Vazhdojnë protestat për rrëzimin e qeverisë Nano dhe lirimin e të burgosurve politikë
Sot, në orën 11.00, në qendër të qytetit të Lezhës dhe nesër në qytetin e Fierit, ora 10.00, në sheshin para turizmit, zhvillohen mitingje paqësore për të protestuar kundër burgosjeve politike, korrupsionit, kontrabandës, pushimeve masive nga puna etj.
Do të na ndërojnë me ardhjen e tyre Prof. Dr. Sali Berisha dhe drejtues të tjerë të “Bashkimi për Demokraci”.
Të gjithë në shesh familjarisht për të protestuar kundër diktaturës. Nesër do të jetë vonë.
Eshtë marrë leje nga policia.
PD e Lezhës dhe e Fierit
Bllokohet për tre orë rruga nacionale
Kavaja sërish në rrugë kundër Nanos
NE FAQEN 3
Dizdari: Eshtë proces i montuar
Kryeministri i ka bërë presion zëvendësprokurorit të Përgjithshëm të japë dorëheqjen. Dizdari ka lajmëruar Presidentin për hetimet, por ai ka heshtur
Zëvendësprokurori i Përgjithshëm denoncon shkeljet e rënda ligjore në arrestimin dhe burgosjen e të gjashtëve. Sipas tij "ngrirja e hetimeve" është ndërhyrje e dhunshme mbi drejtësinë
NE FAQEN 2
Nis rezistenca antinano brenda institucioneve
Zëvendësprokurori i Përgjithshëm, Gani Dizdari, qartësoi dje plotësisht implikimin e Nanos dhe të klanit të tij në arrestimet e muajit 22 gushtit, duke mos i lënë më asnjë shteg kryeministrit për të gënjyer me ndonjë ambasadë në Shqipëri, apo ndonjë zyrtar perëndimor që ende nuk i ka njohur kumuniset e rinj të Tiranës. Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, zyrtari i lartë i drejtësisë shqiptare, denoncoi plotësisht të paligjshëm arrestimin dhe më pas burgosjen e të gjashtëve, që ai e quajti proces të montuar keq. Përveç argumentimit juridik që nxjerr zbuluar Nanon dhe të gjithë ata që pranuan t’i bindën urdhërit të tij të verbër për të rikthyer burgjet politike në Shqipëri, Zëvendësprokurori i Përgjithshëm, hedh poshtë të… poshtë si të papranueshme kërkesën e kryeministrit për “të ngrirë” hetimet për procesin e të gjashtëve. Zoti Dizardi thotë se nisja e re e Nanos, e cila ka provokuar shtimin e intensitetit të protestave në të gjithë vendin, është një ndërhyrje e dhunshme mbi pushtetin gjyqësor. Por ndoshta pjesa më e rëndësishme e deklaratës së Zëvendësprokurorit të Përgjithshëm, është fakti që ai e kanë shmangur qëllimisht nga hetimi dhe se vetë Nano i ka bërë presion për ta detyruar të japë dorëheqjen. Ky është një skandal i ri i kryeministrit, që plotëson kornizën e superskandalit të arrestimit të 22 gushtit dhe të gjitha pasojave dhe konsekuecave që kanë rrjedhur prej asaj dite. Ndërkohë, prokurori thotë se ka vënë në dijeni Meidanin për të gjitha shkeljet ligjore në procesin e të gjashtëve, por ky i fundit nuk e ka vënë ujën në zjarr. Fakti që Meidani nuk ka dashur, apo nuk ka mundur të bëjë gjë për të ndryshuar planin ogurzi të Nanos, pas arrestimet kishin ndodhur, nuk ndryshon ndonjë gjë më madh në këtë histori, ku gishti është drejtuar vetëm tek kryeministri. Tashmë Fatos Nano nuk mund të gënjejë më askënd dhe as nuk mund të luajë alibira të paqena për të përjashtuar veten nga ndëshkimi që ka nisur. Tashmë ai është zbuluar para shqiptarëve se është i drejtpërdrejtë i arrestimeve dhe burgosjes së gjashtë të rinjve të Partisë Demokratike dhe më pas tërheqjes së detyruar, deri tek iniciativa poshtëruese për “ngrirjen e hetimeve”. Fakti që ai ka kërcënuar dhe i ka bërë presion për ta shkarkuar Zëvendësprokurorin e Përgjithshëm, vetëm për shkak se ky i fundit ka qenë kundër procesit të gjashtë të rinjve, tregon më së miri se Nanos më këtë proces i është bërë faktuar rolin e tij në të gjitha ngjarjet që ai i ka dhënë drejtësi shqiptare. Do të mjaftonte vetëm kjo provë që Nano të shpëtojë, bashkë me të tjerët për dritë e më shumë, institucionet që thërret në përgjegjësi. Një kryeministër që kërkon e shkarkojë në një procesin e të burgosurve politikë, pasi i ka vënë këmbën në fyt prokurorit dhe gjykatësve, për t’u përpjekur në fund, dhe pastaj u kërkon atyre që të ngrihen “hetimet”, sepse e shikon që vetë ngushtë, duhet larguar sa më parë dhe me të gjitha mjetet. Një kryeministër që kërkon të shkatërrojë Zëvendësprokurorin e Përgjithshëm, i cili paraqet një deklaratë të përgjegjshme të ngjarjeve në Shqipëri, për të mos lejuar që Fatos Nano të luajë me drejtësinë dhe me lojërat e tija për të goditur opozitën, apo duke e përdorur atë për të goditur opozitën. Ajo që është gjithashtu e rrezikshme për policinë dhe njerëzit e tjerë në shtet, që nuk kanë lidhje me klanin e tij, është që Nanos, se përballë tyre janë institucionet e pavarura, plotësisht të pavarura nga një njeri e një qeveri e pafajshme dhe kryeministri. Deklarata e zëvendësprokurorit Dizardi, është gjithashtu një dëshmi e prokurorit Dizardi, dhe gjithë shqiptarëve një sinjal se Nanos po i fillon edhe rezistenca e institucioneve, të cilat nuk mund të pushtohen thjesht duke e dënuar e vetë me “falimin e ligjit”, brenda e jashtë vendit. Asllan PATOZI
LIRONI TË BURGOSURIT POLITIKË
QEVERIA E KUJACIOVIT TË MAJTË? [?]
… DREJTËSI …
Hakmarrje politike ndaj korrespondentit nga Kavaja
Policia e Nanos tenton të vrasë gazetarin e radio “Kontakt”
Vetëm fati e ka shpëtuar gazetarin e radio “Kontakt”, nga një atentat me makinë, të organizuar nga klika në pushtet, dje në orët e para të mëngjesit.
NE FAQEN 4
Policia masakron kryetarin e Komunës Klos
Elbasan, bashkëfshatarët e tij thirrën “Poshtë komunizmi”
Policia e Klosit ka rrahur për vdekje dje rreth ores 15 00, në Lumas të Komunës së Klosit, kryetarin e Komunës Klos, Agustin Çala. Ngjarja sipas të pranishmëve, në makinën me drejtues .
NE FAQEN 4
Përse Lubonja kërkon të vishet polic
Protesta e demokratëve nuk mund të ndalojë deri në largimin e kësaj qeverie, lirimin e të burgosurve të ndërgjegjes, pavarësisht diversantëve që Lubonja përpiqet t’ia tregojë Nanos në selinë e PD-së, në Lazarat, në ambasadën amerikane, në zyrën e OSBE, apo në radion “Zëri i Amerikës”
NE FAQEN 3
15 shtator, shkollat e mesme mbyllin dyert
Viti i ri shkollor, mësuesit e Tiranës vendosin: Grevë!
Greven, do ta nisin mësuesit e Tiranës dhe, nëse qeveria vazhdon heshtjen, do të protestojnë me të njëjtën gjuhë edhe mësuesit e gjithë vendit
NE FAQEN 3
Nano bllokon vizitën e reporterëve të KE
Kryeministri dhe klani i tij i druhen më shumë se kurrë perëndimorëve
Deputetët zviceranë Rufi dhe Myleman i thanë kryeministrit shqiptar që të mos bëhej qesharak, duke thënë se nuk kishte urdhëruar arrestimin e të gjashtëve
Kryeministri Nano bllokon vizitën e europarlamentarëve Bezostri dhe Kolumberg, të cilët janë caktuar si reporterë specialë të Komisionit Juridik të Këshillit të Europës, për të parë nga afër dhunimin e pavarësisë së drejtësisë në Shqipëri, dhe më në vijim shkatërrimin e Gjykatës Kushtetuese. Burime pranë parlamentit shqiptar, që konfirmohen edhe nga selia e Strasburgut, thanë dje se Nano ka urdhëruar qindra që të sajohë të gjitha pengesat e mundshme për të bllokuar vizitën e europarlamentarëve, misioni i të cilëve do të diskreditojë qeverisjen e tij.
Nano dhe vegla e tij kryedputet nuk e duan në këtë kohë praninë e Përfaqësimit dhe të institucioneve ndërkombëtare, kur vendi është i përfshirë nga një revoltë e madhe popullore që pasoi burgosjen politike të gjashtë ish-funksionarëve të lartë të qeverisë së PD-së. Përfaqësuesit e Përendimit në Tiranë, por edhe shumë institucione ndërkombëtare e kanë vlerësuar hakmarrjen prim- politike. Ndërkohë, mësohet se deputetët zviceranë Rufi dhe Myleman i thanë kryeministrit shqiptar direkt e telefonit që vizituan Tiranën, urdhëruar arrestimin e të gjashtëve.
Bezostri
Kolumberg,
A.K.
Dje, mitingu në sheshin “Skënderbej”
Foto: Albes FUSHA
Dje, mitingu në sheshin “Skënderbej”. Foto: Albes FUSHA