Të mërkurën, të gjithë në sheshin “Skënderbej”
Ditën e mërkurë, datë 7 Tetor 1998, ora 17.00, Lidhja kundër Diktaturës, organizon një miting të madh paqësor në sheshin “Skënderbej” për të protestuar kundër diktaturës, kundër vrasjeve dhe burgosjeve politike.
Lidhja kundër Diktaturës, fton të gjithë anëtarët, simpatizantët dhe gjithë qytetarët e Tiranës, për t’u bashkuar të mërkurën në sheshin “Skënderbej” për të mbrojtur lirinë, demokracinë, për të mbrojtur opozitën, për të mbrojtur të drejtat tona dhe liritë e gjithësisë nga diktatura neokomuniste.
Të gjithë së bashku, për të fituar së bashku!
Gjykata i ndërron burgun Blerim Çelës
Ish - Kryetari i Kontrollit të Shtetit, nga qelia në arrest shtëpie
NE FAQEN 4
Ish - Kryetari i Kontrollit të Shtetit, nga qelia në arrest shtëpie
Gjykata i ndërron burgun Blerim Çelës
NE FAQEN 4
Majko, zhytur në skandalin “Apostoli”
blinduara të kryeministrit
Majko, zhytur në skandalin “Apostoli”
Kryeministri i ri ka dy rrugë, ose të denoncojë vjedhjen milionëshe me firmën e Gaqos, ose të pranojë se ka marrë pjesën e tij bashkë me Meidanin dhe Gjinushin. Presidenti përgëzon qeveritarët e shkarkuar të kontrabandës. Fino, Malaj dhe Islami dje në zyrën e Meidanit
Meidani është përfshirë në grabitjen e madhe të tenderave. Nano ruan vilën e bllokut, zyrën e qeverisë dhe makinat e blinduara të kryeministrit
Korrupsioni i tre pushteteve
Nga Sami NEZA Skandali Apostoli përbën grafikun më të qartë të korrupsionit të qeverisë së sapo dha dorëheqjen. Por po ashtu është edhe thelbin korrupsionist dhe kriminal të strukturave drejtuese shtetërore ku drejton klasa e majtë e politikës shqiptare. Skandali Apostoli është një rast i korrupsionit legal që përfshin brenda vetes Apostollin, Kryetarin e Kryesisë së Kuvendit Popullor, Skënder Gjinushin, Presidentin e Republikës, Rexhep Meidanin dhe Kryeministrin e ri Pandeli Majko. Në skandalin Apostoli është përfshirë Kryetari i Kryesisë së Kuvendit Popullor, Skënder Gjinushi, me këmbënguljen tij më shumë se dy-ditore për të mbajtur në postin e Ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Gaqo Apostolin. Fillimisht nga shumë njerëz nuk u kuptua këmbëngulja e tij ose u kuptua vetëm si një akt që lidhej me nderin e partisë apo dëshirë për të ruajtur zonat e bereqetshme brenda qeverisjes. Por këmbëngulja jo vetëm për ministrin por edhe për emrin e ministrit, ndërkohë që në bë qeverisjes. Por këmbëngulja jo vetëm për ministrinë por edhe për emrin e ministrit, ndërkohë që iu bë lëshimi për të mbajtur partinë e tij Ministrinë e Punëve Publike, dëshmon se korrupsioni ishte lidhur pikërisht me emrin e Gaqo Apostolit dhe se çdo ndryshim i tij mund të sillte dëshmimin e planeve ku ishte futur edhe nëshkrimi i tre marrëveshjeve që u bënë dy ditë pasi Apostoli nuk ishte ministër. Një këmbëngulje e tillë që në atë se garanti i marrëveshjeve të nënshkruara nga Apostoli ka qenë vetë Gjinushi. Ai duhet të tregojë bindshëm se pse ka këmbëngulur aq shumë ose të tregojë shumën e parave që ka përfituar nga ky skandal. Skënder Gjinushi arriti të përfshinte në skemën e tij të nënshkrimit të këtyre marrëveshjeve edhe kryeministrin e ri, Pandeli Majko, i cili e zgjati ndërtimin e qeverisë së re për dy ditë edhe Presidentin e Republikës, Rexhep Medani, i cili pranoi një dorëheqje e cila ishte pranuar njëherë si e tillë pak ditë më parë. Kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, duhet të sqarojë pazarin politik që është bërë mes tij dhe Gjinushit e po ashtu për të ndarë veten nga kjo përgjegjësi duhet të shpallë të anulluara marrëveshjet ose në të kundërt të deklarojë shumën e parave që ka përfituar nga ky pazar. Majko ka qenë kryeministër i dekretuar nga Presidenti ndërsa Apostoli nuk kishte të drejtë të bënte marrëveshje në masën e rreth 35 milionë ekueve, ndërkohë që kishte dhënë dorëheqjen dhe ditë para nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje. Në sqarimin që ka bërë Apostoli lidhur me këtë nënshkrim zbulohet edhe një detaj i rëndësishëm. Apostoli ka vendosur për nënshkrimin e tyre vetëm më datën 29 shtator, pra një ditë pasi Nano kishte dhënë dorëheqje e cila ishte pranuar nga kryesia e PS-së ashtu edhe nga Presidenti Medani. Në një situatë të tillë, Apostoli nuk kishte pse të ngutëj deri në maksimum duke sjellë edhe ndërlikime të tjera politike ndërmjet këmbënguljes së Gjinushit që qeveria e re të vonohej derisa Apostoli të nënshkruante tenderat e shëndetshëm. Pra, Majko ka krijuar hapësirën e domosdoshme për këtë veprim duke tentuar debatin me Gjinushin ose ale ka krijuar këtë hapësirë pa njohur qëllimet e Gjinushit dhe Apostolit. Por tani ato do të njohur dhe Majko ndërlikohet ka qenë dekretuar nga Presidenti i Republikës si kryeministër. Skandali Apostoli përveçse rrënqeth si skenar ku luhet me 35 milionë ECU, në rastin e përfshirjes së skandalit me Medanin merr edhe pamjen e një skandali ligjor. Presidenti duhet të marrë edhe pamjen e një situate të parashikojë një dorëheqje që sqaron motivin që e ka shtyrë Apostolin, pak orë pas nënshkrimit të tre marrëveshjeve, ndërkohë që kishte dekretuar përbërjen e qeverisë, pra edhe ministrin e ri të Punëve Publike. Në këtë rast nuk ka motiv dhe mbështetje ligjore. Kur një dorëheqje kryeministri dhe kjo dorëheqje pranohet automatikisht kanë dhënë dorëheqje gjithë qeveria, pra edhe Apostoli si anëtar i saj. Në asnjë paragraf të ligjit kushtetues shqiptar nuk shkruhet se ministri i rrugëve përshtatet nga kjo dorëheqje apo Presidenti mund të përshtatë ndokënd nga qeveritarët në rast se kryeministri jep dorëheqje. Pranimi nga ana e Medanit i dorëheqjes së Apostolit është bërë që në shtator siç thuhet një letër e tillë që përbën shkelje ligjore në mënyrë kosistente. Për rast të kundërt të lexosh shifrat e parave që vetë ai ka përfituar nga kjo marrëveshje. Për këta dhe të tjera që mund të bëhen të njohura më vonë, skandali Apostoli i realizuar në një kohë të ndërthurjes mes qeverive mbetet ndryshe edhe skandali me bashkëpunimin e tre pushteteve që zorërohen nga klanet e majta. Tani shpresa është dukur se nga PS apo partia e tjera të majta mund të dalë diçka që nuk është korrupsion apo kontrabandë.
Përgatitet atentat ndaj Sali Berishës
Media greke parashikon trazira të reja në Shqipëri
Një kanal televiziv grek ka publikuar dje lajmim e përgatitjes së një atentati ndaj liderit të opozitës shqiptare, Sali Berisha.
Gjithnjë sipas medias greke, ka një plan të detajuar për të goditur kryetarin e Partisë Demokratike, të ngjashëm me atë të vrasjes së liderit të Dhjetorit, Azem Hajdari.
Për kanalin privat grek, pas kësaj në Shqipëri janë parashikuar trazira të reja, më të forta se ato të muajit të shtatorit të këtij viti që i çojnë në qeveri Nanon dhe i qargëve antishqiptare të vrasjen e Azem Hajdarit. Kur kanë kaluar 23 ditë nga krimi që tronditi Shqipërinë, ende vrasësit e liderit të Dhjetorit janë në detyrë me uniforma shtetërore dhe qeveria as që ka ndërmend të prishë qetësinë e tyre. Lajmi i publikuar nga media greke mund të jetë edhe dhe një lojë bashkëpunimi i shtypit të Athinës me shërbimin sekret shqiptar, ku janë rikthyer me [?] vetëm sigurimsat, por edhe mjetet e me-
Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit
Sot, 24 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit
Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveria e ish-komunistëve që janë të lirë dhe të paheshtur kriminalet që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurrsesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.
Ambasadori i OSBE-së në familjen Hajdari
Everts: Vrasësit para gjyqit
Një kanal televiziv grek ka publikuar dje lajmin trazira të reja, më të forta se ato të mesit të shtatorit të këtij viti.
Media e Athinës nuk i përmend burimet e informacionit për atentatin e përgatitur ndaj Berishës, ndërkohë që dihet fakti i implikimit që të qeverisë Nano dhe i qarqeve antishqiptare në janë në detyrë dhe qetësinë e tyre. Lajmi urgjor i medias greke mund të jetë edhe ndonjë bashkëpunim rikthyer jo vetëm sigurimsat, por edhe mjetet e metodave e Sigurimit të Shtetit, armës së së vërtetës që zhduk kundërshtarët politikë të regjimit komunist.
Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, zoti Daan Everts, ishte dje në familjen e heroit të demokracisë, deputetit Azem Hajdari, për t’i shprehur ngushëllime familjes Hajdari në emër të OSBE-së.
Everts shprehu ngrohtësinë e thellë të tij dhe OSBE-së për vrasjen makabre të deputetit Azem Hajdari së bashku me truprojat e tij duke kërkuar që vrasësit të dalin sa më parë para gjyqit. Ai vlerësoi lart rolin e heroit të demokracisë, deputetit Azem Hajdari në Lëvizjen e Studentëve dhe Dhjetorit ’90 dhe zhvillimin e pluralizmit dhe demokracisë në Shqipëri.
Arrestohet motra e Besim Çerës
Fillon punën ministri Koçi. Lazime Çera, motra e bodigardit që u vra bashkë me Hajdarin, merret me dhunë nga policia
Furgona të policisë të komisariatit numër tre, të mbushur me policë dhe trupa speciale me maska, kanë arrestuar dje rreth orës 20.40 minuta zonjën Lazime Çera (Daci) në banesën e saj pranë uzinës Dinamo. Lazime Çera, është motra e dëshmorit të demokracisë, Besim Çera, i cili u vra së bashku me heroin e demokracisë shqiptare, deputetin Azem Hajdari, natën e 12 shtatorit nga dora e shefit kriminal të Fatos Nanos.
Forcat policore, të drejtuara nga Albert Dedaj, shef i krimeve të komisariatit 3, kanë marrë me forcë zonjën Çera dhe kanë ushtruar dhunë mbi të shtazërisht, duke trembur dy fëmijët e saj të vegjël dhe banorët pranë shtëpisë së saj, të cilët janë kërcënuar nga policia të mos afrohen për të parë masakrën që po bënin. Burri i zonjës Çera nuk ka qenë në shtëpi, dhe ajo ka qenë duke larë rrobat në oborrin e shtëpisë së saj, kur është arrestuar dhe keqtrajtuar nga policia në sy të fëmijëve.
Policia nuk ka patur urdhër arresti dhe asnjë arsye për të keqtrajtuar dhe burgosur një grua të pafajshme. E vetmja arsye për policinë ka qenë se para disa kohësh kanë ushtruar një kontroll në shtëpinë e saj dhe kanë gjetur dy tesera të Partisë Demokratike. Motra e Besim Çerës është fatur në dhomën e izolimit dhe policia nuk ka lënë asnjë nga anëtarët e saj për të kontaktuar me të.
Besim Çera, i vrarë
Ndërhyrje sa më të shpejtë në Kosovë
Berisha i bën thirrje NATO-s
Përshëndes raportin e Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në të cilin dënon nga forumet më të larta i kombëve, barbaritë e Millosheviçit gjatë këtij viti në Kosovë dhe dëshmon se Beogradi nuk ka plotësuar kërkesat e rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
I bëj thirrje Aleancës së Atlantikut të Veriut të ndërhyjë pa hezitim Milosheviçin i sa kasapin e Ballkanit dhe si përfaqësuesin më përgjegjës për të gjitha mizoritë e nacionalizmit të tij serb në Ballkan.
Millosheviçi gjer më sot ka sfrytëzuar hezitimin e komunitetit ndërkombëtar për të zbatuar pa lëkundje platformën e tij kriminale të spastrimit etnik dhe shfarosjes së kombit shqiptar në Kosovë.
Denoncoj gjithashtu apatinen e autoriteteve të Tiranës ndaj kësaj krize dhe kërkoj që Shqipëria të ofrojë të gjitha portet dhe aeroportet Aleancës së Atlantikut të Veriut për të përmbushur veprimet luftarake dhe realizimin e objektivave të saj në Kosovë.
Greva ndan mëdysh mesuesit
Presion dhe terror shtetëror ndaj grevistëve të arsimit në të gjithë vendin
Në kryeqytet kjo grevë u realizua pjesërisht për shkak të presionit të ushtruar nga policia dhe SHIK-u, ndërsa në rrethin e Shkodrës greva u realizua 100% me pjesëmarrje të plotë të të gjithë shkollat...
NE FAQEN 5
Ish ministri Arben Malaj, duke dalë dje nga presidenca i përgëzuar nga Medani
Foto: Albes FUSHA
Ish ministri Arben Malaj, duke dalë dje nga presidenca i përgëzuar nga Medani. Foto: Albes FUSHA