“Ligji” i një krimineli, më i fortë se ligji i shtetit
Zani kërcënon gjyqtarët dhe dëshmitarët
NE FAQEN 5
Të enjten, sërish në sheshin “Skënderbej”
Thirrje e Bashkimit për Demokraci: Protesta deri në rikthimin e demokracisë
Thirrje e Bashkimit për Demokraci:
Protesta deri në rikthimin e demokracisë
Të enjten, sërish në sheshin “Skënderbej”
Qytetarët e Tiranës, cilido prej jush që i thotë vetes shqiptar, cilido prej jush që do lirinë, demokracinë dhe që aspiron për një të ardhme të sigurtë, mirëqenie dhe prosperitet, të dalë në mitingun e Protestës, ditën e enjte datë 29 tetor 1998, Ora 16.30 në Sheshin “Skënderbej”.
Ky miting proteste, ka qëllimin e lartë të detyrojë shtetin për të gjetur organizatorët dhe ekzekutorët e egjendës së shqiptarizmit, Azem Hajdari, lirimin e të burgosurve politikë, rikthimin në punë të të pushuarve që morën pjesë në funeralin e Azem Hajdarit dhe imponimin për zgjedhje të parakohshme, në Shqipëri të kthehet demokracia dhe siguria e dhështjes kombëtare.
Të gjithë në Sheshin “Skënderbej” ditën e enjte datë 29.10.1998, Ora 16.30 kundër qeverisë së vazhdimësisë së krimit, kontrabandës dhe antishqiptarizmit!
Vritet kryesindikalisti i Tiranës
NE FAQEN 4
BSPSH e ka cilësuar vrasjen e Ballukut akt kriminal të kryer nga segmente shtetërore. Fatmir Musaku është mik i ngushtë i Fatos Nanos dhe ka përkrahjen e tij të plotë. Edhe kryeministri i ri, Pandeli Majko ka zhvilluar bisedime të fshehta me Musakun për të shkatërruar lëvizjen sindikaliste
Pushteti i mafies
Nga Edi PALOKA Politika e pushtetarëve aktualë është inkurajuese e krimit në Shqipëri. Si rezultat i kësaj politike në Shqipëri po instalohet plotësisht mafia. Ka më se një vit që pushtetin në Shqipëri e kanë bandat por në se një vit më parë ato ishin vetëm në rrugë tani zotërojnë plotësisht jetën në vend. Në një vit, që me ardhjen në pushtet të koalicionit të majtë, krimi ka kaluar nga i rrugës në krim të organizuar. Sigurish që bëhet fjalë të krimit të organizuar kishin tentuar të krijoheshin edhe më parë por lufta e organeve të rendit nuk e kishte lejuar. Tanimë është vërtetuar nga ekspertët e huaj se në ngjarje e një viti më parë një rol jo të vogël kanë luajtur dhe organizata kriminale dhe shtëpitë mafioze ndërkombëtare. Aktualisht të gjithë faktet tregojnë se sot pushteti në Shqipëri është në duart e mafies dhe krimi është pjesë e këtij pushteti. Ministri socialist i rendit Petro Koçi, kur zuri karrigen e ministrit deklaroi se do të vendoste rendin brenda një mu-[teksti vazhdon jashtë kornizës së figurës] muaji, por këtë tanimë nuk e beson më njeri në Shqipëri. Krimi vazhdon të intensifikohet për ditë e më shumë aq sa ngjarjet e rënda zënë njërën tjetrën e çfarë është më e keqja krimi vazhdon të inkurajohet nga politika e pushtetarëve. Pak ditë më parë u grabit nga maskat Universiteti shtetëror ndërsa një shpërthim i fortë tritoli shkakërroi disa lokale përpara selisë së PD vetëm pak metra larg ministrisë së Rendit. Të tjera ngjarje të rënda të ndodhura këto ditë nuk lanë kohë të shuhen zhurma e krimeve të para. Përseri në qendër të Tiranës vritet Kryetari i Sindikatave të Tiranës, ndërsa trafiku i klandestinëve shënon dhe një faqe tjetër të zezë të mbushur me viktima. Të gjitha këto ngjarje janë rezultat i politikës së pushtetarëve të cilët kanë kaluar nga mbështetja për krimin në inkurajimin dhe organizimin e krimit. Vrasja tek Sindikatat është një vrasje e pastër politike. Praktikisht njerëzit që kanë krijuar konfliktin njihen si njerëz të afërt me Ish-kryeministrin Nano dhe me kryeministrin aktual, Majko. Ajo që ndodhi ishte një tentativë e pushtetit për të marrë në dorë Sindikatat vetëm pak ditë pasi këto sindikata deklaruan se do të fillonin luftën kundër qeverisë. Por edhe viktimat e këtij nuk janë të shpëtuara nga politika. Dihet tanimë se trafikantët e klandestinëve janë të lidhur me pushtetarët dhe shumë prej tyre punojnë direkt për këta pushtetarë. Praktikisht me ardhjen në pushtet të socialistëve trafiku i klandestinëve, si shumë aktivitete të tjera ilegale, ka gjetur rrugë të pandalindur. Asnjë skaf nuk është kapur nga policia dhe asnjë skaf nuk është bllokuar. Të vetmit raste të cilat janë shënuar nga policia italiane. Këto janë vetëm disa nga ngjarjet e ndodhura së fundi që konfirmojnë se tanimë ky pushtet, pavarësisht nga qeveritë që vendos është kthyer tërësisht në mafje. Që me ardhjen në pushtet të PS opozita deklaroi se qeveria e re nuk mund të lufton krimin sepse ata janë vetë pjella e krimit. Të ardhur në pushtet nëpërmjet bandave, nuk mund të pritet që këta pushtetarë do të luftojnë bandat. Por pushtetarët avancon edhe më shumë se kaq, krimin. Por vetëm nuk e luftuan krimin, por u bënë organizatore direkt në të. Krimi politik u ndërfshi me atë ekonomik duke pasur në kokë pikërisht pushtetarët. Berisha deklaroi në një konferencë shtypi se në Shqipëri po vendoset diktatura e bandave por faktikisht në Shqipëri po instalohet plojë e bandave e drejtuar nga politika. Trafiqet ilegale janë bërë mafia e krimit të kontrolluar nga mafia në pushtet dhe mafia aktualisht në Shqipëri bën ligjin në vend. Kriminelët janë bërë ligjin në çdo rrjet. Ata veprojnë të pashqetësuar sepse kanë mbështetjen të hapur nga pushtetarët. Kriminelët me të njohur në vend dhe rrugë dhe vazhdojnë aktivitetin e tyre të cilin e bëjnë edhe publik pa u shqetësuar sepse dihet që ata janë krahu i pushtetarëve aktuale. Shqipëria është sot vendi ku kriminelët janë njerëzit më të rëndësishëm ndërsa njerëzit e ndershëm, ata që guxojnë të denoncojnë krimin, përfundojnë burgjeve apo dhe me kërcënime. Ky është pushteti që vrau Azem Hajdarin dhe disa funksionarë të tjerë politikë, pushteti që vazhdon të mbajë të burgosur politikanë të lëj dhe të opozitës e që në mënyrë të ndërmjetme me mbrojtje të hapur të kriminelëve me të njohur në vend. Ky pushtet e kontrollon krimin dhe e përdor për qëllimet e veta politike dhe ekonomike. Ky është mafia në pushtet. Kështu Shqipëria rrezikohet seriozisht që të bëhet plotësisht një kontrollim i mafies dhe nëse ky pushtet nuk rrëzohet atëherë do të jetë tepër vonë për të riparuar gjërat.
Qeveria të ndalë dorën vrastare
Rikthehet protesta në Tiranë
Qeveria të ndalë dorën vrastare
Tjetër tragjedi në bregdetin e Vlorës
Shpërthen gomonia me klandestinë, 3 të vdekur, 7 të plagosur dhe dhjetëra të humbur në det
NE FAQEN 5
Al Saitin u vra si terrorist ndërkohë që policia thotë se ende nuk ka në dorë fakte rreth veprimtarisë së tij terroriste
Pse e (vetë)vrau
Kushtetuta e klikës, kushtetutë e pakicës
Vazhdojnë aktitv(et) e degëve të PD në rrethe. Për referendum do të mbështetet vendimi i Këshillit Kombëtar
NE FAQEN 2
Berisha: Ky është shtet terrorist
PD dënon vrasjen e kryesindikalistit
NE FAQEN 2
Thirret për hetime kryetari i Kavajës, Luan Skuqi
Prokuroria vazhdon presionin ndaj drejtuesve lokalë të PD-së
Edhe kryetari i PD-së së Kavajës, Luan Skuqi është thirrur në prokurori lidhur me ngjarjet e 14 shtatorit.
Që në emër të Skuqit i ka ardhur me postë një letër e prokurorisë ku i kërkohej atij të paraqitej në këtë institucion për shpjegime pa saktësuar se për çfarë shpjegimesh është fjala. Ky është teksti standart që i është dërguar dhe drejtuesve të tjerë lokale në të gjithë vendin ku kërkohet prej tyre të dëshmojnë për protestat e 14 shtatorit, ndërkohë që ushtr[o]het ndaj tyre presion politik nëpërmjet prokurorisë.
Skuqi nuk është paraqitur për një hetim në lidhje duke deklaruar se nuk e njeh aspak këtë kërkesë për prokurorisë dhe se është i gatshëm të përballojë çfarëdo presioni politik që i vjen nga institucioni që janë plotësisht nën varësinë e qeverisë.
Deri tani prokuroria në Tiranë dhe degët e saj në disa rrethe kanë nisur nën fushatë hetimesh, arrestimesh në të gjithë vendin kundër gjithçkaje atyre njerëzve që kanë bërë moh[a]mo apo kanë shprehur ngushëllime me familjen Hajdari, apo në degët e PD-së për vrasjen e Azemit. Nga ana tjetër me qindra persona janë pushuar nga puna për të njejtat arsye me një urdhër të qeverisë dhe më 19 shtator, vetëm pesë ditë pas ceremonisë së varrimit të Liderit të Dhjetorit Azem Hajdari.
Njerëzit e Nanos dhe Majkos pushkatojnë Astrit Ballukun në selinë e BSPSH
Lajmërim
Njoftohen të gjithë anëtarët e Këshillit Kombëtar të FRPDSH, se ditën e mërkurë, datë 28.10.1998 ora 11.00, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar të FRPDSH.
Kryesia e FRPDSH
Të enjten, Këshilli Kombëtar i PD-së
Ditën e enjte më 29 tetor, ora 11 00 mblidhet Këshillin Kombëtar i Partisë Demokratike. Mbledhja bëhet në sallën qendrore të PD-së. Ftohen të marrin pjesë edhe grupi i deputetëve të PD-së.