06/12/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

6 dhjetor 1998

Qeveria e zhytur thellë në borxhe

Për tre muaj i detyrohet 5 shteteve 32 milionë dollarë NE FAQEN 5

Miting i madh proteste në sheshin “Skënderbej”

Tetë vjet pas Lëvizjes Studentore të Dhjetorit “Bashkimi për Demokraci”, grupi “Dhjetori ’90” organizojnë ditën e martë, më 8 dhjetor 1998, ora 12.30, një miting të madh në sheshin “Skënderbej” në nderim të veprës së studentëve shqiptarë të drejtuar nga Heroi i Lëvizjes Studentore, Azem Hajdari. Ftohen të gjithë qytetarët e Tiranës të marrin pjesë në këtë miting.

Më 8 dhjetor, rikthehet uragani i demokratëve

Studentët, të vendosur për të rikthyer ditët e paharrueshme të vitit 1990. Azem Hajdari mbetet simboli i pavdekshëm i të gjithë antikomunistëve shqiptarë Shqiptarët do të përkujtojnë me protesta të fuqishme 8-vjetorin e Lëvizjes Studentore. Pushtetit po i merren këmbët. Europa pret fitoren e PD-së

Dhjetori është bërë që të mundën komunistët

Komunistët janë ricikluar. Kjo është gjëja e parë që duhet të na vijë në mend sapo kujtojmë dhjetorin e vitit 1990 kur mijëra studentëve e më pas dhjetëra-mijëra shqiptarë përmbysën regjimin më stalinist të Evropës, diktaturën pesëdhjetëvjeçare komuniste. Sot, pas tërë vitesh kur Shqipëria qeveriset nga ish-komunistët kupton se me vendin tënd ka ndodhur një rotullim rreth vetes, i cili nuk të ka çuar kurrkund përveçse në fillim. Qeverisja nga ish-komunistët nuk është më tabu në asnjë prej vendeve lindore. Ata kanë ardhur dhe ikur nga pushteti në këto tete vite në Bullgari, Maqedoni, Rumani, Çeki, Sllovaki, Poloni etj., pa e rënduar ikjen dhe ardhjen e tyre me trauma të mëdha për vendin. Ish-komunistët e këtyre vendeve ngjan ta kenë kuptuar demokracinë jo si pushtet, por si vlerë nëpërmjet të cilës ndërtohen pushtete në favor të mirëqenies dhe të ardhmes së këtyre vendeve. Ndërkohë ish-komunistët shqiptarë zgjodhën rrugën tjetër të ardhjes në pushtet, pikërisht atë që zgjodhën paraardhësit e tyre në vitin 1945 me armë dhe kryengritje të armatosur kundër shtetit dhe institucioneve demokratike të tij. Kjo është arsyeja se pse në Shqipëri ndërsa gjykojnë mbi pushtetin e majtë menjëherë të shkon në mend një histori e gjatë dhe e hidhur e shqiptarëve. Po ashtu shfaqet natyrshëm edhe një ndjenjë fajësie përballë atyre studentëve që atë ditë aq mirë të rezistojnë diktaturën dhe sigurimin e shtetit. Një vit e gjysëm me qeveri të majtë, Shqipëria ka vuajtur edhe ditët më të zeza të saj. Krimi, korrupsioni, terrorizmi i të gjitha formave, kontrabanda dhe trafiku kanë qenë identiteti e ministrave të majtë e tërë aktivitetit të qeverisë, duke filluar nga dita e parë e saj e deri më sot. Përgjegjës qeverisjes së tyre askush në Shqipëri nuk e ndjen veten të lirë dhe të sigurtë me përjashtim të bandave të Partisë Socialiste që sot e kanë kthyer këtë vendin në një kamp tipik të viteve të diktaturës. Strukturat e vjetra janë kthyer në zyrat e tyre të para nëndhjetëvjeçare me të njëjtat metoda dhe qëllime si shumë vite më parë. Ata kanë harruar se janë përmbysur njëherë. Instrumentat e qeverisë së tyre si SHIK dhe eksperienca të Ministrisë së Brendshme kanë ndërtuar tashmë pirgun e viktimave të tyre, ndërkohë që opozita shqiptare ndodhet nën sulmin e vazhdueshëm shtetëror. Tani, pas tetë vitesh ish-komunistët ndëshkuan Liderin e Dhjetorit, Azem Hajdari, duke e vrarë atë pas dështimit të disa atentateve ndaj tij. Kjo është lufta e hapur me Dhjetorin e demokracisë. Një luftë që ka filluar dhe që duhet të ndalet bashkë me ndalimin e qeverisjes së terroristeve në krye të vendit. Ish-komunistët tanë janë rikthyer në vendin dhe kanë marrë banditët, ministrat, kundërbandistët dhe oborrin e tyre me të gjithë zagaret që ju vijnë rrotull. Ish-komunistët e sotëm janë komunistët e njëllojtë, po aq të egër, po aq të pabindur ndaj demokracisë e po ashtu aq të destinuar të mundën ashtu si atëherë. Dhjetori është bërë aq ata të mundën. Tete vjet nga Lëvizja e Dhjetorit demokratët dhe të gjithë ata që aspirojnë demokratikë janë në sundim. Ky është edhe rikthimi më negativ që i ka ndodhur vendit. Ata që u shkatërruan atëherë, me tërë veset e një ideologjie që jep shpirt e po ashtu me tërë egërsinë e strukturave që janë të destinuara të zhduken qëndrojnë në krye të vendit. Ata duan aq bashkë me të shkatërrojnë dhe Shqipërinë, qënia e saj, njerëzit e saj. Dhjetori duhet të ndaloje këtë rikthim. peshën e tyre komuniste. Sot, pas tetë tënd ka ndodhur një rrotullim rreth vetes, i cili nuk të ka çuar kurrkund përnëse fillim. NE FAQEN 5

Studentët: Qeveria po injoron kërkesat tona

Arbnori: I dimë vrasësit e Azemit

Deputeti i PD: Nuk kemi ç’të dëshmojmë tek ata që e vranë Unë kam qenë vetë prezent në udhëtimin me Azemin në Tropojë, dhe kam parë me sytë e mij përgatitjet për atentatin kundër tij. Më kanë treguar me gisht njërin nga atentatorët. Shefi i komisariatit më tha: “Për Azemin nuk na bëhet vonë”. U bëjnë gjashtë muaj që prokuroria nuk na merr në pyetje për aten-

Djegia e Coca-Colës, kërcënim në rritje për investimet e huaja

Nga Albina KARAMITRO Partia Demokratike denoncon dhe shpreh shqetësim serioz për rrezikun në rritje të investimeve të huaja në Shqipëri. Djegia e Coca-Cola është vazhdim i dështueshëm i rritjes së riskut investues në vend. Qeverisja e majtë, prej qershorit të ’97-ës, me politikë, mentalitetin...

Berisha: Europa pret fitore tonë

PD nuk ka asnjë lekundje për ndarjen përfundimtare me parlamentin e komiteteve Një qeveri, e cila nuk qeveris, rritja e kriminalitetit në të gjithë vendin, vrasja e qetësisë së qytetarëve nga njerëzit e maskave, vazhdimi i trafiqueve të kontrabandës nga segmentë të pushtetit, janë vetëm një sërë problemesh, të cilat, për kryetarin e PD mund...

Pollo: EDU më pranë PD

Aleatët e PD mbështesin alternativën e një zgjidhje të re politike në Shqipëri

Qeveria të heqë dorë nga terrori mbi studentët

Dënohet dhunimi i studentëve nga SHIK-u dhe policia

Policia, dhunë mbi demokratin Lorenc Bega

Bandat e Petro Koçit rrahin nënkryetarin e komisionit të votimeve të Pogradecit

Si u vodhën votat në rrethin e Beratit

Ja manipulimet e referendumit kryer nga qeveria në Berat për pasaportën e qeverisë Nëse shteti do të kishte regjistruar 15.000 zgjedhësit beratas të lënë jashtë listave, dhe nëse nuk do të ishin vjedhur mbi 6.000 vota; vetëm nga faktori “Berat”...

Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit

Sot, 84 ditë nga vrasja e liderit të Dhjetorit Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pushtetit të tij në krimin që tronditi gjithë botën shqiptare. Qeveritë e ish-komunistëve që kanë të lirë dhe të pashqetësuar kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurrësesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.

Premçi: Më arrestuan për motive politike

Gjykata liron për mungesë provash ish-shefin e komisariatit të Elbasanit Ndalimi im është bërë në vazhdën e arrestimeve politike që bën qeveria. Edhe pse pa asnjë fakt, prokuroria ka lëshuar qindra...

Përurohet memoriali i heroit të pluralizmit

Më 8 dhjetor, ceremoni në vendin ku u vra Hajdari Njoftojmë qytetarët e Tiranës dhe të mbarë vendit se me rastin e përvjetorit të Lëvizjes Studentore të Dhjetorit, ditën e martë, 8 dhjetor 1998, në orën 12.00 bëhet përurimi i memorialit të Heroit të Pluralizmit, Azem Hajdari. Memoriali është ndërtuar me mirënjohjen dhe kontributin e dashamirësve të tij, në shenjë respekti dhe nderimi për kontributin e çmuar që dha tribuni i nacionalizmit shqiptar Azem Hajdari në përmbysjen e diktaturës 50-vjeçare. Ky memorial ngrihet në vendin ku u vra Heroi Hajdari me shoqëruesin e tij, Besim Cera, më 12 shtator 1998. Ftohen qytetarët e Tiranës dhe të gjithë vendit për të marrë pjesë në këtë ceremoni. KOMISIONI

Vrasësit e Azemit

Unë kam qenë vetë prezent në udhëtimin në Azemin në Tropojë, dhe kam parë me sytë e mijë përgatitjet për atentatin kundër tij. Më kanë treguar me gjithësh të njëjta bëhet vonë”. U bëne jashtë muaj që prokuroria nuk na merr në pyetje për atentatin në Tropojë dhe është hipokrizi të na kërkojë tani pas vrasjes së tij NE FAQEN 4