Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

E MERKURE 30 DHJETOR 1998

1998 - vit për t’u harruar

Varfëri, dhunë, mosqeverisje, kontrabandë, korrupsion, kriminalitet, trafik armësh droge dhe klandestinësh, por edhe pak dialog në fund dhe gjithsesi shumë humor

Luga bosh e vitit ‘98

Viti më bosh shpirtërisht e më i padenjësekuari nga njerëzit soditje te vendit dhe si ekonomia pasi veten merr pa mundur të ngrejë koken NE FAQEN 5

Viti i opozitës

Nga Bardhyl LONDO Të marrësh përsipër të bësh një përmbledhje të vitit pas të shkuar është gjithmonë e vështirë Të marrësh përsipër të bësh një përmbledhje të vitit pas të shkuar dhe të veçosh ngjarje, fenomene, zhvillime e procese me peshë në të, është gjithmonë e vështirë për shumë arsye. Së pari, në vlerësimin e ngjarjeve dhe të fenomeneve të ndryshme ka gjithnjë vend për subjektivizëm. Së dyti, përmbledhja e një viti të tërë me ngjarje, e procese, doemos, është një përpjekje për ta parë të sotmen me sytë e djeshëm. Megjithatë, po t’i qasesh vitit 1998 jo me syrin e analistit të ftohtë, por me interesin e qytetarit të zakonshëm, mund të thuash pa droje se qeverisja socialiste e Shqipërisë gjatë vitit që shkoi, prodhoi dhunë, mjerim, korrupsion, trafik armësh e droge, viktima njerëzore në kufijtë e 250 oficerëve dhe ushtarëve të vrarë e të zhdukur, 1000 e kusur vrasje (shtetas të pafajshëm dhe kriminelë ordinierë, po aq), qindra mijëra të papunë, një retorikë boshe politikash, një përkeqësim të gjithanshëm të jetesës dhe një pafuqi të madhe të shtetit për të përballuar situatën. Asnjëherë gjatë këtyre viteve, Shqipëria nuk ka qenë më e rrënuar ekonomikisht e më e paqeverisur sesa në vitin 1998. Nëse ka një karakteristikë dalluese të këtij viti, është pikërisht falimentimi i plotë i shtetit socialist në të gjitha fushat dhe paaftësia e qeverisë për të imponuar ligjin dhe autoritetin e shtetit. Kulmi i kësaj paaftësie, i nxitur edhe nga etja për pushtet e klanit mafioz të qeverisjes, u arrit gjatë muajit shtator me grushtin e shtetit dhe rebelimin komunist që pësoi populli shqiptar. Për 11 muaj me radhë e gjithë propaganda qeveritare dhe mediat e kontrolluara prej saj u përpoqën t’ia imponojnë opinionit publik idenë se opozita shqiptare ishte forca e së kaluarës, e dhunës, e kaosit, e destabilizimit dhe e antieuropianizmit. I gjithë ky arsenal akuzash e shpifjesh, që në fillim të vitit nisi me funeralin e liderit historik të shqiptarëve të Kosovës, Adem Demaçi [?], më pas me shfrytëzimin politik të tragjedisë së familjes Jashari, me protestat për zëvendësimin e premtimeve boshe me ndihmë reale ndaj Kosovës, me mbështetjen morale e politike të lëvizjes paqësore dhe të drejtës së shqiptarëve të Kosovës për liri, e deri te kryengritja e popullit të Tiranës pas vrasjes së Azem Hajdarit, ishte vetëm një përpjekje për të fshehur dështimin e qeverisë dhe për të fajësuar opozitën për krizën që po thellohej. Megjithatë, në fund të vitit, edhe kundërshtarët më të vendosur të opozitës u detyruan të pranojnë se ajo mbeti forca e vetme politike që arriti të artikulojë revoltën popullore, të mobilizojë shtresat e ndryshme të shoqërisë dhe të mbrojë idealet demokratike. Ajo diti të qëndrojë përballë represionit, të përballojë shpifjet dhe provokimet dhe të ruajë mbështetjen e gjerë popullore. Në këtë kuptim, viti 1998 ishte pa dyshim viti i opozitës. Jo sepse ajo mori pushtetin, por sepse i dha shoqërisë shqiptare një shpresë të re për ndryshim, një zë kundër arbitraritetit dhe një orientim perëndimor në një kohë kur vendi rrezikonte të zhytej në kaos të plotë. NE FAQEN 4
Bardhyl Londo Petrit Cakiri Adem Demaçi Jashari Shqipëri Kosovë Tiranë

Kalendari i atentateve të pushtetit ndaj opozitës

12 muaj të terrorit të bandave qeveritare ndaj opozitarëve NE FAQEN 2

Gëzuar Vitin e Ri 1999!

Redaksia e gazetës “RD” uron të gjithë lexuesit e saj Në numrin e sotëm do të gjeni 6 faqe speciale me humor dhe karikatura Pergatiti: Filip CAKULI
Filip Cakuli

“ALBANIA INTERLINES”

Shqipëria, “Albania Interlines”, uron popullin shqiptar, Diaspora dhe kthim... Fata ta shoh[?]roj gëzuar 1 9 9 9
Shqipëri