Vrasësit janë komisari i Tropojës dhe banda e tij
Ndriçohet plotësisht masakra e Cërnicës, ku u vranë tre aktivistë të Partisë Demokratike
Fatmir Haklaj, Ylli Haklaj dhe katër të tjerë kanë qëlluar me automatikë mbi viktimat, pasi i kanë ndjekur përreth dy kilometra me një fuoristradë të zezë dhe një makinë tjetër deri në afërsi të Cërnicës
NE FAQEN 3
Shqiptarët, në sheshe kundër krimit shtetëror
Fatos Nano vendos snajpera mbi turmën e përlotur. Shteti përpiqet të pengojë ceremoninë madhështore për të larë duart e përgjakura
Dhjetëra mijëra qytetarë nderojnë kujtimin e viktimave të qeverisë. Shqipëria në zi. Flamuj gjysmështizë, lule, bori makinash dhe qirinj të ndezur
Krimi politik i kryer nga shteti në Cërnicë të Tropojës ku u vranë tre anëtarë të Partisë Demokratike, tronditi dhe mbarë shqiptarët. Mijëra qytetarë u mblodhën në sheshin “Skënderbej” për të protestuar ndaj shtetit terrorist dhe krimit politik. Po aq u mblodhën në shumë qytete të tjera për të treguar vendosmërinë e të gjithë shqiptarëve për të demaskuar shtetin e krimit dhe bandat terroriste të Fatos Nanos, Neritan Cekës, Zabit Brokajt etj. Si asnjëherë tjetër përballë shqiptarëve është vendosur dilema të jetojmë me krimin e të drejtohemi prej tij apo ta zhdukim atë nga rruga që është qeveria. Vrasja e tre themeluesve të PD-së, ishte një akt i rëndë politik kundër demokracisë në përgjithësi dhe opozitës në veçanti. Ai ishte edhe më i rëndë se ai i 2 prillit. Nëse më 2 prill goditi drejtues dhe anëtarë të PD-së me snajper tani u ng- ngrit prita. Fatos Nano do të hyjë në historinë e Shqipërisë si vrasësi i opozitës, ideatori dhe realizuesi i 2 vrasjeve më të rënda të bëra në Shqipëri. Pa praninë e tij nuk do të ndodhte asnjëra prej tyre. Por ai sa herë është në pushtet është edhe në gjendje të krijojë e të vrasë opozitën në forma e metoda nga më të rafinuarat. Dhjetëra dëshmi që kanë ardhur në PD vërtetojnë se vrasësit e të themeluesve të PD-së, Avdyl Matoshi, Gjin Kolbucaj dhe Naim Dizdari, janë komisari i policisë së Tropojës me vëllezërit e tij. Krimi është inskenuar në Tiranë nga ish-sigurimsat që kanë zënë vend në polici dhe është ideuar nga Fatos Nano. Vrasja është kryer vetëm me arsyen se ata kanë qenë themelues dhe drejtues të PD-së. Për dy ditë me radhë shteti dhe media nën kontrollin e tij u munduan ta fshehin një vrasje të tillë. Në këtë krim tjetër jo vetëm ndaj të vrarëve dhe PD-së, por ndaj të gjithë shqiptarëve u përfshi Ministria e Brendshme, Televizioni, Partia Socialiste. Kjo vërteton përgatitjen e gjatë të kësaj vrasjeje ndërkohë që prapa hijen e vrasjeve të tjera ndaj opozitës. Ndëshkimi ndaj opozitës shqiptare ka filluar që ditën e marrjes së pushtetit nga bandat dhe njerëzit e inkriminuar. Në polici u thirrën kryebanditët të cilët të kapobandës së Cakranit, të cilët e morën Agron Pashën nga kirurgjia e spitalit të Fierit dhe e masakruan rreth 40 km larg qytetit. Njerëz që kryejnë makrabritete të tilla kanë Atali gen mbi kolltukun e kryeministrit, ministrit të Brendshëm, në komisariatet e policisë e kudo tjetër. Njerëzit ndjehen më të pafuqishëm se kurrë sepse tani nuk janë thjesht banda që rrëzikojnë qetësinë dhe jetën e tyre por shteti i kthyer në një bandë. Dy partitë e koalicionit nënshkruan një pakt për luftën kundër krimit. Ata e kishin nënshkruar një pakt gjaashtë muaj më parë. Pas nënshkrimit të tij, Shqipëria vetëm u shtuan dhimbjet. Krimi është ende në drejtim, ndërsa strukturat e shtetit morën pamjen e krimit të organizuar në të gjitha aspektet duke filluar nga trafiku i kontrabandës deri tek vrasjet politike. Pakti i dytë është një pakt i tillë. Shqiptarët e kanë parë fytin e pakteve mes klaneve komuniste dhe mafioze që sot drejtojnë shtetin shqiptar. Dhe Tirana lëshoi mesazhin e saj të fundit. Nuk tolerohet më krimi në pushtet dhe terrorizmi politik i drejtuesve të sotëm të shtetit shqiptar. Vrasja e 6 janarit është një thirrje për të gjithë. Të flasin nga shteti bandë.
Foto: Armando BABANI
Nano nxjerr snajperët
Kryeministri Fatos Nano vendosi dje snajpera dhe shpërndau forcat policore në rrugë të Tiranës, ndërsa opozita shqiptare i jepte lamtumirën e fundit viktimave të terrorit shtetëror, Avdyl Matoshi, Naim Dizdari, Gjin Kolbucaj dhe Agron Pasha. Dhjetëra snajperë ishin vendosur në pikat e larta të sheshit Skënderbej, i cili ishte mbushur nga dhjetëra mijëra banorë të kryeqytetit, të cilët protestuan në heshtje ndaj krimit dhe terrorit shtetëror. Policia e Tiranës vë vënë nën urdhërat e famëkeqit Fadil Canaj, kishte mbushur rrugët me forca speciale të hipura mbi “Ifa” dhe furgonë, që demonstronin forcë para kortezhit të heshtur i cili përcillte për në banesën e fundit “Pishtarin e Demokracisë”, Avdyl Matoshin. Protesta e heshtur e popullit demokrat të kryeqytetit, duket se nuk ia dha kënaqësinë Nanos që të përsëriste masakrën e 2 Prillit 1991. Edhe atëherë, Nano ishte kryeministër, dhe Canaj kryepolic.
PD: Të largohet Fadil Canaj
Opozita denoncon komandantin e masakrës së 2 Prillit
Klika Nano-Mejdani ka emëruar dje si drejtor të policisë së Tiranës Fadil Canin, i njohur për krimet e tij të rënda që ka kryer gjatë diktaturës komuniste. Ai ka qenë komandant direkt i forcave speciale që organizuan masakrën e 2 prillit 1991 në Shkodër, në të cilën u vranë katër të rinj, A. Broci, B. Beshana-ku, N. Kryeziu, B. Cela dhe u plagosën rreth 89 qytetarë të Shkodrës, shumë prej të cilëve edhe sot e kësaj dite janë invalidë.
Në vitin 1992, gjeneral Fadil Cani u largua jashtë vendit. Në procesin gjyqësor për çështjen e 2 prillit ai u thirr si i pandehur në mungesë. Rikthimi i Fadil Canit sot në drejtimin e policisë do të thotë rikthim i krimeve të 2 prillit, rikthim i veglave të diktaturës në Shqipëri.
Partia Demokratike kërkon largimin e menjëhershëm nga detyra dhe ndjekjen penale për krimin makabër të 2 prillit dhe të krimeve të tjera që ai ka kryer në kohën e diktaturës komuniste. Elemente të tillë nuk synojnë vendosjen e rendit dhe qetësisë, por shtypjen dhe përgjakjen e opozitës demokratike.
BE e shqetësuar për grevën e juristëve
I dërguari i Komunitetit Europian takohet me grevistët në ditën e katërt të grevës
NE FAQEN 4
Tropoja nderon martirët
Beja, Arbnori e Vejsiu ngushëllojnë familjet e dy martirëve të demokracisë në Tropojë
NE FAQEN 3
Të ndalim dorën vrastare
Fjala e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Ridvan Bode në ceremoninë e varrimit
NE FAQEN 3
Mos lejoni të venitet pema e demokracisë
Fjala e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Albert Brojka
NE FAQEN 3
si skuadrës shketøyten gjuhicka. Në O’Nil shënoi rtor 14 stopa Cdi Xhons i në fitoren save ndaj O’Nil që. e pas rik-ka shënu-deshjet e
Foto: Armando BABANI
Njoftim shtypi
Sot, me datë 09.01.1998, në orën 12.00 Kryetari i Partisë Demokratike Prof. Dr. Sali Berisha heq një konferencë shtypi në hotel Rogner - Europapark; për të rejat më të fundit rreth vrasjes së Abdyl Matoshit dhe dy viktimave të tjera në Tropojë si dhe për problemet aktuale.
Jeni të mirëpritur!