26/09/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

26 shtator 1998

Protestë e madhe kundër diktaturës

Sot, sërish të gjithë në sheshin “Skënderbej” “Lidhja kundër Diktaturës” organizon sot, më datë 26.09.1998 në ora 11.00, miting proteste kundër diktaturës që banda kriminale e Fatos Nanos kërkon të vendosë në Shqipëri. Çdo qytetar i Tiranës, ashtu si në 1990, me pjesëmarrjen në këto protest- ta jo të dhunshme jep kontributin e tij në rrëzimin e klikës së Fatos Nanos që çdo ditë po i shkakton plagë të reja Shqipërisë dhe demokracisë me tradhtinë e tij dhe bandës që drejton. Të gjithë në shesh, të shpëtojmë qeverinë e Nanos.

Bleta bëhet kurban për Arben Malajn

Kryeministri firmos shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave NË FAQEN 7

Opozita do ta shembë Nanon

Kryeministri vë në rresht Meidanin. Presidenti shprehet kundër zgjidhjes politike, duke mbetur një ushtar i vogël i Partisë Socialiste Demokratët, çdo ditë në sheshet e protestës. Dje mijëra demonstrues në Shkodër, Durrës, Kukës dhe Fushë-Krujë. Sot, prapë, radha e Tiranës

Nano, tre muaj për të shkatërruar Shqipërinë

Qëllimi i Nanos për shkatërrimin e Shqipërisë iu bashkuan këtë ditë dhe krerët e tjerë të PS. Ata i dhanë Nanos mandatin edhe për tre muaj jo sepse mendonin që ai do të rregullojë rendin, do të luftojë kontrabandën apo fjalë të tjera si këto, por sepse Nano iu premtoi se në tre muaj do të shkatërrojë opozitën në Shqipëri. Deklarata e Nanos, e bërë publike edhe në media e treguan qartë këtë, por më kryesore janë veprimet e tij. Në deklaratën e kryetarit të PS është vetëm akuza dhe kërcënime për opozitën e asnjë fjalë për qeverisjen e mbrapshtë. Jo vetëm kaq, por Nano ka bërë deklarata ku këtë qeveri ka quajtur “më të mirën ka ka qeverisur ndonjëherë në Shqipëri”. Duke i bash- e ka quajtur “më të mirën që ka qeverisur ndonjëherë në Shqipëri”. Duke i bashkuar këtyre deklaratave dhe arrestimet e fundit apo vrasjet e terrorin në Shkodër, kuptohet lehtë se për çfarë e mori Nano mandatin në PS. Në këto kushte, të ashtuquajturat ndryshime në qeveri janë vetëm një farsë dhe një përpjekje e trashë për të mbuluar ngjarjet e tjera. Në se kjo qeveri qenkan më e mira, atëherë pse i duhet të ndryshojë?! Kushdo në Shqipëri, përfshi dhe ata që e dhanë mandatin Nanos e dinë mirë se kjo qeveri nuk mund të rregullojë asgjë. Edhe më 29 qershor Nano dha shumë premtime e vendosi shumë afate; për gjashtë muaj do të mblidheshin armët e do të vendosej rendi, për tre muaj do të bëhej kjo e për katër muaj ajo tjetra. Se çfarë u bë e dinë të gjithë shqiptarët. Kush mund të besojë që në tre muaj Nano do të rregullojë atë që nuk u bëri në katër qeveri të tij e në një kohë shumë më të gjatë? Sigurisht që askush. Askush nuk beson që ndryshimi i disa emrave në qeverinë e Nanos do të rregullojë gjendjen. Këtë e kanë shprehur qartë publikisht dhe njerëzit që kanë vende të rëndësishme në këtë pushtet. Po atëherë pse i duhej Nanos ky mandat në një kohë kur jo vetëm shqiptarët, por edhe gjithë bota e ka fshirë nga listat e saj? Siç u përmend edhe më lart, Nano ju ka premtuar pasuesve të tij shkatërrimin e opozitës, por ky nuk është i vetmi premtim që ka bërë Nano. Premtimin kryesor Nano jua ka bërë shefave të tij jashtë Shqipërisë. Ai ka premtuar që që nuk e realizoi me gjithë përpjekjet e bëra më parë, atë premtim se do të bëjë tani. Përpjekjet e dhunshme, të prera në kufij jugorë, kërkon Millosheviçi dhe do ndonjë tjetër në kufij jugorë, kërkon shkatërrimin total të Shqipërisë dhe Nano i ka bërë e po i bën të gjitha përpjekjet për këtë. Që me arrestimin e të gjithëve e më pas me vrasjen e Azemit, Nano kërkoi të realizonte pikërisht shkatërrimin e Shqipërisë duke nxitur një luftë civile. Kur ajo nuk u realizua, përpjekjet e Nanos i Berishës dhe arrestoi dhjetëra demokratë të tjerë. Pikërisht në momentin kur e gjithë bota kërkon të ndalojë arrestimet politike duke e paralajmëruar se kjo do të sjellë destabilizimin në Shqipëri dhe Ballkan, Nano arreston dhe kryetarin e Legalitetit. Ndërkaq banda e tij e veshur policë e më pas janë dërguar në Shkodër dhe u veshur me të vetë i vrasin e i presin. Për viktimat e kësaj dhune nuk janë vetëm demokratët. Personat që po u bëhet kërcënimi nga kjo qeveri është njëri me atë të Millosheviçit. Nuk mund të jenë rastësisht arrestimet e dhunshme e terrori. Nuk mund të jenë rastësisht vrasja në Tiranë e ministrit të Mbrojtjes së qeverisë së Kosovës, pikërisht pastaj SHIK-ut e kështu çarmatohen. Nano e di mirë se farë sjellin këto veprime. Ai e di që të gjitha këto veprime nuk do të sjellin as destabilizimin e as rrëzimin e opozitës. Ai e ka provuar se dhuna ndaj demokratëve ka sjellë gjithnjë vetëm rritjen e urrjetjes dhe shqetësimin e revokimit ashtu siç ndodhi dhe pas vrasjes së Azemit. Nano e di mirë këtë dhe pikërisht këtë kërkon të realizojë me ngjarjet e tij. Këtu në Shqipëri, edhe në Beograd e kjo kërkon të bëjë edhe Nano. Por a do të bëhen shqiptarët në një kohë kur të gjithë shqiptarët nuk mund të vazhdojnë të bëhen viktima të interesave të emrave të tyre historikë. Shqiptarët nuk mund t’i japin më përjetë për qëllimet e Millosheviçit, që luan me të gjithë si Nano. E për qëll që do të mas ndodhin këto veprime në gjakderdhje, si shporret kaq e Nanos nga ky vend. E.PASOKA

Shqipëria, vendi i burgjeve politike

Ndërkombëtarizimi i kërkesave të opozitës shqiptare dhe përfshirja e tyre në dokumentat e institucioneve ndërkombëtare, nënvizoi Berisha, Nano censuron rezolutën e KE-së dhe falsifikon deklaratën e institucioneve ndërkombëtare. Nano duhet larguar, pasi skenarët e tij synojnë luftën civile

Berisha dënon atentatin ndaj Sabri Hamitit

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha dënoi ashpër atentatin ndaj shkrimtarit, studiuesit, publicistit dhe deputetit, intelektualit të shquar të republikës së Kosovës, Sabri Hamidi duke e cilësuar si një akt që dëshmon përshkallëzimin e dhunës dhe terrorit antishqiptar në Kosovë. Duke dënuar këtë akt terrorist z. Berisha i uron shërim të shpejtë z. Hamidi. Fotografi e një burri në tryezë, duke folur.

Klani kriminal i Nanos kërkon likuidimin e opozitës

Gjashtë të burgosurit politikë të PD-së, denoncojnë arrestimet e fundit që bëri klika Nano Në, gjashtë të burgosurit politikë të qeverisë së Fatos Nanos dënojnë me indignatë të thellë arrestimin e liderit legalist, Ekrem Spahiu, si dhe kolonelit Sali Shehu si dhe dënojnë arrestimet e njerëzve të lirë të shtypit, gazetarëve, Ilir Zhillës dhe Alfons Zenelit duke e konsideruar arrestimin e tyre si një prej tentativave që po bën qeveria aktuale për instalimin e një diktature të re në Shqipëri. Arrestimet që kanë filluar nën akuzën absurde për kryengritje të armatosur janë po aq të stisura dhe drejtohen kundër opozitës ashtu si edhe burgosja jonë nën akuzën për krime kundër njerëzimit. Fatos Nano dhe klani i tij kërkojnë izolimin dhe likuidimin e opozitës shqiptare, gjë që nuk do ta arrijnë asnjëherë. Qëndresa e demokratëve dhe e gjithë shqiptarëve civile do të çojë në dështimin e planeve makabër që Fatos Nano ka ndërtuar mbi Shqipërinë dhe shqiptarët. Nga burgu politik Halli SHAMATA, Blerim ÇELA, Safet ZHULALI, Bujar RAMA, Sokol MULOSMANI dhe Kreshnik LUZHA

KE: Të brengosur thellë për vrasjen e Azemit

Leni Fisher ngushëllon familjen Hajdari Letër drejtuar z. Genc Pollo Kryetari i Grupit Demokrat Kuveni Popullor Tiranë, Shqipëri I dashur kryetar, I brengosur thellë për vrasjen e z. Azem Hajdari, po ju dërgoj një shprehje të ngushëllimit tim të thellë. Ju lutem transmetojini ngushëllimet e mia të sinqerta zonjës Hajdari dhe familjeve të saj dhe kolegëve në Partinë Demokratike. Juaja besnikërisht Leni FISHER

Vrasja, bashkëpunim i shërbimit sekret shqiptar me atë serb

“Bashkimi për Demokraci” denoncon vrasjen e Ministrit të Mbrojtjes të qeverisë së Kosovës, Ahmet Krasniqi për të cilin qeveria shqiptare mbajti 24 orë heshtje si një akt terrorist politik, si një goditje të rëndë ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës. “Bashkimi për Demokraci” shpreh dyshimin e tij se prapa vrasjes së z. Krasniqi qëndron bashkëpunimi i shërbimit të fshehtë shqiptar me atë serb dhe qeveritarëve të këtyre dy vendeve. Dyshimi ynë buron së pari nga fakti se Fatos Nano nga njëra anë ka sulmuar presidentin Ibrahim Rugova dhe nga ana tjetër monopolion e trafikeve dhe drejtim të Kosovës e ka lënë në duart e atyre që në bashkëpunim ideologjik me Millosheviçin mbështesin në prapë serbo sllavinë e Kosovës. Se dyti prej disa kohësh Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës është vendosur me banim në shtëpinë e Shefit të celulës antiterroriste të Shërbimit Informativ Kombëtar, oficerit Shyqyri Toska. Së treti, shtëpia ku banonte z. Krasniqi sipas dëshmive të pakontestueshme që disponojmë, ishte kontrolluar dy ditë para ekzekutimit dhe pa asnjë shpjegim dhe pas asnjë autorizimi. Ky kontroll dhe veçanërisht dhuna e ushtruar gjatë ekzekutimit të skenarit të vrasjes së zotit Krasniqi. Sa katërti bodyguardët e z. Krasniqit janë çarmatosur disa ditë më parë po kështu është çarmatosur dhe edhe 24 orë para vrasjes nga policia në një postbllok gjatë kthimit nga Kukësi. Së pesti, ekzekutimi i tij u bë në postbllok të vendosur afër shtëpisë ku banonte nga maskat e cilat kanë qenë në Shqipëri si rregull, si padorën qeverinë, ama me të cilën është vrarë zoti Krasniqi disponohet zyrtarisht nga punonjësit e SHIK-ut. Së fundi “Bashkimi për Demokraci” ka denoncuar para disa ditësh se banda të maskuar ka Nanos janë të paisura me 2 armë zjarri, një je regjistruar dhe një të paregjistruar me të cilën ata kryejnë krimin dhe janë të porosit q’a të hedhin në rrugë që do ndodhi dhe me kallashnikovin me të cilin u vra zoti Hajdari. Qeveria shqiptare para se të lajnë duart nga ky krim i shëmtuar duhet t’i përgjigjet pyetjeve përse u çarmatos Ministri i Mbrojtjes së Kosovës në një kohë kur mijëra shqiptarë qarkullojnë me armë pa leje. Përse u çarmatosën rojet e tij, përse u kontrollua, dhe cila është domethënia e kontrollit të shtëpisë së njeriut më të besuar te SHIK-ut, oficerit Sh. Toska dhe kush vendosi postbllokun me maska afër shtëpisë së këtij të fundit ku edhe u vra?

Gjërat që ngjajnë “Qeverinë e ka private...”

E pyetën në mbledhjen e Komitetit Drejtues të PS-së, E pyetën edhe gazetaret: Ku ke qenë më 14 shtator? Kryeministri i nxehur përgjigjet: “Ju lutem, mos dhunoni jetën private?!” Kjo është botuar edhe në “ZP”, në e djeshme. Pra, Fatos Nano me gojën e tij pohon se një ditë pune zyrtare, siç është qenka jetën private. Domethënë zyrën, kryeministri e konsideron personale, gjithashtu dhe qeverinë. Me fjalë të tjera, kryeministri i Shqipërisë nuk merret me drejtimin e qeverisë, por me punët e tij private. Aq më tepër në ditë të nxehta si ajo e 14 shtatorit. Dhe kur kryetari i qeverisë deklaron se edhe ditën që sipas tij u realizua një grusht shteti, “ai merrej me punët e tij private”, merret me mend se sa private është jeta e tij dhe e zakonshme puna. Gazetarët e lanë me kaq duke e marrë si të papërgjegjshëm nga puna, por zëvendëskryeministri deklaroi pak më vonë se “Fatos Nano s’kishte përse shumë nga sa të humbiste vendet”.

burgjeve politike

Ndërkombëtarizimi i kërkesave të opozitës shqiptare dhe përfshirja e tyre në dokumentat e institucioneve ndërkombëtare, nënvizoi Berisha, është një obligim për shqiptarët që të ngrihen në protesta paqësore për të dominuar mbi strategjinë e dhunës dhe terrorit që qeveria po përdor për të zgjatur ditët e saj në pushtet e tyre në dokumentat e institucioneve ndërkombëtare, nënvizoi Berisha, është një obligim për shqiptarët që të ngrihen në protesta paqësore për të dominuar mbi strategjinë e dhunës dhe terrorit që qeveria po përdor për të zgjatur ditët e saj në pushtet NE FAQEN 3