8 dhjetor, protestojnë të gjithë studentët
Vazhdon greva një javore në auditoret e shkollave të larta
NË FAQEN 5
Elbasan, studentët 9 kërkesa qeverisë
8 dhjetori gjen në grevë Universitetin “Aleksandër Xhuvani”
NË FAQEN 5
Arsimi i mesëm paralajmëron grevë
SINDIKATAT
TU JEMI 5000
EMËR NUK [?]
MËSUESIT
ARËSIA
ARDHUR
GREVA
SINDIKATA
DEMOKRACISE
Sindikatat: Do të durojmë deri në janar
Arsimi i mesëm paralajmëron grevë
NË FAQEN 5
Rikthehet Dhjetori i rrëzimit të komunistëve
Berisha: “Sot, ky dhjetor, njelloj si tetë vjet më parë, na gjen me burgje dhe të burgosur politikë, si dhe pa prijësin e tij, Azem Hajdarin. Sot, është dita e betimit. Uragani studentor do të shpëtojë Shqipërinë”
Tirana zbret në rrugët dhe sheshet e protestës në përkujtim të Lëvizjes së Dhjetorit që përmbysi diktaturën. Dhjetëra mijëra demokratë paralajmërojnë qeverinë që vrau Azem Hajdarin
Përurohet memoriali për Azem Hajdarin
Po afron fundi i vrasësve të Liderit të Dhjetorit
NË FAQEN 2
Ringjallja e madhe e demokratëve
Përfaqësuesi i “Forza Italia”-s, Alessandro Bergamo flet ekskluzivisht për RD-në: “Në Shqipëri shkelen të drejtat e njeriut”
Dje, mitingu në sheshin “Skënderbej”
Fotot: Albes FUSHA
Dje, mitingu në sheshin “Skënderbej”. Fotot: Albes FUSHA
Europa mbështet të djathtën në Shqipëri
Presidenti i Forza Italias ka ftuar në Itali z. Sali Berisha për të zhvilluar një seri takimesh dhe konferencash shtypi për të bërë të ditur forcave politike atë që vërtetën mbi Shqipërinë dhe shqiptarët.
Presidenti i Forza Italias ka ftuar në Itali z. Sali Berisha për të zhvilluar një seri takimesh dhe konferencash shtypi për të bërë të ditur forcave politike atë të vërtetën mbi Shqipërinë dhe shqiptarët. Në një të ardhme shumë të afërt vetë Presidenti Berlusconi do të vijë në Shqipëri me ftesë të z. Berisha, në krye të një delegacioni të gjerë të formacionit politik “Poli i Lirisë”.
NE FAQEN 4
Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit
Sot, 87 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit
Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveritë e ish-komunistëve që lënë të lirë dhe të pa ndëshkuar kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurrësesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë enxherë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.
Zgjidhja politike e pashmangshme
Forca Italia garanton sensibilizimin, jo vetëm të politikës italiane, por edhe Komunitetit Europian mbi terrorin me të cilin përballet opozita shqiptare
“Duhet të fitojmë kohën e humbur me takime konkrete dhe projekte bashkëpunimi. Këtij qëllimi i shërben edhe vizita në Itali e Kryetarit të PD, Berisha, si dhe vizita në Tiranë e liderit të Forca Italia-s, Berlusconi”
NE FAQEN 4
Maskat e Koçit bllokojnë të gjitha rrugët për në Tiranë
Rrihen, keqtrajtohen dhe kthehen mbrapsht me dhjetëra e qindra demokratë
NE FAQEN 7
Tavolina e festës trefishon çmimet
Dhjetori çmend tregtarët, rritën çmimet e mallrave ushqimore si edhe ato të luksit
NE FAQEN 5
Nesër studentët presin Majkon
Grevisët studentë ftojnë në takim kryeministrin
Studentët e Universitetit të Tiranës dhe të gjitha qendrave universitare kanë ftuar kryeministrin Majko në një takim për të debatuar rreth kërkesave të tyre. Teksti i ftesës dërguar Majkos nga të gjithë anëtarët e komisionit të grevës thekson ndër të tjera: “Ne, anëtarët e Komisionit Qendror të Grevës Studentore, të mbledhur sot më datë 07.12.1998, duke parë solidarizimin e shumicës së studentëve në të gjitha universitetet shqiptare, vendosëm...
NE FAQEN 4
Dhjetori mazh़orancë
Tirana dhe gjithë Shqipëria ka festuar dje dhjetorin e demokracisë, atë ku ishin dhjetoristët, demokratët dhe njerëzit e idealeve të demokracisë. Mijëra qytetarë të Tiranës dhe të tjerë nga i gjithë vendi i drejtuan sytë nga barësitë e vërtetë të idealeve të dhjetorit, duke menduar se pas dy vitesh terror qeveritar, ditët e mira do të rikthehen përsëri. Edhe kësaj radhe ashtu si tetë vjet më parë, dhjetori ishte mazh़orancë përballë antidhjetorit që pozoj mbrëmë në një sallë të Akademisë së Arteve, përfaqë- përfaqësuar nga pesëdhjetë veta, shumica prej tyre bojkotardë ministrash pa asnjë lidhje me dhjetorin. Diçka e tillë është e natyrshme. Ashtu si çdo lëvizje e madhe, edhe dhjetori kishte përveç heronjve, njerëz që veset dhe mundimi i diktaturës i kishin thyer, apo të tjerë që e rruga e demokracisë do t’i lodhte. Një nga ata ishte edhe Imami, i cili mbrëmë ka harruar të përmendë edhe Hajdarin. Ai dhe të tjerë si ai mund të kenë marrë inat dhjetorin. Në stanin ku janë tani ata duan të zhdukin të gjitha gjurmët e tij. Këtë gjë e filloi mbrëmë aktori i dështuar. Por dhjetori ka shkëlqyer dje më shumë se kurrë në qytetin Studenti prej nga Azem Hajdari me mijëra e studentëve tronditi diktaturën më të egër të Europës. Ka shkëlqyer në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ka shkëlqyer në sheshin “Skënderbej”, kësaj radhe bashkë me dhimbjen e thellë për mungesën e kryekryetarit Azem Hajdari. Antidhjetoristët, minoranca e përjetshme e Shqipërisë shkatërruan tre ditë më parë linjat elektrike që Tirana të mos shihte shkëlqimin e tij në përvjetorin e krimeve të tyre në shtëpi, mbollodhën edhe njëherë si në shtator banditët nga fshatrat ku sulmolen dhe grabitën rrugët nacionale, ish-sigurimsat dhe kallashët e vjetër të pranverës së shkuar dhe hodhën Tiranën përsëri si më 1945, apo si më 5 shtator të këtij viti. Por kjo është mbledhja e fundit e tyre. Ata nuk kanë kohë të ruajnë as minorancën që kanë. Koha e tyre ka marrë fund, ashtu si edhe e atyre që erdhën në Dhjetorin e ’90 për ta përmbyllur më pas atë, për ta komunizuar dhe shitur tek qeveritarët aktualë. Shqiptarët treguan dje se nuk kanë shkëputur asnjë lidhje me idealet e dhjetorit. Ata e manifestuan këtë gjë ashtu si në ato ditë ’90, ashtu si në marsin e ’92, majin e ’96, qëndresën ndaj rebelimit komunist në ’97 apo injorimin e pasaportës së socialistëve vetëm pak javë më parë. Provokimi i dhjetorit me autoblinda, mjete policore dhe specialë në çdo qoshe rruge të Tiranës, beteja psikologjike e SHIK dhe shtypit të majtë terrorist prej më se një viti nuk kanë mundur të thehin atë shkëlqim që kishte dhjetori dje, atë shkëlqim që për mbi të gjitha ishte shpresë. Dje, Tirana jetoi shpresën. Prej më se dy vjetësh ajo manifestoi më shumë se kurrë atë që ia ndaluan qeveritë e majta, që nga e para e deri tek e pesta. Demokratët dhe shumica e shqiptarëve e festuan dhjetorin me heronjtë dhe dëshmorët e vet, me ata që e ngritën vendin nga llumi në dritë, ndërsa ish-komunistët e përçapën ta superdoronin atë me ministra apo antidhjetoristë e vjetër që janë në krye të shtetit, që sulmuan dhjetorin nga banjo e ish-presidentit komunist Alla. Qeveria komuniste po numëron ditët e fundit të saj. Ky është legjitimimi i dhjetorit, sulmëtive të atyre viteve dhe të këtyre ditëve, është legjitimimi që shtuan çdo mazhorancë. Qeverisja duhet të shkojë aty ku duhet dhe atë prej nga Shqipëria merr frymë edhe njëherë si dy vjet më parë.