Gjinushi pranon se ka gisht në vrasjen e Azemit
Kryetari i Parlamentit kërkon deformimin e marrëveshjes për grupin e pavarur hetimor
Kryeparlamentari ka në mend një Komision Parlamentar mbi çështjen Hajdari me përbërje të Maks Hasanit dhe Spartak Brahos. Gjinushi mendon mbështetjen e Dokles dhe komunistëve fanatikë të Parlamentit
NE FAQEN 3
Rakipi kërkon të hetojë kongresmenin amerikan
Letra e zotit Gilman drejtuar kryeministrit shqiptar ndez polemikat në Prokurorinë e Përgjithshme
Kryeprokurori i Përgjithshëm, Arben Rakipi, është ndër shumë që pas publikimit në shtyp të letrës që kongresmeni amerikan, Benjamin Gilman i ka dërguar pak ditë më parë kryeministrit Majko. Aq i revoltuar ka qenë Rakipi, sa letrën e kongresmenit amerikan e ka cilësuar si, “e dalë nga zyrat e një kooperative të tipit të lartë”. Tëpër i revoltuar dhe i papërmbajtur ndaj letrës në fjalë, Rakipi ka vendosur t’u përgjigjet kongresmenit amerikan me një letër të gjatë duke i shprehur njëkohësisht edhe falenderimet.
NE FAQEN 4
Takimi Berisha - Majko, pengu i qeverisë
- Nga Astrit PATOZI Takimi Berisha - Majko vijon të jetë në epiqendër të komenteve të politikës dhe shtypit, i shqetësuar në shumicën e rasteve nga emocionet e zakonshme shqiptare, të cilat veçse i largohen thelbit të asaj që ka ndodhur realisht. Në tapet janë shfaqur duartrokitësit entuziastë që po shikojnë këtë takim “shtëpitëm e Shqipërisë” dhe “radikalët” e inatosur, që po mundohen të gjejnë se kush ka tradhëtuar më shumë, duke krijuar një përfytyrim të gabuar prej këtij këndvështrimi bardh e zi. Në këtë realitet të ri në politikën shqiptare po mungon ftohtësia dhe gjykimi normal i fenomeneve, që do të ndihmonte qytetarët e këtij vendi të thithnin dhe perceptonin e këtij vendi të thithnin dhe perceptonin drejt mesazhet e dialogut të kryeministrit me liderin e opozitës. Në fakt, takimi Berisha - Majko është fare pak për të krijuar përfytyrimin e një përmbysjeje apo të një epoke të re në politikën shqiptare, por nuk është edhe aq pak për të bindur politikanët e llogoreve se po skadon koha e tyre. Ai është një gjest për të treguar se protagonistët e klimës së acarët në politikën shqiptare, inspiruesit dhe drejtuesit e komitëve që përgjakën Shqipërinë në pranverën e 1997-ës dhe drejtuan bandat e pushtetit për të goditur, vrarë e burgosur kundërshtarët politikë pas 29 qershorit, nuk kanë të ardhme në këtë vend. Gjithësesi, është i kuptueshëm reagimi i parë i disa militantëve të Partisë Demokratike, të cilët kanë protestuar me qindra herë kundër qeverisë për vrasjet politike, arrestimet dhe dhunimit sistematik të opozitës. Njerëz të cilët për gadi dy vjet kanë parë tek qeveria përgjegjësen për vrasjen e shokëve, arrestimin e tyre, rënien e vendit në dorën e krimit dhe të varfërisë, korrupsionin e shifrave astronomike dhe rekordëve në trafikun e drogës, armëve apo klandestinëve, e kanë pasur të vështirë të gëlltisin duartrokitjen e kryeministrit me liderin e opozitës. Mirëpo, një gjykim i tillë mund të pranohet, vetëm nëse takimin e Berishës me Majkon e marrim si të shkëputur, pa u përpjekur fare të trajtojmë çështjet që u diskutuan dhe për të cilat u ra dakort. Ata që janë mbledhur me një fishkëllimë në mitingjet e protestës pas vrasjes së Azem Hajdarit, duhet të kenë të qartë që Pandeli Majko me të tjerët ka marrë mbi supet barrën e ndriçimit të së vërtetës për krimin që tronditi, jo vetëm Shqipërinë, por mbarë botën shqiptare. Opozita e ka detyrë qeverinë të pranojë kushtin themelor, që ka të rëndësi vendimtare jo vetëm për ekzistencën e vetë Partisë Demokratike, por edhe për të ardhmen e vendit në përgjithësi. Ora e politikës shqiptare ka mbetur tek 12 shtatori, ditën kur u vra simboli i demokracisë dhe i nacionalizmit shqiptar, Azem Hajdari, dhe pikërisht aty duhet të nisë edhe frymëmarrja e re e saj. Duke filluar dhe hetimin e pavarur për çështjen Hajdari qeveria e Majkos ka dy rrugë, ose të shpallë qartë inkriminimin e paraardhëses së saj, ose të tregojë se nuk ndryshon asnjë grimë nga klani i Fatos Nanos, po kështu thjesht e vetëzhduket. Mëanë, opozita ka të drejtë dyfish të kërkojë dhe të luftojë me të gjitha mënyrat për rrëzimin e saj, qoftë edhe vetëm për implikimin e saj në vrasjen e Azem Hajdarit. Dhe, Gjimushi dhe shenjat e para të rezistencës së tyre ka qenë lidhje të drejtpërdrejta me krimin e 12 shtatorit. Ai u përpoq ta interpretojë kërkesën për një grup hetimor të pavarur, sikur ishte fjala për krijimin e një komisioni parlamentar, duke dashur që pra të qëllimin në dorë Maksim Hasanati, Spartak Brahos apo ndonjësoj vjetër të Partisë Socialiste në dorë. Nxjerrimi i Gjimushit tregon frikën reale të pushtetit për të njohur vrasjen e Hajdarit, në të cilën është konsulent e legjitimi politikës së vjetër të ish-komunistëve, që pas rrëzimit e diktaturës. Në këtë kontekst, askush nuk duhet të nxitohet për ta interpretuar takimin si një rehabilitim të mundshëm të Majkos nga drejtuesit e Partisë Demokratike, që i dhanë dorën atij të hënën. Opozita sigurisht që nuk ka harruar asnjëherë që Pandeli Majko ishte kryetar i atij grupi parlamentar që akuzoi Berishën dhe drejtuesit e tjerë të lartë të Partisë si shkaktarë të trazirave të marsit të vitit të kaluar dhe më pas kryeministri i qeverisë së përkohshme si një pikë të programit të saj goditjen e atyre që organizuan grushtin e shtetit të 14 shtatorit. Për këtë e detyruar qeverinë të hetohet e të premtojë zgjidhjen për çështjet me krimës e politikës shqiptare, opozita e ka vënë në provën e zjarrit, duke mbetur vetë në pozicionin koma të një që prej lëvizjeve e gabuar të kundërshtarëve (Vijon në faqen 3)
SHBA: Ekstremistët nuk duhen lejuar të prishin procesin e ri
Nënsekretarja amerikane e shtetit fton qeverinë dhe opozitën të përballojnë sfidat serioze
Malloj vlerësoi përm-
Laço: Një qeveri e re do të zgjidhë problemet
Liberalët dhe Bashkimi Demokrat vlerësojnë takimin opozitë - qeveri
Ish kancelari Kohl i shkruan Berishës
Këto ditë Kryetari i Partisë Demokratike ka marrë një letër nga ish-Kancelari Kohl në të cilën ai e falënderon z.Berisha për mesazhin e mirënjohjes dërguar atij pas largimit nga detyra, për ndihmën ndaj Shqipërisë.
Në këtë letër ish-Kancelari Kohl i uron z.Berisha shumë suksese.
lejuar të prishin procesin e ri
Malloj vlerësoi përmbajtjen e bisedimeve që “prekin disa çështje shumë të rëndësishme për të ardhmen e vendit”
Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Çështjet Europiane, Ajlin Malloj tha dje se Shtetet e Bashkuara e shohin takimin mes kryeministrit Pandeli Majko dhe udhëheqësit të opozitës, Sali Berisha, si një hap të parë pozitiv. Malloj deklaroi se takimi është një hap i parë pozitiv drejt dhënies fund të polarizimit që për fat të keq karakterizon mjedisin politik në Shqipëri. Duke vlerësuar ndërprerjen e grevës së urisë së studentëve, si rezultat i parë pozitiv i bisedimeve, Malloj vlerësoi përmbajtjen e bisedimeve që “prekin gjithashtu disa çështje shumë...” NE FAQEN 3
qeveri e re do të zgjidhë problemet
NE FAQEN 3
Dialogu të kthehet në kulturë të re politike
Si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë është e ngutshme tani që politikanët tanë t’i lënë, më në fund, ato grindje të papranuara mes tyre, ato meskinite mes tyre dhe të mendojnë më hellë për dramën e popullit shqiptar. Sepse, në fund të fundit, pala ndërkombëtare ka të drejtë të mendojë se vetë shqiptarët, duke qenë shpërfillës për fatin e tyre, nuk kanë pse të kërkojnë një përfillje më të madhe nga të tjerët...
NE FAQEN 3
Shkrimtari Ismail Kadare përshëndet takimin Berisha-Majko. Çështja shqiptare po ecën në një kah të mbarë, pavarësisht nga mossukseset
PD: Dialogu, jetik për zgjidhjen e krizës
Nga “përjashtimi” i Berishës tek “izolimi” i Majkos
Ata që deri dje propagandonin “përjashtimin fizik dhe politik” të Berishës, pas dialogut PD-PS, janë hedhur në sulm për të bërë fakt izolimin e Majkos
NE FAQEN 2
Kryeprokurori “Do deklaroj pasi të qartësohem”
Një ditë më parë e konsideroi marrëveshjen si, “nxjerrje jashtë loje të Prokurorisë së Përgjithshme”
NE FAQEN 4
Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit
Sot, 102 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit
Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësve të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveria e ish-komunistëve që lënë të lirë dhe të paheshtetuar kriminelët që i morën jetën Lëderit të Pluralitetit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në emër të vrasëse, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e dëshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurrësesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.
Të lirohet i burgosuri politik, Eqrem Spahiu
Legalistët do të takohen me Majkon. Shpresojnë të festojnë shumë shpejt me gazetëtar, lirimin e kryetarit
Gjanaj: Eqrem Spahiu vuan me burg urrejtjen e klanit të Nanos ndaj opozitës. Kemi besim se do të mirekuptohe-mi me Majkon. Në të kundërtën ne kemi përgatitur dokumentet për gjyq ndërkombëtar në Strasburg
NE FAQEN 2
Preshi, ushqimi më i lirë në treg
Klientët e çmimet bëhen të padurueshëm
Brenda një jave nga 10 deri në 100 lekë të reja rriten çmimet e produkteve ushqimore...
NE FAQEN 5
Débora bllokon rrugët në Veri
NE FAQEN 4
Demokratët gjirokastritë përgatiten për zgjedhje
NE FAQEN 2
Sa kushton tavolina e natës festive
Konsumatorët: Viti i ri një darkë si të tjerat
NE FAQEN 5
Dogana e Sarandës, e mban peng qeveria
Doganiere të komanduar nga Tirana vazhdojnë të zëvendësojnë të shkarkuarit
NE FAQEN 4
Kontrabanda e hekurit ndal prodhimin
Çfarë fshihet pas privatizimit të Metalurgjikut që drejton Ylli Bufi
NE FAQEN 5