Bashkimi për Demokraci nderon viktimat e terrorizmit qeveritar
Partitë “Bashkimi për Demokraci” për të nderuar kujtimin e të rinjve Avdyl Matoshi, Naim Dizdari, Gjin Kolbucaj dhe Agron Pasha dhe në shenjë proteste kundër terrorizmit shtetëror shpallin ditë zie ditën e enjte, datë 8 janar 1998.
Në të gjitha selitë e tyre, flamuri kombëtar dhe flamuri i partisë së tyre të ngrihet në gjysmështizë.
Partitë “Bashkimi për Demokraci” ftojnë të gjithë rrethët, bashkitë dhe komunat e Shqipërisë që qeverisen prej tyre, por edhe prej të tjerëve, që ditën e enjte, më datë 8 janar, të ngrejnë në gjysmështizë flamurin kombëtar në selitë e tyre.
Partitë “Bashkimi për Demokraci” ftojnë të gjithë drejtuesit e automjeteve, që ditën e enjte, më datë 8 janar, në orën 12.00 t’u bien borive për 1 minutë në shenjë kujtimi për të rinjtë Avdyl Matoshi, Naim Dizdari, Gjin Kolbucaj dhe Agron Pasha.
“Bashkimi për Demokraci” fton të gjithë qytetarët, pavarësisht nga bindjet e tyre të bashkohen në orën 12.00 në sheshin “Skënderbej” në ceremoninë mortore të të riut Avdyl Matoshi, themelues i Partisë Demokratike, të bashkohemi të gjithë sot dhe të protestojmë me heshtjen tonë funerbre kundër krimit dhe terrorizmit shtetëror, që brenda dy ditëve u mori jetën së paku 4 të rinjve, aktivistëve të shquar të Partisë Demokratike, Avdyl Matoshi, Gjin Kolbucaj, Naim Dizdari dhe biznesmenit të Patosit, Agron Pasha.
Sot në orën 12.00 të gjithë së bashku në sheshin “Skënderbej”, mundësisht me lule në dorë.
Partitë “Bashkimi për Demokraci” ftojnë të gjithë familjet shqiptare që ditën e enjte më datë 8 janar, ora 19.00 në shtëpitë e tyre të përshpirtje për të rinjtë që u goditën nga terrorizmi shtetëror Avdyl Matoshi, Naim Dizdari, Gjin Kolbucaj dhe Agron Pasha, të ndezin një qiri dhe të lutemi së bashku që shpirtrat e tyre të gjejnë paqen e amshuar dhe të protestojmë kështu në heshtje edhe kundër terrorizmit shtetëror.
Të ndalet dora vrasëse e qeverisë së bandave. Flamuj në gjysmështizë, lule, qirinj të ndezur dhe bori makinash për të nderuar kujtimin e Avdyl Matoshit, Naim Dizdarit, Gjin Kolbuçajt dhe Agron Pashës
Shqipëria mban zi për viktimat e krimit shtetëror
Shqiptarët do të nderojnë sot viktimat e fundit të krimit shtetëror, tre prej të cilëve ishin aktivistë nga më të shquarit e Partisë Demokratike, që nga themelimi i saj. Flamuj në gjysmështizë, lule, bori makinash dhe qirinj të ndezur në të gjithë Shqipërinë për të përkujtuar veprimtarët demokratë Avdyl Matoshi, Naim Dizdari dhe Gjin Kolbucaj, të vrarë në pritën policore në Cërrnajë të Tropojës, si dhe biznesmenin nga Patoshi, Agron Pasha, që u rrëmbye i plagosur nga spitali dhe u masakrua barbarisht nga një bandë policësh të Neritan Cekës në Cakran të rrethit të Fierit. Shqiptarët do të demonstrojnë sot me lotë në sy urrejtjen për shtetin e banditëve, që po vret dhe masakron në mes të ditës kundërshtarët politikë dhe qytetarët e pafajshëm. Ky është shteti i vetëm në botë që i ka veshur kriminelët policë dhe i ka graduar ata shefa komisariatesh, apo edhe më lart se kaq. Nuk ka asnjë precedent tjetër në histori që policët të rrëmbejnë nga spitali të plagosurin dhe pastaj ta linçojnë atë publikisht dhe pastaj të dalë në televizion ministri i Brendshëm dhe të deklarojë se rendi është nën kontroll. Ende pa u tharë gjaku i maskave shtetërore të Tropojës dhe të Patosit, një nga njerëzit e fortë të kryeministrit Nano sulmoi me bandën e tij të armatosur shtëpinë e Besim Sulës njëri nga aktivistët e Partisë Demokratike në qytetin e Fierit, duke plagosur nipin e tij katërvjeçar. Ngjarja ka ndodhur vetëm disa orë pasi zoti Sula kishte marrë pjesë në një takim të zgjeruar të Partisë Demokratike në qytetin e Fierit, ku edhe kishte marrë fjalën duke përdorur fjalor të ashpër për qeverinë. Banda e kriminelëve ka shoqëruar Fatos Nanon në fushatën elektorale të 29 qershorit, ndaj edhe është jashtë çdo dyshimi që pista e vetme e këtij krimi duhet kërkuar tek kryeministri shqiptar. Çakejtë e Fatos Nanos, të Skënder Gjinushit, Sabit Brokajt, Neritan Cekës dhe të tjerëve që po e zhyshin Shqipërinë në përrenj gjaku janë vetë ekzekutorët e krimit të verbër që po trondit jetën e çdo shqiptari. Ofensiva e tyre barbare në këtë fillim viti, në shumë qytete të vendit, duhet parë si reagim i kupolës qeveritare ndaj përkrahjes gjithnjë e më të gjerë që shqiptarët po i japin opozitës, ndërkohë që po rritet me progresion gjeometrik pakënaqësia e qytetarëve ndaj pushtetit të instaluar të Fatos Nanos. Sykuqët e bandave që dogjën dhe shkatërruan Shqipërinë gjatë rebelimit tani kanë marrë urdhër të vrasin sërish, për shkak se zotërinjtë e tyre po u lëkunden karriget. Shqiptarët nuk kanë se çfarë tjetër nga një kryeministër, bodygardët dhe shoqëruesit e së cilit, vetëm në muajin e fundit kanë kryer krime nga më monstruozet. Ata nuk kanë pse habiten fare nga tonelat prej kriminel ordin[e]r që përdor Skënder Gjinushi apo mallëngjimi i Sabit Brokajt në varrimin e Haxhi Leshit, pasi që të dy bashkë me drejtues të tjerë të qeverisë dhe Frrrok Çupin kanë qenë miq të ngushtë të Zani Çaushit dhe kanë pirë raki me të në kohën që Vlora dhe gjithë Shqipëria përjetonin dhunën dhe djegien. Bashkë me katër viktimat e fundit të krimit shtetëror shqiptarët do të nderojnë sot kujtimin e të gjithë atyre qytetarëve dhe policëve që humbën jetën për shkak të inkriminimit, ardhjes në pushtet dhe ruajtjes së pushtetit të qeveritarëve të sotëm. Ndërkohë, protesta e sotme do të jetë një paralajmërim i fuqishëm për fundin e afërt të shtetit të banditëve dhe kthimin e vendit tek demokracia, rendi publik dhe normaliteti i munguar.
Terror në qytet. Plagoset 4 vjeçari
Banda e shoqëruesit të Nanos, Dhimo Kumanakut, sulmon shtëpinë e drejtuesit të PD-së në Fier
Situata në qytet duket se ka dalë jashtë kontrollit dhe komandën policore e kanë marrë kriminelë ordinërë që janë afruar në
Banda e shoqëruesit të Nanos, Dhimo Kumanakut, sulmon shtëpinë e drejtuesit të PD-së në Fier
Terror në qytet. Plagoset 4 vjeçari
Situata në qytet duket se ka dalë jashtë kontrollit dhe komandën policore e kanë marrë kriminelë ordinërë që janë afruar në
Zhak Shirak i shkruan “Bashkimit për Demokraci”
Franca: Po ndjekim me vëmendje zhvillimet në Shqipëri
Neodikatura e Nanos ka shqetësuar sallonet e politikës evropiane.
Nga Franca vijnë sinjale e mosaprovimit të politikës së qeverisë së tij ndërkohë që shprehet mbështetje dhe interesim për opozitën.
Partia “Bashkimi për Demokraci” morën një letër nga Presidenca e Republikës Franceze. Me këtë letër kryetarët e këtyre partive ndër të tjera vihen në dijeni se Presidenti i Republikës Zhak Shirak është njohur me një vëmendje shumë të madhe me letrën e tyre të datës 16 dhjetor 1997 lidhur me amendamentet kushtetuese të Parlamentit shqiptar të datës 15 nëntor.
Presidenti Shirak dhe Franca mendojnë se zgjidhja duhet të bëhet në përputhje me principet e demokracisë dhe të shtetit të së drejtës duke respektuar dispozitat kushtetuese, dialogun dhe ndarjen e pushteteve.
Plagoset 4 vjeçari
Situata në qytet duket se ka dalë jashtë kontrollit dhe komandën policore e kanë marrë kriminelë ordinerë që janë afruar në strukturat e policisë dhe SHIK-ut pas ardhjes në pushtet të komunistëve
jashtë kontrollit dhe komandën policore e kanë marrë kriminelë ordinerë që janë afruar në strukturat e policisë dhe SHIK-ut pas ardhjes në pushtet të komunistëve
NE FAQEN 3
Juristët kërkojnë takim me La Pergolën
Vështirësohet gjendja shëndetësore e gjykatësve dhe prokurorëve në ditën e katërt të grevës
Ligji për Organizimin e Drejtësisë, për juristët, ka si qëllim largimet masive politike të gjyqtarëve, për t’i zëvendësuar ata me prokurorët më të inkriminuar të sistemit komunist
NE FAQEN 4
Gjinushi, kapoja i bandave të Vlorës
Xhelatët zbulojnë lidhjet e pushtetarëve të sotëm me kriminelët për marrjen e pushtetit
Ti je kryetar i bandës, është shprehur Festimi në zyrën e kryeparlamentarit, se ke ardhur në shtëpi vetë bashkë me gjashtë deputetë të tjerë gjatë trazirave të marsit për t’u rikthyer në pushtet
NE FAQEN 4