17/09/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

17 shtator 1998

Sot, sërish të gjithë në sheshin “Skënderbej”

Demokratët më të vendosur se kurrë në protestën e tyre për të shporrur kryeministrin e krimit “Bashkimi për Demokraci” fton të gjithë shqiptarët e ndershëm, të gjithë nacionalistët shqiptarë, demokratët kudo që janë të mbledhur sot, të enjten, me datë 17.09.1998, ora 11.00, në sheshin “Skënderbej” në një miting paqësor në mbrojtje të lirive tona, në mbrojtje të të drejtës për të jetuar jetën, në një të ardhme më të mirë.

Nano: Vdekje dhe burg për opozitën

Kryeministri terrorist fillon të presë fletë arrestet e reja. Prokuroria urdhërohet të burgosë Sali Berishën, Genc Pollon, Pjetër Arbnorin, Vili Minarollin, Leonard Demin, Jemin Gjanën, Shaban Meminë dhe Fatos Bejën. Berisha: “Shqipëria është parajsa ime” Qeveria braktiset nga komuniteti ndërkombëtar. Askush nuk kujtohet për Kryeministrin. Fisher anulon vizitën e saj në Tiranë. Dini: Nuk e lejuam Fatos Nanon të vinte në Itali

Diktatori i Tiranës

Fatos Nano e shtriu edhe më tej luftën e hapur kundër Partisë Demokratike me kërkesën e tij për arrestimin e shtatë prej drejtuesve kryesorë të Partisë Demokratike. Ai ka ngarkuar dje, prokurorin e tij Spartak Braho të hartojë dosjet e Sali Berishës, Genc Pollos, Pjetër Arbnorit, Vili Minarollit, Leonard Demit, Jemin Gjanës, Fatos Bejës dhe Shaban Memisë për t’i nisur ata sëbashku në burg duke e çuar kështu në trembëdhjetë numrin e të burgosurve politikë nga qeveria e tij. Të mbledhur në sallën në të cilën mbidhesh pleniumi i Komitetit Qendror në kohën e Hoxhës, një numër i redaktuar deputetësh votuan përmbërjen për revanshin politik, politik të qeverisë kundër opozitës shqiptare. Tani opozitës i ka mbetur të shtojë numrin e thasëve me rërë rreth e rrotull saj për t’u ruajtur jo vetëm nga bandat me maska që dërgon Nano, jo vetëm nga snajperët që vendosen në godinën 15 katëshe pas PD-së, por edhe nga prokurorët e kohës së diktaturës. Po ashtu PD-së i duhet të zgjedhë edhe më tej oborrin e saj për të zënë pak më lirshëm mijëra e demokratëve që mbledhen çdo ditë para saj, numri i të cilëve është gjithnjë e më i madh sa më shumë shtohet represioni policor i Fatos Nanos. Duke vrarë Azem Hajdarin, kryeministri tendosi deri në maksimum durimin demokratik ndërkohë që me arrestimin e drejtuesve të tjerë përfshirë edhe kryetarin e partisë, ai shkëput plotësisht të gjitha lidhjet me të paktën gjysmën e shqiptarëve brenda vendit dhe pothuajse me të gjithë ata shqiptarë që jetojnë sot jashtë kufinjve. Fenomeni që shfaqet sot në politikën shqiptare në formën e kryeministrit aktual është lloji më i keq i politikës bizantine mbartur nga oborret feudale dhe ndërtuar me demagogjinë e leksikut të të djatës. Kryeministri i vjetër sa hakmarrja është i destinuar të fyhet, të shahet, të ndiqet dhe të hidhet me në fund pikëpërkapi për shkak të realitetit obskurantist që po mbjell në Shqipëri. Një qeveri që vetin simbolet e historisë së vendit, të burgos opozitën dhe shkatërron institucionet e shtetit shqiptar, që e kthen vendin në shembullin negativ për më shumë se armiqtë, që zëvendëson gurin me plantacione droge dhe taksat me kontrabandë, duhet larguar në atë mënyrë që ajo të harrohet sa më shpejt. Lënësit që e Tiranës tani i ka mbetur shumë pak për të bërë. Një njeri çfarëdo funksioni të ketë nuk mund të shkaktojë një vend më shumë se sa e ka shkatërruar ai. Natyrisht që e kishte të lehtë të kundërvehej vendit të tij pasi partia nga vjen, në shumicën e rasteve është në të njëjtat parametra si kryetari i saj, se pushteti nuk u mor me vota por me plumba, se banditët nuk u ndoqën por u thirrën në administratë. Kryeministri tani i ngjan një ele, që as nuk punon dhe as bën për ta ruajtur. Ai nuk ka asnjë vlerë, përveç shembullit të keq për shqiptarët që shpejt gabojnë kur zgjedhin njerëzit, apo i lejojnë individë si kjo monstër të zgjedhë njerëzit, që do të tallet e përgjasht me ta. Pavarësisht deklaratave të tij që nuk do të iki, ai do të ikë. Përpara zyrës së tij u vranë katër vetë dhe u plagosën mbi gjashtëdhjetë të tjerë. Mijëra të tjerë janë vrarë sepse ai qëndron në atë zyrë dhe pse ai donte të vinte në atë zyrë. Për të qenë shpejt më mirë Azem Hajdarin dhe dhjetëra demokratë të tjerë, burgosi, rrahu, përndoqi të katërtit me në vend diktatorin e tij simpathizant të PPSH-së. Tani me këtë kryeministër nuk ka logjikë, nuk ka bisede, ka vetëm fund për qeverisjen e tij. Qeverisja e tij është përgjigje për diktaturën e vjetër në sallën e kryeministrisë, do të shembet nga ata që mund ta ndryshojë Fatos Nano me të cilën ai ka zhvendosur shtetin. Nuk ka qëlluar për opozitën e demokraci, ashtu si dhe nuk ka banda që t’ia zhvendosin shtetin. Fatos Nano bëri banda dhe jo shtet.

Opozita në shesh: Të shporret Nano

Bllokohen televizionet dhe radiot private

Nano urdhëron mbylljen e Radio “Kontakt”, Radio “Enter”, TV Shijakut dhe dy kanaleve të tjera televizive. Sulmohet me armë antena e Dajtit Radio “Enter” vë menjëherë në dispozicion të Radios “Kontakt” transmetuesin dhe studion e saj rezervë. Mbrëmë vonë në valët 103 mhz nisi informimi i publikut me të rejat më të fundit

Shtohet fluksi i udhëtarëve në tragetet “Taulantia” dhe “La Vikinga”

NE FAQEN 6

Shqiptarët e frikësuar kapin brigjet e Italisë

NE FAQEN 6

Korçë, grabiten rezervat e shtetit

NE FAQEN 6

Vidhet Lundra nën hundën e policëve

NE FAQEN 6

Kakavija jashtë dorës së shtetit

Gjendje e tensionuar në të gjithë vendin; Gjirokastra bllokon rrugët e jugut Gjendje e tensionuar në të gjithë vendin Gjirokastra bllokon rrugët e jugut Kakavija jashtë dorës së shtetit NE FAQEN 6

Memaliaj, policia refuzon të gjuajë mbi popullin

Banorët ngrihen kundër qeverisë NE FAQEN 6

Nano, 6 milionë dollarë për rekrutimin e bandave

Çfarë po ndodh në jug të vendit. Selitë e PS-së në jug nxjerrin armët e rebelimit të marsit NE FAQEN 6

Radio “Enter” vë menjëherë në dispozicion të Radios “Kontakt” transmetuesin dhe studion e saj rezervë

mhz rinisi informimi i publikut me të rejat më të fundit Fatos Nano urdhëroi mbrëmë t’i mbyllet goja Radio “Kontaktit”, Radios “Enter”, TV Shijakut dhe disa kanaleve të tjera televizive private të Tiranës. Policë të armatosur sulmuan mbrëmë në malin e Dajtit vendin ku janë vendosur antenat e Radio “Kontaktit”, Radios “Enter”, TV Shijakut, TV Arbëresë dhe TV Teutës, duke ndërprerë sinjalet e tyre. Një reporter i njërit prej kanaleve të ndërprera tha mbrëmë për “RD”-në se në malin e Dajtit ka mbërritur një grup i madh policësh me maska që kanë sulmuar me armë vendin ku janë vendosur antenat e tre televizioneve dhe dy radiove. Me zë të alarmuar ai tha se atje vazhdonte lufta mes policëve dhe rojeve të armatosura, ndërkohë që në ekran u shfaqin imazhet e TV Shijakut dhe rrjeteve të tjera televizive dhe në radio u ndërprenë sinjalet e “Kontaktit” dhe “Enterit”. Ende nuk dihet asgjë për fatin e njerëzve që ruanin antenën në Dajt, por ka vetëm dy rrugë, ose i kanë vrarë, ose ata ia kanë mbathur nga vendroja, duke i lënë antenat në mëshirën e policëve me maska. Ndërkohë Radio “Enter” kaloi menjëherë transmetuesin dhe studion e saj në Tiranë në valët e Radio “Kontaktit” 103 mhz, për të mbushur vakuumin informativ të ndërprerë përndryshe nga qeveria e Fatos Nanos. Mbrëmë vonë në valët e Radio “Kontaktit” ishte dëgjuar sërish zëri i gazetarëve që informonin për atë që ndodhte në Shqipëri, ndërkohë që kanë heshtur televizionet dhe radiot e tjera. Sulmi terrorist kundër antenave televizive dhe radiofonike, dhe ndërprerja e sinjalit të tre rrjeteve televizive dhe dy radiove private është një tjetër provë e terrorit të klikës së Nanos mbi mjetet e informimit dhe kanë pasqyruar me vërtetësi të gjitha momentet dramatike të krizës së provokuar nga vetë kryeministri Nano. Ky akt i paparë është denoncuar në kufizojë në maksimum kontributin e shtypit aktiv për të informuar shqiptarët për atë që po ndodh në këtë vend për shkak të Fatos Nanos dhe klanit të tij mafioz.

Puçin e realizoi Fatos Nano

Berisha dje në konferencë shtypi: “Nuk i njoh vetes asnjë imunitet në këtë shtet që nuk ka as ligj, as moral. Uragani i revoltës popullore nuk njeh asnjë prapësi” NE FAQEN 3

Mbrojtëm RTV-në e shqiptarëve

NE FAQEN 4

Casin: Nano të japë dorëheqjen

NE FAQEN 5

[Fotografi e protestuesve me portrete.]