Tirana në shesh: Nano s’ke shpëtim!
Opozita paralajmëron reagimin më të ashpër për të mbrojtur rendin kushtetues. PD: “Urdhëri për ngrirjen e hetimeve është diktaturë”
Mal i Nanos kërkon shkarkimin e retës
Ministri i Brendshëm nuk zbaton urdhërin për të kaluar mbi protestuesit
Pritet zëvendësimi i tij me një “dorë të fortë të Shqipërisë demokrate”!?
Pritet zëvendësimi i tij me një “dorë të fortë të Shqipërisë demokrate”
Mbrëmë Nanos i është komunikuar se Tahiri dhe Shulaku kanë refuzuar të zbatojnë urdhërin e tij të rrugës, duke e konsideruar të papranueshëm përdorimin e forcës ndaj qytetarëve. Pas kësaj, sipas burimeve pranë qeverisë, është folur për masa të rënda administrative dhe politike ndaj tyre.
Në qarqet qeveritare po flitet për lëvizje të reja në kupolën e Ministrisë së Brendshme. Emri i një personi të njohur për ashpërsi në raport me opozitën është përmendur si zëvendësues i mundshëm. Kjo pritet të sjellë tension të ri në kryeqytet, veçanërisht në prag të protestave të paralajmëruara.
Artikulli i plotë në faqen 4.
OSBE do të monitorojë gjyqin e Nanos
Ambasadori Daan Everts në seancën e PD-së: “S’e kemi ndërhyrë se ç’bëmë për të gjashtët”
Kryetari i PDSH-së, Prof. Dr. Sali Berisha dje lidhi mes interesit që ne veprimtarët ndërkombëtarë, përfshi dhe misionin e Ambasadorit të OSBE-së në Tiranë Daan Everts, kanë ndaj drejtësisë shqiptare me zellin e pazakontë për të monitoruar personalisht e me dorë të rëndë gjyqet politike që po zhvillohen aktualisht në vendin tonë, veçanërisht procedimin gjyqësor ndaj liderit të opozitës, kryetarit të Partisë Socialiste dhe eksponentëve të tjerë të lartë të krahut të majtë kriminal ndaj drejtësisë.
Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së, ku z. Everts po merrte pjesë si vëzhgues, Berisha bëri krahasimin mes të dy mënyrave të trajtimit të proceseve gjyqësore, njëri ndaj liderit të opozitës dhe tjetri ndaj Nanos. Berisha kujtoi se gjyqtarët shqiptarë nuk arritën të largonin as qimet e barutit nga duart e autorëve terroristë që vranë pesë studentë në 21 janar 1994, ndërsa sot prokurorë e gjyqtarë me shumë zell po ndjekin drejtuesit e PD-së. “Ndaj kësaj situate ne jemi kundër gjyqeve politike dhe duam një sistem gjyqësor që të jetë i pavarur e jo të përdoret si mjet politik”, ka thënë Berisha.
Ai ka theksuar se OSBE-ja po tregon gatishmëri të monitorojë gjyqin e Nanos, duke lënë mënjanë faktin se gjyqet e tjerë janë shumë më të rëndësishëm për proceset demokratike në Shqipëri. Në diskutim u tha se monitorimi i procesit ndaj Nanos nuk duhet të shërbejë për presion ndaj institucioneve shqiptare dhe as për të krijuar përshtypjen se procese të veçanta mbrohen politikisht nga të huajt.
Edhe nga radhët e deputetëve të opozitës u shpreh shqetësimi se po krijohet një klimë e dyfishtë standardesh për drejtësinë shqiptare.
Titroi shtëpisë se deputetit të PD
Hidhet në erë shtëpia e deputetit të Lushnjës Bano, si dhe kërcënohet qyteti ku do të zhvillonte punimet aktivi i jashtëzakonshëm
SPECIALE NE FAQEN 4
Sulmohet me armë Komisariati i Laçit
Kurbin, mbi 50 minutë luftë mes uniformave blu dhe personave të panjohur
Mbrëmjen mes datës 19-20, një grup personas të panjohur kanë qëlluar me armë zjarri drejt godinës së Komisariatit të policisë në Laç. Sipas burimeve, breshëritë e armëve automatike kanë zgjatur për afro 50 minuta, duke krijuar panik në zonë.
Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie dhe përforcime nga rrethet fqinjë. Nuk raportohet për viktima, por godina ka pësuar dëmtime të konsiderueshme. Policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe motivet e sulmit.
L.M.
Miting i madh në shijak
Mijëra shqiptarë kërkuan shpërjen Fatos Nanos
NE FAQEN 3
Europa duhet të dëgjojë me shumë zërin e opozitës
Berisha zhvillon bisedime me delegacionin parlamentar zviceran
NE FAQEN 3
Sot, miting i madh i Bashkimit për Demokraci në Sheshin “Skënderbej”
Të gjithë bashkë për të mbrojtur lirinë
“Bashkuni për Demokraci”, bën thirrje e gjithë Shqipëria dhe sidomos kryeqyteti i saj, i cili pret në orën 18.00 në Sheshin “Skënderbej”, të gjithë ata shqiptarë të bindur dhe të vendosur për t’iu përgjigjur plotikës [?] së krye kupolës së Pushtetit të dalë nga puçi, e cila nuk ndalet para asnjë mjeti për zhdukjen e pluralizmit e të shtetit demokratik në saj.