Arrestohet kryetari i Forumit Rinor të PD
Mbahet në qeli nga bijtë e etërve anëtari i kryesisë së PD, Genti Strazimiri
Arrestohet dhe mbahet mbi 6 orë në birucat e komisariatit numër 2, kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Genti Strazimiri.
Rreth orës 10.00 të mëngjesit, forca të policisë, shërbimi informativ dhe banda të qeverisë kanë ndaluar pranë fakultetit juridik zonën Strazimiri, e kanë marrë me forcë dhe kërcënuar në fugonin e policisë duke e dërguar pastaj në birucat e komisariatit.
Asnjë shpjegim zyrtar nuk kanë dhënë komisariatet e Partisë Socialiste dhe qeverisë, zyrtarët e SHIK-ut dhe bandat ...
NE FAQEN 2
8 dhjetori trondit pushtetin
Studentët presin festën e tyre në grevë. Policia sekrete si në '90 kërkon të shtypë studentët. Kryeqyteti dhe gjithë Shqipëria kërkojnë largimin e qeverisë terroriste
Tetë dhjetori ose fundi i komunistëve
Shqiptarët do të përkujtojnë sot duke protestuar njërën prej datave më të rëndësishme të historisë moderne të vendit.
Tetë vjet pas 8 dhjetorit të vitit 1990, studentët do të jenë sërish në rrugë, për të rikthyer edhe një herë Shqipërinë pa komunistë dhe komunizëm ose vendin që i takonte dhe i takon realisht Europës. Ata do të jenë sot në rrugët dhe në sheshet e Tiranës pa perënduar që i udhëhoqi tetë vjet më parë në ndeshjen ngadhënjyese me diktaturën më të egër të kontinentit. Simboli i pluralizmit, i Shqipërisë postkomuniste dhe i nacionalizmit shqiptar, Azem Hajdari, u vra tre muaj më parë nga të njëjtët monstr[a?] që nuk guxuan ta bëjnë në dhjetor të vitit 1990. Përurimi sot i memorialit të Liderit të Dhjetorit në vendin ku u vra më 12 shtator të këtij viti, na kujton të gjithëve se ky vend ka kujton të gjithëve se ky vend ka nevojë për një lëvizje të ngjashme me atë që nisi përmbysjen e diktaturës më 1990. Demokratët, studentët dhe të gjithë qytetarët që i besojnë ende idealeve të dhjetorit, që përmbysën diktaturën, do të protestojnë sot për t’i treguar komunistëve në pushtet se antikomunistët janë sërish maxhoranca e këtij vendi dhe se 8 dhjetori mbetet dita e fitoreve të tyre. Në përkujtimin e kësaj feste, më e rëndësishme se flamuri, memoriali dhe fjalimet mbetet protesta e demokratëve dhe vullneti i tyre për ndryshime radikale në tapetin e politikës shqiptare. Mungesa e pazëvendësueshme e Azem Hajdarit na tregon të gjithëve se jo vetëm kemi situata të ngjashme politike mes dhjetorit 1990 dhe kohës që jetojmë, por mund të thuhet se sot jemi shumë më të motivuar se atëherë për ta përmbysur qeverinë e komunistëve të vjetër dhe të rinj. Në këtë festë, që do të mbetet e tillë, vetëm nëse rikthehet më tepër forca e tij Dhjetori i ‘90-ës, do të jenë sërisht përballë si tetë vjet më parë shumica e shqiptarëve që kërkojnë ndryshime me fosilet e regjimit të vjetër. Njeriu që bëri hapin e parë drejt pushtetit si regjent i Ramiz Alisë, pas grevës së urisë së studentëve, sot është President i Republikës dhe kërkon që të festojë edhe ai 8 dhjetorin. Bashkë me të janë edhe një grusht kukullash, të emëruar si “dhjetoristë” që më 1990-ën, të cilët që atëherë e deri tani kanë qenë me anën e atyre që u nxorrën bajonetat dhe shkopinjtë e gomës studentëve. Njëri prej dhjetoristëve të emëruar është edhe kryeministri aktual, Pandeli Majko, i cili në vigjilje të 8 dhjetorit ka futur në burg kryetarin e Forumit Rinor të Partisë Demokratike dhe anëtarin e kryesisë së PD-së, Gent Strazimiri, dhe u ka dërguar policë dhe shikas studentëve grevistë në të gjithë Shqipërinë. Presidenti Meidani dhe kryeministri Majko, të cilët po përpiqen të përfitojnë diçka nga lavdia e dikurshme e Lëvizjes Studentore, do të gjenden sot me të njëjtë dhe më në minorancë se kurrë, para studentëve dhe gjithë shqiptarëve. Përpara se të mblidhen shfrenuar në një sallë me buratinët që janë emëruar më 1990 dhe tani si “studentët e dhjetorit” dhe të japin mesazhe për ditën e shënuar, ata duhet t’u shpjegojnë studentëve dhe të gjithë shqiptarëve se përse i kanë dërguar policët dhe agjentët e policisë sekrete, njësoj si Ramiz Alia më 1990. Ata nuk mund ta fshehin kurreshtjen para farsës së tyre përkujtimore, në një kohë që duhet t’u përgjigjen të paktën 6 mijë studentëve që kanë firmosur një peticion ku kërkohet kapja e studentëve në pranga dhe ndëshkimi i vrasësve të simbolit të tyre, Azem Hajdarit. Këta janë mijëra studentë që nuk kanë qenë dot sallat e bardha, që mbyllen me boliguarë e qeveritarë, të cilët kanë injoruar dhe shkelur mbi kërkesat e tyre për drejtë. Tirana do të përkujtojë sot duke protestuar ditën e madhe të fillimit të Lëvizjes së Dhjetorit, nga ku nisi edhe shembja e diktaturës. Është për të ardhur keq që pas tetë vjetësh, një një diktaturë. diktaturë. Kjo është Shqipëria që e para, por ky nuk është aspak faji i kësaj diktature. diktaturë e legjendës së S. Shtufit. Studentët dhe demokratët e rinj të Shqipërisë po u përgatisin komunistëve në pushtet lamitërën e shpejtë dhe të përhershme.
Studentët frikësojnë qeverinë
Studentët frikësojnë qeverinë. STUDENTËT NË GREVË
Berisha: Dhjetori në pranga
8 Dhjetori - dita e nderimit të pluralizmit shqiptar
Pas tetë vjetësh pluralizëm dhe vetëm në 18 muajt e fundit në Shqipëri ka 25 të burgosur politikë dhe 18 të vrarë për motive politike
NE FAQEN 3
Forca Italia: Solidarizim me studentët shqiptarë
I dërguari i posaçëm i Berluskonit takohet me studentë dhe pedagogë grevistë
NE FAQEN 3
Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit
Sot, 86 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit
Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveria e ish-komunistëve që flenë të lirë dhe të pashtëquajtur kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë më anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e dëshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurrsesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë enjër para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.
“Forca Italia” mbështet PD
Berisha takohet me të dërguarin e posaçëm të Berluskonit, nësekretarin e Komisionit të Jashtëm në Parlamentin italian, Alesandro Bergamo
“ Forca Italia” mbështet PD
Kryetari i PD, Sali Berisha u takua mbrëmë me të dërguarin e posaçëm të “Forca Italia”-s, deputetin italian, Alesandro Bergamo, i cili mban në të njëjtën kohë edhe postin e nënkryetarit të Komisionit të Jashtëm për Politikat e BE në parlamentin italian. I dërguari i posaçëm i “Forca Italia”-s i ka sjellë PD, mbështetjen e plotë të të djathtës italiane dhe në mënyrë të veçantë i ka përcjellë Kryetarit të PD, Sali Berisha, përshëndetjet e liderit të Forca Italia-s, Silvio Berlusconi.
Kryetari i PD, Sali Berisha ka bërë një pasqyrë të realitetit të vështirë me të cilin po përballen opozita shqiptare dhe në mënyrë të veçantë PD. Vrasjet e përfaqësuesve të opozitës, vrasja e simbolit të demokracisë, Azem Hajdari, …
NE FAQEN 3
Prokuroria shpall në kërkim katër gjykatës
Drejtësia në prag të natës së arrestimeve
Ky është rasti më unik i ndodhur në botë, kur një gjykatës merr vesh përmes organeve të shtypit dhe të medias se do të arrestohet …
NE FAQEN 4
Klika kërkon paralizimin e PD
Mytfar Lumeshi shpallet nën arrest vetëm pse ka marrë pjesë në funeralin e Hajdarit
Ministri Koçi ndjek zotin Lumeshi, pasi ky i fundit nuk e kish-te lejuar Koçin …
NE FAQEN 4
NE FAQEN 5
Tirana përkujton sot, dhjetorin e madh të demokracisë. Inaugurohet memoriali në kujtim të heroit Azem Hajdari. Marshim proteste nga Qyteti "Studenti" në sheshin "Skënderbej"
Programi i ceremonisë të sotme
ORA 11.00 - Nisja nga Qyteti Studenti për në vendin e përurimit të memorialit të Liderit të Dhjetorit, Azem Hajdari.
ORA 12.00 - Ceremonia e përurimit të memorialit.
Fillon me ekzekutimin e hymnit të Flamurit, nga banda e qytetit të Tiranës ndërsa dy të rinj të veshur me kostume kombëtare të jugut dhe veriut zbulojnë memorialin.
Vazhdon me përshëndetjet e rastit nga përfaqësuesit e PD, të Grupit Nismëtar për ngritjen e memorialit, të Studentëve të Dhjetorit, si dhe familjarët.
Vendosen kurorat dhe fillojnë homazhet nga pjesëmarrësit në ceremoni.
Vazhdon me interpretimin e këngëve kushtuar Azem Hajdarit nga vetë autori.
Nga ceremonia pjesëmarrësit lëvizin në drejtim të sheshit “Skënderbej” për MITINGUN E ORËS 12.30.
Marrin pjesë përfaqësuesit e forcave politike të djathta shqiptare, përfaqësues të familjeve të “Martirëve të Demokracisë”, Lëvizja ...