Apel i avokatëve të gjashtë ish-funksionarëve të PD, drejtuar komunitetit ndërkombëtar
NE FAQEN 4
Bojkot qeverisë: Duam bukë
Protestat ekonomike të punëtorëve kërçenojnë qeverisjen
NE FAQEN 5
Malaj kapitullon, përsëri taksa të larta
Kontrabanda, mungesa e investimeve, një pasqyrë e keqe për vendin
NE FAQEN 5
Nano bën gati valixhet
Qeveritarët pajisin me pasaporta dhe viza bodigardët dhe komitet e vitit të kaluar. Shumica i kanë dërguar gratë dhe fëmijët jashtë shtetit
Kaos në Ministrinë Rendit dhe në dikasteret e tjera. Askush nuk do të bashkëpunojë me kryeministrin e krimit dhe të burgjeve politike. Protestat afrojnë fundin e klikës
NE FAQEN 3
Nano, ora jote mbaroi
Protesta të fuqishme në rrugët dhe sheshet e Korçës, Librazhdit, Beratit, Gramshit dhe Përrenjasit. Mijëra banorë të këtyre qyteteve kërkojnë largimin e Nanos dhe rrëzimin e qeverisë
NE FAQEN 2
Bllokohet rruga nacionale
Kavaja vazhdon protestat kundër klikës së Nanos
Mijëra qytetarë të Kavajës, zhvilluan një procesion nëpër rrugët e qytetit duke kërkuar lirimin e të burgosurve politikë dhe të gjithë të burgosurve politikë dhe të burgosurve politikë, e poetit Halit Shamata. Protesta e demokratëve të Kavajës.
NE FAQEN 2
Tirana përkujton shqiptaren e madhe Nënë Tereza
Dje, në sheshin “Skënderbej”
Kalkuta, shtator 1997. Berisha bën homazhe para trupit pa jetë të Nënë Terezës. (Fotot botohen për herë të parë)
Dje, në sheshin “Skënderbej”. Kalkuta, shtator 1997. Berisha bën homazhe para trupit pa jetë të Nënë Terezës. (Fotot botohen për herë të parë)
Durrësi sot në shesh
Vazhdojnë protestat në të gjithë Shqipërinë
Bashkimi për Demokraci organizon sot në Durrës në orën 18.00, protestë të madhe popullore kundër diktaturës, përmbysjen e qeverisë Nano, për lirimin e të burgosurve politikë, hapjen e televizionit shtetëror dhe mbrojtjen e demokracisë.
Opozita, miting i madh në Peshkopi
Sot në orën 11, “Bashkimi për Demokraci” organizon në qytetin e Peshkopisë një miting të madh proteste për rrëzimin e klikës së Nanos, largimin e qeverisë dhe lirimin e të burgosurve politikë.
Vezë dhe domate kundër Milos në Peshkopi
Vezë të prishura dhe domate janë hedhur sot kundër ministrit të Jashtëm, Paskal Milo, ndërsa ai ishte në Peshkopi për të inauguruar hapjen e zyrës së OSBE-së në këtë qytet. Mijëra demonstrues paqësorë, nën thirrjet “Vdekje, Komunizmit”, “Ta shpëtojmë qeverisjen”, “Lironi vëllezërit tanë”, “Poshtë klika Nano-Milo”, “Poshtë tradhëtarët e kombit” kanë qëlluar me vezë të prishura dhe domate ministrin e Jashtëm Milo.
Në këtë protestë paqësore ka asistuar edhe ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Daan Everts, i cili ka parë nga afër neverinë që ka populli për klikën Nano-Milo jo vetëm në Tiranë, Elbasan, Kavajë, Shijak, por edhe në Diber dhe në gjithë Shqipërinë.
Është hera e parë që një ministër i Jashtëm në Shqipëri të qëllohet me vezë të prishura dhe domate.
Pse është armik i shtypit Malaj?
Replikë e detyruar me ministrin e Financave
NE FAQEN 3
Arbnori zgjidhet në Kembrixh
Mandela i Europës, zv.drejtor i Qendrës Biografike Ndërkombëtare
Njëkohësisht, Instituti Biografik Amerikan e fonë zotin Pjetër Arbnori të bëhet Anëtar i Kartës Themeluese të Intelektualëve Kryesorë të Botës.
Komisioni Parlamentar i të Drejtave të Njeriut nga koha e fundit këto dy letra nga Instituti Biografik Amerikan dhe Qendra Biografike Ndërkombëtare e Kembrixhit, Angli, që e emërojnë në mënyrë të veçantë deputetin, shkrimtarin dhe intelektualin, Pjetër Arbnorin.
Në letrën e drejtuar z. Arbnorit, Qendra Biografike Ndërkombëtare e Kembrixhit, Drejtori i Përgjithshëm i saj Nicholas S. Law, thuhet se është vendosur si rasti numri i dv[?]drejtove të përzgjedhshëm të kësaj Qendre me emrin që do vendi i botës të jetë i përfaqësuar në të. Kjo ftesë ju drejtohet ju personalisht me qëllim që të jeni zv.drejtor (ZBQN). Të jesh drejtor i QBN është një nga emërimet më të shquara në fushën e kërkimeve dhe të referencave, shprehjet ai.
Njëkohësisht, Instituti Biografik Amerikan i ka ftuar zotin Pjetër Arbnori të bëhet Anëtar i Kartës Themeluese të Intelektualëve Kryesorë të Botës. Kjo anëtarësi në Organizatën është e kufizuar për burrat dhe gratë që shquhen në mënyrë të jashtëzakonshme për intelektin dhe veprat që synojnë krijimin e një shoqërie më të mirë për të gjithë njerëzit, shkruan në letrën e tij z. M.Evans, President i Institutit Biografik Amerikan. Anëtarësia përfshin një medalje të shquar dhe vlerësimet më të larta, të punuar me ar 24 karatësh, për ju, si një anëtar i Intelektualëve Kryesorë të Botës.
Albina Karamitro vlerësohet në SHBA
“Jeni nga autoritetet më të shquara në botën e bankës dhe financës”
Përfshirja juaj në “Who is Who” është shumë e rëndësishme, shkruan Pellam [sic] përgëzimi juaj
Albina Karamitro, Doktore e Shkencave në Ekonomi, është zgjedhur në Librin e njerëzve të shquar në botën e Bankës dhe Financës për vitin 1998, Edicioni “Who is Who”, në “Banking & Finance”, është një prej publikimeve më të njohura profesionale në fushën e bankës, investimeve dhe financës.
Zoti John Pellam, President i Editorialit të drejtuesit zonës Karamitro: “Kam kënaqësinë që informoj se ju jeni zgjedhur personalisht për përfaqësim në edicionin “Who is Who in Global Banking & Finance” për vitin 1998.
Në emër të stafit botues, ju lutem pranoni urimet e mia, për identitetin Tuaj profesional, mbi bazë të të cilit u krye dhe përzgjedhja juaj”.
“Who is Who in Global Banking & Finance” është krijuar si një referencë për autoritetet më të shquara në fushën e bankës, financës, investimeve dhe të tjera fusha në relacion me to. Pavarësisht nëse kontributi juaj është në Amerikë, Europë, Azi, Lindjen e Mesme, ose të tjera rajonale të Globit, njerëzit e shquar të bankës dhe financës janë më të konsideruarit në nivele ndërkombëtare, nga kolegët e tyre, klientët potencialë, etj. Editoriali “Who is Who”, vlerësohen në vite, nga gazetarët, akademikë e punonjës, ndaj dhe për këtë fakt, shkruan Pellam në letrën e tij, përfshirja juaj në këtë editorial është shumë e rëndësishme.