Sulm politik mbi katër gjyqtarë të Gjykatës së Faktit Tiranë
NE FAQEN 4
Italia, asnjë mbështetje për qeverinë Majko
Arsyet e distancimit të qeverisë italiane nga Nano dhe pasardhësi i tij
NE FAQEN 4
Prokurorët marrin arratinë
Njerëzit e inkriminuar të drejtësisë kanë braktisur zyrat
NE FAQEN 5
Majko ngec që në start
Bllokohen bisedimet e koalicionit për qeverinë e re. Gaqo Apostoli, i cili ndan paratë me Nanon dhe Gjinushin, përçan aleatët. Ndre Legisi do të zëvendësojë Fatos Klosin, në krye të SHIK-ut. Kryetari i Komitetit terrorist të Fierit Petro Koçi, do të jetë ministër i Rendit
Shqipëria qeveriset me kukulla
Kriza e gjithanshme në vend u dëshmua këto ditë edhe nga Presidenti socialist i Republikës, Rexhep Meidani. Megjithëse me mbështetje të plotë ndërkombëtare dhe përkrahjen e forcave politike të vendit për të luajtur rolin që i takon në instalimin e dialogut politik, zoti Meidani preferoi të mbetet një «ushtar» i bindur i Fatos Nanos që e ka emëruar dhe ka bërë nga rrjeshti.
Zoti Meidani i cili u mbështet dhe u përkrah nga forcat politike të vendit si të qe qeverisë edhe opozita për të luajtur rolin që i ngarkon kushtetuta dhe detyra e tij si kryetar i shtetit shqiptar, zgjodhi më ndërgjegje të plotë të mbështesë socialistët dhe Fatos Nanon.
Praktikat kushtetuese të vendit kur një kryeministër jep dorëheqjen njohin konsultimin politik të Presidentit me partitë politike për kryeministrin e ri si një normë elementare demokratike. Në të gjitha rrethanat, konsultimet politike e ndihmojnë Presidentin për të pasur të gjitha opinionet dhe vlerësimet politike drejtpërdrejtë për kryeministrin e ri që ai dekreton, i cili në dështimin apo suksesin e punës së tij i faturon jo pak edhe punës së Presidentit dhe detyrës së tij që nuk paguhet për takime me organizata joqeveritare, por mbi të gjitha për të drejtuar shtetin si krye i tij. Zoti Meidani me shpejtësinë maramendëse të dekretimit të Majkos ende pa u shpallur rezultatet e votimit në Komitetin e PS, tregoi me një hap të shpejtë e hipokrit. Ai mendon që spektri me vlerësues e dekretit për Majkon ndërkohë që për të dekretuar qeverinë Nanon 4 ngurroi dy javë duke shkaktuar jo pak shqetësime në opinion.
Me dekretimin e djeshëm pa asnjë konsultim paraprak, Meidani dhe Nano kërkojnë të venë politikën shqiptare para faktit të kryer. Mirëpo politika nuk është çështje kafenesh e krizës, përkundrazi është dhe çështje e quajtur i saj. Të gjitha forcat politike të opozitës dhe e cilësuan veprimin e Meidanit të nxituar dhe të dëmshme për mbledhjen e tryezës politike të përbashkët me Meidanin. Ky i fundit nëpërmjet këshilltarit të tij ka deklaruar se Presidenti nuk ka ndërmend të ftojë drejtpërdrejtë politikën e përbashkët dhe se mbështet zgjidhjen e socialistëve e cila është jo vetëm e njëanshme, por edhe shumë e kufizuar në themel.
Loja e kukullave që duan e Fatos Nanos tashmë në vendin, Kryeministrin, ashtëguar aleatët e tij, që ka shkëputur pushtetin, i cili dështimin e ka që në embrion.
Qëndrimi i Meidanit ndaj krizës në një mënyrë qëndrimi me ndërhyrje e socialiste duke kaq i qartë vale nge ndryshime zgjidhjen politike me shumë gjasa që ta shtyejë sërish opozitën të jetë e qartë e pararendësish nëse do apo jo Nano, Meidani, e kompletuar, nuk mund e fsheh atë, e anhskalo-het. Dialogu nuk mund e mbulohet me shesh dhe se nuk është ajo le të jetë fytyrën e Pandeli Majkos.
Shqipëria është në krizë të thellë politike, institucionale dhe mbi të gjitha ekonomike. Nuk ka asnjë zgjidhje se opozita shqiptare politikisht i intereson një qeveri socialiste me kukulla në krye. Por shqetësimi i saj i shprehur se ka kundër krerët e vet politikë, dialogu gjithpërfshirës dhe zgjidhja e mëshme për një qeveri dhe një kompromis institucional së rendit për të gjitha forcat politike.
Meida nëse me të gjitha përgjegjësitë politike. Në rast se Meidani dhe politik nuk u intereson sulmi i qeverisë, neve le të kthehen, por emra dhe kampionatet e të gjitha përkrahje ministrash, është e sigurt se do i mbeten përgjegjësit e veprim për katastrofën që po i servirin vendit.
Dimë përse fej keqësh përsëri dhe nuk është vonë të përgatisen takat e sepsa.
Shemsi PEPOSHI
Dje në sheshin “Skënderbej”
Opozita: Majko, thellim i krizës
Platforma e “Lidhjes kundër Diktaturës” nuk do të ndryshojë
NE FAQEN 3
Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit
Sot, 19 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit
Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provojnë implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveria e ish-komunistëve që lënë të lirë dhe të pasiguruar kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurrësesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.
Brojka: Nano na trajtoi si kundërshtarë
Pushteti lokal denoncon politikën centraliste të qeverisë dhe hedh poshtë akuzat e Nanos
Jemi kritikuar si pengues të projekteve qeveritare kur ato nuk kanë ardhur, jemi akuzuar si bojkotues të decentralizimit kur nuk ka patur asnjë praktikë reale për këtë decentralizim, përkundrazi qeveria ka marrë kompetencat në disa fusha duke ia kaluar përgjegjësve të qeveritarë në bazë, prefektëve
NE FAQEN 2
“Në Shqipëri, një kryeministër kalama”
Shtypi italian ironizon caktimin e Majkos në krye të qeverisë
“ Në Shqipëri, një kryeministër kalama”
Largimi i Nanos është pritur me entuziazëm nga Roma zyrtare, ndërkohë që zëvendësimi i tij me Majkon ka shkaktuar habi të madhe
Shtypi italian sulmon Fatos Nanon, pasardhësin e tij Pandeli Majko dhe projektet e socialistëve për krijimin e qeverisë së re, duke i konsideruar ato të pamjaftueshme për nxjerrjen e vendit nga kriza. Gazeta “L’Avvenire” shkruante dje që Shqipëria do të qeveriset nga një kryeministër kalama”, duke shënuar që caktimi i Pandeli Majkos në postin e rëndësishëm është tepër qesharak. Sipas gazetës Majko jo vetëm që nuk ka moshën dhe përvojën e duhur për një barrë të tillë, por as aftësitë në minimalë për një post të tillë.
Komente të tilla të ngjashme për Majkon ka pasur gati në të gjitha gazetat e përditshme italiane, të cilat ndërkohë akuzonin Fatos Nanon për një qeverisje të korruptuar që ka favorizuar krimin dhe trafikun e zezë jo vetëm në Shqipëri, por në gjithë rajonin. Sipas shtypit italian, Roma zyrtare e ka pritur me entuziazëm largimin e Nanos, të cilin e ka konsideruar si grimshën si filogrek, ndërkohë që caktimin e Majkos e ka parë me shumë skepticizëm. Gazetat e Italisë shprehin habinë e tyre, se si ka mundësi që një vend në krizë të thellë politike, i drejtojnë sytë tek një “kalama”, pa asnjë dhunti dhe përvojë, për të gjetur rrugëdaljen nga situata e rëndë.
Stacionet private deformojnë qëndrimet e opozitës
Sqarim i zëdhënësit të PD-së
NE FAQEN 2
Opozita zbret sërish në sheshet e protestës. Mijëra qytetarë në sheshin “Skënderbej” kërkojnë zgjidhje të vërtetë politike dhe janë kundër arnmimeve të qeverisë të Fatos Nanos
Njoftim i Partisë Demokristiane
Me datën 3 tetor ditën e shtunë, do të zhvillojë punimet Konferenca Kombëtare e PDK-së. Njoftohen të gjithë delegatët se Konferenca do t'i zhvillojë punimet në sallën e Muzeut Historik Kombëtar ora 11.00.
Në rast se se le të vërtetë n për këtë sugjerim ... [pjesërisht i palexueshëm]