Protestë e madhe kundër diktaturës
Të shtunën të gjithë në sheshin “Skënderbej”
“Lidhja kundër Diktaturës” organizon ditën e shtunë datë 26.09.1998 në ora 11.00, miting proteste kundër diktaturës që banda kriminale e Fatos Nanos kërkon të vendosë në Shqipëri.
Çdo qytetar i Tiranës, ashtu si në 1990, me pjesëmarrjen në këtë protestë të dhunshme jep kontributin e tij në rrëzimin e klikës së Fatos Nanos që çdo ditë po i shkakton plagë të reja Shqipërisë dhe demokracisë me tradhëtinë e tij dhe bandës që drejton.
Të gjithë në shesh, të shpëtojmë qeverinë e Nanos.
Koka e Nanos në tavën e Meidanit
Ndryshimet në qeveri përfshijnë largimin e disa ministrave
NË FAQEN 3
Arrestohet Ekrem Spahia
Në pranga edhe kolonel Sali Shehu, njeriu që shpëtoi Tiranën në mars të vitit të kaluar, si dhe Fatos Hoxha, ish-komandanti i trupave komando
NË FAQEN 4
Kryeterroristi Fatos Nano sërish kundër paqes. Rihapen burgjet politike për opozitën. Në qeli kryetari i Partisë së Legalitetit dhe dy ish-ushtarakë të lartë
Kryeprokurori Nano godet përsëri opozitën
Kryeministri dhe kryeprokurori i Shqipërisë, Fatos Nano, ka urdhëruar dje arrestimin e kryetarit të Partisë së Legalitetit, Ekrem Spahia, ish-shefit të komisariatit nr. 2 të Tiranës, kolonel Sali Shehu dhe ish-komandantit të trupave Komando, kolonel Fatos Hoxha.
Të tre këto arrestime janë në vazhdën e provokacioneve që banditi i PS-së i bën opozitës dhe gjithë shqiptarëve. Duke arrestuar liderin legalist, partia e të cilit është e treta në Shqipëri dhe e dyta ndër partitë opozitare, ai tregon edhe njëherë urrejtjen e verbër që ka për të gjithë nacionalistët shqiptarë dhe për opozitën shqiptare. Ndërko- Ndërkohë që ai i shpall luftë të hapur dhe tenton konfliktin mes shqiptarëve për të realizuar pikërisht ato interesa që edhe e mbajnë në postin e kryeministrit, luftën civile, përçarjen dhe shkatërrimin e vendit. Pasi vrau Liderin e Dhjetorit, Azem Hajdari, pasi qëlloi mbi kornizën e tij ditën e 14 shtatorit, pasi vrau përpara kryeministrisë pesë veta dhe plagosi mbi gjashtëdhjetë të tjerë ai është kthyer arrestimeve politike. Pesë ditë më parë ai arrestoi gazetarë të shquar të vendit ndërsa dje rezultoi në betejën e tij kundër drejtuesve të rëndësishëm të opozitës si dhe kuadrove të rëndësishëm të qeverisjes demokratike. Lufta që po zhvillon kryeministri do t’ia hajë kokën pikërisht kryeministrit. Shqiptarët nuk e kanë ndërmend që për një manjak antishqiptar të vriten njëri me tjetrin ashtu si edhe nuk kanë ndërmend të mbajnë në krye të qeverisë një kriminel dhe vrasës. Historia e qeverisjes së Fatos Nanos është e mbushur me vrasje politike, arrestime dhe persekutime ashtu si do të mbahet mend si qeveria e mafies, drogës dhe skenarëve më të egër antishqiptarë. Arrestimet e dëshmta shkallëzojnë edhe më tej tensionin politik në vend. Përkundër sugjerimeve të komunitetit ndërkombëtar që Nano të heqë dorë nga persekutimi i opozitës, njeriu kriminal i qeverisë shqiptare ka mbushur zyrën me pranga dhe përsëri t’ia vendosë në duar jo vetëm opozitës, por tërë shqiptarëve. Zelli antishqiptar i Fatos Nanos nuk ka asnjë diferencë me zellin e Milosheviçit apo organeve të tjera antishqiptare të cilat e sollën atë në pushtet. Vetëm dy ditë më parë një deklaratë e përbashkët e OSBE, KE, BE dhe BEP i kërkonte bashkëqeverisjes dhe të gjitha veprimeve që Nanos që të ndërronte vendin. Po ashtu një gjë çojnë në polarizimin e vendit. Po ashtu një deklaratë e përbashkët Klinton që ka ardhur në presidencë i kërkon Majdanit të siguronte konsensus politik si dhe të çonte vendin drejt një zgjidhje politike. Edhe rezoluta e djeshme e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës ka të njëjtin ton ndaj regjimit aktual të Fatos Nanos, duke i kërkuar atij të heqë dorë nga dhuna. Por Fatos Nanos nuk i lidh asgjë me Perëndimin dhe vlerat demokratike. Ai është veshur syri nga veset e burgut ku ishte i shlyer e ka ndërruar në zyrë vendin në gjak, urrejtje dhe tufë. Arrestimet që ai po bën në radhët e opozitës kanë qenë qëllim që është i njëjtë me atë të diktatorit Millosheviç apo liderë të tjera antishqiptare, që nuk shkojnë shumë larg kufijve, dhe Shqipërisë. Të arrestosh liderin e Legjislativëve, Ekrem Spahiu, pasi ke vjedhur dhe djegur votat për monarkinë në zgjedhjet e 29 qershorit, pasi ke vrarë me 2 korrik e ke vënë të kthejë protestën e vetë, të arrestosh Sali Shehun, ish-komisarin që e ruajti Tiranën me rebelimin e vitit të kaluar nga banda e Nanos, të arrestosh Fatos Hoxhën që e ruajti repartin e tij nga rebelët komunistë në janarin e 97, do të thotë t’i heqësh vlerat që ai dhe të tjerët kanë me zor drejt shkatërrimit të padeshiruar.
Europa izolon Nanon
Asambleja Parlamentare e KE miraton rezolutën për Shqipërinë
Dënohet energjikisht vrasja e Azem Hajdarit, heqja e imunitetit të liderit të opozitës, si dhe burgosjet e gazetarëve.
Arrestimi brutal i 6 drejtuesve të PD-së ishte provokacion politik që rishi prishi dialogun dhe minoi procesin kushtetues. Meidani të shërbejë si ndërmjetës për zgjidhjen politike të krizës. Pa zgjidhje politike nuk ka ndihma nga perëndimi NE FAQEN 2
SHBA - Itali evituan skenarin e luftës civile të Fatos Nanos
Kryetari i PD, Sali Berisha përshëndet qëndrimet e Shteteve të Bashkuara dhe Italisë për zgjidhjen e krizës
Berisha: Jemi të distancuar nga dhuna dhe e dënojmë atë
NE FAQEN 3
Nano bllokon rezolutën e KE-së
Nano urdhëron bllokimin e rezolutës së Asamblesë së KE-së në median shtetërore.
Në televizionin shtetëror të kontrolluar nga Nano, nëpërmjet zagarëve të tij, Rezoluta e Asamblesë së KE-së u përcoll vetëm me copa frazash, ndërkohë që u censurua përmbajtja e plotë e Rezolutës dhe asnjë nga izolimi dhe denimi i Qeverisë së Nanos që Asambleja e KE-së miratoi në Strasburg nuk u transmetua.
Bllokimi i Rezolutës së KE-së vjen menjëherë pas censurimit të turpshëm të Rezolutës së Trojkës po me urdhër të Nanos dhe është dëshmi e qartë e panikut që ka përfshirë Klikën e cila bën se me akte të tilla mesjetare dhe të shëmtuara, të bllokimit dhe censurës mbi qëndrimin e Komunitetit ndërkombëtar do të zgjasë ditët e saj në pushtet.
Megafoni i Nanos, teleturpi gjëmon gjithë ditën sipas dirigjimit të kreut të klikës kundër opozitës dhe qytetarëve dhe censuron ose bllokon vazhdimisht informacionin dhe qëndrimet e opozitës, komunitetit ndërkombëtar dhe qytetarëve për këtë klikë të urryer dhe për alternativat e daljes nga kriza.
Telenanoksi nuk transmetoi nga Rezoluta dënimin që Asambleja e KE-së i bëri qeverisë së Nanos për arrestimin e gazetarëve, heqjen e imunitetit të liderit të opozitës, burgosjet e gazetarëve, etj.
Telenanoksi nuk transmetoi qëndrimin e Asamblesë për vrasjen e liderit të Dhjetorit, Azem Hajdari si dhe paralajmërimet serioze të Këshillit të Europës për të ndaluar dhunën dhe terrorin mbi opozitën, për të ndaluar krimin dhe kontrabandën.
Por, as censura, as bllokimi nuk do të mund ta shpëtojnë Nanon dhe klikën e tij nga ndëshkimi i shqiptarëve dhe i komunitetit ndërkombëtar që e kanë izoluar përfundimisht.
Sot, Shkodra në shesh
Shkodër: “Lidhja kundër Diktaturës”, e vendosur deri në rrëzimin e Nanos
Partitë pjesëmarrëse të grupimit “Lidhja kundër Diktaturës” janë të vendosura të vazhdojnë përpjekjet e tyre për rrëzimin e neodiktaturës që po orvatet të instalohet në Shqipëri.
As censura e shtypit dhe medias elektronike, as rrahjet, as arrestimet, as vrasjet e demokratëve nuk do të na pengojnë në protestat tona të fuqishme kundër një qeverie antikombëtare, që bën pazare pa princip në kurriz të qytetarëve dhe vendit vetë. Me të gjitha mjetet demokratike, ne do të vazhdojmë përpjekjet tona në mbrojtje të lirisë së fjalës e lirive të njeriut, në mbrojtje të dinjitetit kombëtar, në mbrojtje të standardeve demokratike. Ne do të mbrojmë me çmimin e sakrificave sublime arritjet e demokracisë së brishtë dhe nuk do të lejojmë askënd të marrë nëpër këmbë sakrificat, gjakun dhe jetët e humbura burgjeve në mbrojtje të fjalës së lirë dhe standardeve demokratike.
Pjesëmarrja e qytetarëve në manifestimet paqësore kundër diktaturës është vetëpranim i drejtë që mund të bëhet sot. Ne nuk duhet të bëjmë gabimin e të parëve tanë e të rrimë pranë radios, duke dëgjuar çfarë thonë të huajt për ne, por duhet t’i thërrasim ndërgjegjes qytetare dhe së bashku të protestojmë deri në rrëzimin përfundimtar të neokomunistëve.
Ne distancohemi nga çdo lloj dhune dhe nga çdokush që kërkon të vrasë qetësinë e Shkodrës, ne dënojmë dhe do të denoncojmë fuqimisht çdo skenar që segmentet e sigurimit të shtetit, të riaktivizuar SHIK, kërkojnë të zbatojnë në kurriz të Shkodrës. Ndarja e Shkodrës me komunizmin është historike dhe përpjekjet e qeverisë së sotme për të vepruar me dorë të fortë në Shkodër janë qesharake, pasi Shkodra nuk i ka kursyer sakrificat asnjëherë në ballafaqimin me diktaturat.
Ne iu bëjmë thirrje qytetarëve shkodranë që sot, në orën 12.00, para prefekturës të bashkohemi edhe një herë.
Në protesta kundër diktaturës dhe neodiktatorëve.
KOMISIONI KOORDINATOR
Durrësi sërish kundër Nanos
Durrës: “Lidhja kundër Diktaturës”, të mposhtim diktaturën
Lajmërohen të gjithë antikomunistët e qytetit të Durrësit se sot, më datë 25.09.1998 ora 17.30, përpara selisë së degës së PD organizohet një miting proteste kundër diktaturës komuniste që po tenton të riinstalohet në Shqipëri nga Fatos Nano.
Kundër: vrasjeve dhe burgosjeve politike; terrorit, varfërisë, kontrabandës të qeverisë Nano
Sot, miting në Fushë Krujë
Sot, më datë 25.09.1998 ora 11.00 në Fushë Krujë “Bashkimi për Demokraci” organizon miting proteste në mbrojtje të Demokracisë.
Në shesh sa s’është vonë!
“BASHKIMI PËR DEMOKRACI”
Nano ndërhyn gjykatësit ushtarakë kundër opozitës
Gjykatat nën thundrën e politikës kriminale të klikës në pushtet
Drejtuesit kryesorë të institucioneve të drejtësisë, gjithmonë janë përpjekur t’i shpërblejnë shefat e tyre jo me punë e korrektësi, duke respektuar ligjet, por me veprime antilligjore kundër opozitës.
NE FAQEN 5
Policët me maska grabisin refugjatët
Uniformat blu u marrin me dhunë çdo refugjati një “gjobë” prej 5000 drahmish
10 nga Fieri, i cili ka qenë dëshmitar okular dhe objekti i gjallë të uniformave blu tregon se pasi janë ndaluar në vendin e quajtur Pogane, janë urdhëruar të nxjerrin të gjithë sasinë e hollave që kishin me vete.
NE FAQEN 6
Ekrem Spahia