Vritet nënkryetari demokrat i komisionit
NE FAQEN 7
Sot, të gjithë në sheshin “Skënderbej”
Protesta të fuqishme kundër manipulimeve të referendumit
Opozita fton të gjithë qytetarët që të mblidhen sot në orën 16.00 në sheshin “Skënderbej” për të protestuar kundër manipulimeve të referendumit.
Qytetarë, të gjithë në shesh në mbrojtje të votës.
Të gjithë kundër mafies në pushtet që kërkon të zgjasë ditët e saj me manipulime dhe vjedhje të votave.
Referendumi votohet vetëm 39 përqind
Shqiptarët injorojnë masivisht kushtetutën e qeverisë. Megjithë manipulimet, dhunën dhe terrorin policor, pjesëmarrje tepër e ulët në votime
Në koalicionin qeveritar bie hija e vdekjes. Petro Koçi në krye të aksionit të grabitjes së votave.
Opozita nuk do të pranojë listat e paligjshme të prefektëve dhe të gjykatave të Kondit
Tirana në shesh për të mbrojtur votën
Opozita e vendosur për të mos pranuar rezultatet e manipuluara. Berisha: Mos luani me votën e shqiptarëve!
Tirana në shesh për të mbrojtur votën
Sot protesta në të gjithë Shqipërinë. Demokratët nuk do të lejojnë të ndryshohen me dhunë dhe mashtrime shifrat e referendumit
NE FAQEN 2
Paqja që (s’)mund të na vijë nga kushtetuta
Nga Mero BAZE Misioni tripalësh evropian i vëzhgimit të procesit të votimeve në Shqipëri e vlerësoi zyrtarisht procesin e votimeve si një garë të pranueshme politike dhe la të hapur konsideratën për rezultatet politike të kësaj gare. Të gjendur paksa ngushtë në sallën e gjerë të Hotel Tiranës, përballë pyetjeve të gazetarëve, misionarët evropianë u përpoqën të konsiderojnë të përfunduar miratimin e kushtetutës dhe të lënë të hapur mënyrën se si do të kompensojnë dështimin politik të koalicionit qeveritar në këtë proces. Ata u rezervuan të shprehen për shifrat e pjesëmarrjes në referendum, e cila është një çështje kyçe që i jep vlerë i jep vlera garës politike të referendumit, e cila u pranua nga të gjitha palët si e tillë. Problemi kryesor vjen prej faktit se rezultatet ka disa përsëri karakter politik, moral dhe etik të opozitës, të cilat bien ndesh jo vetëm me politikën përgjithësuese të procesit qeveritar kushtetues, por dhe mënyrën se si u sponsorizua ky proces nga disa institucione ndërkombëtare. Së pari, leximi politik i rezultatit të referendumit, në të gjitha variantet, krijon një gjeografi të re politike të Shqipërisë, duke rikthyer bindshëm opozitën e sotme, në hapësirat e saj para 29 qershorit të vitit 1997. Me një vështrim gjeografik nga Tropoja në Lushnjë, dhe me zona të tjera të veçanta në jug të Shqipërisë, opozita ka dominuar në përgjithësi në një territor të tillë, që nëse do të ishin këto zgjedhje parlamentare ajo do të fitonte dy të tretat e deputetëve për parlament. Së dyti, pjesëmarrja ishte një leksion moral që shoqëria shqiptare i dha kundërshtarit përjashtues dhe paternalist që shfaqen në klasën politike në pushtet në Shqipëri ndaj kundërshtarëve politikë. 22 nëntori duhet lexuar qartë si rikthimi i vullnetit kundër proceseve përjashtuese politike. Abstenimi i mbi gjysmës së shqiptarëve për të marrë pjesë në një proces të njëanshëm dhe të sponsorizuar me arrogancë në mënyrë të njëanshme, tregon se morali i shoqërisë shqiptare është një hap para zyrtarëve shqiptarë dhe ndonjë nëpunësi mediokër të perëndimit që pret pensionin duke u tallur me shqiptarët në zyrën e tij në Tiranë. Së treti, për herë të parë elektorati shqiptar, kapërceu një rrymë shtetërore terrori dhe dhune, duke demonstruar qartë përballë humbjes së qetësisë së klasës politike në pushtet, nga refuzimi masiv. Implikimi i drejtpërdrejtë i policisë në akte dhune në Kavajë, Lushnjë, Elbasan, Vlorë dhe disa rrethe të tjera të Shqipërisë, vraja prej segmentëve të policisë e një prej komisionerëve të opozitës, në një komunë të Elbasanit, dhe arroganca donkishoteske e një djaliçuni që është veshur ministër i Brendshëm, u izoluan si akte primitive përballë veprimtarëve të elektoratit të opozitës. Të nesërmen e votimit në Shqipëri ka rënë morali i vazhdimësisë së qeverisjes, pasi është provuar jo vetëm ndryshimi i raporteve politike në vend por dhe mungesa e autoritetit të nevojshëm për vazhdimin e qeverisjes së mëtejshme të vendit. Mbrojtësana “plebishitare” është një “minorancë plebishitare”, e cila duhet t’i hapë rrugë një procesi të ri politik në vend. Opozita ka marrë në mënyrë plebishitare atë drejtim moral për të kërkuar një zgjidhje të re politike dhe ka para sy bllok kohë, mjet dhe potencial për ta realizuar atë. Praktikisht ashtu siç konstaton misionari tripalësh i vëzhgimit, procesi kushtetues e politizua dhe ai nuk mund të lexohet më si një proces që mbaroi kushtetues, por si një proces që thelloi ndarjen e vendit. Për të mbushur këtë hendek, detyra e vetme e opozitës është shmangia parimore e shifrave dhe të ruajë fitoren e saj politike në prille të institucioniluarit të një zgjedhjeje të reja, kurse detyra për institucionalizuar atë proces politik, është t’i njohë tërësisht dhe në proces politik, është t’i njohë këto shifra politike opozitës, si faji johen kushtetuta qeverisëse dhe të punojë për vendosjen e legjitimitetit politik në vend. Prej sot pa qenë në këto vend mund të vijë një vend i ri, pa qenë kushtetuta, por nga pastrimi një orë e më parë i shoqërisë shqiptare prej institucionalizimeve të kushtetuesve dhe veç kësaj t’i referohen ne ekzekutimin e pushtetit të një realiteti politik të largët, por dhe atyre të pranueshëm për momentin.
Demokratët nuk do ta tolerojnë manipulimin
Listat e manipuluara, problemi i referendumit
Vëzhguesit e huaj nuk komentojnë rezultatet e pjesëmarrjes së ulët në votime. Paralizimi i KQY-së vështirësoi organizimin e referendumit. Referendumi, me shumë incidente dhune
Vollan i ODIHR-it siguroi se megjithëse në raportin paraprak mungonin pothuajse të gjitha vërejtjet e PD-së dhe opozitës për procesin referendum, ato janë marrë në konsideratë dhe do të shprehen në versionin e gjatë të raportit përfundimtar.
NE FAQEN 3
Ministri i Drejtësisë Kondi në gjyq
Padi penale kundër kreut të drejtësisë
Kryetari i Partisë Demokratike për rrethin e Tiranës z. Rexhep Karrapici, ka dorëzuar një padi penale pranë prokurorisë kundër Ministrit të Drejtësisë, Thimio Kondi. Me qindra militantë të Partisë Socialiste, pasi janë pajisur me një...
NE FAQEN 7
Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit
Sot, 73 ditë nga vrasja e liderit të dhjetorit
Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare.
Qeveritë e ish-komunistëve që janë të lirë dhe të pa-shqetësuar kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurrsesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.
120 % pjesëmarrja në votime?!
Rekord votimesh në Berat
Aq të paskrupullta kanë qenë manipulimet e socialistëve, sa në disa qendra votimi ata i kanë nxjerrë rezultatet mbi 120 për qind. Në fshatin Palikësht, komuna Vlabisht në rrethin e Beratit, në përfundim të votimit për numërimin e votave, socialistët kanë nxjerrë pjesëmarrjen në 120%. Në këto qendra votimi kanë qenë regjistruar 185 zgjedhës, ndërsa kanë numëruar votat, janë gjetur në kutinë e votimit 215 fletë-votimi. Përqindje të larta votimi janë vërejtur edhe në disa qendra votimi tjera në rrethin e Beratit. Kështu, në fshatin Kuq e komuna Poshnie, si dhe në dy fshatrat Tomorr i Vogël dhe Tomorr i Madh, pas numërimit të votave, socialistët kanë korrur rekorde të paimagjinueshme. Sipas tyre, edhe në këto qendra votimi pjesëmarrja e votuesve ka qenë mbi 100 për qind. Qytetarët, edhe pse kanë qenë manipuluar që t’u kanë nevojë për komente, ata këmbëngulin se këto votime janë të sakta.
R.P.
Foto: Albes FUSHA
Berisha me europarlamentarët europianë, dje në “Rogner”
Ja, lista e plotë e rezultateve të referendumit në rrethe