17/12/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

17 dhjetor 1998

Në protestë kundër neodiktaturës

Sot, ora 11.30 e gjithë Tirana në sheshin “Skënderbej” QYTETARË TË TIRANËS! Neodiktatura e vendosur nga koalicioni qeveritar, ka kaluar në një dhunë të egër kundër Partisë Demokratike, liderëve të saj dhe opozitës shqiptare. QYTETARË TË TIRANËS! Neodiktatura e vendosur nga koalicioni qeveritar, ka kaluar në një dhunë të egër kundër Partisë Demokratike, liderëve të saj dhe opozitës shqiptare. Vrasjet dhe burgosjet politike, keqtrajtimet dhe dhuna ndaj demokratëve kanë arritur kulmin e tyre. Eshtë detyrë e të gjithë demokratëve shqiptarë dhe, në mënyrë të veçantë e qytetarëve të Tiranës, të protestojnë fuqishëm me të gjitha mjetet demokratike për t’i thënë “Ndal!” terrorit politik të bandave kriminale të koalicionit qeveritar që janë sot në pushtet. QYTETARË TË TIRANËS! Partia Demokratike, “Bashkimi për Demokraci” ju bëjnë thirrje “O sot, o kurrë”, të protestojmë për të shporrur neodiktaturën e qeverisë së vazhdimësisë së Majkos. Të gjithë në shesh sot, me datë 17 dhjetor, ora 11.30 në protestë kundër krimit politik.

Kryeministri kërkon vdekjen e studentëve

Greva e urisë është futur në ditën e 8-të të saj, ndërsa Majko këmbëngul për të mos dialoguar me studentët Shkodra i bën apel kryeministrit: Dialogoni me studentët. Studentët e Gjirokastrës deklarojnë grevë pa afat NE FAQEN 5

Prokurorëve, do t’u jap përgjigjen e merituar

Berisha i bën thirrje popullit të Tiranës të mbështesë grevën e studentëve Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha dha dje për median e shkruar dhe elektronike të vendit dhe të huaj deklaratën e mëposhtme: “Thirrta këtë takim me shtypin për të shprehur brengën time më të thellë për faktin se zhurma rreth procesit dhe akuzave ndaj Berishës për të ashtuquajturin ‘grusht shteti’ ka spostuar në një mënyrë tërësisht të pamenduar vëmendjen e mediave shqiptare nga një dramë e madhe njerëzore që ka hyrë sot në ditën e nëntë e që zhvillohet në Qytetin e Studentit, ku rreth 100 studentë të ngujuar në grevën e vetëflijimit përjetojnë një lëngatë të rëndë, po sakrifikohen në një dhimbje të thellë trupore dhe brengë të madhe shpirtërore nga uria e plotë. NE FAQEN 3

Qeveria, tetë ditë kundër studentëve

Qeverisja e majtë kërkon të vdesë studentët. Sot bëhen tetë ditë që 120 studentë nga tre universitetet më të mëdha të vendit janë ngujuar në grevë urie, prej të cilës ata presin realizimin e kërkesave të tyre që janë krejtësisht minimale krahasuar me luksin që qeveritarët i kanë krijuar vetes, që nga pagat dhe kreditë e deri tek vjedhja në përmasa të mëdha, kontrabanda, trafiket e paligjshme, grabitja e parave dhe pasurive të kompanive rentiere investuese në vend. Investimi qeveritar i kërkuar nga studentët është në një masë mjaftë të vogël, ndërkohë që një vend të konsiderueshëm të kërkesave të tyre të pavarësia dhe funksionimi demokratik i universiteteve shqiptare. Pikërisht një kërkesë e tillë e panjohur nga qeveria është edhe një nga arsyet se pse 120 studentët bëjnë aktin më sublim, duke vendosur jetën e tyre në funksion të demokratizimit dhe modernizimit të institucioneve arsimore shqiptare. Por përballja e qeverisë me studentët është mjaft më e thellë. Greva e studentëve shqiptarë përbën një sinjal SOS për tërë shoqërinë shqiptare, e cila ngjan si e zënë rob nga qeverisja e keqe në të cilën janë mbërthyer terrorizmi, kriminaliteti, vjedhja, kontrabanda, ndërtimi i qarqeve mafioze në politikë dhe ekonomi. Munegesa e dialogut me studentët tregon se ekipi qeveritar është në një krizë të thellë brenda vetes, është në një situatë afër asaj kriminale që mund të marrë edhe jetën e studentëve për të ruajtur naturisht kolltuket. 120 studentë në ditën e tetë të grevës së urisë janë mjaftë për të kuptuar thelbin e pushtetit që ndërton klasa politike e majtë. Që këtu shtetarët e majtë janë ndër të gjithë shqiptarët që është përbërës i çdo qeverisjeje, janë ndarë nga brezi më i ri i vendit, i cili përbën edhe të ardhmen e çdo shoqërie, kanë krijuar një distancë që nuk mund të kapet me shumicën e shqiptarëve. Kryeministri Majko sa nis ministria për të bërë vizita nëpër burgje, le të ngrihet vetë dhe të shkojë tek grevistët, në vendin e tyre të grevës, i cili është edhe burg, edhe spital, edhe protestë nëtejkësisht. Le të lexoje atë se sa larg njerëzve, nevojave të tyre është qeveria shqiptare, se sa kriminale është ajo ndaj studentëve, se sa shkel e vë në shtrat ditësh pa ditur, të cilëve vetëm pas shtratit dihet pa bukë Ministri i Shëndetësisë u dergoj grusht mjekësisht që më shumtë nuk vlejnë, se sa vlejnë. Ndërkohë që protesta studentore ka përfshirë gjithë vendin, nga kryeministri Majko dhe levat e pushtetit të tij në Prokurorinë e Përgjithshme shënohet një goditje tjetër ndaj opozitës shqiptare duke tërhequr liderin e saj Berisha për ta marrë në pyetje si të pandehur. Me një rast të tentuar një goditje edhe ndaj grevistëve, ndaj ndërsa e kanë të vështirë uljen e moralit të grevistëve. Zgjidhja e momentit për të thirrur Berishën në Prokurori është tufa e hapur ndaj opozitës, ashtu si edhe është luajtur ndaj grevës së urisë dhe vendosmërisë së studentëve. Mënyra e re për të zgjidhur krizat janë përdorur edhe nga paraardhësit e majtë. Në njërën dorë prangat dhe në tjetrën pushkën, ata i janë ulur opozitës dhe qëndresës së saj me të gjitha mjetet, por opozita veç se është konsoliduar dhe më shumë. Kështu do të ndodhë edhe me qeverinë e Majkos do të konsolidohet ashtu si qeveria e Çausheskut dhe ajo Nano I, qeveri kundër studentëve.

Jeta e grevistëve në rrezik

Shqipëria rrezikon luftën e përgjaks(h)me civile

Deputeti “Forca Italia”-s, Bergamo fton Dhomën e Deputetëve dhe Qeverinë italiane të ndërhyjnë dhe të dënojnë persekutimin e Berishës Deputeti italian i “Forca Italia”-s, Alessandro Bergamo dënoi

Shqipëria rrezikon luftën e përgjakshme civile

Deputeti italian i “Forca Italia”-s, Alessandro Bergamo dënoi dje para parlamentit italian vendimin e Prokurorisë së Përgjithshme se me Sali Berishën për të marrë në pyetje kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha. Akuzën e prokurorisë ndaj Berishës, për gjoja organizimin e kryengritjes së armatosur “më 14 shtator, kur policia qëlloi mbi qytetarët që merrnin pjesë në funeralin e deputetit Azem Hajdari”, Bergamo e cilëson “një persekutim i egër gjyqësor që kthehet në një hakmarrje politike për t’u çliruar nga kreu i opozitës përfundimisht”. NE FAQEN 3

PD: Majko, hiq dorë nga veprimet terroriste!

Klika qeveritare dhe tutoret e saj anti-shqiptare kërkojnë destabilizimin e vendit NE FAQEN 3

Fronti anti-Berishë, front kundër kombit

Nuk mund të bashkëjetojnë kombëtarja me antikombëtaren Nga Abdi BALETA NE FAQEN 8

Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit

Sot, 95 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të së kaluarës së tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveritë e ish-komunistëve dhe të rinjve shqiptarë se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, në cilën kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokrati dhe të gjithë shqiptarët që dëshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurrësesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që kryen vrasjen e Azem Hajdarit.

Policia vret në qendër të Tiranës

24-vjeçari nga Tropoja qëllohet në krah të fejuarës Policia vrau dje barbarisht një të ri në qendër të kryeqytetit. Ngjarja e rëndë ndodhi në rrethana ende të panjohura në mbrëmje, rreth orës 19.30, në qendër të Tiranës, pranë xhamisë. Burime policore thanë se i riu i qëlluar nga një pjesëtar i forcave të “Shqiponjës” quhet Kujtim Gjoka, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë. Policia nuk pranoi të jepte shpjegime rreth shkaqeve dhe motiveve që shtynë pjesëtarin e forcave të “Shqiponjës” të qëllonte mbi njëzetekatër vjeçarin Gjoka, inxhinier i sapodiplomuar në Fakultetin e Ndërtimit. Burime nga vendi i ngjarjes thanë se viktima ishte i shoqëruar nga e fejuara e tij, kur policia ndërmori agresion ndaj jetës së tij. Pas goditjes nga disa plumba pistolete, Gjoka ka mbetur i plagosur rëndë. Gjatë shoqërimit për në spital, 24-vjeçari ka humbur shumë gjak dhe ndërhyrja e ekipit mjekësor nuk ka mundur të mbajë në jetë Gjokën. T.S

Prokuroria ka shkelur ligjin

Ngjela dhe Gjata komentojnë akuzat ndaj liderit të opozitës Sipas Kodit të Procedurës Penale, vetëm dëshmitari, por jo i pandehuri mund të merret me forcë për t’u përgjigjur para prokurorëve Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Rustem Gjata, dhe avokati i njohur, njëkohësisht deputet në parlamentin shqiptar, Spartak Ngjela, deklaruan dje se prokuroria ka shkelur ligjin në fletëthirrjen për liderin e opozitës, Sali Berisha. Gjata dhe Ngjela thanë se sipas Kodit të Procedurës Penale, prokuroria nuk ka të drejtë të shoqërojë dhe të marrë forcërisht në pyetje të pandehurit. Gjithnjë sipas tyre, ligji parashikon se një gjë të tillë parashikohet vetëm për dëshmitarin, kurse për të pandehurin duhet të vendosë gjykata. Avokati i njohur Ngjela tha se askush nuk mund të detyrojë qytetarin që t’i përgjigjet prokurorëve, në rast se ai nuk e dëshiron një gjë të tillë. Madje ai mund të mos paraqitet edhe në gjyqin e tij, në rast se e shikon të arsyeshme. Për Ngjelën, formulimi i fletëthirrjes së prokurorëve për Berishën, përveç momentit të pastër politik, përmban edhe shkelje të normave juridike në fuqi. Sipas tij, nxitimi për të folur me guxim e forcë duke shkelur ligjet, tregon për një ngarkesë të theksuar politike dhe për një rikthim tek mentaliteti totalitar i prokurorëve. Ndërsa për kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, ky është një akt i pashembullt i dhunimit të ligjit në Shqipëri, madje sipas tij edhe gjykata nuk ka të drejtë që të marrë vendim për marrjen forcërisht të Berishës. Për Gjatan, i pandehuri mund të njoftohet me akuzën dhe shkresërisht, ndërkohë që është e drejtë e tij e pamohueshme që t’i përgjigjet ose jo pyetjeve të prokurorëve. Ndërkohë, Ngjela kujton edhe statusin e ish-presidentit, që gëzon lideri i opozitës, Sali Berisha, i cili sipas tij nuk i lejon prokurorëve që të veprojnë me guxim e forcës. Ata duhet të kenë të qartë se nuk mund të shkelin ligjet, aq më tepër kur bëhet fjalë për liderin e opozitës, i cili përveç të tjerash ka qenë për gjashtë vjet President i Republikës, tha Ngjela. Sipas avokatit, është e drejtë e Berishës të vendosë se në çfarë mënyre do t’i përgjigjet thirrjes së prokurorisë, e cila me të njëjtat rast, përveç motivit të qartë politik, nuk ka ditur të aktivizojë mjetet represive, pa shkelur ligjin në fuqi. T.GJ.

Shteti larg dialogut dhe pranë dhunës

“Pra sapo fillojmë të bëhemi optimistë se mund të ecim në drejtimin e duhur përballë me iniciativa që kërkojnë destabilizim” Nga Ferdinand XHAFERRI NE FAQEN 5

Uzina e ferrokromit në grevë

Metalurgët nuk pranojnë të hidhen në rrugë Pagat e ulatura, bllokimi i punës për lëndë të para e energji elektrike, stabilizimi i fuqisë punëtore, dhënia e pagës dhe ekzistencës për dy vjet për punonjësit që hidhen në rrugë si dhe kushtet e punës, janë motiv i protestës... NE FAQEN 7

Mblidhet Këshilli Kombëtar

Sot, në selinë e PD-së , sot, në orën 17 dhjetor, ora 15.00, mblidhet Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike. Mbledhja do të shqyrtojë situatën politike në vend si dhe do të marrë vendimet përkatëse për të përballuar dhunën e në rritje të pushtetit ndaj opozitës e veçanërisht Partisë Demokratike dhe kryesisë së saj. Ftohen të marrin pjesë edhe deputetët e Partisë Demokratike.