04/09/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

4 shtator 1998

Të gjithë në sheshin “Skënderbej”

Sot, prova e re e demokratëve kundër neodiktaturës “Bashkimi për Demokraci” bën thirrje të gjithë shqiptarëve të ndershëm që besojnë tek liria dhe vlerat e saj, nacionalistëve të vërtetë që aspirojnë për një Shqipëri në liri, të gjithë atyre që ndodhen në Shqipëri, të bashkohen me qytetarët e Tiranës, sot, me datë 4 shtator, ora 18.00 në Sheshin “Skënderbej” në protestën e tyre kundër diktatorëve të kuq që pasi morën pushtetin me dhunë, nuk rreshtin së aplikuari ndaj opozitës platformën e saj. Patriotë nga gjithë Shqipëria! Të mblidhemi sot, në ora 18.00 në Sheshin “Skënderbej” për t’i thënë jo hakmarrjes politike, jo vrasjeve dhe gjyqeve politike ndaj opozitës! Të jemi të gjithë së bashku në mbrojtje të idealit tonë demokratik, në mbrojtje të vlerave reale të demokracisë, për paqen e kombit! Bashkë për të mbrojtur lirinë! Nesër do të jetë vonë!

Shqipëria në revoltë: Shporru Fatos Nano!

NE FAQEN 2

Terrorizmi që vjen nga zyrat qeveritare

Kuraji i terrorizmit që po ndjek qeveria Nano ndaj opozitës u shfaq më shumë se kurrë dy ditë më parë në sulmin policor ndaj një fshati demokrat, që është ali i Lazaratit të rrethit të Gjirokastrës. Ndërkohë që përballë PD-së dhe pjesës tjetër të opozitës është një qeveri që sundon dhe jo qeveris, që terrorizon dhe jo vendos qetësinë, opozita shqiptare është vënë në lakun e protestave paqësore dhe parimeve demokratike për marrjen e pushtetit, apo thjesht për rrëzimin e një qeverie që ka kaluar edhe epitete më negative që mund të jepen për një qeverisje. PD në një konferencë shtypi, dje, është deklaruar edhe njëherë kundër akteve terroriste dhe elementeve kriminale, çfarë do të thotë, njëfarë debati me pozitën e cila nga ana e vet ia vesh gjithë aktet kriminale opozitës. Një deklarim i tillë bëhet përballë një pushteti që në thelb është kriminal, që përzgjedh për rradhët e veta elementë kriminalë dhe ndërton qeverisjen e vet mbi një frymë kriminale, që e shpërndan pa pikë mëshire edhe tek qytetarët e vet. A ka jetë shqiptare diku sot, aty ku shkel qeverisja që nuk është pushtet me një zgjidhje kriminale? Ç’dallim ka arritur të bëjë PD mes hajdutëve me maska, apo vrasësit me maska dhe ministrit të Brendshëm të Shqipërisë, i cili deklaron ditë e natë rreth TV shtëpive se njerëzit në Tiranë i pret vdekja në mbasdite e 31 gushtit? Pse u dashka që demokratët së Tiranës deri aty sa të mendonjnë për një çast, se dikush nga pala tjetër që është në krye e qeverisjes e paska me sinqeritet luftën kundër kriminalitetit, kur brenda një viti janë vrarë, apo gjykuar një numër minimal kriminelësh, ndërkohë që janë vrarë, apo plagosur dhjetëra demokratë, herë nga segmente direkt të shtetit e herë nga banda që marrin frymë për guximin e Fatos Nanos. Vërtet 31 gushti e kaloi vitin mbi demokratët shqiptarë dhe dyqetarët e tjerë të këtij vendi, ka ndodhur persekucioni me i madh nga segmentet e SHIK dhe policisë. Në ambientet e komisariatit numër 3, kanë qenë të arrestuar pa paraditen e kësaj date, mbi 50 vetë. Më tej me se fare janë në ndalëhur në të gjitha komisariatet e Tiranës, apo në periferi e saj, si në Durrës, Fushë-Krujë etj. Përgatitë rrugës Shkodër-Tiranë janë kthyer në drejtim të Shkodrës, me dhjetëra vetë, kryesisht nga Tropoja, Kukësi, Burreli, Shkodra, Laçi etj. Dy ditë më vonë segmente e Sigurimit të Shtetit hodhën një trokitje në P-S së Shkodrës dhe dy netë më parë edhe në PS e Lezhës. Pas dashit të re mbihit e Lazaratit, ata janë gati të bëjnë ndonjë pretekst tjetër, por ato të lëvizjeve, për nga ajo që u marrin, janë të burgosur. Në çdo rast që u marrin njerëz, që të burgosen. Në çdo rast e kanë të qartë se u kanë, bile nuk kanë trupat e tyre, por u kanë e kanë. Në atë çast, që nuk marrin asnjë marrëveshje me të dhëna, pas jetën, shtetin terroris u tyre me deklarimet e ministrit të Brendshëm dhe të Ministrisë së Rendit, shkon në drejtim të Brendshëm, para mitingut e 31 gushtit. Ish-zyrtarët e lartë të PD-së u arrestuan në mëngjes e natës, nënherë ende PD i duhet të deklarojë kundër hajdutëve të kësaj e tjera. Opozita e ka të qartë se kush është hajdut, kush është kriminal, kush është edhe në qeverisje, kush u takon atyre kush është mafiozi. Ata janë të njëjtit e Partisë Socialiste, rreth 500 metra nga selia e PD-së, në selinë e Ministrisë së Brendshme, 300 metra nga selia e PD-së, në Kryeministri, 50 metra nga selia e PD-së dhe në Parlament, 50 metra nga selia e PD-së. “RD”

Dje, mitingu në Elbasan

Pollo dhe Demi në Itali

Delegacioni i PD-së, në mbledhjen e Komitetit Drejtues të EDU-së Një delegacion i Partisë Demokratike, i përbërë nga nënkryetari i PD-së, zoti Genc Pollo dhe sekretari i marrëdhënieve me jashtë, zoti Leonard Demi, kanë bërë një vizitë në Itali për të marrë pjesë në Mbledhjen e radhës së Komitetit Drejtues të EDU. Kjo mbledhje e rëndësishme e partive anëtare të EDU-së, do të marrë në shqyrtim situatën në Ballkanin Perëndimor. Delegacioni i PD-së, do të kërkojë e Komitetit Drejtues të EDU-së, me të tre përfaqësuesit për situatën politike në Shqipëri dhe krizën e rëndë që ka përfshirë vendin si dhe do të paraqesin opinionet e Partisë Demokratike dhe qëndrimet e saj rreth faktoreve të krizës dhe rrugëve për daljen prej saj. Vizitë qëndrim në Itali, zëritjen Pollo dhe Demi do të kenë takime me përfaqësues të partive politike të nivelit të lartë të Italisë dhe përfaqësues të delegacioneve të partive të tjera simotra. NE FAQEN 4

Lazarati është bastion i pamposhtur antikomunist

PD denoncon strategjinë e terrorit ndaj zonave që kanë votuar kundër PS NE FAQEN 3

Bllokohet për një orë rruga nacionale Durrës - Tiranë

Banorët e Qafëzotajt protestojnë për mungesën e ujit. Paskal Milo ikën me makinën e tij terrorizuar NE FAQEN 7

Eksplozivin në Lezhë e kanë vënë SHIK-asit

Kryeministri urdhëron akte terrori për të inkriminuar opozitën NE FAQEN 7

Nano synon konsolidimin e diktaturës me procese politike

Kolonel Sokol Mulosmani shkruan sërish nga qelia e burgut Nëpërmjet rrugëve ligjore kam denoncuar shkeljet e renda ligjore që janë bërë nga prokuroria dhe drejtuesit e lancuar në gjyqore... NE FAQEN 4

Asnjë provë kundër Blerim Çelës

Avokati i ish-kryetarit të Shtetit, Alfred Abedullai, e konsideron absurdë akuzën e ngritur ndaj klientit të tij Ndalimi i kryer në mes të natës 22.08.1998, i ish-deputetit të parlamentit dhe një nga drejtuesit kryesorë të Partisë Demokratike, ish-Kryetari i Kontrollit të Shtetit... NE FAQEN 3

Neokomunistët përgatisin Rajshtagë

PD dënon aktin terrorist kryer ndaj selisë së saj në Lezhë dhe selive të partive të tjera Partia Demokratike dënon aktin terrorist të kryer ndaj selive të disa partive, përfshi edhe atë të Partisë Demokratike në Lezhë. PDSH, pas këtij akti terrorist që vjen atëherë para disa ditëve në Shkodër, shprehet dyshim se saj se kemi të bëjmë me politikën e Rajshtagëve, për të cilën neokomunistët janë krenarë. Ata pasi dogjën vitin e kaluar me urrejtje selitë e PD-së dhe tani s’kanë ç’të djegin, kërkojnë të nxjerrin në skenë Lybket zjarrvënës.

OSBE: Shqetësim dhe mosbesim tek qeveria shqiptare

Këshilli i Përhershëm i OSBE-së, diskuton arrestimin e gjashtë ish-zyrtarëve të lartë të qeverisjes demokratike OSBE deklaron se arrestimet e fundit kanë shkaktuar shqetësim dhe mosbesim tek qeveria shqiptare. Në një deklaratë bërë nga zëdhënësi i saj në Tiranë, pas një diskutimi mbi Shqipërinë në Këshillin e Përhershëm të kësaj organizate, lidhur me tubimet antiqeveritare dhe arrestimet, deklarohet se kjo organizatë e mbështet sinqerisht qeverinë shqiptare. Lidhur me arrestimet, deklarata thotë se komisioni i përhershëm arriti në konkluzionin se ato kanë ngjallur shqetësim dhe mosbesim ndaj qeverisë. Ndërkohë OSBE shpall hapur qëndrimin e saj ndaj prokurorisë shqiptare tek ka sugjeruar vëzhgues ligjorë ndërkombëtarë të vlerësojnë se procedimet kundër ish-zyrtarëve të lartë të qeverisjes demokratike. Vëzhguesit e arrestimeve dhe pavarësia e prokurorisë duhet të provohen, thekson deklarata. Po ashtu, OSBE përmend të sigurojë se ky proces nuk do të vijohet në ndikimin me një nga politika. Gjithashtu deklarata u bën thirrje palëve, të shmangin provokimet.

Korça, Durrësi dhe Shijaku: Të largohen Nano

Vazhdojnë protestat në të gjithë Shqipërinë “Bashkimi për Demokraci” organizon nesër në orën 11.00 në sheshin qendror të qytetit të Korçës dhe të dielën në Shijak, në orën 11.00 dhe Durrës në orën 18.00, protesta popullore kundër diktaturës, përmbysjen e qeverisë së Nano, për lirimin e të burgosurve politikë, hapjen e televizionit shtetëror dhe mbrojtjen e demokracisë.

Viti VIII I botimit Nr. 166 (2025) E PREMTE 4 SHTATOR 1998 Çmimi: 20 lekë 1000 lireta 250 dhrahmi

Miting i jashtëzakonshëm i demokratëve në Elbasan: Dhjetëra mijëra elbasanas në kor: “Ta heqim qelbësirën”. Sot dita e Tiranës. Gjithë kryeqyteti në sheshe dhe në rrugë kundër tiranit