Shqipëria, vendi më i varfër i Europës
PNUD dje në Ditën Ndërkombëtare të Zhdukjes së Varfërisë
NE FAQEN 5
Policia masakron dhe burgos kosovarët
Punonjësit e policisë së Durrësit u kanë marrë pasaportat 10 kosovarëve për t’i shtitur
NE FAQEN 4
Ruçi në krye të kallashëve
Nano forcon ish-ministrin e Brendshëm të diktaturës
NE FAQEN 3
PS feston përvjetorin e Enverit
Majko: Ovacionet e militantëve të PS për Hoxhën janë të natyrshme dhe të kuptueshme. Manifestuesit enveristë, marshim nëpër rrugët e Tiranës me lejen e policisë. Vlonjatët kërkojnë paratë e premtuara në Sheshin e Flamurit
Rikthehet fuqishëm nostalgia për diktatorin tek ish-komunistët shqiptarë
NE FAQEN 2
Prokuroria politike, sopata e koalicionit
Kryetari i PD, Sali Berisha e konsideron kryeprokurorin Rakipi, përgjegjës për arrestimet e opozitës
NE FAQEN 3
Një kushtetutë e pakicës, ka pasoja të
Deklaratë e Kryesisë së Partisë Demokratike
Spastrime politike në polici
Nën hetim policët e shërbimit që janë piketuar për tu liruar
Një kushtetutë e pakicës, ka pasoja të paparashikueshme
Deklaratë e Kryesisë së Partisë Demokratike
Kryesia e Partisë Demokratike në mbledhjen e saj të datës 15 tetor u ndal në krizën politike në vend.
Kryesia e Partisë Demokratike konstaton se kriza dhe konflikti politik po thellohen për shkak të qeverisë:
Së pari, qeveria e vazhdimësisë nuk ka bërë asnjë përpjekje për të hetuar, gjetur dhe vënë para drejtësisë.
NE FAQEN 3
Spastrime politike në polici për 14 shtatorin
Nën hetim policët e shërbimit që janë piketuar për tu liruar
Emrat e policëve që janë marrë në pyetje janë përzgjedhur paraprakisht me kujdes nga disa punonjës të besuar të Koçit në ministrinë e Rendit, së bashku me prokurorët “specialë”
NE FAQEN 3
Mbështetës i madh i lirisë së njerëzve
Lideri i PD-së, Berisha uron Shenjtërinë e tij Papa Gjon Pali II
Në 20-vjetorin e zgjedhjes së Shenjtërisë Suaj në krye të Kishës Katolike dhe Shtetit të Vatikanit, ju dërgoj urimet e mia më të mira.
Këto 20 vjet të shenjtërisë tuaj Papa Vojtila, ju si kampion i lirisë keni qenë dhe mbeteni një mbështetës i madh në luftën dhe përpjekjet e popujve kundër regjimeve totalitare, varfërisë dhe mjerimit që sjellin diskriminimin dhe ndarjet e mëdha.
Duke ju uruar nga zemra ju mikun e shquar të madh të shqiptarëve në këtë përvjetor, Shenjtëria Juaj dëshiroj t’u shpreh edhe një herë mirënjohjen time për lutjet, mbështetjen dhe ndjenjat e thella miqësore që ju i keni dëshmuar Shqipërisë dhe kombit shqiptar në vazhdimësi të miqësisë tradicionale shekullore që lidh kombin tonë me Selinë e Shenjtë.
Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit
Sot, 35 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit
Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare.
Qeveria e ish-komunistëve që janë në liri dhe të pasqaruarit kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurrë, si kë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.
Pse u sulmua Televizioni?
Ky televizion që pretendon të përfaqësojë shqiptarët ka ngjallur vetëm urrejtje dhe neveri tek ata
NE FAQEN 3
Të hënën Këshilli Kombëtar i PD-së
Lajmërohen antarët e Këshillit Kombëtar të PDSH se ditën e hënë, datë 19.10.1998, në ora 11.00 zhvillohet mbledhje e jashtëzakonshme e Këshillit Kombëtar.
KRYESIA
Sot, takimi i Lidhjes kundër Diktaturës
Të gjitha partitë dhe subjektet që formojnë “Lidhjen kundër Diktaturës”, sot më datë 17.10.1998, ora 10.00 kanë një takim në selinë e Partisë Demokratike.
Lajmërim i LDGSH
LDGSH, dega e Tiranës lajmëron shtypin dhe median se zhvillon një takim të gruas demokrate të Tiranës, sot në sallën e Muzeut Kombëtar, në orën 10.00.
Qeveria të kapë vrasësit e Hajdarit
Më 22 tetor, miting proteste në sheshin “Skënderbej”
“Lidhja kundër Diktaturës” fton me datë 22 tetor, në orën 17.00 të gjithë qytetarët e Tiranës të bashkohen në një protestë të fuqishme:
1. Për të protestuar kundër fshehjes nga Qeveria të organizatorëve dhe ekzekutorëve të vrasjes së Azem Hajdarit.
2. Për të kërkuar lirimin e të burgosurve politikë.
3. Për të protestuar kundër terrorit informativ të mediave shtetërore.
4. Për të protestuar kundër papunësisë, ngritjes së çmimeve, pasigurisë, kriminalitetit dhe varfërisë në rritje.
në aktivitetet e përkujtimit të Enver Hoxhës
Kushtetuta, jo pasaportë e pushtetit të ish-komunistëve
Ndryshimi i ligjit për referendumin dhe përshtatimi i opozitës nga hartimi dhe miratimi i ligjit themelor është nga koalicioni qeveritar e kyjen akthin më të rëndësishëm juridik të shtetit shqiptar në një akt të pastër politik. Me gjithë përpjekjet e opozitës për kompromis dhe konsensus për Kushtetutën e ardhme të vendit në procedurë dhe përmbajtje, koalicioni qeveritar jo vetëm që nuk u bind për domosdoshmërinë e kompromisit, por përkundrazi me një arrogancë të paparë ka marrë përsipër të përdorë kushtetutën si kartën politike për të vazhduar të qëndrojë në pushtet dhe si një mjet përçarës mes shqiptarëve. Pa bërë historinë e të gjitha përpjekjeve të opozitës shqiptare gjatë këtij viti për dialog dhe kompromis me qëllim që ligji themelor i shtetit shqiptar të jetë jo vetëm fryt i një kompromisi mes të gjitha palëve që në këtë jetën e gjatë, është e nevojshme të thuhet se kjo predispozitë ka ardhur kjo predispozitë ka ardhur koha që të verifikohet nga opozita për shkak të refuzimit të vazhdueshëm të qeverisë. Opozita shqiptare nuk ka arsye tashmë kur qeveria ka vendosur që të mos përfillë asnjë thirrje të saj që të mbetet në predispozitën e saj me shpresë se koalicioni mund të reflektojë. Qeveria e ka shndërruar kushtetutën në një akt të pastër politik, emergjent, për të shpëtuar sadopak imazhin e saj të diskredituar nga korrupsioni, kontrabanda, krimi politik dhe ordiner, shkelja dhe cenimi i demokracisë dhe për të vazhduar edhe më tej rrugën e konfliktit mes shtresave të popullsisë dhe polarizimin e vendit. Arritja në këtë pikë e koalicionit qeveritar që synon të përdorë edhe ligjin themelor të vendit për qëllime të mbrapshta, nuk ka më kuptim që prej opozitës të marrë përgjigjen e deritanishme. Sepse në këtë mënyrë vetëm sa i shërbehet qeverisë për qëllimin e saj. Opozita shqiptare kur qeveria ka caktuar afatet për kushtetutën e saj, kur ka bërë ligjet që mund të miratojë kushtetutën edhe me pjesëmarrjen e kryesisë së Partisë Socialiste, duhet patjetër që të marrë një vendim politik lidhur me këtë problem, me qëllim që të pakën Kushtetuta e vendit të mos kandidojë në një rrugë politik për vlerë. Kur qeveria ka vënë jo vetëm opozitën, por edhe qytetarët para faktit të kryer me të ashtuquajturën kushtetutë te “standardeve europiane”, opozita nuk i mbetet më kohë për të kërkuar kompromis me një qeveri që nuk e njeh dhe nuk e dëshiron kompromisin, madje e shkelmon atë nëpërmjet veprimeve antidemokratike. Propaganda për të ashtuquajturën kushtetutë te standardeve europiane, e cila gjoja ka bekime nga të katër anët, nga deti, ajri dhe toka, nuk ka asnjë vlerë për shqiptarët që do të votojnë për të, të përjashtuar edhe më ligj nga e drejta për t’u shprehur. Aktet themelore të një shteti si Kushtetuta janë demokratike dhe të standardeve të tilla kur ngrihen mbi kompromisin mes palëve dhe jo duke përjashtuar opozitën e qytetarët nga e drejta për t’u shprehur dhe për të kontribuar rreth ligjit të tyre. Sfida që ka lëshuar qeveria e bandave duke përdorur ligjin themelor e vendit nuk duhet dhe nuk mund të shmanget nga opozita, sepse detyra nuk mund të jetë thjesht rruga e sovranitetit e parë e një opozite është ruajtja e sovranitetit të votës së zgjedhësve nga abuzimet e pushtetit. Pikërisht për këtë arsye ka ardhur koha që opozita shqiptare të marrë vendime për këtë çështje problem kaq të madh që socialistët e katandisën në një pasaportë qeverie. Pasaportat e qeverisë me fytyrën e Nanos, të Majkos apo të Enverit, duhen të fshihen në bosh ku të mbeten si relike. Për këtë mjafton t’u kujtoh shqiptarëve se miratimi i kushtetutës nga deputetë-kallashnikovë nisi dhe duke përkuar me 90-vjetorin e lindjes së babait shqiptar të ish-komunizmit, Enver Hoxha. Opozita duhet të përdorë të gjitha mjetet politike për t’ia djegur në dorë kushtetutën e përjashtimit të opozitës, pasaportën falso të kësaj qeverie, e cila institucionalizon antishtetin ose ndryshën e pushtetin e klasës së komunistëve. SH. PEPOSHI