05/09/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

5 shtator 1998

Merret me furgon policie kryeredaktori i "RD"

Policët shoqërojnë forcërisht për në prokurorinë e Tiranës, drejtuesin e gazetës "Rilindja Demokratike", Astrit Patozi Dy orë hetuesi për një padi të ministrit të Financave, Arben Malaj. Pas kthimit nga prokuroria, Kryeredaktori i "RD", gjen në zyrë një "fesë" nga gjykata e Tiranës, ku i kërkohet që të shkojë si i pandehur të hënën për një padi të nënkryetarit të Parlamentit, Namik Dokle NE FAQEN 4

Tirana: Qërohu Nano!

Mijërat e protestuesve kërkojnë rrëzimin e qeverisë dhe lirimin e të burgosurve politikë. Stuhia demokratike vazhdon nga sheshi përpara Ministrisë së Brendshme dhe Kryeministrisë NE FAQEN 3 Sheshi "Skënderbej" si në vitin 1991. Mbi 100 mijë protestues mbushin sheshin dhe bulevardin kryesor të kryeqytetit: “Ta shpërrojmë, ta shpërrojmë, ta shpërrojmë qelbësirën” Bllokoni vrasësit e njerëzve [?] LIRONI TË BURGOSURIT POLITIK NDAL BURGOSJE POLITIK

Të djathtët e Evropës: Mbështetje e fortë për PD-në

Këshilli Drejtues i EDU-së diskuton për Shqipërinë Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të EDU-së ku ishin të pranishëm nënkryetari i PD-së, Genc Pollo dhe sekretari për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Leonard Demi kriza e rëndë në Shqipëri ishte një nga pikat e rëndësishme që u diskutua. Pollo paraqiti situatën në vend, krizën ekonomike, vjedhjen qeveritare, goditjen

forte për PD-në

forte ishin të pranishëm ndërkryetari i PD-së, Genc Pollo dhe sekretari për Marrëdhënie në vend, krizën ekonomike, zhvillimin qeveritare, goditjen ndaj demokratëve, arrestimin e 6 funksionarëve të lartë të PD-së. Diskutimi i Pollos u prit me interes dhe pas fjalës së tij pati mjaft diskutime lidhur me këto situata të rënda në Shqipëri. Më pas gjatë një takimi të drejtuesve të PD-së, me Saul Nishinte, zv.kryeministër i Finlandës dhe Sekretarin e EDU-së Aleksis Wintoniak, të dy këta, theksuan mbështetjen e EDU-së për PD-në në këtë kushte shumë të vështira që ajo po kalon dhe konfirmuan dërgimin e një Misioni faktmbledhës në Shqipëri për të përcaktuar hapat e mëtejshëm ndaj qeverisë Nano. Një anëtar i Komitetit Drejtues u shpreh se për “krime kundër njerëzimit” të mbetura në tentativë mund të akuzohen vetëm drejtuesit politikë të Amerikës, Rusisë, Anglisë apo Kinës, që zotërojnë armët bërthamore. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Popullore Austriake, Otmar Krah, e drejtuar nga zv/kancelari Shyzel u shpreh se këtë çështje do ta trajtonin në nivel parlamentar dhe qeveritar. Përfaqësuesi i Partisë Konservatore Britanike Richard Normington, dhe Sekretari Ndërkombëtar e Partisë Konservatore Suedeze Eva Gustavson, njoftuan zotin Pollo se Delegacioni West Minster dhe Halmarson do të fillojnë së shpejti projekte bashkëpunimi me Partinë Demokratike Shqiptare. Në një takim që u zhvillua në Senatin Italian midis z. Pollo, Demi dhe Collaku i Forumit Studentor dhe Senatorit të Forza Italia, Jash Gawronski (zëdhënës i qeverisë së Berluskonit) ishte i pranishëm dhe përfaqësuesi i Forza Italia, avokati Pan-teleza. Z. Gawronski shprehu shqetësimin e madh të opozitës italiane për situatën në Shqipëri, për trafikun trans-Adriatik, për goditjen ndaj opozitës shqiptare dhe ndaj PD-së në veçanti, për këto gjëra opozita italiane do t’i diskutojë në Dhomën e Deputetëve dhe në Senat. Krahas të tjerave zotërinjtë Genc Pollo e Leonard Demi takuan Kryetarin e Grupit Parlamentar të Aleancës Nacional-le, Gustavo Selva, me të cilin diskutoi për të gjitha problemet e mësipërme, dhe u angazhua t’i ngrinte problemet në Parlamentin italian, në Këshillin e Europës e se do të vihet në Shqipëri me një grup kolegësh për të ndjekur nga afër situatën në vend. Në mbledhjen e Komitetit Drejtues të EDU-së, z. Pollo foli dhe për situatën në Kosovë dhe kërkoi ndërlidhjen e qëndrimeve të përbashkëta si dhe ndërhyrje ushtarake të NATO-s në Kosovë, si rruga e vetme për zgjidhjen e problemeve të Kosovës.

Everts: Mitingjet pagësore janë të ligjshme

Berisha priti në selinë e PD-së ambasadorin e OSBE-së Everts: Mitingjet pagësore janë të ligjshme Kryetari i PD tha se opozita është e vendosur të konsumojë të gjitha mjetet pagësore, po aq sa është e vendosur të mbrojë liritë me të gjitha mjetet Kryetari i PD-së, Sali Berisha, priti dje në selinë e PD-së ambasadorin e OSBE-së në Tiranë, Dean Everts, me kërkesën e këtij të fundit. Në takim u diskutua për gjendjen e rëndë politike në vend dhe për klimën konfliktuale të krijuar pas arrestimit të 6 ish-zyrtarëve të lartë të qeverisë demokratike. Berisha i tha zotit Everts se shqiptarët janë shumë të revoltuar me qeverinë e Fatos Nanos, ata po kërkojnë në mënyrë masive dorëheqjen e saj dhe se opozita nuk do të lejojë kurrë burgjet dhe proceset politike në Shqipëri. tha Berisha, duke theksuar se ndërkohë ajo është po aq e vendosur të mbrojë liritë me të gjitha mjetet. Zoti Everts tha në takim se OSBE është shumë e shqetësuar për klimën e rënduar politike në Shqipëri dhe kërkoi rivendosjen e dialogut mes forcave politike. Zoti Everts tha se OSBE i mban me forcë monitorimit të procesit të 6 ish-zyrtarëve të arrestuar, për të cilin tashmë është shprehur. Ambasadori i OSBE e quajti ndërkohë të papranueshëm rolin e Radiotelevizionit Shtetëror për të gjitha zhvillimet politike në Shqipëri. Kryetari i PD-së, Sali Berisha i kërkoi zotit Everts që OSBE-ja të dënojë veprimet, e cila i ka mohuar opozitës të marrë në Tiranë të drejtën themelore për t’u tubuar dhe për arrestimin e aktivistëve dhe simpatizantëve të PD-së gjatë mitingjeve pagësore. Zoti Everts theksoi në takim se e drejta e qytetarëve për t’u tubuar në mitingje pagësore është një e drejtë e pacenueshme.

Durrësi nesër në shesh

Bashkimi për Demokraci organizon nesër në Durrës në orën 18.00, protestë të madhe populore kundër diktaturës, përmbysjen e qeverisë Nano, për lirimin e të burgosurve politikë, hapjen e televizionit shtetëror dhe mbrojtjen e demokracisë. Vazhdojnë protestat në të gjithë Shqipërinë Durrësi përsëri në shesh

Në Shqipëri ka hakmarrje politike dhe jo reforma

Intervistë e ish-Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes, William Perry PERRI: E kam njohur zotin Zhulali, kur ai ishte ministër i Mbrojtjes dhe mund të them se ka punuar me përkushtim të madh për Shqipërinë. Do të kisha dashur t’i shoh shqiptarët të shkojnë përpara dhe jo të kryejnë akte që i bëjnë të humbin arritjet që tashmë i kanë bërë. NE FAQEN 2

Komisar Qebini vret specialët për kafenenë e Finos

Komisari i Gjirokastrës ka kërkuar që tanket e garnizonit të qytetit të sulmojnë Lazaratin Komisar Qebini ka luftuar kundër Lazaratit për kafenë kontrabandë të Bashkim Finos. Megjithëse nuk kishte asnjë këmbë se kafeja e Finos ka përfunduar në Lazarat, komisari i policisë së Gjirokastrës, Qebini, bashkëpunëtor i ngushtë i zëvendëskryeministrit në kontrabandë, i ka urdhëruar specialët e Tiranës që të rrethojnë fshatin dhe të marrin kafenë. Megjithëse policët e Gjirokastrës e njihnin shumë mirë komisarin e tyre si një bandit, dhe rrjetin e kontrabandës së Bashkim Finos nuk kanë pranuar të shkojnë në një operacion të tillë, Qebini një gjë të tillë e ka realizuar në kurriz të forcave të RENEA-s duke bërë që tetë prej tyre të plagosen as më shumë e as më pak se sa për kontrabandën e Bashkim Finos dhe komisarin Qebimit. Pas plagosjes së specialëve çmenduria e komisariatit të Gjirokastrës ka shkuar edhe më tej. Ai ka kërkuar nga komandanti i garnizonit të Gjirokastrës që tanket e garnizonit të Gjirokastrës të sulmojnë me tanke dhe autoblinda pasi kishte urdhër nga lart për një gjë të tillë. Komandanti i garnizonit e ka hedhur poshtë një kërkesë të tillë dhe nuk ka pranuar që armët e garnizonit të dalin kundër një fshati. Pas plagosjes së specialëve dhe pasi drejtuesit e RENEA-s janë njohur me arsyet e luftës së bërë një sherri i madh mes komisarit dhe drejtuesve të specialëve. Komandanti i tyre e ka quajtur me radio Qebinin duke e akuzuar atë si shkaktar të plagosjes së policëve të repartit të vet. Ndërkohë jo vetëm demokratët e Lazaratit por edhe socialistët e këtij fshati janë plotësisht të indinjuar nga sulmi i qeverisë me forca policore. Përfaqësues socialistëve kanë kërkuar që të zbardhet menjëherë kjo ngjarje dhe në rast të kundërt qeveria e Nanos të japë dorëheqjen si shkaktare e dramës që përjetoi ky fshat për disa ditë me radhë.

Djè, mitingu në sheshin “Skënderbej”

Sot Tirana në shesh për Nënë Terezën

Të mblidhemi të gjithë sot në sheshin "Skënderbej" në orën 17⁰⁰, për të përkujtuar shqiptaren më të madhe të të gjitha kohërave. Lutje qirinj dhe lule për Nënë Terezën