Masakrohet kryesindikalisti i Shkodrës, Loro Mandi
Shtatë ditë pas grevës së mësuesve shkodranë, qeveria përdor dhunën
NE FAQEN 4
Grabitën 18 milionë lekë të bashkisë
Maskat shëtisnin lirshëm në Kurbin
NE FAQEN 4
Me kallash në stadium gjuhatën policët specialë
Deklaratë për shtyp e degës së Partisë Demokratike, Burrel
NE FAQEN 4
Hetim i pavarur për vrasjen e Hajdarit
NE FAQEN 3
Kryetari i PD-së dhe Kryeministri bisedojnë dhe për Kosovën. Të unjësohen qëndrimet për çështjen shqiptare
Mbrëmë, takim mbi dy orë mes Berishës dhe Majkos. Qeveria pranon kërkesat e opozitës. Në takim edhe Pollo e Meta, si dhe studentët grevistë
Berisha dhe Majko mbremë në hotel "Rogner" menjëherë pas takimit
Sot, qeveria në dialog me grevistët
Studentët: Nuk e ndërpresin grevën pa marrë garanci nga qeveria për përmbushjen e të gjitha kërkesave tona
Premtimet nuk mjaftojnë për të zgjidhur krizën
Opozita dhe qeveria u takuan dje në një kohë kur çdo çast që kalonte mund të rrezikonte seriozisht jetën e dhjetëra studentëve në grevë urie dhe kur Shqipëria është përfshirë në një krizë shumëdimensionale, dalja prej së cilës duket gati e paslupresë. Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, diskutoi dje për mëse dy orë me kryeministrin Pandeli Majko për problemet më emergjente që duhet të kapërcejë politika shqiptare, nëse ajo do të shikojë nga e ardhmja. Por megjithëse, takimi i djeshëm thy[e]n një lloj akulli në politikën e betonuar shqiptare të viteve të fundit, është shumë herët për da[të]rto[?]pije. Entuziazmi nuk kanë [vazhdon jashtë kornizës së dukshme] dauroftë. Entuziazmi nuk ka anë ndonjë arsye për të ngritur zërin, e për të kujtuar vitet apo muajt që kanë kaluar e kur të mëdhenjtë e politikës shqiptare janë takuar për herë të fundit, pasi ende nuk ka ndodhur asgjë e jashtëzakonshme. Qeveria shqiptare pranoi dje të ulet në dialog dhe të zgjidhë kërkesat e studentëve në grevë urie, të nisë hetime të pavarura ndaj çështjes Hajdari si dhe të modifikojë qëndrimet e saj ndaj çështjes së Kosovës. Premtimet e saj duhen konsideruar si një ogur i mirë për extensionimin e situatës në vend, vetëm në rast se ato nuk do të mbeten si të tilla edhe për shumë kohë. Nëse Majko, Meta dhe të tjerë që u munduan dje të paraqesin një tjetër fytyrë të qeverisë së tyre nuk e marrin seriozisht dialogun me studentët dhe çështjet e tjera që u diskutuan, ata duhet ta kuptojnë se do të ikin shumë më shpejt se të parët e tyre. Ne nuk duhet të harrojmë për asnjë çast, se për të ardhur deri në takimin e djeshëm, kjo qeveri ka përgjegjësinë e vetme për të gjithë krizën, pjesë e së cilës është edhe sakrifica sublime e studentëve. Majko dhe njerëzit e tij duhet të çlirohen vetëm nga gjithë Shqipërinë njerëz e të rëndë e vrasjes së Liderit të Dhjetorit, Azem Hajdari, sepse plot atë gjakut në këmishën e tij mund të rrëzojnë edhe shumë qeveri të tjera socialiste. Po kështu ata duhet të heqin dorë nga të gjitha akuzat politike dhe penalizmi i vazhdueshëm që i kanë bërë opozitës, që kur erdhën në pushtet me zgjedhjet e dhunshme të 29 qershorit. Ndërkohë, Majko dhe Meta kanë në dorë që të disanchohen një orë e më parë nga pozicionet anti-shqiptare të Nanos dhe qeverisë së tij, të cilat kanë qenë një thikë pas shpine ndaj çështjes së Kosovës. Sipas protagonisteve të takimit të djeshëm, në këtë pikë ka qenë edhe konvergjimi i madh i pikëpamjeve mes opozitës dhe të qeverisë. Partia Demokratike tregoi dje edhe një herë se asaj nuk i ka munguar kurrë vullneti i mirë për të bashkëpunuar për hir të interesave të mëdha të vendit. Berisha dhe Pollo dëshmuan dje se opozita ka pasur një qëndrim të matur në raport me situatën në vend dhe të kërkesat e studentëve, duke u përpjekur kaq shumë një zgjidhje. Të gjithë mëdyshjet e drejtuesve të Partisë Demokratike për takimin me qeverinë u sosën në kohën që u shua alarmi për jetën e studentëve grevistë. Ata që i kanë pasur pretendimet parësore të tyre edhe kur rrënuan diktaturën në 1991, nuk kishin si të mos kërkonin të bënin diçka për fatin e tyre. Opozita nuk shkoi në takim si përfaqësues e studentëve, pasi ata i zgjodhën vetë përfaqësuesit e tyre, por për t’i treguar Majkos se sa të gjalla dhe të drejtë janë kërkesat e tyre. Kurse kjo qeveri, pavarësisht asaj që ka ndërmend të bëjë për këtë fund grevistësh, do të mbahet mend si qeveria që çoi studentët deri në pikën e fundit të luftës së jetës së vdekjes. Ndërkohë, në takimin e djeshëm mund të vlerësohet edhe fakti që pati një ballafaqim të drejtpërdrejtë të faktorëve kryesorë të politikës shqiptare. Drejtuesit e Partisë Demokratike u takuan dje me qeveritarët që janë njëkohësisht edhe figura në Partinë Socialiste, duke mos përzier në këtë mes disa elementë të partive dyprerës, që kanë një rol jo të vogël në administratën e sotme. Duke u vënë përballë njëri-tjetrit, me kundërshtimet e dhëna të qeverisë, në fakt ata kanë respektuar realitetin politik shqiptar, i cili është i ruajtur shanse partive, sipas peshës dhe përgjegjësive që marrin. Gjithsesi, ky takim duhet konsideruar si një hap i mirë për të zbutur klimën politike në vend, në rast se qeveria Majko do të jetë e sinqertë apo do të ketë mundësi për të përmbushur premtimet e veta. Në rast të kundërt, ajo do të mbetet si një njollë e errët, në biografinë e nxirë të pas 29 qershorit të koalicionit të majtë në pushtet.
Studentët: Përse pranuam dialogun
Pollo: Kërkesat e studentëve duhet të realizohen nga qeveria jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra
NE FAQEN 2
Nano do të “pastrohet” duke vjedhur sërish
e ish-kryeministrit socialist
Nano do të “pastrohet” duke vjedhur sërish
NE FAQEN 4
Rishikimi i vendimit nga Gjykata një tjetër vjedhje disa milionëshe e ish-kryeministrit socialist
Milo: Shqiptarët nuk ulen me ne
Faktorët politikë të hapësirës shqiptare bojkotojnë thirrjen e Tiranës zyrtare për një tryezë për Kosovën
Pothuajse asnjë nga përfaqësuesit kryesorë të shqiptarëve të Kosovës në një vit e gjysëm nuk është parë në dyert e qeveritarëve të Tiranës, që nuk kanë hezituar herë pas here të deklarohen edhe hapta kundër aspiratave kombëtare të shqiptarëve të Kosovës.
NE FAQEN 3
Ndihmat italiane vihen nën “kontroll”
Kanë ardhur 20 miliard lireta për zbukfin e varfërisë, por të gjitha janë zhdukur
NE FAQEN 5
Mësuesit, pas janarit në grevë
Arsimtarët e rrethit të Tiranës protestojnë për mbajtjen e taksës së “solidaritetit”
NE FAQEN 5
Shqiptaro-amerikanët përkrahin studentët
Deklaratë e Federatës së Bashkuar të mësuesve në Nju-Jork
NE FAQEN 2
Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit
Sot, 100 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit
Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveria e ish-komunistëve që lënë të lirë dhe të pashqetësuar kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë të anën e vrasësve, të cilët kanë marrë në pushtet, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët e ndershëm dhe e ndjerë Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurrësesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.
Policia: Na gënjeu ministri Koçi
Specialët e Vlorës lënë detyrën: Na mashtruan me shpërblimin
Pjesëtarët e forcave speciale të Vlorës kanë braktisur dje detyrën në shenjë proteste për mos pagesimin e shpërblimit të premtuar nga qeveria.
Ndërkohë që dje pritej marrja e shpërblimit mbi pagën, nga zyrat e komisariatëve të Vlorës ata janë ndjerë të mashtruar nga shefat e tyre dhe Ministri i Brendshëm. Pjesëtarët e forcave speciale kanë kërkuar shpërblimet si dhe kanë shprehur pakënaqësinë e tyre lidhur me këtë mashtrim. Pas kësaj ata kanë kërkuar shpjegime lidhur me mungesën e shpërblimit ndërsa shefat e tyre u kanë thënë se kjo është mundësia, në një konjendron, në mos ikni.
Fill pas kësaj të gjithë pjesëtarët e forcave speciale kanë bërë dorëzimin dhe kanë braktisur detyrat e tyre në Drejtorinë e Policisë së Vlorës.
Berisha dhe Majko mbremë në hotel "Rogner" menjëherë pas takimit