BIBLIOTEKA KOMBËTARE
Nesër, datë 17 dhjetor, ora 12.00 e gjithë Tirana në sheshin “Skënderbej”
Në protestë kundër neodiktaturës
QYTETARË TË TIRANËS! Neodiktatura e vendosur nga koalicioni qeveritar, ka kaluar në një dhunë të egër kundër Partisë Demokratike, liderëve të saj dhe opozitës shqiptare. Vrasjet dhe burgosjet politike, keqtrajtimet dhe dhuna ndaj demokratëve kanë arritur kulmin e tyre. Është detyrë e të gjithë demokratëve shqiptarë dhe, në mënyrë të veçantë e qytetarëve të Tiranës, të protestojnë fuqishëm me të gjitha mjetet demokratike për t’i thënë “Ndal!” terrorit politik të bandave kriminale të koalicionit qeveritar që janë sot në pushtet.
QYTETARË TË TIRANËS!
Partia Demokratike, “Bashkimi për Demokraci” ju bëjnë thirrje “O sot, o kurrë”, të protestojmë për të shpërpur neodiktaturën e qeverisë së vazhdimësisë së Majkos.
Të gjithë në shesh me datë 17 dhjetor, ora 12.00 në protestë kundër krimit politik.
Majko po vret studentët
Kërkesat e studentëve nuk janë realizuar as 10% nga qeveria. Grevistët i bëjnë thirrje kryeministrit për dialog. Ministria e Shëndetësisë kundër studentëve
Dhjetëra studentë të Shkodrës dhe universiteteve të tjera vizitojnë grevistët e urisë. Mijëra shqiptarë me studentët
NE FAQEN 2
Procesi ndaj Berishës ose loja me zjarrin
Nga Astrit PATOZI
Në kulmin e krizës politike në vend, qeveria e koalicionit të majtë po kërkon t’i shpëtojë presionit në rritje për largimin e saj, duke provuar sërish të godasë opozitën. Prokuroria që e ka merituar prej kohësh epitetin politik kërkoi të marrë si të pandehur liderin e opozitës, Sali Berisha, i cili akuzohet prej saj si një prej organizatorëve të “grushtit të shtetit” të 14 shtatorit. Fletëthirrja, që ka mbërritur dje në selinë e Partisë Demokratike, është nënshkruar nga ...
Partitë e opozitës mbështesin grevën e urisë
Berisha thirret në prokurori
Vendimi për të thirrur si të pandehur kryetarin e PD, Sali Berisha, është marrë pas një urdhëri të dalë nga kryesia e Partisë Socialiste
Prokurorët specialë kërkojnë të marrin si të pandehur liderin e opozitës. Rikthehen akuzat qesharake për “grushtin e shtetit”
NE FAQEN 3
Hakmarrje politike e koalicionit qeveritar
PD denoncon aktin e thirrjes së Berishës në prokurori
Prokuroria Politike e regjimit neokomunist të Tiranës, dje, me një shkresë të firmosur nga Prokurori Politik Himçi, njofton kryetarin e PDSH, Prof. Dr. Sali Berisha, se, me datë 18.12.1998, ditën e premte, ora 9.00 duhet të paraqitet në Prokurorinë e Përgjithshme për t’u marrë në pyetje në cilësinë e të pandehurit pasi, sipas kësaj shkrese, ai është një nga organizatorët e kryengritjes së armatosur të datës 14 shtator 1998.
Partia Demokratike e Shqipërisë denoncon këtë akt si hakmarrje të verbër politike të koalicionit qeveritar, i cili ka zhytur vendin në një krizë të thellë dhe pas disfatas së thellë të 22 Nëntorit, i dëshpëruar dhe i dominuar tërësisht nga klane mafioze mendon të zgjidhë krizën e rëndë politike duke persekutuar më tej opozitën shqiptare.
Ose loja me zjarrin
Partisë Demokratike, është nënshkruar nga Agim Tirana, njëri prej nënshkruesve të asaj deklarate të tmerrshme të prokurorëve të Tiranës, ku Berisha sulmohej me terma shumë më të ashpra se sa ato që përdorte diktatura e Hoxhës ndaj kundërshtarëve të saj politikë. Por gjithësesi në këtë histori, prokurori Tirana është thjesht një ingranazh, ashtu si vetë institucioni i prokurorisë është kthyer në një instrument të verbër të pushtetit politik të ish-komunistëve pas zgjedhjeve të 29 qershorit.
Kryeministri Majko, që është ngjitur në kolltukun e kryeministrit duke deklaruar se në kohën e qeverisjes së tij nuk do të ketë më burgje për politikanët dhe gazetarët, do të jetë përgjegjës për të gjitha pasojat për acarimin e mëtejshëm të klimës politike në vend. Ai le t’i ndajë me kë të dojë përgjegjësitë, me Medainin, Gjinushin, Klosin apo edhe me Daan Evertin, nëse nuk ka këllqe për t’i mbajtur vetë, por kjo nuk mund ta shpëtojë atë kurrësesi nga ndëshkimi, i cili mund të jetë shumë herë më i rëndë sesa i paraardhësit të tij Fatos Nano.
Duke rikthyer akuzat qesharake të “organizimit të kryengritjes së armatosur” për kryetarin e Partisë Demokratike, qeveria ndoshta po tenton të zhvendosë disi vëmendjen nga greva e urisë së studentëve dhe nga kërkesa e përjetshme për gjetjen e vrasësve të Azem Hajdarit, të fati i Berishës. Dukët se ata kanë menduar që duke bërë presion mbi partinë kryesore të opozitës do të bëjnë frymën e protestës në vend dhe do t’i sfumohen ndoshta efektet e frikshme të grevës së urisë së studentëve. Në fakt, krejt e kundërta ka për të ndodhur, jo vetëm për shkak se demokratët nuk do të pranojnë për asnjë çast rikthimin e proceseve politike në drejtësinë e saj, por edhe për faktin se kjo do t’i hedhë benzinin zjarrit që qeveria dhe protestat në të gjithë Shqipërinë.
Duke marrë si të pandehur liderin e opozitës, Sali Berisha, kjo qeveri nuk mund ta gjejë kurrë paqen e dëshiruar me studentët në grevë urie, pasi një nga kërkesat e tyre është lirimi i të burgosurve politikë. Rikthimi i akuzave qesharake për Berishën dhe marrja e tij si i pandehur nga prokurorët e qeverisë, i kujton të gjithëve edhe një herë se të drejtat kanë studentët në kërkesën e tyre, e cila është hedhur poshtë zvarritshëm një ditë më parë nga Musa Ulqini. Nga ana tjetër, qindra-mijëra shqiptarë që grevën dhe protestojnë kundër kësaj qeverie, të cilët dëshmojnë se në fundi pakënaqësinë e tyre duke injoruar masivisht kushtetimin më 22 nëntor, nuk do të tolerojnë kurrësesi që në vend të rikthehen proceset dhe burgjet politike.
Ata që kanë llogaritur përfitime politike duke i treguar dhëmbët opozitës, si i vetmi shpëtim për të ruajtur pushtetin e tyre, janë të humbur që në ngjizjen e idesë së tyre për të goditur Sali Berishën. Pandeli Majko dhe Rexhep Meidani nuk kanë nevojë që të dëgjojnë parashikimet e ministrave apo këshilltarëve për pasojat e mundshme të lojës me zjarrin, pasi ky gjest bien ndesh ekspresisht i parë që bëhet në Shqipëri. Ata mjaftojnë të kujtojnë reagimet për arrestimin e gjashtë funksionarëve të Partisë Demokratike në gusht të këtij viti dhe më pas ngjarjet që pasuan vrasjen e Liderit të Dhjetorit, Azem Hajdari, për të nxjerrë përfundimet e duhura.
Pandeli Majko ka përvojën e njohur të Fatos Nanos, i cili u largua nga Shqipëria disa ditë për t’u fshehur pas ngjarjeve të përgjakshme të 14 shtatorit. Ai duhet t’i thërrasë kujtesës, pas nuk mund të bëjë të njëjtin gabim që pati bërë dhe Fatos Nano, i cili pas arrestimit të Shamatës, Çelës, Zhumallit e të tjerëve, u mundua të hiqte si i pafajshëm, kur e pa se po merrte me vete vullnetin e regjimit të demokracisë. Precedentët e lojërave të rrezikshme me opozitën në Shqipërinë e qeverisur nga ish-komunistët pas 29 qershorit, janë jo vetëm kuptimplotë, por edhe tepër të qartë në kohë për t’i freskuar memorien Kryeministrit apo Presidentit të Republikës.
Kjo ndoshta është shumë herë më e rëndësishme për ata sesa rezultatet e institucioneve euroatlantike që kanë kërkuar me mënyrë taksative që të përmirësohet qetësia e ngritur ndaj liderit të opozitës. Ka pasur disa deklarata të përsëritura të Këshillit të Europës, të OSBE dhe të Parlamentit Europian ku të gjithë thirrje qeverisë që të rinisë dialogun politik me opozitën, duke ndërprerë çdo dokument së saj. Duke injoruar këto dokumente, qeveria e Majkos, Meidanit dhe Gjinushit ka vendosur më së fundi të rikthehet prapa në vitet e diktaturës dhe të ndërshë opozitën me kohën e papërshtatshme për të, kur gjendët e rrethit nga protesta e shqiptarëve në të gjithë vendin. Ky front i ri që ka hapur Majko dhe qeveria e tij me opozitën, veçse do t’i motivojë më shumë demokratët, studentët dhe të gjithë qytetarët e lirë të vendit për të ruajtur pushtetin që po kërkon instalimin e neodiktaturës.
Policia arreston studentët
Në vend të dialogut, qeveria ofron dhunën për grevistët
Erion Hysen Çumani, Valentin Zef Preçi, Gentian Estref Trenova dhe Shkëlzen Sali Berisha janë arrestuar në orët e para të mëngjesit, në rrugën përballë Fakultetit, dhe jo në dyert e godinës
NE FAQEN 2
Dje, deputetë të opozitës me grevistët e urisë
Majko, mjaft me indiferencë
Shkollat e mesme të Vlorës solidarizohen me studentët dhe grevën e urisë
NE FAQEN 2
Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit
Sot, 94 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit
Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare.
Qeveria e ish-komunistëve që lënë të lirë dhe të pagjykuar vrasësit e Liderit të Dhjetorit, u regjongo shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përcaktuar, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e dëshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurrësesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.
Të enjten mblidhet Këshilli Kombëtar
Në selinë e PD-së, të enjten me datë 17 dhjetor, ora 15.00, mblidhet Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike. Mbledhja do të shqyrtojë situatën politike në vend si dhe do të marrë vendimet përkatëse për të përballuar dhunën në rritje të pushtetit ndaj opozitës e veçanërisht Partisë Demokratike dhe lidershipit të saj.
Qeveria në panik nga zgjerimi i grevës së urisë në Tiranë
Pushhohet nga puna kreu i Sindikatës së “Asim Vokshit”
NE FAQEN 7
Mbyllet Universiteti i Gjirokastrës
Frikë nga zhvillimi masiv i grevës
NE FAQEN 2
Majko dhe Meidani luftë mafiozësh
Pandeli Majko vazhdon të insistojë në shkarkimin e Fatos Klosit, kreu të shërbimit sekret Kombëtar, ndërsa e Majkos duket se lidhet me shumë me dominimin e këtij institucioni dhe kontrollin e shërbimit nga një njeri i zgjedhur prej tij.
NE FAQEN 7
Çdo ditë Tirana në mbështetje të grevistëve
Ditën e mërkurë, datë 16.12.1998 në ora 11.00, do të zhvillohet një miting i madh para selisë qendrore të Partisë Demokratike për të protestuar kundër qëndrimit që po mban qeveria ndaj kërkesave të studentëve të universiteteve si dhe për të mbështetur grevën e drejtë të studentëve të ngujuar në grevën e urisë.
Ditën e mërkurë mbushen plot shtatë ditë, që fëmijët tanë, vëllezërit dhe motrat tona, përballen me urinë dhe gjendjen e tyre shëndetësore që sa vjen e po keqësohet. Nga ana e saj qeveria po i përçjell me cinizëm kërkesat e studentëve dhe për më tepër ka përdorur dhunë dhe presion ndaj mbështetësve të grevës në universitete, konvikte dhe shkolla të mesme.
Të gjithë para selisë së PD-së, ditën e mërkurë në orën 11.00!