Mësuesit në grevë për bukën e gojës
Nesër mbyllen shkollat në të gjithë vendin
NE FAQEN 7
Brojka: Nuk lejojmë të sulmohet pushteti lokal
Të zgjedhurit lokalë, trysni në rritje nga qeveria socialiste
NE FAQEN 4
Rebelohet policia e burgut 313
Shpërthejë revoltat tek punonjësit e ruajtjes së institucioneve
NE FAQEN 5
Dialog politik me bazë rezolutën e KE-së
Berisha takon Grubmajer. Qeveria Majko, qeveri e vazhdimësisë dhe jo e ndryshimit
I dërguari i kryesisë austriake të radhës së BE, ambasadori Grubmajer dhe ambasadori i Austrisë në Tiranë, Ridel ftuan për një dreke pune kryetarin e PD, Prof. Dr. Sali Berisha i shoqëruar nga nënkryetari i PD Genc Pollo dhe anëtari i kryesisë së PD-së, Pjetër Arbnori.
Gjatë drekës u diskutua për gjendjen në Shqipëri me një përqëndrim të veçantë tek mungesa e dialogut dhe shkalla e lartë e polarizimit dhe konfliktualitetit si dhe rrugët e kapërcimit të krizës. Në këtë takim, Berisha theksoi së pari, se dialogu politik është jetik për zgjidhjen e krizës. Gjer tani ne nuk kemi refuzuar asnjë ftesë për dialog nga forca politike dhe nga Presidenti i Republikës dhe që nga zgjedhjet e 29 qershorit kemi filluar së paku 7 herë forcat politike parlamentare në tryezën e dialogut. Por të gjitha ftesat tona, i tha Berisha ambasadorit Grubmajer, janë refuzuar nga partia e koalicionit qeveritar. Me 15 gusht unë ftova ish-kryeministrin Nano të dialogonin bashkarisht për kushtetutën dhe datë 31 gusht ku ishin ftuar edhe ekspertë ndërkombëtarë. Ftesa e tryezës për kushtetutën e... Më 15 gusht unë iu fova për kushtetutën u prish siç thekson edhe rezoluta e KE-së, nga arrestimi pas mesnate i 6 ish-zyrtarëve të lartë të PD-së në akuzën absurde të krimeve kundër njerëzimit. Pas dorëheqjes së Fatos Nanos, unë dhe PD menjëherë bëmë thirrje për dialog politik dhe thirrjen e tryezës së partive në drejtimin e Presidentit të Republikës ose konsultimeve nga ky i fundit me partitë politike për qeverinë e re duke deklaruar se PD nuk do të marrë në sy qeveri, por në bazën e negociatave është e gatshme të mbështesë një paketë antikrizë të qeverisë së re. Ne e bëmë këtë thirrje sepse konsulentët e kryetarit të shtetit me forcat politike për formimin e qeverisë kanë qenë një normë konstante në politikën shqiptare që nga fundi i viteve ’90 deri në ’97. Por kështu, të gjitha tryezat e forcave politike gjer më 9 mars 1997 kur krijuan një qeveri me mandat më të gjerë sesa mandati i Presidentit janë krijuar nga kryetari i shtetit. Por kësaj rradhe, me gjithë krizën e thellë që po kalon vendi, kryeministri dhe ministrat u emëruan pa asnjë konsultim parlamentar duke mbyllur derën e konsultimeve. Megjithatë, dua të deklaroj se ne jemi për dialog politik dhe mendojmë se ky dialog duhet të ketë për bazë rezolutën e KE-së mbi zhvillimet e fundit në Shqipëri të cilën unë dhe PD e konsiderojmë një dokument serioz mbi bazën e të cilit duhet vendosur dialogu politik i frytshëm në Shqipëri. Kjo rezolutë e votuar nga të gjithë parlamentarët e vendeve të KE-së përcakton qartë rrugën e dialogut politik në Shqipëri. PD mendon se kushtetuta s’duhet përcaktuar në rezolutën e KE-së duhet të jetë element përbërës i paketës së dialogut të forcave politike. Në këtë takim Berisha theksoi se me ish-kryeministrin Nano nuk ka pasur asgjë personale. Por ai nuk mund të pajtohet me qëndrimin e tij në Kretë, me logjën bëri me LUCK-në duke e kundërvënë ndaj Rugovës, dhe dhunën dhe terrorin ndaj opozitës, korrupsionin e lartë dhe kontrabandën qeveritare, shkeljen e ligjeve kushtetuese dhe marrëveshjeve ndërpartiake. Berisha theksoi se shkalla e konfliktualitetit në vend vazhdon të mbetet e lartë për shumë arsye. Së pari, sepse vrasësit e Hajdarit janë të lirë dhe në mbrojtje të plotë zyrtare. Megjithë thirrjet e komunitetit ndërkombëtar për hetim urgjent dhe rëndësinë e madhe të problemit nuk është ndërmarrë asnjë hap. Së dyti, vërtetë Nano dha dorëheqjen për vendin e zuri njeriu më besnik i tij, i cili në deklaratën e tij të parë u zotua për vazhdimin e çdo gjëje pa ndryshim. Së treti, në këtë qeveri të gjithë portofolet e rëndësishme mbahen nga jo-shqiptarë. Unë njoh të drejtat e pakicave dhe jam për respektimin e plotë të tyre por nuk mund të pajtohem me faktin që shumica që përbën 96% të popullsisë diskriminohet. Së katërti, ministri i Rendit është një nga organizatorët e djegies së institucioneve publike të Fierit, organizatori i bandave kriminale dhe për të gjitha këto ne kemi dokumenta dhe fakte. Një faktor tjetër madhor i konfliktualitetit në Shqipëri është ekzistenca e bandave që përdoren nga qeveritarët për terrorizimin politik. Para vrasjes së zotit Hajdari janë vrarë së paku edhe 8 aktivistë dhe drejtues të tjerë të PD-së. Ne do të vazhdojmë shumë angazhimin për një hetim të pavarur ndërkombëtar në të gjitha këto ngjarje. Berisha gjithashtu theksoi se RTV është shndërruar në institucion që mbjell urrejtje çdo ditë me bllokimin që i bën mendimit dhe qëndrimit të opozitës dhe manipulimin e lajmeve që kanë lidhje me opozitën. Prandaj dhe do të vazhdojmë protestat paqësore deri në një zgjidhje politike të pranueshme dhe rivendosjen e standardeve demokratike. Berisha në këtë takim theksoi gjithashtu se PD është kundër çdo dhune. Ajo ka qenë dakord me të gjitha ato vende mike dhe institucione ndërkombëtare që kanë dënuar dhunën nga të dy palët me datë 14 shtator. PD ka dënuar pa asnjë ekuivok dhunën në rezolutën e miratuar nga Këshilli Kombëtar i PD-së pas ngjarjeve të 13 - 14 shtatorit. Zoti Grubmajer dhe zoti Riedel vlerësuan gadishmërinë e PD-së për të dialoguar mbi bazën e rezolutës së KE-së. Ata gjithashtu theksuan rëndësinë e madhe që ka garantimi i të drejtave të opozitës në mediat që janë instrumenta të qeverisë si dhe hetimi i shpejtë i ngjarjeve dhe ndërkombëtarizimi i vrasjes së deputetit Hajdari, si pjesëmarrja e opozitës në procesin kushtetues dhe në punimet e parlamentit. Pjesëmarrës ishin të hapura dhe miqësore.
Tiranë: Mijëra opozitarë kërkojnë qeveri teknike
Në fotografi shihet një turmë protestuesish; një pankartë lexon: “LIRONI EKREM SPAHIN”.
Majko ka firmosur Kosovën nën Serbi
“Nuk mund të vazhdohet më me të tillë karnavalë në politikën e Jashtme, të cilët janë të diskredituar nga i gjithë opinioni i brendshëm dhe ai ndërkombëtar, dhe Milo konsiderohet nga analistët e huaj si ministri i Jashtëm grek i Shqipërisë”
NE FAQEN 3
Pandeli Majko ruan praktikat e Nanos
Leje qeveritare për arrestimet e politikanëve dhe gazetarëve
Kryeministri Pandeli Majko kërkoi të shtunen korrigjime ne segmentet e forcave te policise shqiptare, ben te ditur Ministria e Rendit Publik.
Në një takim të zhvilluar të shtunën me kuadro të lartë të Ministrisë së Rendit, kryeministri i sapozgjedhur i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Ilir Meta dhe ministri i Rendit Publik, Petro Koçi, i kërkoi efektivave të kësaj ministrie të mbrojnë institucionet, të luftojnë krimin dhe trafiquet e tjera. Majko u urdhëroi forcat e policisë, se para se të ndërmarrin arrestime të politikanëve dhe të gazetarëve të kërkojnë një leje nga qeveri, sikurse ishin praktikat e tjera gjatë sundimit të Nanos.
Ministri i ri i Rendit Publik, Petro Koçi premtoi se gjatë punës së tij do i kushtohet depolitizimit real të forcave të rendit. Kryeministri shqiptar zhvilloi të shtunën takime dhe me Ministrinë e Mbrojtjes dhe atë të Financave.
Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit
Sot, 22 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit
Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin e tronditi të gjithë botën shqiptare.
Qeveritë e ish-komunistëve që lënë të lirë dhe të pashqetësuar kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurrësesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.
Milaj: Nuk tërhiqem para presioneve të komunistëve
NE FAQEN 4
Si u grabitën milionat e tenderit të fundit të Gaqo Apostolit
Gaqo nuk kishte të drejtë të nënshkruante kontrata si ministër
Opozita do t’i drejtohet gjykatës për shkelje të dispozitave kushtetuese nga ana e ish ministrit Apostolli Ky i fundit, pasi kishte dhënë dorëheqjen qeveria Nano, pra ndërkohë që ai nuk kishte mandat për postin e ministrit, ka nënshkruar tre kontrata me vlerë 34 milion ECU me një kompani greke, një maqedonase dhe një italiane për ndërtimin e rrugëve të rëndësishme që i përkasin “korridorit tetë”.
Opozita do t’i drejtohet gjykatës për shkelje të dispozitave kushtetuese nga ana e ish ministrit Apostolli. Ky i fundit, pasi kishte dhënë dorëheqjen qeveria Nano, pra ndërkohë që ai nuk kishte mandat për postin e ministrit, ka nënshkruar tre kontrata me vlerë 34 milion ECU me një kompani greke, një maqedonase dhe një italiane për ndërtimin e rrugëve të rëndësishme që i përkasin “korridorit tetë”. Burime të besueshme pranë ministrisë së Punëve Publike thanë se dosje manovrat e Gjinushit për të shtyrë sa të jetë e mundur formimin e qeverisë kanë patur qëllim të vetëm t’i lënë kohë Apostolit sa të vinin specialistët e firmave të huaja për të nënshkruar këto kontrata. Por gjithashtu Gjinushi dhe Apostoli kishin harruar se edhe pse ministrave u ishte kërkuar të rrinin në detyrë deri sa të krijohej qeveria e re atyre nuk u pinte më ujë firma për të nënshkruar tendera. Madje pakujdesia duket edhe fakti tjetër se pasi ka nënshkruar kontratën e 34 milionë ECU, ose 50 milion dollarëve, Gaqo i vetëm dhe jo me ministrat e tjerë ka shkuar në presidencë ku Medja(...) pasi e ka falenderuar për “punë të mirë” i ka pranuar dorëheqjen.
Jursitët thonë se edhe veprimi i Mediunit është antikushtetues pasi kur jep dorëheqjen kryeministri automatikisht është siç e ka lajmëruar e gjithë qeveria dhe është e pakupëtimtë që ministrat të shkojnë te ai e tek tërë pakujdesia dorëheqjen. Ne do t’ia drejtojmë zotin Medjani në se Apostoli nuk do të japë dorëheqjen a do të mandatet e mëna përsëri që qeveri me dëshirën e tij? Që në këtë veprim që Gaqos bëhet një “lepur i madh” duke u mbajtur edhe fakti tjetër se asnjë nga ministrat e tjerë nuk shkuar në Medajn për të kërkuar dorëheqjen. Pse siç thotë gjykatësi që Gaqos the Mediantino, Mano, Tela, e edhori(...) dhe nuk u është pranuar dorëheqja nga presidenti vazhdojnë jetën e punës ministrash. Këto mund të thuhen me një qeveri parashesh siç ishte kjo e somun.
Qeveria e vazhdimësisë së kontrabandës
Majko nis punën me inkurajimin e terrorit mbi opozitën. Historia e grabitjes së milionave të tenderave të Apostolit
Majko nis punën me inkurajimin e terrorit mbi opozitën.
Historia e grabitjes së milionave të tenderave të Apostolit
Qeveria e vazhdimësisë së kontrabandës
Sherr i madh në kryeministri
Nano nuk i liron zyrën Majkos
Dje, në sheshin "Skënderbej". Shiu nuk ndal protestën e demokratëve
Berisha: Shqiptarët e Kosovës, që mbrojnë tokën e tyre, janë të tradhëtuar nga Nano
Foto: Albes FUSHA
Sherr i madh në kryeministri
Nano nuk i liron zyrën Majkos
Berisha: Shqiptarët e Kosovës, që mbrojnë tokën e tyre, janë të tradhëtuar nga Nano