërisë deklaron se:
PDSH denoncon kurthin komunist që klika e Fatos Nanos i ka përgatitur Lazaratit dhe banorëve të tij të mrekullueshëm, të shquar në historinë e kombit për ndjenjën e lartë të atdhedashurisë, trimërinë e mençurinë, për qëndresën ndaj persekutimit komunist dhe klikës së Fatos Nanos.
Klika e Nanos me kurthin anti Lazarat dëshmoi edhe një herë fytyrën e vërtetë të krimit, atë të miletit politik, të luftës së paskrupullt kundër kundërshtarëve politikë, pa kursyer as edhe eliminimin fizik. Edhe herë të tjera në Lazarat Kryeministri Nano ka provokuar gjakderdhjen, duke arrestuar dhjetëra e Lazaratit pa kurrfarë motivi, duke i kërcënuar ata, duke i hequr nga puna dhe duke u sulmuar bizneset që ato mezi i ngritën në vitet e demokracisë.
Pasi dështoi kursi në Shkodër, ajo ju rikthye, ashtu siç kishte njoftuar ditë më parë një gazetë shoviniste greke. Fshati i Lazaratit është një shtrëngë e vlerave të demokracisë në Shqipëri, një vatër e fuqishme e ruajtjes së krenarisë kombëtare dhe një barrierë e pakapërcyeshme për të gjitha ata banditë qeveritarë që përpiqen ta shndërrojnë Kakavijën në portën e kontrabandës dhe krimit ekonomik shqiptar. Por Lazarati dhe Gjirokastra nuk do të lejojnë kurrë, që nga kjo portë bashkë me kontrabandën, qeveria Nano ka sjellë edhe antishqiptarizmin dhe shovinizmin e qarqeve ekstremiste greke.
PDSH përbuz insinuatat që qeveria shqiptare ka anonçuar me anë të medias që ajo kontrollon dhe efton atë le mos provokojë më Lazaratin, le bëjë dora nga gjakderdhja dhe nga përdorimi i metodave të sigurimit të shtetit.
KE e shqetësuar për arrestimet
Avokati i ish-ministrit të Brendshëm, Arben Ristani i konsideron të paligjshme hetimet nga një prokurori ushtarake
NE FAQEN 7
Kryeterroristi Qibini kurdisi planin ogurzi
Drejtori i policisë kërkon t’ia veshë krimin Lazaratit. Arrestohen disa të rinj lazaratas të cilës lirohen pas pak. I ati i viktimës ia kërkon gjakun kryeterroristit që komandon policët
Postblloku i policisë vret të riun nga Libohova. Bllokohet rruga nacionale Gjirokastër-Kakavijë
NE FAQEN 4
Turqia, e shqetësuar për arrestimet politike
Berisha pret ministrin e shtetit turk, Yucel Seckiner
Kryetari i PDSH, Sali Berisha, priti dje, në Selinë Qendrore të PDSH, ministrin e shtetit turk, Yucel Seckiner.
Që në fillim të takimit ministri i shtetit të Republikës Turke, Yucel Seckiner i tha Kryetarit të PDSH prof. Dr. Sali Berishës se: “vij për t’ju takuar me porosi të Presidentit turk Demirel dhe Kryeministrit Yillmaz dhe për t’ju përcjellë përshëndetjet e tyre me të përzemërta dhe miqësore”.
Ai tha se Turqia është e gatshme të japë çdo lloj ndihme për përparimin e Shqipërisë, për të ndihmuar atë dhe në mënyrë të veçantë për të ndikuar në gjetjen e një zgjidhjeje politike për Kosovën.
Prof. Dr. Sali Berisha e falenderoi mikun turk për vizitën dhe vlerësoi lart miqësinë shqiptaro-turke, kontributin që Presidenti Demirel dhe kryeministri Yillmaz kanë dhënë dhe japin në forcimin e kësaj miqësie.
Prof. Dr. Sali Berisha tha mikut turk se do të dëshironim që Presidenti Demirel dhe Kryeministri Yillmaz të ushtronin autoritetin e tyre duke insistuar akoma më shumë pranë instancave ndërkombëtare për gjetjen e një zgjidhjeje të çështjes së Kosovës, populli i së cilës po sakrifikohet po jeton ditë shumë të vështira.
Zoti Seckiner shprehu interesimin dhe shqetësimin e tij mbi situatën e rënduar politike në Shqipëri, arrestimet e 6 ish zyrtarëve të lartë të shtetit.
Kryetari i PDSH e informoi zotin Seckiner për zhvillimet e fundit politike në Shqipëri, për tensionimin e klimës politike dhe për arrestimet politike të 6 ish funksionarëve të lartë të shtetit dhe të Ushtrisë Shqiptare nga klika e Nanos e cila po shndërron Shqipërinë në vendin e burgjeve politike dhe arrestimeve si në kohërat e diktaturës komuniste.
Zoti Berisha e informoi ministrin e shtetit turk se deklarimi i Shqipërisë nga qeveria aktuale si një vend i terrorizmit islamik, është një njollë që qeveritarët tanë i vënë vendit të tyre duke ndikuar në largimin e investitorëve dhe të investimeve, duke krijuar një izolim për Shqipërinë.
Takimi kaloi në një atmosferë tepër miqësore.
Pushteti i dhunës nuk hedh rrënjë