Qeveria mashtron uniformat blu lidhur me shtesat e rrogave
NË FAQEN 5
Miting i madh proteste në sheshin “Skënderbej”
BIBLIOTEKA KOMBËTARE
TIRANË
Tetë vjet pas Lëvizjes Studentore të Dhjetorit
Miting i madh proteste në sheshin “Skënderbej”
“Bashkimi për Demokraci”, grupi “Dhjetori ’90” organizojnë ditën e martë, më 8 dhjetor 1998, ora 12.30, një miting të madh në sheshin “Skënderbej” në nderim të veprës së studentëve shqiptarë të drejtuar nga Heroi i Lëvizjes Studentore, Azem Hajdari. Ftohen të gjithë qytetarët e Tiranës të marrin pjesë në këtë miting.
SHIK, terror mbi studentët
Policia sekrete kërcënon seriozisht jetën e studentëve të Shkodrës, Tiranës, Korçës, Gjirokastrës. Me kërkesat ekonomike të studentëve bashkohen dhe pedagogët
NË FAQEN 2
8 furgona me policë rrethojnë studentët e Shkodrës, terrorizohen, por nuk ndërpresin grevën. Zëvendësministrja Hafizi fyen studentët
Pushteti që dhunon studentët
Nga Edi PALOKA Pushtetarët po japin provën e fundit të dështimit total të tyre. Fillimisht mospranëgjia e më pas dhuna e ushtruar ndaj studentëve janë prova e fundit se ky pushtet nuk e ka të gjatë. Historia ka vërtetuar me shembuj se, kush prek studentët është i destinuar të mbarojë. Dhe këta pushtetarë e bënë këtë gabim. Dhuna filloi me studentët e Shkodrës dhe tani po shtrihet dhe në Universitetet e tjera që janë solidarizuar me studentët shkodranë. Ishte pikërisht kjo dhunë që e radikalizoi lëvizjen e protestës së studentëve të Shkodrës të cilët fillimisht kishin dalë në një grevë normale me kërkesa të thjeshta. Por pushteti ashtu siç është mësuar të veprojë za- zakonisht veproi edhe me studentët. Një tufë kafshësh të SHIK-ut dhe policisë u vërsulën në qendër e dijes dhe dhunuan studentët pikërisht në shtëpinë e tyre. Kjo bëri që greva e studentëve të radikalizohej e më pas të shtrihej edhe në Universitetet e tjera të Shqipërisë. Deri atëherë televizoni shtetëror dhe as shtypi proqeveritar nuk tha asnjë fjalë për studentët. Askush nuk i shikoi ndërmend të dilte në mbrojtje të tyre kur u dhunuan. As kryeministri Majko që kur u ul në kolltukun e kryeministrit u mburr se kishte qenë student i dhjetorit. Por kjo ishte më e pakta që bëri ky pushtet sepse kur greva u radikalizua edhe pushtetarët në vend që t’i thërrisnin mendjes u egërsuan. Fillimisht ministri i Arsimit ironizoi me kërkesat e tyre e më pas zëvendësja e tij kaloi edhe në kërcënime. Kjo ndodhi në Shkodër, por edhe në Tiranë me Unionin Studentor të Universitetit. E përsëri këto veprime të pushtetarëve nuk sollën gjë tjetër veçse radikalizim të mëtejshëm të protestës studentore. E përsëri pushtetarët në vend që të reagojnë pozitivisht vepruan edhe më egërsisht. U rrëmbye në rrugë dhe u kërcënua kryetari i Unionit Studentor në Tiranë dhe u ushtrua presëri dhunë ndaj studentëve shkodranë. Pak ditë më parë Mejdanit iu kishte deklaruar studentëve se ai është i pafuqishëm të plotësojë kërkesat e tyre ndërsa “studenti i Dhjetorit” Majko bredh nëpër Evropë pa u shqetësuar me atë që po ndodh. Ndërkaq organi i PS, gazeta “ZP”, doli dhe njëherë ashtu si në kohën e Ramiz Alisë. Një kryeartikull me gërma të zeza, autori i të cilit ka fshehur emrin, sulmonte me shënjë të madhe të gjithë studentët grevistë. Ashtu si në ‘90 kur studentët u cilësuan huliganë e banditë po ashtu dhe në atë ditë me parë “ZP” i quante ata horra. Kryetarja e grevës së studentëve të Shkodrës pasi e cilësonte “horr” gazetën e PS e quante me përbuzje edhe “fshatarë” në një kohë që Alfredi njihet nga të gjithë si një nga studentët më të mirë e më të rregullt të fakultetit. Sigurisht që nuk është për tu ofenduar kur këto gjëra i shkruan një gazetë “qytetare” si “ZP”, por problemi është që ata që drejtojnë “ZP”-në vërejnë si tyre kanë harruar dhe gjëra të tjera. Ata kanë harruar që pikërisht këtë “studentë fshatarë” zbritën nga konvikti në ’90 dhe i fshinë si plehra. Ata i kanë harruar këto sepse përndryshe nuk do të silleshin përsëri ashtu si u sollën atëherë. Sigurisht, që pushteti mban të interesuarit, mban t’i shalë e ofendo studentët edhe mund t’i rrahë siç po bën, por kjo do të sjellë vetëm një revoltë dhe më të fortë. Pushtetarët duhen të jenë të bindur se me këto metoda nuk i trembin studentët, nuk arrijnë asgjë tjetër përveçse irritimin jo vetëm të studentëve, por edhe të familjarëve të tyre. Kështu kanë pushtetarët më po bëjnë gjë tjetër veçse po ngrejë në këto radhë të rritur. Pastaj ata mund të dalin e të thonë se këto ishin organizuar nga PD, se ishte PD që nxiti studentët e PD që organizuan revolta, por pastaj do të jetë vonë. SHIK-u nëpërmjet gazetave të tij si “Shekulli” apo ndonjë tjetër përhap idenë se gjithçka është përgatitur prej PD për të shkaktuar turbullira. Atëherë kur këndon kështu, pse pushtetarët nuk i zgjidhin kërkesat e studentëve që janë plotësisht të realizueshme dhe t’“japin” planët që janë plotësisht të realizueshme që të japë përgjigje. Ata e kanë në dorë një gjë të tillë, por ja që preferojnë të përdorin dhunën me shpresën që duke nënshtruar studentët do ta marrin situatën plotësisht në dorë dhe do të sundojnë me dorë të hekurt. Ata kanë guxuar e prekin studentët, kanë guxuar t’i dhunojnë e t’i rrahin edhe pse nuk mund të mbyllet kaq lehtë për këta pushtetarë.
Fischer: Shqipëria të rikthehet në rrugën e demokracisë
Presidenti i parlamentit austriak, Fischer tak[o]het me nënkryetarin e PD, Pollo
“Nuk mund të pranojmë kurrë dhunimet e të drejtave të njeriut në Shqipëri”
Gjinushi i detyrohet shtetit 70 milionë lekë
Djali i kryetarit të Parlamentit rrëmben dhe shkatërron “Fuoristradën” e Grupit të Shoqërimit
Një hotel i stërmadh anë autostradës
në rrugën e demokracisë
“Nuk mund të pranojmë kurrë dhunimet e të drejtave të njeriut në Shqipëri”
“Austria do të mbetet e angazhuar në rikthimin e Shqipërisë në rrugën e demokracisë”. Kështu është qëndrimi i Austrisë, të cilin kryeparlamentari austriak, Heinz Fischer i ka shprehur nënkryetarit të PD, Genc Pollo, gjatë takimit të zhvilluar në Vjenë dy ditë më parë. Kryetari i parlamentit austriak duke qenë në dijeni të të gjitha shkeljeve të të drejtave të njeriut në Shqipëri ka garantuar numrin dy të PD, se një gjë e tillë nuk do të tolerohet dhe nuk do të mund të pranohet nga Austria.
Nga ana e tij nënkryetari i PD, e ka njohur kryeparlamentarin austriak me situatën politike.
NE FAQEN 3
shtetit 70 milionë lekë
Një hotel i stërmadh anë autostradës Tiranë-Durrës menaxhohet me sukses prej disa muajsh nga e shoqja e Gjinushit
NE FAQEN 3
Dhjetoristët: Do të hidhemi në protesta masive
Grupimi “Dhjetori ’90” vazhdon procesionet për Azem Hajdarin
Ish-studentët dhe pedagogët e Dhjetorit ’90 edhe dje kanë protestuar në kryeqytet, kundër institucionalizimit të krimit politik në Shqipëri dhe heshtjes së qeverisë ndaj vrasjes së liderit historik të Dhjetorit ’90, Azem Hajdari.
NE FAQEN 4
Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit
Sot, 83 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit
Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe pluralizmit, po vonon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të përgjegjësit të tij në krimin që tronditi gjithë botën shqiptare. Qeveria e ish-komunistëve që këtë të lirë dhe të pashqetësuar kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurrësesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.
Arbnori: Parlamenti të shpërndahet
Kushtetuta e miratuar me 200 petrita nuk mund të gjejë zbatim. PD nuk do pushtet, por qeveri teknike dhe zgjedhje të lira
Investimet për të përçarë partitë e tjera me politikanë që ndërrojnë partitë tre herë në ditë është më mirë që t’i shfrytëzojnë për të shëndoshur partinë e tyre
NE FAQEN 3
Qeveria shpërblen falsifikatorët e mëdhenj të listave të votimit
Katër milionë lekë për çdo prefekt falsifikator
Në të gjithë vendin janë 3700 shërbëtorë të pushtetit që presin t’u hidhet “kockat”, ndërkohë që ditën e dielë, në Tiranë pritet të bëhen 40 banka të...
NE FAQEN 4
Përurohet memoriali i heroit të pluralizmit
Më 8 dhjetor, ceremoni në vendin ku u vra Hajdari
Njoftojmë qytetarët e Tiranës dhe të mbarë vendit se me rastin e përvjetorit të Lëvizjes Studentore të Dhjetorit të martë, 8 dhjetor 1998, në orën 12.00 bëhet përurimi i memorialit të Heroit të Pluralizmit, Azem Hajdari.
Memoriali është ndërtuar me nismën dhe kontributin e dashamirësve të tij, në shenjë respekti dhe nderimi për kontributin e çmuar që dha tribuni i nacionalizmit shqiptar Azem Hajdari në përmbysjen e diktaturës 50-vjeçare. Ky memorial ngrihet në vendin ku u vra Heroi Hajdari me shoqëruesin e tij, Besim Çera, më 12 shtator 1998.
Ftohen qytetarët e Tiranës dhe të të gjithë vendit për të marrë pjesë në këtë ceremoni.
KOMISIONI
Zgjidhet komisioni qendror i grevistëve
Deklaratë e komisionit studentor të grevës
Dje, pasdite u mblodhën përfaqësuesit e komisioneve të grevave të fakulteteve të universiteteve të ndryshme të Tiranës.
Përfaqësuesit në këtë takim vlerësuan si sukses të grevës zgjerimin e pjesëmarrjes në grevë të studentëve të gjithë këtyre universiteteve.
Pas diskutimeve ata zgjodhën një komision qendror të Lëvizjes Studentore me votim të lirë, i cili do të koordinojë më tej lëvizjen studentore.
Ky Komision përbëhet nga:
Petrit Gjecaj — Kryetar — Drejtësi
Gazmend Toska — Nënkryetar — Histori
Arjan Saliaj — Nënkryetar — Ekonomik
Glerta Sadedini — Sekretare — Stomatologji
Ken Dhima — Zëdhënës — Drejtësi
Viktor Mata — Anëtar — Matematikë
Besnik Jaku — Anëtar — Mjekësi
Nezir Lushi — Anëtar — Ekonomik
Fatbardh Islami — Anëtar — Inxh. Elektrike
Sokol Lekaj — Anëtar — Ekonomik
Artan Canaj — Anëtar — Stomatologji
Rudi Xheraj — Anëtar — Gjuhët e Huaja
Vojo Avdyli — Anëtar — Universiteti Bujqësor
Everest Imeraj — Anëtar — Akademia e Arteve
Dokleat Ademi — Anëtar — Inxhinieri Ndërtimi