12/12/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

12 dhjetor 1998

Sot, të gjithë në sheshin e protestës

12 Dhjetor, tetë vjet nga themelimi i Partisë Demokratike Sot, me datë 12.12.1998, në orën 12.00, organizohet një miting madhështor në sheshin “Skënderbej” në përkujtim të përvjetorit të krijimit të Partisë Demokratike sot, më 12 Dhjetor 1990 dhe për të protestuar kundër qeverisë, e cila vazhdon të fshesë vrasësit e Azem Hajdarit, heroit të demokracisë dhe tribun në nacionalizmit shqiptar. Sot, më 12 Dhjetor 1998 mbushen tre muaj nga dita kur klika qeverisëse vrau heroin e dhjetorit ’90, heroin e pluralizmit shqiptar, Azem Hajdarin. Asgjë nuk është bërë për të gjetur vrasësit e tij, përkundrazi qeverisja e vazhdimësisë ka thelluar aktet e dhunës kundër Partisë Demokratike, me vrasje, burgosje, keqtrajtime, kërcënime e dhunime të demokracisë. Të gjithë në shesh për të mbrojtur pluralizmin, të gjithë në shesh për t’iu kthyer Shqipërisë demokracinë, të gjithë në shesh kundër qeverisë që mbron vrasësit e Azemit, kundër qeverisë së mjerimit. Vëllezër e motra, sot me 12.12.1998, ora 12.00, të gjithë së bashku në sheshin “Skënderbej”.

Qeveria i tregon shkopin studentëve

Studentët në ditën e dytë të grevës së urisë. Grevistët, të vendosur për të qëndruar deri në plotësimin e kërkesave të tyre Fatri Islamaj, Jetmir Bilali dhe Shkëlzen Berisha arrestohen dhe rrihen barbarisht nga policia sekrete dhe ajo e rendit brenda në godinën e fakultetit juridik në Tiranë NE FAQEN 3 Studenti Jetmir Bilali i masakruar nga policia

Studenti Toska shtrohet me urgjencë në spital

Uria shkakton komplikacionet e para në shëndetin e grevistëve të urisë Në gjendje jo të mirë ndodhet edhe një studente nga Shkodra, e cila nuk pranoi këshillat e mjekëve për të lënë grevën. Shumë prej studentëve kanë pasur të vjella, dhimbje koke dhe ulje tensioni NE FAQEN 2

Digjen “kredencialet” e kryeministrit Majko

Nga Edi PALOKA Majko e vërtetoi dhe njëherë se cili ka qenë pozicioni i tij në dhjetor të ’90. Njeriu që sot mban vendin e kryeministrit duke nxjerrë si të vetmet kredenciale të tij moshën e re dhe pjesëmarrjen në lëvizjen e dhjetorit, dy ditë më parë futi në grevë urie dhjetëra studentë nga e gjithë Shqipëria e më pas dërgoi dhe SHIK-un për t’i rrahur. Dy ditë më parë Majko dogji dhe kredencialet e falsifikuara që i mbante duke i tundur në dorë. Në se deri dje Majko nuk ishte sulmuar aq sa Fatos Nano, kjo jo se qeveria e tij po e ndr[?], sepse ajo e ka thelluar edhe më shumë dorë. Në se deri dje Majko nuk ishte shumuar po e nderit, sepse ajo e ka thëlluar edhe më shumë krizën, por pikërisht sepse për një pjesë të njerëzve ai mbante në dorë “kredencialet” që përmendëm. Por dy ditë më parë Majko “i riu”, “dhjetoristi”, u bë shkaktari kryesor i futjes në grevë urie pikërisht të atyre, përfaqësues të të cilëve ai pretendonte të ishte në qeveri. Dhe po me urdhër të Majkos studentët u rrahën barbarisht në shtëpinë e tyre. Vetëm një takim për të dialoguar i kërkuan studentët Majkos, për të paraqitur kërkesat e tyre e për të marrë përgjigjet e tij, por Majko zgjodhi rrugën tjetër. Majko zgjodhi me studentët të ngjitet në rrugë që zgjodhën në ’90 paraardhësit e tij. Kryeministri “i ri” nuk pranoi të shkonte e të dëgjonte kërkesat e studentëve, por ju dërgoi atyre policët e Kocit dhe spiunët e SHIK-ut. Sigurisht që nuk mund të pritej tjetër gjë nga kryeministri socialist edhe pse ai mburret me moshën e tij të re dhe mashtron se paska qenë ndër studentët e dhjetorit. Në shkurt të ’91 studentët hynë përsëri në grevë, atëherë për të hequr nga Universiteti i Tiranës një diktatorit. Atëherë Majko ishte në krahun tjetër. Atëherë sipas këshillave të Ramiz Alisë, Majko kishte filluar përpjekjet për të paraqitur kurvën plakë si virgjëreshë pafajshme. Atëherë kryeministri aktual, që guxon ende të përmendë dhjetorin, kishte hyrë përsëri në rolin e tij, në rolin e lojës së tij. Sot Majkos nuk i ka mbetur më asgjë. Qeveria e tij jo vetëm që është në dëshpërim, por ajo e ka çuar krizën e rëndë nga Nano në kufij të pakthyeshëm. Përfundimisht Majko jo vetëm ka dështuar si qeverisje, por ka degjeneruar plotësisht. Majko do të mund të justifikonte mungesën e rendit, shtimin e varfërisë, vazhdimin e kontrabandës dhe trafiqeve të paligjshme, shtimin e korrupsionit dhe të gjitha negativitetet e qeverisë së tij, por nuk mund të justifikojë sjelljen e tij ndaj studentëve, dhunën e ushtruar ndaj tyre. Me këto akte Majko i dha fund qeverisjes së tij të shkurtër, por njëkohësisht i dha fund dhe debatave të hapura mbi pjesëmarrjen në lëvizjen e dhjetorit të atyre që sot kanë në PS. Ngjarjet e fundit po tregojnë se në se ka pasur në dhjetor nga ata që më pas u rikthyen në PS, ata kanë qenë vetëm sekretarët e rinisë së futur nga Alia për të prishur lëvizjen. Këtë e tregoi greva e urisë së studentëve në shkurt të ’91, por po e tregojnë më qartë ditët e sotme kur pikërisht këta njerëz janë ngritur e po ushtrojnë dhunë ndaj studentëve. Majkos tani nuk i mbetet më gjë tjetër veçse të japë dorëheqje. Studentët vërtetë kanë hyrë në grevë për kërkesat e tyre ekonomike, por nga mënyra se si i vrojhnin ngjarjet është shumë e vështirë që ky problem të mos politizohet. Studentët u dhunuan në Shkodër vetëm sepse kërkuan nëpërmjet grevës të zgjidhen disa nga problemet e tyre. Dhuna u përsërit dje në Tiranë e përsëri ndaj studentëve që ishin në grevë për kërkesat e tyre ekonomike. Do në këtë moment ngjarjet dalin jashtë marrëdhënieve të thjeshta midis studentëve dhe qeverisë. Në se Majko do të ishte ulur me ta, do të kishte dialoguar me ta dhe do të zgjidhte problemet e tyre, atëherë politika do të kishte qëndruar detyrimisht jashtë, bile në se do të kishte një të fajuar politikisht, ai do të ishte Majko. Por kryeministri socialist nuk veproi kështu. Kërkesat e studentëve jo vetëm që nuk u përfillën, por mbi ta u ushtrua edhe dhunë. Në këtë moment politika nuk mund të mbetet më jashtë. Përfundimisht Majko duhet të japë dorëheqje jo vetëm për dështimin e tij në qeverisje, por edhe për ngjarjet e fundit me studentët. Ai nuk ka mbetur asnjë zgjidhje tjetër dhe me sa ai do të kërkojë zgjidhje të tjera artificiale kjo vetëm do të tensionojë më shumë gjendjen në vend dhe do ta çojë drejt situatave të paparashikueshme dhe tepër të rrezikshme.

Pedagogët braktisin auditorët

Marrin pjesë në protestën njëorëshe 75 % e pedagogëve Mungon dialogu me qeverinë, pedagogët reagojnë negativisht ndaj kësaj “heshtjeje” NE FAQEN 5

Berisha: Gabon kush shpërfill studentët

Qeveria të dialogojë me studentët e grevës së urisë Vendosjen e dialogut nga qeveria shqiptare me studentët dhe jo vetëm me studentët, por me të gjithë qytetarët shqiptarë,... NE FAQEN 3

Greva e studentëve kulmimi i protestës popullore

Politikanët mbështesin grevën e urisë I bëjmë thirrje qeverisë që t’i kushtojë vëmendje brezit të ri. Jemi optimistë se studentët do të fitojnë... NE FAQEN 2

Ja pse duhet të vijë PD në pushtet

Berisha komenton tetë vjet të PD dhe pluralizmit shqiptar Për të zhvilluar vendin dhe nxjerrë atë nga kriza e gjithanshme ku e mban klika e korruptuar, për të rikthyer shoqërinë shqiptare tek shpresa dhe demokracia NE FAQEN 2

Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit

Sot, 90 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveria është e ish-komunistëve që në të lirë dhe të paqetësuar kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk përmenden nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurrsesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë kriminelët dhe duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.

Majko na zhblloko telefonat!

Shërbimi Sekret bllokon telefonat e “RD”-së Shërbimi Informativ Kombëtar na bllashkpunimin me Drejtorin e Telekomit, Dhimitër Rafi, që dje paradite kanë ndërprerë ligjë linjat telefonike të gazetës “Rilindja Demokratike”. Ndërprerja e telefonave të gazetës “RD” nuk është e papritur në punën tonë të përditshme që kur ish-komunistët dhe nik-tyer në pushtet. Por dje aparatet telefonike nuk përgjigjeshin asnjëra në pushtet. Por dje aparatet telefonike nuk përgjigjeshin asnjëra në pushtet. Për dje aparatet telefonike nuk përgjigjeshin asnjëra në pushtet. Kjo na bllokoi… [pjesa e tekstit është e paqartë] Një punonjës i Telekomit tha se bashkëpunimi i Rafi me Shërbimin Sekret nuk është shfaqur për herë të parë dhe ne ndërprerjen e telefonave të “Rilindjes Demokratike”. Gazeta jonë i bën thirrje Majkos që të lidhë zagarët e SHIK-ut që përgjigjen dhe ndërpresin telefonat sipas humorit të tyre e të lidhë linjat telefonat e “RD”-së me ministrin kryeministrit që të na lëshojë telefonat e bllokuara nga njerëzit e tij duke e siguruar se ne na duhen vetëm për punë dhe as për korrupsion, as për kontrabandë. Të cilën ai po e “lufton” shumë këto kohët e fundit. “RD”

Arsimi në prag të grevës totale

SPA: Jemi me studentët! Të hënën greva paralajmëruese e arsimtarëve NE FAQEN 2