14/11/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

14 nëntor 1998

Bombë në televizion. Alarmohet policia

Qentë dhe uniformat blu pushtojnë godinën e RTSH NE FAQEN 4

Gjithçka bëhet më e shtrenjtë në tetor

Indeksi i çmimeve: Inflacioni rritet me 11.7 % NE FAQEN 5

SHIK-u drejton trafikun e drogës

Klosi ndërhyn për lirimin e agjentit të tij. Policia e kishte ndaluar me 1.5 kg heroinë SHIK-u drejton trafikun e drogës Ngarkesa e heroinës i përkiste linjës SHBA-Tiranë, që kontrollohet nga shërbimi sekret NE FAQEN 3

Ftesa "Imami", tallja e fundit me kushtetutën

Kërkesa e pozitës fyen votën e shqiptarëve më 22 nëntor, përgjigj shkeljet e rënda të procesit kushtetues dhe të përmbajtjes së kushtetutës që ka miratuar parlamenti, si dhe injoron vetë konceptin e referendumit Qeveria nën panikun e dështimit të referendumit. PD ftohet në tryezën absurde: “Të shkojmë në referendum dhe pastaj të ndryshojmë kushtetutën e miratuar” NE FAQEN 3

Ftesë për bashkëfajësi

Nga Sami NEZA Koalicioni qeveritar doli dje me një propozim të padëgjuar ndonjëherë për gjëra serioze siç është politika apo për produkte serioze siç është kushtetuta. Arben Imami, njëri nga bashkëkryetarët e komisionit kushtetues, i ka kërkuar opozitës të ulen në tavolinë dhe të diskutojnë se si të ndryshojnë kushtetutën, e cila është paragritur nga koalicioni i majtë për referendum. Opozitës ndaj një propozimi të tillë i mbetet të mendojë se ka përballë një pozitë, e cila nuk e ka merituar vëmendjen e madhe me të cilën e ka trajtuar deri tani duke sjellë mijëra shembuj korrigjimesh të qeverisjes së tyre ashtu si edhe korrigjime të kushtetutës së tyre. Për herë të parë në vendimin e saj që të braktisë këtë fushë, e votimit nga parlamenti ndaj kutitë e votimit ngjan më i përshtatshmi ndaj një kushtetute, e cila nuk bart seriozitetin as të një ligji për pyjet. I vetmi moment parimor që e bën të natyrshëm Imamin, apo njerëzit pranë e krah tij në këtë propozim, është fakti se ai kërkon të bisedojë me opozitën për një dokument të rëndësishëm siç është kushtetuta. Të gjitha të tjerat që përmban propozimi i tij i djeshëm janë një komedi, anakronizëm, fryt i dështimit të tyre në fushatën për kushtetutën, shprehje e mosaprovimit që ata kanë hasur gjatë takimeve me votuesit. Të gjitha momentet e mësipërme mëshirohen së pari në atë që Imami i kërkon dialogun me opozitën vetëm një javë përpara se drafti i tyre, ku nuk mëshohet asnjë nga propozimet e opozitës, do të dalë në referendum, së dyti në atë që ndryshimet që propozon kjo tryezë do të bëhen pasi kushtetuta të miratohet në referendum dhe së treti për shkak se propozimi i Imamit, siç deklaroi ai, bëhet vetëm për etikën e kushtetutës, pra të krijohet velloja e konsensusit mbi të. Propozimi i Imamit i të përshtypjen se PD dhe pjesa tjetër e opozitës janë bërë të dukshme në Tiranë vetëm të enjten më 13 nëntor. Deri në këtë ditë kjo parti sbashku me kërbënguljen e saj për të marrë pjesë në dialog, sebashku me ftesat e saj të hapura për të diskutuar projektkushtetutën, sebashku me servirjen e dhjetëra varianteve nëpërmjet të cilave do të kërkojë tek konsensusi, sebashku me të varfërit dhe të burgosurit e saj pas propozimeve të tij nuk ka qenë e gjallë për Imamin, Godon, Gjinin, Majkon, Nanon e plot të tjerë që i kishin dalë për zot një ditë më parë draftit të kushtetutës. Ose nuk kanë qenë të gjallë asnjë prej tyre ndaj thirrjeve e propozimeve të opozitës, ndaj shpalljes së vlerave për tekstin e kushtetutës, të cilat përbëjnë edhe shtyllat themelore ku qëndron kushtetuta e një vendi. Ftesa e ardhur dje për opozitën është tentativa e fundit e komisionit qeveritar të kushtetutës për të shuar numrin e bashkëfirmëtarëve në nënshkrimin e një dokumenti të tillë. Ndërkohë përpjekja për të lënë mënjanë dhe për të hedhur topin në fushën e opozitës, kur kjo ka mbaruar, përbën një akt qesharak, po aq edhe cinik, tashmë jo për opozitën po për produktin e tyre, draftin kushtetues. As Imami, as brigadierët e tyre, në nevojë që cenojnë sovranitetin e Shqipërisë, në dreqin e besimit, të pronës dhe të drejtën për zgjedhje të barabarta përpara ligjit, nuk mund të pasurohen me një fjalë goje atë që e bën pis përreth një viti apo më shumë. Godija që ua i kanë dhënë kredibilitetit të kushtetutës, funksionit të saj si element konsensusi dhe paqeje, rollit saj regulator në jetën politike, ekonomike dhe sociale të vendit do të jetë pasojë e rëndë për vendin duke na kuptuar vazhdimësitë dhe njerëzit që e përcaktuan atë dhe qëllimet e tekstit të saj. Merita e opozitës është se arrin të bindë njerëzit për kufirin e qeverisë dhe parlamentit. Do të mbetet merita e saj edhe braktisja deri tani e fundit jo vetëm e variantit antishqiptar të kushtetutës por edhe e klanit, skiptit apo bandës që e ka ndërmarrë atë.

Kongresi i EUCD-së dënon neodiktaturën në Shqipëri

Berisha në Madrid me aleatë europianë. Takime me Fisher, Kosigën, Butilionen, Kazinin, Shtajner, Burton, Fraga, Moris, Hejz, Janaku Pesë vitet e fundit, deri para vitit ’90, ka patur vetëm katër vrasje me gjyqe politike, ndërsa gjatë 16 muajve të koalicionit qeveritar kemi 14 vrasje politike pa gjyq, kemi dhjetëra akte të tjera terroriste, 12 plagosje dhe me dhjetëra të burgosur politikë Dje në Madrid filloi punimet Këshilli Drej- të tyre elektoral. Fjala e zotit Berisha u ndoq me interes të madh, pjesëmarrësit vlerësuan

Tryezë për draftin para referendumit

PD i përgjigjet ftesës së bashkëkryetarëve të Komisionit Kushtetues Bode, Beja dhe Kosovrasti denoncojnë përjashtimin e opozitës nga procesi referendar. Pushtetarët po manipulojnë procesin NE FAQEN 2 Bode, Beja dhe Kosovrasti denoncojnë përjashtimin e opozitës nga procesi referendar. Pushtetarët po manipulojnë procesin

Referendumi në Shqipëri

Pesë vitet e fundit, deri para vitit '90, ka patur vetëm katër vrasje me gjyqe politike, ndërsa gjatë 16 muajve të koalicionit qeveritar kemi 14 vrasje politike pa gjyq, kemi dhjetëra akte të tjera terroriste, 12 plagosje dhe me dhjetëra të burgosur politikë Dje në Madrid filloi punimet Këshilli Drejtues i Bashkimit Kristian Demokrat Evropian dhe Kongresi i 12 i Internacionales Kristian Demokrate të Evropës. Në seancën plenare të këshillit, jashtë rendit të ditës, u shtua edhe një çështje për Shqipërinë. Në këtë seancë e mori fjalën kryetari i Partisë Demokrate, Prof. Dr. Sali Berisha, i cili është i ftuar bashkë me sekretarin Ndërkombëtar të Partisë Demokratike, Dr. Leonard Demi. Në fjalën e tij z. Berisha theksoi se opozita shqiptare po rrezikon në neodiktaturë, e cila nuk bazohet në një aparat ushtarak as dhe policë, por tërësisht në bandat e qeverisë me të cilat qeveritarët kontrollojnë trafikun e drogës, të armëve, kontrabandën, trafikun e prostitucionit dhe të klandestinëve. Berisha vuri në dukje se në vitin ‘86 Shqipëria ishte padyshim diktatura më e egër në Europë, por duhet të pranojnë se të burgosur politikë. Në Shqipëri janë rikthyer prokuroritë speciale, sigurimi i vjetër i shtetit dhe 14 shtatori dëshmoi më së miri moralisht e qeveritarëve, të cilët, pasi qëlluan mbi funeral, ia mbathën brenda gjysëm ore dhe ishin demokratët ata që e mbrojtën institucionet dhe tani janë ata që burgosen me akuzen absurdit të grushtit të shtetit. Ajo që ndodh sot në Shqipëri është konsolidimi më një kushtetutë i regjimit totalitar të bandave, i cili ka paraqitur projektin e pabarazisë së shqiptarëve para ligjit, shkatërrimit të besimit, kombësisë, pronës dhe institucionit interes të madh, pjesëmarrësit e vlerësuan si heroike qëndrimin e Partisë Demokratike dhe shprehën indinjatën e thellë për bëmat e qeverisë së së dhe shprehën mbështetjen e plotë ndaj Partisë Demokratike për qëndrimet e saj. Gjatë qëndrimit në Madrid në qëndrën e Kongreseve, Berisha dhe Demi zhvilluan takime të ndryshme tepër të rëndësishme me kryetaren e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Leni Fisher. Në këto takim Berisha i njohu Fisherin me gjendjen tejet konfliktuale që ekziston në Shqipëri, me dhunimin që i bëjnë ligjit të referendumit duke hequr quorumim, si dhe duke hequr nga përgjegjësia akuzën, dhe shpenzimin e qytetarëve. Ai e njohu me rezervat e Partisë Demokratike për nenet që bien në kundërshtim me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, me mbështetjen që qeveria u bën bandave, mungesën e plotë të rendit në Shqipëri, mosfunksionimin dhe paralizën në Shqipëri të shtetit ligjor. Zonja Fisher tregoi interes të madh për analizën e z. Berisha, vlerësoi lart këtë analizë dhe u zotua për një vëzhgim shumë të hollësishëm të gjendjes në Shqipëri. Gjithashtu, zoti Berisha bëri takime të veçanta me ish-presidentin e Italisë, Francesko Kosiga, me Sekretarin e Përgjithshëm të Bashkimit Demokratik për Republikën, Roko Butilione, me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokristiane italiane, Pier Ferdinando Kazini, me përfaqësuesin e Forza Italia, me përfaqësues të Partisë Popullore Austriake, Shtajner, me kryeministrin e Irlandës, Xhon Burton, me Sekretarin Ndërkombëtar të Partisë Popullore Spanjolle, Fraga, me Sekretarin Ndërkombëtar të Forcës Demokratike Franceze, F. Moris, me Sekretarin e Jashtëm CDU, Hejz, me Kryetaren e delegacionit të Neademokracisë greke, Marieta Janaku etj. Në këto takime u diskutua gjërësi për veprimtarinë terroriste kundër opozitës, shtypjen, vrasjet, burgosjet e saj nga ana e qeverisë. U diskutua gjithashtu për ndryshimin e ligjit të referendumit, përjashtimin e shumicës nga vendimmarrja. Nenët që diskriminojnë shqiptarët para ligjit, nenet e kufizimit të pronës, shpallin Shqipërinë vend atje dhe përvetësimin e institucionin e zgjedhjeve. Të gjithë bashkëbiseduesit i vlerësuan këto nene dhe ndryshime si jodemokratike dhe të papranueshme për një shoqëri të lirë. Ata shprehën vlerësim të madh për PD, qëndrësën e saj dhe vështirësitë me të cilat ajo përballet. Ata e siguruan kryetarin e PD me mbështetjen plotësisht Partinë Demokratike, qëndrimet e saj dhe se kjo mbështetje do të jetë gjithnjë në rritje. Me përfaqësuesit e forcave politike simotra u ra dakord që të shkëmbehen delegacione, informacione etj. Takimet ishin shumë të frytshme. Fotografi e Sali Berishës në takim

Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit

Sot, 62 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon manipulimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të papërgjegjësit të tij në krimin që i ndodhi të gjithë botën shqiptare. Qeveria e ish-komunistëve qëndron në krah të të pa-sigjetuar kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e dëshinë dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurresesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit. Portret i Azem Hajdarit

Everts: Arrestimet e fundit destabilizojnë situatën

Ambasadori i OSBE-së, në Shkodër. Takim me shoqatat antikomuniste, pushtetin lokal dhe degën e PD-së Prefekti Laçaj: Falenderoj drejtuesit e PD Shkodër dhe të shoqatave Antikomuniste të cilët luajtën rol deciziv paradalues që situata mos të degjeneronte

500 emigrantë në Greqi: Abandononi kushtetutën

Emigrantët: Qeveria na fyen ne, familjet tona, punën dhe gjakun tonë duke na përjashtuar nga listat e votimit NE FAQEN 7

Qeveria fshin nga listat mbi 1 milion votues

Këshilli Kombëtar i PD-së do të mblidhet së shpejti për të marrë vendimet adekuate përballë përpjekjeve të qeverisë për të delegjitimuar procesin e votimit Bode, Beja dhe Kosorvasti denoncojnë përjashtimin e opozitës nga procesi referendar. Pushtetarët po manipulojnë procesin NE FAQEN 2

Projekt pasaporta e Nanos shpronëson shqiptarët

Nënkryetari i PD, Genc Pollo dhe drejtues të tjerë të PD denoncojnë projekt kushtetutën antikombëtare të koalicionit qeveritar Drejtues të Partisë Demokratike kanë zhvilluar dje aktivitete të ndryshme dhe janë takuar me zgjedhës në disa rrethe të vendit. Nënkryetari i PD-së, zoti Genc Pollo ishte në komunat e Durrësit, Vili Minarolli në komunat e Elbasanit, Albina Karamitro në komunat e Peqinit dhe Kavajës NE FAQEN 2

Të zbardhet çështja Hajdari

Procesion proteste i grupimit politik “Dhjetori ’90” Një nga drejtuesit e Lëvizjes së Dhjetorit, Gjana, ka paralajmëruar se grupimi do të vijë duke intensifikuar protestën e tij NE FAQEN 7 Fotografi e pjesëmarrësve në protestë

Lajmërim

Shtabi Elektoral i PDSH organizon ditën e hënë, datë 16.11.1998, ora 11.00, pranë Selisë së PD një mbledhje shumë të rëndësishme: 1. Kryetarët e PD të rretheve. 2. Nënkryetarët dhe anëtarët e PD në Komisionet e Rretheve. 3. Nënkryetarët dhe anëtarët e PD në Komisionet e Bashkive Takimi organizohet për të përcaktuar masat përfundimtare për mbarëvajtjen në procesin e referendumit.