Të hënën, miting i madh në përkujtim të Azem Hajdarit
Lidhja kundër Diktaturës: Të mblidhemi të gjithë në sheshin "Skënderbej"
Të hënën, datë 12 tetor, në orën 17.00, Lidhja kundër Diktaturës i bën thirrje banorëve të kryeqytetit të mblidhen në sheshin “Skënderbej” për të përkujtuar Liderin e Djathtë, heroin e pluralizmit, Azem Hajdarin, një muaj pas vrasjes nga falangat e klikës së Fatos Nanos.
Mitingu përkujtimor për Hajdarin do të jetë akuza-protestë e shqiptarëve ndaj qeverisë Majko, që u betua në parlamentin e kalamishnikovëve se nuk do të hetojë për vrasësit e Hajdarit dhe do të vazhdojë të godasë opozitën.
“Të hënën të gjithë në sheshin “Skënderbej”.
Ministria e Rendit çerdhe korrupsioni
Milionat e grabitura maja e aisbergut
NE FAQEN 4
Qeveria Majko, program i armiqësisë kombëtare
Ish-komunistët votojnë 100 përqind për vijimin e vrasjeve dhe burgosjeve politike të opozitarëve. Asnjë diplomat i huaj në parlament. Perëndimi braktis qeverinë
Qeveria Majko, program i armiqësisë kombëtare
Qeveria e re injoron thirrjet e komunitetit ndërkombëtar për pajtim dhe dialog. Departamenti amerikan i Shtetit: “Majko duhet t’i shtrijë dorën opozitës”
Majko zgjedh vetë fatin e Nanos
Nga Astrit PATOZI Maxhoranca ish-komuniste votoi dje 100 përqind programin e armiqësisë kombëtare të qeverisë “Majko” ose “Nano 5”, duke i ikur përfundimisht të gjitha shpresat e shqiptarëve për ndonjë ndryshim të mundshëm. Më zi se në kohërat e turpshme të Hoxhës, kur votohej 99.99 përqind, pasi gjendej gjithmonë një njeri që nuk merrte pjesë në proces, deputetët e majtë u shfaqën dje në një reshtore ushtarake për t’i dhënë frymë një qeverisjeje që nuk ndryshon asnjë grimë nga ajo që iku. ajo që iku. Në sallën e parlamentit nuk votuan pro vetëm Edi Rama, Arben Demeti dhe Leonard Solis, jo se nuk ishin dakord, por për faktin e thjeshtë se nuk janë deputetë. Në një votim ku nuk mori pjesë asnjë opozitar, qeveria e re e koalicionit të majtë u bekua vetëm nga të vetët që i vëllojnë të njëjtën linjë të likuidimit fizik të opozitës, ashtu si edhe paraardhësja e saj. Megjithëse Godo u ankua për fjalimin e gjatë dhe të mërzitshëm të Majkos që parashtroi programin e tij të vazhdimit të armiqësisë, goditja e opozitës dhe minim i të gjitha përpjekjeve për dialog e pajtim kombëtar u panë qartë si shtylla kryesore e aktiviteteve të qeverisë së re. Për ta pohuar këtë nuk ngurroi as vetë kryeministri i ri, i cili tha për gazetarët se i vetmi ndryshim mes qeverisë së tij dhe asaj të Nanos është se kabineti Majko është vetëm 7 ditësh. Aq e vërtetë është kjo, sa likuidimi i opozitës është vendosur si pikë e dytë në programin e qeverisë për rivendosjen e rendit në Shqipëri. Kryeministri i ri ka kërkuar që të goditet me ashpërsi dhe të dënohen të gjithë organizatorët dhe pjesëmarrësit e “grushtit të shtetit”, ndërkohë që ai vetë dhe të gjithë drejtuesit e lartë të shtetit dhe të partisë së tij kanë akuzuar për këtë opozitën, kryesisht Partinë Demokratike. Rrifillimi i punës së qeverisë së re aty ku e kishte lënë Nano, pra tek “grushti i shtetit” është një sinjal i qartë se Majko dhe njerëzit që ka mbledhur ai rreth vetes nuk kanë aspak ndërmend që të lëvizin një qime. Ky është i njëjti program që kanë pasur ministrat e koalicionit të majtë, të cilët kanë kërkuar edhe dy herë arrestimin e Azem Hajdarit. Një kryeministër, që ka paguar para dhe shkronjës zyrtarë për ta klasifikuar si student të Dhjetorit, ndërsa ka paguar edhe Fatos Nanon, kur nuk ka asnjë dëshirë për të shkulur aspak i tillë, e tregoi veten se nuk ka asnjë ndryshim nga shefi i tij Fatos Nano, kur nuk tha asnjë fjalë për kapjen e vrasësve të Azem Hajdarit. Kjo do të thotë se qeveria e tij ka ndërmend që të zgjerojë qelitë e burgjeve politike për kundërshtarët e saj, ashtu siç ka bërë me Shamanën, Çelen, Zhulanin, Spahinë dhe të tjerët. Nëse kryeministri i ri nuk e ka kuptuar ende se 14 shtatori ishte një mësim i mirë për pushtetin e dhunës ndaj opozitës, duhet të harrojë urgjentisht përrallën e “grushtit të shtetit”, sepse mund të digjet shumë më keq se Fatos Nano. Nëse Pandeli Majko nuk e ka kuptuar ende se më 14 shtator ky pushtet iu thye dhëmbët e terrorit, aq më keq do të jetë për atë vetë. Kryeministri i ri, nëse nuk kupton se kishte dëshirën për të shkelur në gjurmët e paraardhësit të tij dhe në qeveri, e njëkohësisht të përsërisë atë që ky pushtet sadopak ato shkaqe që çuan në shpërthimin e revoltës popullore që e shërmoi qeverinë e kaluar të Fatos Nanos në më pak se 20 minuta. Por edhe nëse kaq është i vendosur për ta çuar vendin në fund shkatërrimin e eliminimit të “grushtit të shtetit”, i cili fillon shumë kohë para 14 shtatorit, që e kuptojnë edhe testimet e mesnatës dhe më pas u vra Azem Hajdari. Programi i tij për likuidimin fizik të kundërshtarëve merret dhe të gjitha votat pretendon, në kohën që Departamenti Amerikan i Shtetit i bënte thirrje Majkos që t’i shtrinte dorën opozitës edhe për krijimin e qeverisë së tij. Deklarata e zëdhënësit të Departamentit të Shtetit mori kështu vetëm një ditë më vonë një përgjigje shokuese, pasi Majko jo vetëm nuk e përfillur opozitën në emër të një përgjigje shokuese, por ai i ka shpallur luftë asaj që në ditën e parë që ka marrë kabinetin e tij. Kjo do të thotë se programi Majko është një tjetër përpjekje për të mbyllur gojën e shqiptarëve që mendojnë ndryshe nga Nano dhe Majko në Shqipëri, por edhe për komunitetin ndërkombëtar që po kërkon rivendosjen e urave të dialogut në këtë vend. Tani përdoruesit e lodhur me këta qeveritarë të papërgjegjshëm kanë dalë të shikojnë një kryeministër që në fillim “urdhëron” prokurorët dhe gjykatësit që të mos arrestojnë asnjë politikan të opozitës dhe gazetar, dhe tre ditë më vonë del me program të kërkojë goditjen e grushtit të shtetit, që i është bërë qeverisë nga opozita. Në paradoks të tillë Pandeli Majko mund ta motivojë vetëm me atë çelësi politik, për të cilin është detyruar të reflektojë në vitin student e larta, dhe opozita ka për ta kurajuar t’ia kërkojë zyrtarisht për ta ndriçuar. Shqiptarët, ajo dhe të gjithë kërkojnë Majko dhe të gjithë ministrat e kabinetit të tij, shumë prej të cilëve janë pjesë në listën e “trimoshave” që u kërkojnë pas djali nga vrima më 14 shtator, është fjalë se kjo qeveri është e dënuar të ketë fatin e paraardhëses së saj, për shkakun e thjeshtë se thellimin e krizës do të shkaktohet mbi shkatërrimin e saj. Kryeministri duhet të ketë të qartë se për të për të ndjekur këtë program të qeverisë së tij, mjaftojnë qirinj e ndezur mbi vendin ku u vra Azem Hajdari.
Pollo takon Theçer
Nënkryetari i PD-së bashkëbisedon me ish-kryeministren e Britanisë
Theçer: Socialkomunistët, të rrezikshëm për qytetërimin
Takime të rëndësishme të nënkryetarit të PD-së në Londër. Gjatë vizitës së tij në Britaninë e Madhe, Genc Pollo, i ft uar në Kongresin e Partisë Konservatore, u takua me “Zonjën e hekurt”, ish-Kryeministren britanike, Margaret Thatcher.
Nënkryetari i PD-së bashkëbisedon me ish-kryeministren e Britanisë
Pollo takon Theçer
Theçer: Socialkomunistët, të rrezikshëm për qytetërimin
Takime të rëndësishme të nënkryetarit të PD-së në Londër. Gjatë vizitës së tij në Britaninë e Madhe, Genc Pollo, i ftuar në Kongresin e Partisë Konservatore, u takua me “Zonjën e hekurt”, ish-Kryeministren britanike, Margaret Thatcher.
Në këtë takim, Pollo e falënderoi zonjën Thatcher për ndihmën që ajo i ka dhënë PD-së dhe lëvizjes antikomuniste në Shqipëri, duke ftuar zotin Berisha në Londër dhe duke mbështetur përpjekjet e PD-së për kthimin e demokracisë në vend.
Thacher, theksoi se nuk ka rëndësi nëse ndërrohen emrat socialisto apo komunistë të partive të tyre, ata janë po aq të rrezikshëm për qytetërimin dhe u takon demokratëve, njerëzve që luftojnë për të drejtat e tyre politike, ekonominë e tregut të vazhdojnë fuqishëm betejën e tyre politike.
Lidhur me luftën në Kosovë ajo u shpreh se Millosheviçi është kasapi i Ballkanit dhe ndërhyrja ushtarake e NATO-s është e vonuar në mënyrë të pafalshme.
Qeveria t’i japë fund konfliktit
SHBA i bën thirrje Majkos t’i shtrijë dorën opozitës
SHBA i bën thirrje kryeministrit shqiptar, që t’i shtrijë dorën opozitës për krijimin e qeverisë së tij të re. Kryeministri i ardhshëm shqiptar, Pandeli Majko, u përgjigj që krijojë një qeveri të re, ndërsa rreth një mijë përkrahës të kryetarit të opozitës, Sali Berisha, manifestuan në Tiranë, njofton “Zëri i Amerikës”.
“Ne do të dëshironim që qeveria e re të bëjë atë që është e nevojshme dhe t’i shtrijë dorën opozitës në frymën e ripajtimit kombëtar, për kalimin e periudhës së polarizimit që karakterizon politikën shqiptare, që prej një viti a më shumë”, theksoi zv/shefi i Departamentit të Shtetit, Xhejms Folej.
Koçi i zi: “Do të nënshtroj Kavajën, Lazaratin dhe Mamurrasin”
Ministri që dogji institucionet gjatë rebelimit të kaluar premton terror ndaj opozitës
Ministri i Rendit Publik, Petro Koçi deklaroi dje se prioritet i punës së tij do të jenë nënsht rimi i Kavajës, Lazaratit dhe Mamurrasit, nga zonat me elektorat të padiskutueshëm demokrat. Ndërsa pritet të deklarohej si një prioritet i punës së re të qeverisë dhe ministrisë së Rendit, gjetja e vrasësve të heroit të demokracisë...
NE FAQEN 2
Është tragjike vrasja e Hajdarit
Peter Rojshenbah ngushëllon Berishën
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha mori këto ditë një mesazh ngushëllimi nga miku i shquar i Shqipërisë, ish-deputeti i Bundestagut Gjerman, Peter Rojshenbah ku i shkruan:
“Shumë i nderuari Prof. Dr. Berisha
Dëshiroj t’ju shpreh juve, familjes së Hajdarit dhe miqve të tyre se marr pjesë me ndjenjat më të thella në pikëllimin e vdekjes së Azem Hajdarit.
Është tragjike të vritet ai cili qëndroi në frontin e parë të betejës kur Shqipëria çlirohej nga diktatura e egër komuniste. Ansjëherë vrasja nuk ka një qëllim të arsyeshëm. A do të mund vrasja e Azem Hajdarit të ndihmojë për të kuptuar se vdekja e rivalëve në politikë shkatërron gjithashtu shpirtin e një populli.”
Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit
Sot, 27 ditë nga vrasja e liderit të Dhjetorit
Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveritë e ish-komunistëve që qenë të lirë dhe të pashqetësuar kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, a tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurresesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.
Prag dimri, 53 komuna të veriut pa bukë
Banorët drejt Tiranës për furnizime
Dედja, i plotfuqishmi i qeverisë për Pushtetin Lokal: Është dërguar për popullatën vetëm 20 % e sasisë minimale të artikujve bazë për të përballuar jetesën
NE FAQEN 5
Majko, në një moment normal në parlament
PD vetëm 35 sekonda
Forumi “Fjala e Lirë”, monitorim për lajmet e brendshme të TV shtetëror
Qeveria: 12 minuta, 15 sekonda
Politikanë me zë:
Presidenti: 45 sekonda
Kryeministri: 46 sekonda
Shteti gjithsej, 13 minuta, 45 sekonda
Kosova: Për ngjarjet në Kosovë, 45 sekonda
Kosova në vështrimin ndërkombëtar 7 minuta, 35 sekonda
Opozita: 1 minut, 10 sekonda. Nga këto PD, 35 sekonda, Partia Lëvizja e Legalitetit 35 sekonda
Partia e Pajtimit Kombëtar, 40 sekonda
Organizata shoqërore: 2 minuta
Pushteti Lokal, 1 minutë, 35 sekonda
Kronika të ndryshme, 3 minuta, 30 sekonda
Lajme kulture, 30 sekonda