Vriten Avdyl Matoshi, 29 vjeç, Gjin Kolbucaj, 29 vjeç, Naim Dizdari. Opozita i bën thirrje shqiptarëve të ruajnë veten nga qeveria e krimit. Kërkohet dorëheqje e Nanos, Meidanit, Gjinushit, Cekës dhe Brokajit. Pushteti i bandave po mbyt në gjak Shqipërinë
Shteti - bandë
Krimi në përgjithësi dhe krimi politik në veçanti ka mbërthyer vendin. Në harkun e pesë ditëve ka pasur një numër të madh viktimash dhe ngjarje tronditëse që janë të tmerrueshme për të kuptuar se shteti i sotëm shqiptar është një shtet bandë dhe se banditët janë në drejtimin e këtij shteti.
Në Patos, forca të policisë, ish-banditë gjatë rebelimit, masakruan barbarisht një të plagosur. Ata e varën, e dogjën, i prenë kokën të riut Agron Pasha, pasi e morën me dhunë nga reparti i kirurgjisë në spitalin e Fierit. Tre aktivistë të shquar të Partisë Demokratike u vranë dje në mesditë në Tropojë nga bandat komuniste të vëna në krye të policisë së këtij rrethi. Abdy(l) Matoshi, një nga themeluesit e PD-së, Gjin Kolbuca dhe Naim Dizdari ranë pre e plumbave dhe makabritetit të pushtetit të sotëm që ka mbjellë bandat e saj në të gjithë Shqipërinë.
bandat e saj në të gjithë Shqipërinë.
morën me dhunë nga repart këtij rrethi. Abdyl Matoshi, një nga themeluesit e PDS-së, saj në të gjithë Shqipërinë.
Shqipëria sot ndodhet mes dhunës shtetërore dhe dhunës së bandave që mbështeten e inspirohen nga shteti. Nga të dy krahët shqiptarët po sulmohen, vriten, masakrohen dhe dhunohen si kurrë ndonjëherë. Megjithëse është një situatë krimi ministri i Brendshëm, Neritan Ceka, deklaron se është vendosur rendi. Në fakt ministri i Brendshëm është i saktë në llojin e rendit që ai mendon. Në Shqipëri ka kohë që është vendosur rendi i kriminelëve. Ata janë marrë në polici, janë bërë ministra, shefa policie. Kriminelët në Shqipëri janë kryeministër, ministër i Brendshëm, ministër i Mbrojtjes, Kryetar i Parlamentit. Ky është rendi që ka vendosur qeveria socialiste që erdhi në pushtet me dhunë dhe vrasje. Njerëzit e thjeshtë tani duhet të ruhen nga këta banditë. Shteti shqiptar është kthyer vetë në bandë. Ai është institucionalizuar si i tillë dhe as nuk e ka ndërmend të bëjë ndonjë përpjekje tjetër. E rëndësishme për ta është që të ketë qetësi për banditët, pra për vetë ata dhe tërë piramidën bandë. Njerëzit janë të vetmuar. Kush nuk është bandit përbën një rrezik potencial për bandën shtet. Për shqiptarët normal nuk ka më shtet që t’i mbrojë por shtet që t’i dhunojë, vrasë, grabitë. Shteti-bandë ka marrë përsipër të zhdukë gjithçka është e mirë në këtë vend. Ka vendosur të vrasë policët e thjeshtë, tregtarët, opozitarët, të rinjtë, të vrasë kot në rrugë, të krijojë një fashizëm komunist në vend dhe të paraqitet vetëm banditë. Djalli ka parajsë ferrin. Një parim të tillë e ka edhe shteti bandë që është krijuar në Shqipëri.
Pikërisht në momentin kur tre drejtues të PD-së vriteshin në Tropojë, ministri i Brendshëm deklaronte se është vendosur rendi në vend. Ai porosiste njerëzit të ishin të qetë, pra të vdisnin duke qenë të qetë. Këtë qetësi ta ruanin edhe kur të vareshin nga banditët e Çekës, të digjeshin prej tyre, të vriteshin në prita rrugësh.
Një ministër i tillë i Brendshëm duhet të ikë sa më parë. Edhe nëse ia mbyllin derën ta thyen atë dhe të lërë ministrinë. Por ai është vetëm një bandit i bandës. Ai nuk mund të veprojë ndryshe nga kodi kriminal që e ka sjellë në pushtet. Ai nuk mund të heshtë me pamjen e tij prej kallashnikovi që vjell mbi njerëzit vdekje sa herë shfaqet. Tani të gjithë e kanë kuptuar se kur thotë ministri i Brendshëm është vendosur rendi të gjithë duhet të fshihen. Çdo shfaqje e tyre është një mundësi potenciale për të vdekur nga kolegët e tij me kapuçë të zinj në kokë.
Klika e Nanos vret studentët e Dhjetorit
PD akuzon qeverinë për vrasjet politike në Tropojë
Dje në mesditë në orën 12.30 minuta në rrugën nacionale Tropojë-Bajram Curri, në afërsi të fshatit Cernicë, u zu pritë dhe u vranë tre nga aktivistët më të shquar të Partisë Demokratike, anëtarë që në themelimin e saj:
1. Avdyl Matoshi, 29 vjeç, ish-themelues i PDSH-së, një nga drejtuesit kryesorë të demonstratave studentore në Universitetin Bujqësor, anëtar i grevës së urisë që çoi në rrëzimin e bustit të diktatorit, i dekoruar me dekoratën “Pishtar i Demokracisë”. Për disa vite zoti Matoshi ka qenë drejtues i Forumit Rinor të PDSH-së. Ai ka drejtuar më pas institucionet më të rëndësishme financiare në Shkodër dhe në Tiranë. Oficer i lartë në ministrinë e Brendshme dhe aktualisht efektiv në policinë e Burrelit.
2. Gjin Kolbuca, 29 vjeç, aktivist i shquar i PD, ish-drejtues i lartë i bujqësisë në rrethin e Tropojës. Që me krijimin e PD ka kontribuar në radhët dhe strukturat e saj. Vitet e fundit dhe aktualisht është oficer i SHIK-ut.
3. Naim Dizdari, një nga themeluesit e PD-së, dega Tropojë. Kryetar seksioni i PDSH-së që nga dita e themelimit të saj. Aktualisht, drejtor i shkollës 8-vjeçare të fshatit Shkëlzen.
Partia Demokratike e Shqipërisë do të sjellë shumë shpejt fakte të reja mbi këtë ngjarje, por duke u nisur nga personaliteti i tre të vrarëve, nga fakti që në krye të policisë së rrethit të Tropojës është vendosur një person i ndjekur penalisht për vrasje, i implikuar edhe më parë në akte terroriste në shërbim të PS-së, e konsideron atë që ndodhi një vrasje politike, një nga të shumtat që ka ndodhur qysh me vendosjen e qeverisë Nano.
Ajo akuzon për vrasjen e tyre drejtuesit aktualë të shtetit dhe strukturat kriminale të policisë dhe SHIK-ut që drejtohen dhe janë mbushur me kriminelë ordinerë, të cilët qeveria Nano për t’i shpërblyer për zjarrvënien e Shqipërisë në muajt e rebelimit komunist, i ka emëruar në strukturat e hakmarrjes politike.
Për këtë akt të shëmtuar terrorist ndaj aktivistëve të shquar të saj, Partia Demokratike i kërkon të gjitha qeverive, institucioneve dhe organizmave ndërkombëtare të dënojnë si krim kriminale të instaluar në pushtet qeverinë e Fatos Nanos dhe të mos e njohin atë në të ardhmen.
Avdyl Matoshi
Naim Dizdari
Barbari e pashembullt policore
Qyteti i terrorizuar vetëm mbrohet duke iu ruajtur një krimi të ri shtetëror. Policia nuk lejohet të hyjë në qytet.
Ndriçohet plotësisht masakra e Patosit. Gazetarët rrëngëthen duke shikuar në video kufomën e përdhunuar të Agron Pashës
NE FAQEN 3
Nesër ditë zie
Me datën 8.01.1998 në orën 12.00 Partia Demokratike organizon në sheshin “Skënderbej” ceremoninë mortore të “Pishtarit të Demokracisë” z. Avdyl Matoshi njërit nga themeluesit dhe aktivistit të saj të shquar, organizatorit të demonstratave studentore në Universitetin Bujqësor në dhjetor të vitit 1990, për disa vite drejtues i Forumit Rinor të PD, i cili u vra në një aksion kriminal nga shteti në fshatin Cërrnicë të Bajram Currit, bashkë me dy aktivistë të tjerë të shquar të Partisë Demokratike, Naim Dizdari dhe Gjin Kolbucaj, gjithashtu “Pishtari i Demokracisë” dhe student i dhjetorit 1990.
Partia Demokratike e shpall datën 08.01.1998 ditë zie dhe në të gjitha selitë e degëve të saj nëpër rrethe flamuri kombëtar dhe ai i PDSH do të ngrihen në gjysmështizë.
Partia Demokratike fton të gjithë qytetarët e Tiranës të marrin pjesë në këtë procesion mortor dhe të shprehin hesthurazi, pa slogane, me një lule në dorë protestën e tyre qytetare kundër krimit shtetëror.
Gjithashtu ajo u bën thirrje drejtuesve të automjeteve të gjithë Shqipërisë që t’u bien borive të makinave në shenjë kujtimi dhe proteste ndaj krimit në orën 13.00 dhe i fton qytetarët t’i përkujtojnë atë në orën 19.00 duke ndezur qirinj në dritaret e shtëpive të tyre.
Masakër shtetërore në Tropojë. Funksionarë të lartë të policisë lokale dy ditë më parë kanë qenë në zyrën e kryeministrit. Fatos Nano ka urdhëruar vrasjen
Ceka: Vrasjet i kemi nën kontroll
NE FAQEN 4
Mejdani refuzon të presë juristët
Grupi parlamentar i Partisë Demokratike shpreh solidaritet me kërkesat e juristëve në mbrojtje të pavarësisë së gjyqësorit
Gjykatësit dhe prokurorët në ditën e tretë të grevës së urisë
NE FAQEN 4