15/12/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

15 dhjetor 1998

Të gjithë, në mbështetje të studentëve

Grevistët e urisë kërkojnë solidaritetin tonë Të mblidhemi sot në orën 11.00, para memorialit të Azem Hajdarit Grevistët e urisë kërkojnë solidaritetin tonë Të gjithë, në mbështetje të studentëve Të mblidhemi sot në orën 11.00, para memorialit të Azem Hajdarit Të mblidhemi sot të gjithë për t’i dëshmuar përkrahjen tonë studentëve që po vetëlindohen në grevën e urisë, pasi qeveria e ka ndërprerë dhe injoruar dialogun me ta. Kërkesat e tyre janë të drejta. Të gjithë qytetarët e Tiranës që janë me studentët dhe me çështjen e tyre sublime të grumbullohen në ora 11.00 para memorialit të Liderit të Dhjetorit, Azem Hajdari, ku do të zhvillohet një miting i madh për të protestuar kundër qëndrimit që mban qeveria ndaj kërkesave të studentëve të universiteteve. Sot mbushen plot gjashtë ditë, që femijët tanë, vëllezërit dhe motrat tona, përballen me urinë dhe gjendjen e tyre shëndetësore që sa vjen e po keqësohet. Nga ana e saj qeveria po i përcjell me cinizëm kërkesat e studentëve dhe për më tepër ka përdorur dhunë dhe presion ndaj mbështetësve të grevës nëpër universitete, konvikte dhe shkolla të mesme. “Bashkimi për Demokraci”, “Lidhja kundër Diktaturës” dhe grupimi “Dhjetori ’90” ftojnë të gjithë qytetarët e Tiranës të dëshmojnë përkrahjen e tyre të vazhdueshme për studentët.

Pranga dhe dhunë mbi studentët dhe nxënësit

Sot dita e gjashtë e grevës së urisë së studentëve. Rëndohet shëndeti i grevistëve, rritet solidariteti me të ngujuarit Rrihen barbarisht dhe shoqërohen në komisariat nxënësit e shkollës së mesme të gjuhëve të huaja, që u solidarizuan me studentët. Dhunë dhe arrestime edhe në Fakultetin Juridik Sot dita e gjashtë e grevës së urisë së studentëve. Rëndohet shëndeti i grevistëve, rritet solidariteti me të ngujuarit Pranga dhe dhunë mbi studentët dhe nxënësit Rrihen barbarisht dhe shoqërohen në komisariat nxënësit e shkollës së mesme të gjuhëve të huaja, që u solidarizuan me studentët. Dhunë dhe arrestime edhe në Fakultetin Juridik NE FAQEN 2

Qeveria mbyll universitetet

Përsëritet historia. Pushtetin e zë paniku i grevës së studentëve Studentët e Vlorës dhe të Elbasanit “urdhërohen” të shkojnë në shtëpi. Një gjë të tillë e kishte bërë edhe Kastriot Islami në vitin 1991, kur ishte ministër i Arsimit Përsëritet historia. Pushtetin e zë paniku i grevës së studentëve Qeveria mbyll universitetet Studentët e Vlorës dhe të Elbasanit “urdhërohen” të shkojnë në shtëpi. Një gjë të tillë e kishte bërë edhe Kastriot Islami në vitin 1991, kur ishte ministër i Arsimit NE FAQEN 5

“Xhinset” e Alisë dhe “kaloriferët” e Majkos

Nga Sami NEZA Edhe pse xhinset e Ramiz Alisë në vitin ’90 u këmb-yen këto ditë me kaloriferët e Pandeli Majkos, studentët nga e gjithë Shqipëria vazhdojnë të jenë në grevë të përgjithshme. Prej gjashtë ditësh 120 studentë që përfaqësojnë universitetet dhe fakultetet më të rëndësishme të vendit janë ngujuar në grevë urie ndërkohë që kryeministri ka bërë veshin e shurdhër ndaj një brez, ndihmën e të cilit e kishin kërkuar gjatë ditën e parë në postin e qeverisë. Grevistët po e ndihmojnë atë pas tre muajsh në të cilat statuquoja nuk ndryshoi, varësisht e Azem Hajdarit nuk u gjetën, krimi nuk u ndalua, mjerimi dhe varfëria po i ngushtojnë frymën jetës dhe investimet e huaja janë ngrirë qindra e mijëra kilometra larg Shqipërisë. Për Pandeli Majkon është më mirë të largohet me këshillën e të rinjve se sa të shërbejë si fasadë e mafies qeveritare, e krimit të organizuar, e hajdutëve dhe kriminelëve që kanë përfshirë administratën po aq sa edhe rrugët nacionale dhe qytetet. Ai nuk ka asnjë mundësi të veprojë ndaj strukturave të tilla. Komponimi qeveritar aktual duhet të prishet si jofunksional, si i dështuar duke sjellë një formë të re të qeverisjes së vendit jashtë strukturave kriminale dhe mafioze. Këto ditë në Shqipëri janë regjistruar greva dhe protesta më të mëdha në të gjithë vendin që prej tetë vitesh. Natyra e tyre demokratike nuk duhet shikuar si mungesë vendosmërie e atyre që grevojnë apo protestojnë për të larguar qeverinë. Nuk duhet të bëhet edukatë në Shqipëri që qeveritë të përmbysen me armë. Është krejt normale që një qeveri të largohet me greva apo edhe me dialog. Dhe shumë më tepër normale është që qeveria të largohet nga studentët. Kjo do të ishte edhe një garanci më shumë se qeveria tjetër dhe formula e re e qeverisjes së vendit do të ishte më e pranueshme, më me mbështetje dhe më frymë të re udhëheqjeje. Kur njerëzit e së ardhmes ngrihen në këmbë është shumë më tepër e besueshme se ndryshimi do të jetë për mirë se sa në rast se dorëheqjen e qeverisë Majko do ta kërkonin skafistët, piramidat, banditët, hajdutët si në marsin e vitit të kaluar. Ajo çfarë propaganda zyrtare ka arritur që prej tej pjesa e vogël tashmë e painformuar e shqiptarëve që nuk kanë mundësinë as të mendojnë privatisht dhe as të shpifin të shkruar për edhe në atë që mund të quhet pjesa e informuar, e cila shumicën e kohës nuk komunikon me median zyrtare, është se qeveria Majko po mbështet nga një pjesa inaktive në protesta dhe greva. Pra Majko deri tani ka arritur të sigurojë mbështetjen e 5 deri në 15 për qind të studentëve të cilët më shumë se sa mbështetës të Majkos janë indiferentë ndaj Majkos dhe qeverisjes së tij. Ta justifikosh me inaktivitet heshtjen e më shumë se 120 studentëve në grevë urie prej 120 ditësh me një përballë një greve urie prej 120 ditësh me një gjeografi të gjerë nga jugu në veri do të thotë se je inakutiv. Duke e lidhur jetegjatësinë tendë me këtë pjesë të shoqërisë është njësoj si të lidhësh për laku tërë shoqërinë dhe të lësh të shfryhet pa qeverisje duke u bërë shqiptarët ose të lësh të shfryhet nga qeveria e Majkos. Jo vetëm për laku qeverisjen e saj. Greva e urisë së studentëve e theksuar si grevë vetëm me kërkesa ekonomike është në ditën e gjashtë të saj. Greva do të quhej ekonomike në rastin më të mirë deri në atë çast kur studentët grevistë do të ishin në gjendje të artikulonin vetë natyrën e grevës. Por nëse sot një gazetari, një ministër apo kryeministri do t’i pyeste se çfarë grevë është kjo e tyre, në ditën e gjashtë të urisë asnjë grevë është kjo dhe të gjithë në gjendje të thoshte nëse ajo është për kalorifer apo “xhinset” e Majkos apo ajo është për largimin e qeverisë së Majkos. Në ditën e gjashtë të diskutimit të natyrës së grevës ka mbaruar. Ata tani janë të pafuqishëm të flasin. Ata kanë nxjerrë jetën e tyre në grevë urie. Asnjë kalorifer nuk mund të shkëmbehet me jetën e 120 studentëve. Bile tani edhe qeveria Majko është një shkëmbim i vogël.

Mësuesit shkodranë në grevë pa afat

Dje pezullohen shkollat e të gjitha niveleve “Dëgjoni dhe respektoni kërkesat e studentëve”. Ky është apeli që bënë dje mësuesit e Shkodrës, të cilët bojkotuan mësimin dhe kanë shpallur…

në grevë pa afat

“Dëgjoni dhe respektoni kërkesat e studentëve”. Ky është apeli që bëjnë dje mësuesit e Shkodrës, të cilët bojkotuan mësimin dhe kanë shpallur grevën e tyre pa afat, deri sa qeveria të përmbushë detyrimet ndaj arsimit NE FAQEN 5 Kokfortësia e qeveritarëve çon studentët drejt vdekjes. Kërcënohet gjendja e grevistëve. 7 studentë trajtohen në spital dhe rikthehen në grevë Grevistët: Majko, nuk tërhiqemi! “Kryeministri të ndërhyjë sa më parë për të ndalur dhunën policore dhe të pranojë dialogun me studentët” NE FAQEN 3

Ndërmjetësojnë deputetët

Zonja Topalli fton edhe deputetët e majtë t’i bashkangjiten këtij grupi Sot, një përfaqësi deputetësh të djathtë tek studentët grevistë NE FAQEN 3

Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit

Sot, 93 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveria i s’ka-lojnë heshtur që në tërë ditë të pa- shpërbëhet kriminelët që morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurrë qeverinë e Nanos, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.

Qeveri, plotëso kërkesat!

Një ministër tha z. Pollo merr në muaj sa 850 studentë, ndërsa qeveria thotë se nuk ka para, rrogat e veta dhe të militantëve të saj i ka dhjetëfishuar PD fton shqiptarët të solidarizohen me studentët grevistë NE FAQEN 3

Të rinjtë europianë mbështesin studentët grevistë

Solidarizim ndërkombëtar me kërkesat e studentëve NE FAQEN 2

Majko, hiq duart nga shtypi opozitar

Rilindja Demokratike sërish pa telefona Gazeta “RD” ka pesë ditë pa telefona, pas një bashkëkëpunimi ndërmjet Shtëpisë Informativ Kombëtare me Telekomin Shqiptar. Bllokimi i telefonave të gazetës përkon jo rastësisht me nisjen e grevës së urisë së studentëve, që i ka krijuar probleme të mëdha qeverisë. Në drejtëjomi edhe njëherë kryeministrit Majko, shefit të SHIK-ut, Fatos Klosi, dhe drejtorit të Telekomit, Dhimitër Rrati, që heqin dorë nga kjo lojë e rëndë me gazetën e opozitës. Pas ndalimit dhe bllokimit të gazetave të “RD”-së, përngjimi sistematik të telefonave, bllokimi i gjithë telefonave është një mënyrë e re që qeveritarët kanë gjetur për t’i krijuar vështirësi shtypit opozitar. Në rast se qeveria nuk i do të lexojë telefonat, ne do të themi në dispozicion numrat e celularëve të Majkos. Klosi dhe Rrati për të gjithë lexuesit tanë që duan të ankohen për këtë dhunim flagrant.

Vritet një polic në Has

Sërish plumba mbi uniformat blu NE FAQEN 4

Lirohet pa gjyq vrasësi i Roza Mehmetit

Ushtari komando shpalIet i pafajshëm NE FAQEN 4

Spahiu: Ende nuk më ka pyetur askush

Minarolli viziton të burgosurin politik, kryetarin e Partisë Lëvizja e Legalitetit Arsyen e mbajtjes në burg Spahiu e ka shpjeguar me presionin e gjithanshëm që bëhet ndaj opozitës, për ta frikësuar atë ku disa vriten, rrihen apo burgosen, disa u hiqet imuniteti, të tjerëve u bëhen presione nëpërmjet telefonave e kështu me radhë NE FAQEN 2

ATDHE FLAMUR DHE ... [?]