Shpërthim tritoli para selisë së PD
SHIK-u hedh në erë lokalin ku do të shtrohej dreka për të dyzetat e Azem Hajdarit
Bombë, vetëm pak metra nga vendi ku u vra Lideri i Dhjetorit. Dëmtohen edhe disa zyra të Partisë Demokratike
NE FAQEN 5
Qeveritarët braktisin zyrat
Manifestime madhështore në nderim të Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari. Sheshi “Skënderbej” dhe Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” oshëtin: “Azem, ti je gjallë”
Ceremoni e madhe në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës. Procesion i mijëra njerëzve tek varri i Azemit dhe vendi i vrasjes së tij. Libër i ri me aktivitetin e heroit
Gjaku i Azemit nuk bëhet ujë
Nga Edi PALOKA Kanë kaluar plot 40 ditë nga vrasja e Azem Hajdarit. 40 ditë nga vrasja e simbolit të demokracisë dhe nacionalizmit shqiptar. Një popull i tërë kërkon vrasësit e simbolit të tyre por qeveria nuk ka ndërmend të veprojë. Majko bën replika me PD kur akuzohet se qeveria e tij po mbron vrasësit, por kjo nuk e pengon që të vazhdojë t’i mbrojë ata. Tanimë dhe ata që mund të kishin dyshime po binden plotësisht se kjo qeveri nuk mund t’i kapë vrasësit për ar- kapë vrasësit për arsyen e thjeshtë se edhe kjo qeveri është vazhduese e asaj që e vrau Azemin. Këtë akuzë nuk ka njeri normal në botë që ta hedhëposhtë. Mjafton logjika e thjeshtë që kjo qeveri nuk ka bërë asnjë hap për gjetjen e vrasësve, për të kuptuar që edhe kjo qeveri është e ngatërruar me vrasjen. Megjithatë PD vazhdon të jetë korrekte në qëndrimet e saj. PD kërkon që kjo qeveri të gjejë dhe dënojë vrasësit. Këtë e kërkon dhe rezoluta e Këshillit të Europës. Këtë po kërkojnë edhe shqiptarët. Po deri kur do të presin? Nëse Majko mendon se kështu mund të vazhdojë gjatë, gabon. Në se mendon se demokratët një ditë do të harrojnë dhe do të tërhiqen, gabon edhe më shumë. Gjaku i Azemit nuk mund të bëhet ujë. Majko duhet të dijë se revolta e atyre njerëzve që u mblodhën për të varrosur Azemin, nuk është shuar, përkundrazi. Ishte rrëzimi i qeverisë Nano që solli në një farë mënyre një qetësi të përkohshme tek njerëzit. Dikush mendoi edhe se kjo qeveri do të gjente e dënonte vrasësit, por vetëm kaq. Revolta është ende e gjallë. Ata njerëz që shpërthyen më 14 shtator nuk kërkonin pushtet dhe kjo është gjëja kryesore që duhet të kuptojë edhe Majko. Në se Majko dhe të tjerët e besojnë vërtet se ajo që ndodhi më 14 shtator kishte për qëllim marrjen e pushtetit, gabon rëndë dhe ky gabim mund t’i kushtojë shumë. 14 shtatori ishte shpërthimi i revoltës së atyre njerëzve që ju vranë simbolin, ju vranë shokun, ju vranë vëllain dhe kjo revoltë nuk mund të shuhet nga ndryshimi i Nanos me Majkon. A njerëz kërkojnë shpëtim, kërkojnë gjetjen dhe dënimin e vrasësve e deri sa kjo të mos ndodhë edhe revolta e tyre nuk do të shuhet. Kjo revoltë mund të shpërthejë në çdo moment tani që të gjithë janë të bindur se edhe kjo qeveri është po aq e implikuar në vrasja sa edhe e para. Mbetet në duart e kësaj qeverie që të shmangë shpërthimet tjera revoltuese. Kjo gjë po i kërkohet me këmbëngulje asaj jo vetëm nga shqiptarët, por edhe nga bota. Askush nuk dëshiron që vendi të përfshihet përsëri nga revolta të tilla që mund të kalojnë edhe në shpërthime të pakontrolluara. Por fatkeqësisht janë pikërisht qeveritë socialiste që jo vetëm nuk punojnë për pikësynimet e tyre, por i nxitin edhe më shumë. Këtë herë qeveria Nano me përplasjen ndaj opozitës, burgosjet dhe vrasjet që arritën kulmin me vrasjen e Azemit. Të njëjtën gjë po bën dhe qeveria Majko e cila ka përqafuar grushtin e shtetit që kërkohet se do të vazhdojë arrestimet ndaj opozitës dhe nuk dha asnjë fjalë për vrasësit e Azemit. Praktikisht ishte kjo politikë që po vazhdon dhe kjo politikë që con vetëm në një përfundim, në shpërthimin e revoltave të tjera. Tanimë të gjithë e kanë parë dhe kuptuar se shteti socialist nuk mund të qëndrojë më këmbë përballë revoltës së njerëzve. Shteti qëndron në këmbë vetëm sa të qetësohen shtetasit e kërkojnë një gjë të tillë, por kur shteti ju kundërvihet pjesës më të madhe të shtetasve atëherë nuk ka më gjë që ta mbajë në këmbë atë shtet. Këta e provuan dhe Majko siç e provoi Nano prandaj është mirë që qeveria të veprojë shpejt për të gjetur e dënuar vrasësit e Azemit e jo me krerë të kundërt, përndryshe do të jetë kjo përgjegjëse për shpërthimin e revoltave të tjera.
TË DËNOHEN VRASËSIT E VERTETË
Ja si dhunohet opozita në Shqipëri
Jozefina Topalli në Romë, në përvjetorin e 50 të kartës universale për liritë e të drejtave e njeriut
Topalli
Buffetaut
Sot zonja Topalli në audiencën e Shenjtërisë së Tij, Papa Gjon Pali i Dytë
NË FAQEN 3
Njeriu i OSBE, masovik i PS-së
Aldo Tenisci fyen kujtimin e Azem Hajdarit në Berat: Ai ishte biznesmen dhe vrasja e tij ka ndodhur për motive personale
Shihje jo të mirë në të dëgjuarit të OSBE në Shqipëri që ka krijuar këto kohë e fundit zoti Everts në Tiranë, po i kontribuojnë edhe të dëgjuarit e tjerë nëpër rreth.
NË FAQEN 3
Monumenti i Azemit në qendër të Tiranës
Këshilli Bashkiak përjetëson veprën e Liderit të Dhjetorit
Monumenti i Liderit të Dhjetorit, Azem Hajdari do të vendoset në qendër të Tiranës. Kështu ka vendosur Këshilli Bashkiak i Tiranës dhe një gjë të tillë ia ka paraqitur tashmë edhe drejtuesve kryesorë të bashkisë.
Kjo u deklarua nga nga kryetari i këshillit bashkiak, Orhan Sakiqi në ceremoninë e dorëzimit të titullit “Qytetar Nderi”, për heroin e demokracisë.
Vendosja e memorialit në qendër të Tiranës është një nga nderimet e mëdha që po i bëhen jetës dhe veprës së Azemit. Ajo do të jetë një dëshmi tjetër e pavdekshmërisë së njeriut që drejtoi lëvizjen antikomuniste, simbolit të nacionalizmit shqiptar.
Të hënën, të gjithë në sheshin “Skënderbej”
Thirrje e Bashkimit për Demokraci. Protesta deri në rikthimin e demokracisë
Qytetarët e Tiranës, cilido prej jush që i thotë vetes shqiptar, cilido prej jush që do lirinë, demokracinë dhe që aspiron për një të ardhme të sigurtë, mirëqenie dhe prosperitet, të dalë në mitingun e Protestës, ditën e hënë datë 25 tetor 1998, Ora 17.00 në Sheshin “Skënderbej”.
Ky miting proteste, ka qëllimin e lartë të detyrojë shtetin për të gjetur organizatorët dhe ekzekutorët e legjendës së shqiptarizmit, Azem Hajdari, lirinë e burgosurve politikë, rikthimin në punë të të pushuarve që morën pjesë në funeralin e Azem Hajdarit dhe imponimin për zgjedhje të parakohshme, që në Shqipëri të kthehet demokracia dhe siguria e çështjes kombëtare.
Të gjithë në Sheshin “Skënderbej” të hënën datë 25.10.1998, Ora 17.00 kundër qeverisë së vazhdimësisë së krimit, kontrabandës dhe antishqiptarizmit!
Grupimi “Dhjetori ’90”, procesion në kujtim të Azem Hajdarit
Ish - studentët e Lëvizjes së Dhjetorit, protestë përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”
Ju njoftojmë se Grupimi “Dhjetori ’90”, me 23.10.1998 do të zhvillojë një aktivitet të rëndësishëm në përkujtim të vrasjes së Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari.
Do të organizohet një ritual procesion me qëllim gjetjen e vrasësve të Azem Hajdarit. Procesioni do të fillojë në orën 11.00 tek sheshi “Nënë Tereza” para Korpusit Qendror të Universitetit të Tiranës dhe do të përfundojë tek vendi i vrasjes së deputetit Azem Hajdari, ku do të jepet një konferencë shtypi.
Thërrkojmë se pjesëmarrës do të jenë vetëm ish - studentë drejtues të Lëvizjes Antikomuniste të “Dhjetorit ’90”.
Banka Botërore refuzon investimet në KESH
Një dimër në errësirë të plotë për shqiptarët
NË FAQEN 7
Sot, Fieri dhe Kavaja në protestë
Bashkimi për Demokraci organizon sot protesta të fuqishme në Fier ora 12.00 në sheshin kryesor të qytetit si dhe në orën 17.00 në qendër të Kavajës.
Të gjithë në protestë kundër neodiktaturës, gjetjen e vrasësve të Hajdarit, zgjedhje të reja.
Foto: Albes FUSHA
Mijëra banorë të kryeqytetit, dje në protestë të fuqishme