Meidani imiton diktatorin Alia
Studentët e ’98 zhgënjehen si edhe studentët e ’90
NE FAQEN 3
Rrihet barbarisht një anëtar i PD
Qeveria e inkriminuar intensifikon dhunën ndaj opozitës
NE FAQEN 4
Spektakli i madh i fundvitit në pikëpyetje
Televizioni shtetëror, institucion i mohimit të vlerave
NE FAQEN 8
BIBLIOTEKA KOMBËTARE
TIRANË
Digjet fabrika e “Coca - Cola-s”
Flakët kanë shpërthyer si pasojë e një defekti në sistemin elektrik të magazinës
NE FAQEN 4
Janë djegur plotësisht gjithçka që ndodhej në magazinën e fabrikës, si shishe qelqi të mbushura me prodhimin e të tre turneve, arka plastike dhe prej druri etj. Nuk ka patur viktima në njerëz dhe nuk janë dëmtuar makineritë
USA: Ambasada nuk është hapur
Ambasada e SHBA në Tiranë përgënjeshtron njoftimet e shtypit proqeveritar
“...këto masa pasqyrojnë maturi të arsyeshme në këtë kohë...”
NE FAQEN 3
Kushtetuta, inkurajim për represionin politik
Socialistët po e përdorin kushtetutën e tyre si trampolinë kundër demokratëve dhe aktivistëve të Partisë Demokratike e opozitës në përgjithësi. Vetëm tre ditët e fundit, nga grupet represive të Ministrisë së Brendshme dhe SHIK-ut janë vrarë, plagosur dhe rrahur disa demokratë. Policë specialë të dërguar nga Tirana nuk hezituan të vrisnin një nga demokratët e parë të Malësisë së Madhe të cilin po të njëjtit qeveritarë e kishin plagosur më 2 prill të vitit 1991 në Shkodër. Të errëta syte, njerëzit e zeta të qeverisë thurën një gardh hek- erdhi nga sytë, njëzet e ca qeverisë thënë një gjë gardh hekuri rreth shtëpisë së tij duke plagosur edhe dy vëllezër, ndërkohë që makina e propagandës zyrtare e ndërtoi lajmin ashtu siç u përkonte interesave të tyre. Në Malësi të Madhe nuk është vrarë asnjë polic, siç thotë ATSH-ja dhe TV shtetëror, por një drejtues lokal i PD-së, demokrat i orëve të para, antikomunist i vendosur. Po ashtu atë nuk është vrarë ndonjë kontrabandist, por një opozitar dhe kundërshtar politik i regjimit terrorist në fuqi. Edhe në kryeqytet nuk munguan që qeveria të përshëndeste pasaportën e manipuluar me gjakun e demokratëve, pa kursyer në këtë rast edhe të mijët dhjetë vjeç. Një familje e tërë masakrohet nga dy oficerë të SHIK-ut, plotësisht të identifikuar nga qytetarët si edhe vetë njerëzit e familjes. Një luftë e hapur ndaj demokracisë është një shenjë e keqe për të ardhmen e pajtimit, demokracisë dhe jetës që në Tiranë dhe gjithë Shqipërinë. I njëjti skenar si në Malësi të Madhe dhe në Tiranë, ndodhi pak ditë më parë në Elbasan ndaj kryetarit lokal të PD-së. Ka qenë ky i fundit që disa herë me radhë ka arritur të sigurojë qetësinë në qytet, atëherë kur policia nuk kishte as fuqi dhe as mundësi për të arritur një gjë të tillë. Por janë po këta drejtues policie të ardhur për merita mashkash në drejtim të komisariateve që ngjallin dorën mbi aleatët e ligjit, siç është rasti i kryekomisarit të Elbasanit. Inkurajimi i dhunës së hapur mbi demokratët përbën një rrezik të shtuar për qetësinë dhe rendin në të gjithë vendin. Asnjë nuk e ka ndërmend që të heshtë përballë emocioneve negative të Pandeli Majkos, Petro Koçit apo Fatos Klosit, askush nuk e ka ndërmend të heshtë përballë dhunuesve të SHIK-ut apo Ministrisë së Brendshme, vrasësve që janë zgjedhur nga bandat e marsit të vitit të kaluar. Ndërtimi i një fronti zjarri me kundërshtarët politikë është shkatërrimi i Shqipërisë, prej të cilit duhet hequr dorë shumë shpejt ministrat e qeverisë së Majkos sebashku me të. Kushtetuta e tyre nuk përbën për demokratët kurrfarë stacioni ku mund të ndalen, dhunohen, rrihen, vriten sebashku me idealet që ata mbartin. Inkurajimi i grupeve kriminale për të kryer akte terroriste shpërthen nëpërmjet nenëve inale për të kryer akte terroriste shpërthen nëpërmjet nenëve drejta të njerëzve që artikulohen në këtë dokument vdekje e zjarri edhe më shumë atë si një dokument që nuk konsideron pikën nga nisje e ardhmja, por pikën ku koha ndalon me një vend e po ashtu edhe progresi për shqiptarët. Është e qartë se injorimi i referendumit prej më se 65 për qind të votuesve shqiptarë tregon se më 22 nëntor është tentuar fillimi i të ardhmes për kontrabandistët, korrupsionistët, terroristët, bandat e PS-së që ende gjallojnë rrugëve, maleve, bulevardeve apo bregut të detit. Është tentuar gjithashtu edhe fundi për demokracinë shqiptare dhe vetë kombin, gjë që nuk mund të ndodhë edhe pse grupet e zeza të institucioneve me në periferi të shtypin shqiptar derdhin imar dhe plumba mbi demokratët. Çështja nuk është që të merret hak. Çështja është që të marrin fund ata që janë të gatshëm të vrasin që emër të krimit, terrorit, mafias politike që ka mbërthyer qeveritarët e sotëm.
Po afron dhjetori i protestave
Familja Hajdari shtohet me djalë
Lind trashëgimtari tjetër i Azemit
Redaksia e gazetës RD gjen rastin të urojë përzemërsisht familjen e Azem Hajdarit për lindjen e djalit të tij. Jetë të gjatë vëllait të vogël të Kirit dhe të Rudinës!
Disa rreshta të tjerë të tekstit janë të prerë në skajin e poshtëm të faqes.
Dje, fakulteti Juridik i braktisur nga studentët
NE FAQEN 2
Të rinjtë vlonjatë në protestë të fuqishme. Nuk durohet më krimi dhe dhuna që ka pushtuar qytetin
Qeveria të ndalojë dorën e bandave
Qindra të rinj e të reja vlonjate, gjimnazistë dhe studentë kanë protestuar dhe në rrugët kryesore të qytetit të Vlorës kundër dhunës dhe krimit gjithnjë në rritje.
Edhe pse moti ishte i rënduar me shi kollonat e heshtura të të rinjve ecën për disa kohë përgjatë bulevardit kryesor të qytetit për t’u ndalur më pas pikërisht në vendin ku pak ditë më parë u vra nga dora e krimit bashkëmoshatari i tyre Erilda Çaushi.
Shumë prej tyre nuk i mbajtën lotët, ndërsa menduan se edhe pse të rinj jeta e tyre ishte në fije të perit çdo ditë për shkak të dhunës së bandave që ndihet kudo.
Homazhet në vendin e mikes së tyre, Erilda, ishin një thirrje për pushtetarët që t’i ndalin dorën bandave të tyre që i shërbejnë në pranverën e kaluar, ndërsa tani u kanë krijuar kushte komode edhe në ministri të rëndësishme.
Numri i madh i tyre, si në asnjë manifestim tjetër të mbajtur në Vlorë, ka inkurajuar edhe qindra qytetarët t’i bashkohen turmës së të rinjve duke shtuar kështu përmasat e protestës në qytetin që u bë pre e bandave që nga marsi i kaluar dhe vazhdon edhe në këtë ditë.
Ndëshkja e fundit mes bandave, ku humbi jetën gjimnazistja 17 vjeçare dhe një person tjetër, u bë më 28 nëntor, ndërkohë që në pjesë e mirë e qeverisë shqiptare sebashku me Presidentin e Republikës vetëm pak minuta më parë kishin manifestuar në sheshin e Flamurit votimin, sipas tyre, të kushtetutës shqiptare.
V. RRAPAJ
shtohet me djalë
Redaksia e gazetës RD gjen rastin të urojë përzemërsisht familjen e Azem Hajdarit për lindjen e djalit të tij. Jetë të gjatë vëllait të vogël të Kirit dhe Rudinës!
të gjatë vëllait të vogël të Kirit dhe Rudinës!
Dje në orën 1.00 pas mesnate erdhi në jetë djali i Azem Hajdarit. Mjeku Zydi Eshja tha se si nëna ashtu dhe fëmija janë në gjendje të mirë, pa ndonjë problem shëndetësor. Sipas mjekut Eshja, lindja ka qenë e vështirë, me operacion. Kjo ndërhyrje kirurgjikale u pa e nevojshme, pasi familja kishte vendosur jo normale, shtatzania ishte e vonuar, 9 muaj e 10 ditë dhe mbipeshë 4 920 gram. Lindja u bë me urgjencë, pasi vetë nëna dhe mjekët më pas, dalluan shenjat e para të vuajtjes së foshnjes, proçese fiziologjike të natyrshme për një barrë të vonuar. Mjeku Eshja tha se ky fëmijë në gjuhën shkencore quhet makrosom, pasi është në peshën 4 920 kur pesha normale është 3 200 gram. Ajo çfarë i ka çuditur më tepër mjekët dhe gjithë njerëzit e tjerë është ngjashmëria e madhe e fëmijës me të atin. Sipas mjekëve vonesa në lindje mund të shkaktohet nga disa faktorë, si trashëgimia, vendosja e fëmijës dhe emocionet e mira ose të këqija.
Mjeku Eshja, në duart e të cilit u mbajt për herë të parë fëmija tha se, “është një nga peshat më e paraqitë e fëmijës me të atin. Rrallë rastisin ngjashmëri të tilla. Foshnja ka të njëjtën formë koke, tipare, përpjesët shpirtullash dhe gjymtyrësh, sikundër i ati”.
Në këtë lindje janë angazhuar specialistët më të mirë të spitalit nr 1. Obstetrik-Gjinekologjiku, ose në gjuhën e përditshme të maternitetit të vjetër. Operacioni u krye nga doktor Zydi Eshja, Halim Kosova, nën mbikqyrjen e mjekes neonate Linda Ciu, ekip i parizanestezistëve i kryesuar nga mjekja Violeta Tole, assistoi mjeku Agron Cibuku, Skënder Kosuri në rolin e koordinatorit dhe personeli i mesëm.
Mjeku Zydi Eshja tha - “Pas disa mjekimeve të qashtë pas lindjes, nëna ka qenë në gjendje të mirë dhe besoj se do të shkojë mirë. Nëse gjendja e nënës dhe fëmijës do të jetë normale, nënë e bir do të dalin nga spitali pas një javë siç është rregull.” Gjatë gjithë kësaj kohe nëna e fëmijës së sapolindur, Fatmira Hajdari, do të jetë nën vëmendjen e mjekes Linda Ciu.
Mjekja e anestezisë Violeta Tole tha - “Jam shumë e gëzuar që asistova në lindjen e djalit të Azem Hajdarit. Ne ia kemi krijuar të gjitha kushtet për të qëndruar nën bashkë me fëmijën në një dhomë. Fatmira është një grua e qetë dhe shumë e dashur”.
Foshnja e porsalindur është fëmija e tretë i Liderit të Dhjetorit, Azem Hajdarit, i cili u vra nga një klika në pushtet natën e 12 shtatorit të këtij viti. Djali i vogël do të jetë vëllai i Kirit dhe Rudinës. Vetë Azemi, përpara se të vritej kishte dashur që fëmija të ishte djalë, por ajo u bë një dëshirë e fuqishme e familjes së tij pas vdekjes së Heroit. të gjatë vëllait të vogël të Kirit dhe Rudinës!
Denisa XHOGA
Të riorganizohet Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë
Memorandumi i Mero Bazes shkakton polemika
NE FAQEN 7
Memorandumi i Mero Bazes shkakton polemika
Të riorganizohet Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë
NE FAQEN 7
Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit
Sot, 81 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit
Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi gjithë botën shqiptare. Qeveria e sh-komunistëve që në këtë të lirë dhe të pashkëputur kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e dëshën dhe nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurmisitë këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë njëri përpara drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.
Dhjetoristët në procesionin e shtatë
Ftohen të gjithë studentët dhe pedagogët e Lëvizjes së Dhjetorit ’90
Komisioni i Grupimit “Dhjetor ’90” lajmëron të gjithë studentët dhe pedagogët që kanë qenë pjesëmarrës në lëvizjen studentore të dhjetorit të vitit 1990 se janë të ftuar të vijnë në procesionin e shtatë që do të zhvillohet me datën 4.12.1998 ora 11.00. Itinerari do të jetë ai i mëparshmi: Nisja nga sheshi “Nënë Tereza” tek Korpusi qendror i Universitetit duke vazhduar përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” deri tek vendi i vrasjes së Liderit të Dhjetorit, Azem Hajdari, ku do të jepet si zakonisht një konferencë për shtyp me gazetarë. Pjesëmarrësit duhet të jenë të veshur me uniformën tonë karakteristike. Emrat e pjesëmarrësve do të jenë sipas fakulteteve ku kanë studiuar dhe dhënë mësim në vitin 1990. Grupimi “Dhjetor ’90” do të dalë në procesion i prirur nga Flamuri Kombëtar në gjysmështizë dhe simboli i Grupimit.
Njoftim i Ambasadës Italiane
Zyrat e Ambasadës Italiane dhe të Zyrës Konsullore në Tiranë do të jenë të mbyllura për publikun të martën më 8 dhjetor 1998 për shkak të festave.