10/11/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

10 nëntor 1998

Tirana në shesh: Të shpërorim qelbësirat

Të enjten, dy muaj nga vrasja e Azemit. Protestë e fuqishme në sheshin “Skënderbej” Të enjten, dy muaj nga vrasja e Azemit. Protestë e fuqishme në sheshin “Skënderbej” Tirana në shesh: Të shpërorim qelbësirat Qytetarë të Tiranës, Të enjten më datë 12 nëntor mbushen 60 ditë nga dita kur dora kriminale e shtetit vrau Liderin e Dhjetorit, heroin e demokracisë shqiptare, Azem Hajdari. 60 ditë nga vrasja e Heroit të Demokracisë, shteti i mafies dhe krimit vazhdon të fshehë dorën me të cilën vrau heroin tonë të pavdekshëm. Qytetarë të Tiranës, Të mblidhemi të gjithë së bashku të enjten më datë 12 nëntor, në ora 16.00 në sheshin “Skënderbej” për të protestuar kundër kësaj qeverie të vazhdimit të mafies dhe krimit, kësaj qeverie që fsheh kriminelët, kundër karriges së kësaj qeverie që qëndron mbi gjakun e Azem Hajdarit. Vëllezër dhe motra demokratë! Ata që vranë Azem Hajdarin po përpiqen të vrasin çdo ditë demokracinë, ata që fshehin vrasësit e Azem Hajdarit, po nxjerrin nëpër sheshe dordolecët e komunizmit, ata që burgosin demokratët, po i lënë nga burgu banditët, prandaj, të gjithë së bashku për të kërkuar vrasësit e Azem Hajdarit, të gjithë në shesh për të ndalur dorën e kësaj qeverie kriminale, të gjithë në shesh për të mbrojtur demokracinë.

Projektkushtetuta shkel mbi kombësinë dhe besimin

Berisha: Projektkushtetuta e majtë është dokumenti i tjetërsimit, i shkatërrimit të kombësisë shqiptare NE FAQEN 3 Neni 10 dhe 20 i “pasaportës së qeverisë” bën të mundur ndërrimin dhe tjetërsimin e kombësisë. Synohet shkombëtarizimi i shqiptarëve

Mashtrimi i Madh

Nga Dr. Vili MINAROLLI Shqiptarët sot, pa e ditur as vetë janë aktorë të një tragji-komedie, që për fat të keq e kanë luajtur edhe herë të tjera, me po ata regjisorë dhe skenarë. Pjesa tragjike: Pasaporta antishqiptare e kallash parlamentit, alias kushtetuta e popullit të Shqipërisë pa ndërj(e), në fshehtësi hyri në fuqi në datën 6 nëntor, ndërsa grupi i mashtruesve, komisioni i kallash parlamentit po bën fushatë, duke ftuar shqiptarët t’i thonë “Po” vetëvrasjes së tyre. Pjesa komike: Procesi referendar, një bufonatë e vërtetë, po luhet duke patur si spektatorë edhe ata që kanë marrë përsipër t’u mësojnë shqiptarëve rregullat e demokracisë. Në datën 21 tetor parlamenti miratoi ligjin për kushtetutën dhe sipas Dispozitave Kushtetuese Presidenti duhet ta dekretojë apo jo brenda 15 ditëve. Në rastin kundërt, pas këtij afati ligji hyn në fuqi. Ky është shkaku që në disa raste drejtuesit e Parlamentit shprehen se sido të jetë rezultati i Referendumit, kushtetuta është e miratuar. Por ata që janë të interesuar që kjo pasaportë të bëhet “legjitime”, i morën masat duke miratuar ligjin e Referendumit, nga më absurdët në llojin e vet. Pra shqiptarët janë thirrur në një dasëm, për të pastruar mbeturinat e saj, sepse çifti është nisur për muajin e mjaltit. Ajo ç’ka ishte lajmëruar me banderola që përshkonin tej e përtej dy anët e bulevardit më të madh të Tiranës, për “Constitution Run” është anulluar papritur, ndoshta për t’u lënë shkas atij i fundit i komedisë. Procedura e hartimit të projektit të kushtetutës është tërësisht antidemokratike, sepse në mënyrë të qëllimshme dhe të paramenduar opozita është përjashtuar nga ky proces. Për më tepër ka një klimë tëjet konfliktuale si pasojë e vrasjeve politike, e burgosjeve dhe keqpërdorimit për burgosje të liderve të partive politike, e keqtrajtimit nga policia politike e anëtarëve dhe simpatizantëve të partive opozitare. Kësaj klime të tensionuar politike i shtohet veprimtaria e klaneve mafioze qeveritare që stimulojnë krimin, korrupsionin dhe kontrabandën dhe në garën e tyre për papërmbajtur për të mbushur xhepat e tyre, përfaqësuesit më të lartë të këtij shteti nga më absurdët në historinë e Shqipërisë, janë tepër të nxituar e minojnë dokumentin themeltar të shtetit, me qëllimin e vetëm për të zgjatur ditët pushtetit e tyre, tashemë pa mandat. Nxitimi për të arritur sa më parë dhe me çdo çmim, fitimin e tyre e arrijnë, nuk e mundëson asnjë nga bashkëkryetarët e hartimit të këtij projekti, i T’i përgjigjet një pyetje që është përshëritur disa herë: është detyra që nuk arrin ta realizosh në marsin e vitit 1997, kur drejtoje “kryengritjen popullore” në Gjirokastër? Po folur pastaj për veprimet apo me deklarimet e opozitës së ky projekt është vepra më antishqiptare që po i serviret shqiptarëve, pa harruar për të mëndë që është po aq edhe antidemokratike. Në kundërt të të gjitha polemikes së 50 vjeçare shqiptare po e rrëmbëfshëm i kulluar i burimeve, si një gjë që siguron një stil të lëvizje, në qelësin e artë me anë të të cilit do të vendoset rendi dhe siguria, aq e dëshiruar për çdo shqiptar, por jo për ata që nxjerrin fitime nga mungesa e saj, në me të në hapje vende pune, që do të rriste efiç, si mjetin që do të ulte çmimet, që qeveria nuk do të merrte më me kontrabandë dhe fluktu, etj. E vërteta është se premtimet nuk po mungojnë: në mars 1997 do të fillojë projekti i parave firmave piramidale (dhe tani) kjo datë ka lëvizur tre herë, por shpresat e tyre se nga ato s’ka mbetur asnjë kacidhe. Në vitin e 1999 do të rriten pensionet 11 prill dhe 31 dhjetor, konsultat do të punojnë më shumë të gjashtëmujorët e mos presin radhë për marrje të pensionit Shqipërinë. Vërtet që kjo e vendit me kushtetutë është një domosdoshmëri dhe një arritje, ashtu siç është dhe demokratizimi dhe ky proces kërkon një situatë normal. (Vijon në faqen 3)

Anëtarët e pozitës në Komisionin Qendror të Votimeve vazhdojnë të bllokojnë punën e këtij komisioni

Zani dënon me vdekje prokurorin

Tjetër skandal gjatë procesit të gjykimit të bandës së kriminelëve të Vlorës Zani dënon me vdekje prokurorin Dje, në Vlorë plagoset vëllai i Myrteza Caushit NE FAQEN 7

Prokuroria: Nuk kemi thirrur asnjë dëshmitar

Prokurorët specialë i kanë lënë qëllimisht mënjanë hetimet e vrasjes së liderit të Dhjetorit ’90, Azem Hajdari Prokuroria: Nuk kemi thirrur asnjë dëshmitar NE FAQEN 7

Kavaja: Asnjë në ...

Drejtues të PD takohen me banorë të Kavajës, Synejt dhe Luzit të Vogël Kavaja: Asnjë në

“Birra Tirana” rinis grevën

Skenat dhe prapaskenat e privatizimit të fabrikës

KQV, palë me qeverinë në shkeljen e ligjeve

NË FAQEN 2 Anëtarët e pozitës në Komisionin Qendror të Votimeve vazhdojnë të bllokojnë punën e këtij komisioni

Kavaja: Asnjë në referendum

NË FAQEN 2

“Birra Tirana” rinis grevën pa afat

NË FAQEN 5

Lezhjanët nuk do ta përfillin pasaportën e Fatos Nanos

Bode dhe Arbnori në Lezhë për Referendumin NË FAQEN 2

Ballshi dhe Patosi injorojnë projektin e qeverisë

Pollo: Braktisja e referendumit sjell zgjedhjet e reja Nënkryetari i Partisë Demokratike, Genc Pollo zhvilloi takime me elektoratin e Ballshit dhe Patosit. Në këto takime zoti Pollo u theksoi zgjedhësve se ata NË FAQEN 2

TV shkel rëndë ligjin për referendumin

Telemajko vazhdon censurën ndaj Partisë Demokratike Edhe dje, në lajmet e orës 20.00, televizioni shtetëror, ashtu si një ditë më parë, ka censuruar totalisht materialet informative të Partisë Demokratike. Teksti i transmetuar nuk është ai që ka përcjellë për në televizion zyra e shtypit e Partisë Demokratike, dhe për më tepër, është bërë koment mbi tekstin duke mos ju referuar aspak atij. Në materialin e dërguar përfshiheshin: 1. Konferenca e shtypit të kryetarit të PDSH-së, Prof. Dr. Sali Berisha 2. Takime të nënkryetarit të PDSH-së, zotit Genc Pollo në Kavajë, Synej etj. 3. Takime të Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, zotit Ridvan Bode, në Lezhë. Informacioni i përcjellë në televizion (bashkëngjitur origjinali) ishte brenda minutazhit që i takon PD-së (117 sek.) dhe montazhi filmik për konferencën e shtypit dhe aktivitetet e zotit Pollo ishte bërë brenda afatit. Në mënyrë flagrante, është ndërhyrë në tekst, është dhënë vetëm 40 sekonda nga 117 që i takojnë, ndërsa partive të tjera të “Aleancës për Shtetin” i janë dhënë 270 sekonda nga 156 sekonda. Për më tepër janë përdorur deklarata në favor të qeverisë. Partia Demokratike, për herë të dytë proteston ashpër për këtë shkelje të rëndë të ligjit për referendumin, të cilat po nxisin tensionin politik në vend, nëpërmjet përdorimit të televizionit shtetëror nga qeveria dhe veglat e saj në këtë institucion. Partia Demokratike i kërkon Komisionit Qendror të Votimit, ndërhyrjen urgjente për të parë këtë rast në përputhje me ligjin për referendumin dhe në përputhje me ligjet e tjera të shtetit shqiptar, të cilat garantojnë aktivitetin e opozitës në Shqipëri. Ne kërkojmë të analizohet censura e përsëritur dhe manipulimi informativ për aktivitetet e Partisë Demokratike. Për të gjitha këto, ne bëjmë fajtor drejtorin e përgjithshëm Adrian Klosi, i cili duket se është vënë në atë detyrë për të censuruar opozitën dhe shkelur ligjet në favor të qeverisë dhe nxitur shkëputjen totale të procesit të referendumit. Sekretari i Marrëdhënieve me Publikun Dr. Vili MINAROLLI

Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit

Sot, 58 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveritë e ish-komunistëve që qenë të lirë dhe të pa shqetësuar kriminalisht që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë korrupsionin e kësaj. Qeveria, ose duhet të hapë e kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit. Fotografi e Azem Hajdarit

Qeveria po shkatërron sektorin e naftës

250 intelektualë të naftës i shkruajnë Presidentit Meidani: Për një vit qeverisje të koalicionit të majtë qeveritar industria e nxjerrjes së naftës ka kohë që vetëm deshtime. Për një vit qeverisje të koalicionit të majtë qeveritar industria e nxjerrjes së naftës ka kohë që vetëm dështime. Kështu shkruajnë 250 intelektualë të naftës në Patos në letrën Presidentit Meidani. Kjo sipas tyre është lënguar me kosniencë në programin e qeverisjes. Programi i zhvillimit në Albpetrol për vitet ’97 - ’98. NË FAQEN 5

Njoftim i Tebingos Kombëtare

Lista e çmimeve fituese të shortit të datës 8 nëntor 1998 të Tele-Bingo Kombëtare Çmimi MINI - BINGO Fitonjë çmimin MINI-BINGO me vlerë 4000 lekë të gjitha biletat me Nr. 2416 dhe biletat Nr. 3016. Secila biletë përfituon nga 2000 lekë. Fitonjë të drejtën e konkurimit për çmimet e mëdha: Bileta Nr. 2416 dhe 3016 Seria 128; Bileta Nr. 2416 dhe 3016 Seria 142; Bileta Nr. 2416 dhe 3016 Seria 103; 6 fituesit e mësipërm do të ndajnë ndërmjet tyre të djelën e ardhshme me 15 nëntor 1998 vlerën monetare të 3 çmimeve të mëdha. TELE-BINGO 4 MILIONË LEKË MAGIC-BINGO 1.500.000 LEKË STAR-BINGO 150.000 LEKË Fituesit me 6 bileta të pashkëputura do të përfitojnë nga Tele-Bingo plus ÇMIMET PLOTËSUESE Fitoni çmimin e parë të plotësueses me vlerë 60 lekë të gjitha biletat e Serisë 128 (paraqiten numra të biletës) Fitoni çmimin e dytë të plotësueses me vlerë 120 lekë të gjitha biletat e Serisë 142 (paraqiten nga numra të biletës) Fitoni çmimin e tretë të plotësueses me vlerë 180 lekë të gjitha biletat e Serisë 103 (paraqiten nga numri i biletës) Fituesit e çmimeve më të mëdha të kontaktojnë me Telebingo-Kombëtare me numrat Tel. 414 29 dhe 334 48. Për shortin e së dielës së ardhshme 15 nëntor 1998, janë hedhur në treg 100 seri me numër 201-300.