10/09/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

10 shtator 1998

Të gjithë bashkë për të mbrojtur lirinë

Sot, miting i madh i ”Bashkimi për Demokraci” në Sheshin ”Skënderbej” “Bashkimi për Demokraci” u bën thirrje të gjithë shqiptarëve të ndërshëm që besojnë tek liria dhe vlerat e saj, nacionalistëve të vërtetë që aspir ojnë për një Shqipëri të lirë, të djathtëve kudo që ndodhen në Shqipëri, të bashkohen me qytetarët tiranas, sot, me 10 shtator, ora 18.00 në Sheshin “Skënderbej” në protestën e tyre kundër diktatorëve të kuq që pasi morën pushtetin me dhunë, nuk reshtin së aplikuari ndaj opozitës platformën e saj. Patriotë nga gjithë Shqipëria! Të mblidhemi sot, në ora 18.00 në Sheshin “Skënderbej” për t’i dhënë jo hakmarrjes politike, jo vrasjeve dhe gjyqeve politike ndaj opozitës! Të jemi të gjithë së bashku në mbrojtje të idealit tonë demokratik, në mbrojtje të vlerave reale të demokracisë, për paqen, për kombin! Të gjithë bashkë për të mbrojtur lirinë! Nesër do të jetë vonë!

Tirana në shesh: Nano s’ka shpëtim!

Opozita paralajmëron reagimin më të ashpër për të mbrojtur rendin kushtetues. PD: ”Urdhëri për ngritjen e hetimeve është diktaturë” NE FAQEN 3

OSBE do të monitorojë gjyqin e Nanos

Ambasadori Daan Everts në selinë e PD-së. OSBE kundër ngritjes së hetimeve për të gjashtët Kryetari i PDSH-së, Prof. Dr. Sali Berisha dhe liderë të tjerë të “Bashkimit për Demokraci”, patën një takim me Ambasadorin e OSBE-së në Tiranë zotin Daan Everts. Në këtë takim Berisha dhe drejtuesit e partive të tjera të “Bashkimit për Demokraci”, i deklaruan Ambasadorit Everts se deklarimi i fundit i Fatos Nanos, për ngritjen e procesit gjyqësor dhe të hetimit për ngjarjet e marsit, mund të provokojë në Shqipëri një konflikt me pasoja të paparashikuara, për të cilat përgjegjësia direkte do t’i takojë Fatos Nanos. Nga ana tjetër ata i paraqitën fakte evidente për abuzimet dhe aktet terroriste i paraqitën fakte evidente për abuzimet dhe aktet terroriste kundër opozitës, dhe kërkuan që OSBE të mbajë qëndrim ndaj këtyre akteve. Liderët e “Bashkim për Demokraci”, i kërkuan Ambasadorit Everts që të monitorohet gjykimi i të burgosurve të ndërgjegjes dhe të monitorohet gjyqi i Nanos për Levante & Co. Sipas provave, të pakontestueshme që ka opozita, deklaratat e avokatit të tij për dokumenta të reja që provojnë pafajësinë e Nanos të sjella nga Italia, janë një gënjeshtër. Nuk ekziston asnjë dokument i tillë që të shfajësojë Nanon. Liderët e “Bashkimi për Demokraci” i thanë zotit Everts se ne kërkojmë nga ana Juaj që të monitoroni dosjen dhe të bëni publike këto pretendime për pafajësi. Nuk duhet harruar theksuan ata që Qazim Gjonaj, ish-kryetar i gjykatës së Tiranës, u hoq vetëm për motive politike ndërsa në vend të tij Nano emëroi Pajtım Hoxhën, nisur po nga motive politike. Ambasadori Everts nga ana e tij theksoi se ai nuk mbështet ngrirjen e hetimeve dhe procesit gjyqësor, ndaj gjashtë ish-zyrtarëve të lartë të PD-së, nëse të gjitha forcat politike nuk bien dakort për ngrirjen. Ai u zotua për monitorimin e procesit gjyqësor të të gjashtëve dhe të dosjes “Nano”. Ai dënoi gjithashtu dhunimin e të drejtave të opozitës nga ana e qeverisë, mosdhënien e lejeve për mitingjet paqësore të opozitës, duke e cilësuar atë si një shkelje të të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve. Sikundër Ambasadori Everts u angazhua për të monitoruar procesin gjyqësor të të gjashtëve. Ai gjithashtu u zotua për të monitoruar dosjen gjyqësore të Fatos Nanos, në procesin gjyqësor për ekzistencën ose jo të provave të reja në rihapjen e procesit gjyqësor për këtë çështje.

Tritol shtëpisë së deputetit të PD

Hidhet në erë shtëpia e deputetit të Lushnjes Bano, si dhe kinoteatri i qytetit ku do të zhvillonte punimet aktiv i jashtëzakonshëm SPECIALE NË FAQEN 4

Klani i Nanos kërkon shkarkimin e Tetës

Ministri i Brendshëm nuk zbat oi urdhërin për të qëlluar mbi protestuesit Pritet zëvendësimi i tij me një ”dorë të fortë që të shtypë demokracinë” Ministri i Brendshëm nuk zbat oi urdhërin për të qëlluar mbi protestuesit Klani i Nanos kërkon shkarkimin e Tetës Pritet zëvendësimi i tij me një ”dorë të fortë që të shtypë demokracinë” Ministri i Brendshëm, Perikli Teta, gjendet nën presionin e shtuar të fanatikëve të Fatos Nanos, të cilët po kërkojnë shkarkimin e tij dhe zëvendësimin me një “dorë të fortë për të shtypur demokracinë”. Klani i Nanos është tepër i pakënaqur me pasivitetin që sipas tij ka treguar policia në ditët e nxehta të protestave të demokratëve në të gjithë vendin. Burime të Ministrisë së Brendshme, bëjnë të ditur se Teta ka kundërshtuar urdhërin për të qëlluar mbi protestuesit paqësorë të ditëve të mitingjeve të forta të “Bashkimit për Demokraci”, pas arrestimit të të gjashtëve. Ky duket se ka qenë shkaku i ndarjes së fortë mes tij dhe klanit të Nanos, i cili po kërkon të zëvendësojë menjëherë Tetën. Gazeta e Partisë Socialiste, “Zëri i popullit” e sulmonte dje Socialiste, “Zëri i popullit” e sulmon dhe me gjuhë të ashpër ministrin e Brendshëm, i cili sipas saj duhet të ndiqte shembullin e Arben Malajt që dha dorëheqje të parevokueshme. Ndërkohë ikja e Tetës shikohet me dyshimin e largimit të Aleancës Demokratike nga koalicioni. Zëra brenda kësaj partie thonë se vetë Ceka është tepër i pakënaqur me qëndrimet e Nanos, por ai ka preferuar të heshtë për të folur në kohën e duhur. Gjithësesi, Nano është shprehur se nuk e ka të lehtë shkarkimin e Tetës, pavarësisht shtrimit të presionit të fanatikëve edhe mbi atë vetë. Më shumë se daljes së PAD-it nga koalicioni, kryeministri i druhet dekompozimit të faktit që ka pasur një urdhër për kriminalin për të qëlluar mbi protestuesit, i cili nuk është zbatuar prej Tetës. Në rast se ministri i Brendshëm do të shkarkohej, ai nuk do të nguronte të bënte publike të gjitha presionet që ka pasur nga klani i Nanos, por sidomos urdhërin për të qëlluar mbi demokratët, i cili na kujton Ramiz Alinë që urdhëroi të qëllohej për të mbrojtur bustin e Enver Hoxhës në vitin 1991. T.GJ.

Miting i madh në Shijak

Mijëra shijakas kërkuan shpalljen e Fatos Nanos NE FAQEN 3

Sulmohet me armë Komisariati i Laçit

Kurbin, mbi 30 minuta luftë mes uniformave blu dhe personave të panjohur Sulmohet me armë Komisariati i Kur bin it. Sulmohet me armë Komisariati i Kurbinit. Mbrëmë rreth orës 19.00 një grup personash të panjohur kanë sulmuar me armë zjarri godinën e Komisariatit të Kurbinit në Laç. Uniformat blu i janë përgjigjur zjarrit me zjarr. Paraprakisht nuk ka të dhëna për të plagosur ose të vrarë. Beteja mes forcave të Komisariatit dhe grupit të njerëzve të panjohur ka vazhduar rreth gjysëm ore. Uniformat blu në godinën e tyre kanë rezistuar, çka ka bërë që grupi i njerëzve të armatosur të largohet nga godina e Komisariatit. Një burim nga Laçi tha mbrëmë vonë për “RD”-në se të gjitha institucionet shtetërore në Kurbin janë nën mëshirën e fatit, sepse policia nuk i ruan më. Uniformat blu janë mbyllur në godinën e Komisariatit me sa duket të vendosur për të mbrojtur godinën dhe për të siguruar atë. Nuk dihet motivi i sulmit me armë mbi Komisariatin dhe as identiteti i njerëzve të armatosur. Grupi që ka sulmuar me armë përbëhej nga rreth 10 persona, të cilët janë larguar pas rezistencës së policisë. Uniformat blu dhe godinat e Komisariateve në mjaft rrethe të vendit janë bërë objekt i sulmeve me armë nga grupe të ndryshme të armatosura. L.M.

Europa duhet të dëgjojë më shumë zërin e opozitës

Berisha zhvillon bisedime me delegacionin parlamentar zviceran Dje kryetari i PDSH Prof. Dr. Sali Berisha priti në një takim zotin Ernst Muhlemann, anëtarin e Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme të Zvicrës, kryetar i delegacionit zviceran pranë Këshillit të Europës, Këshillit Kombëtar i Zvicrës dhe delegacionin që ai kryesonte. Pasi falenderoi për pritjen, zoti Muhlemann u interesua për mendimin e shefit të opozitës mbi zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe për mënyrën dhe rrugët për nxjerrjen e Shqipërisë nga ky kolaps pa një luftë civile. Prof. Dr. Sali Berisha e falënderoi për vizitën si edhe interesimin e miqve zviceranë për zhvillimet në Shqipëri. Ai bëri një ekspoze të detajuar të keqtrajtimeve, përndjekjeve, vrasjeve të opozitarëve nga qeveria aktuale, foli për shanset që opozita i ka ofruar pozitës në mënyrë sistematike nga viti i kaluar e deri më sot, të cilat janë hedhur poshtë nga pozita. “Sot, - tha Prof. Dr. Sali Berisha, - Shqipëria ka një qeveri që nuk respekton ligjet. Nano, - vazhdoi ai, - grisi marrëveshjen e 9 marsit 1997, marrëveshjeve e kërkuar me insistim nga opozita e asaj periudhe, marrëveshje që nxorri Nanon nga burgu, që shpëtoi jetët e drejtuesve kryesorë të pushtetit të sotëm të cilët organizuan dhe udhëhoqën rebelimin e vitit të kaluar për të ardhur në pushtet. Pasi erdhën në pushtet kërkuan hetime për ngjarjet e marsit. Ne ishim dakord, por para hetimeve duhej të abrogohëj amnistia që Parlamenti Shqiptar miratoi me 11 mars 1997. Në kohën kur PD ofronte tryezën e rrumbullakët të partive politike për projektin e kushtetutës, Fatos Nano urdhëroi arrestimin në mesnatë të 6 ish zyrtarëve të lartë të PD, duke e kthyer vendin në kohën e burgjeve politike të 50 vjetëve të shkuara. Kërkesa jonë e pandryshuar është lirimi i menjëhershëm i ish zyrtarëve të lartë të PD. Kryeministri i sotëm bëri propizimin për ngrirjen për tre vjet të procesit gjyqësor për të arrestuarit, kjo është e papranueshme. Ngrirja është shkatërrimi i drejtësisë, dhunimi i shtetit dhe i institucioneve të tij”. Zoti Muhlemann u interesua se cili është mendimi i PD për gjetjen e një zgjidhjeje. Prof. Dr. Sali Berisha, tha se zgjidhjen e shikojmë tek respektimi i ligjeve dhe institucioneve. Është e pamjaftueshme që të kërkesa të “Bashkim për Demokraci” për organizime protestash paqësore janë refuzuar. Nëse nuk rezistojmë, na duhet të pranojmë një diktaturë. Ne, - insistuam miqtë zviceranë, - duam që Shqipëria të evitojë një luftë civile. Nuk ka të keqe më të madhe se lufta. Për këtë janë të interesuar KE, BE dhe OSBE e miqtë e Shqipërisë. Duke shprehur miratimin e plotë për gjithë ekspozën që i bëri kryetari i PDSH, ata thanë, se do të bëjnë përpjekje për një zgjidhje të qytetëruar. Duke i falenderuar për shqetësimin dhe duke i inkurajuar për propozimin, Prof. Dr. Sali Berisha kujtoi se të gjitha marrëveshjet e arritura me ndërmjetësinë e OSBE janë shkelur nga pozita aktuale. Mendonjë se organizmat shumëpalëshe europiane duhet të dëgjojnë më shumë zërin e opozitës. Me 31 gusht i dhamë shansin Fatos Nanos për të marrë pjesë në tryezën e partive politike, por përgjigja e tij qe burg për kundërshtarët politikë. Ne jemi të vendosur të mbrojmë demokracinë. Lufta jonë është paqësore, por ne nuk do të lejojmë që në Shqipëri të ketë përsëri të burgosur politikë. Takimi kaloi në frymë të ngrohtë dhe të mirëkuptimit.

Deputeti i PD-së, Ilir Bano dhe shtëpia e tij e shkatërruar nga dinamiti

Përgatitet arratisja e madhe e qeveritarëve

Bllokoni aeroportin NE FAQEN 3